Ish prokurori Ervin Karanxha komentoi zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Karanxha tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel. Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari.
Karanxha tha se Braho do të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.
” Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.
Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”
Tag: vjetra
-

‘Gara ka qenë e vështirë’, Ish-prokurori: Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin
-

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin
Ish prokurori Ervin Karanxha komentoi për ‘Real Story’ zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Karanxha tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel. Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari.
Karanxha tha se Braho do të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.
” Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.
Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”
-

‘Buxheti i talljes me pensionistët’, Blushi: 70 për qind shkon në infrastrukturë, pra për vjedhje…
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është cilësuar si tërësisht antisocial dhe një instrument që do të thellojë më tej pabarazinë sociale dhe do të nxisë shpopullimin. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PL, rreth 70% e fondeve publike janë destinuar për infrastrukturën, një shifër kjo që ngre dyshime të forta për keqpërdorim dhe korrupsion, duke e kthyer buxhetin në një mekanizëm për “vjedhje”.
Gjatë një intervistë më Arnold Kariqin në Edicionin e mesditës në Syri tv ai tha se rritja e pensioneve, është një “tallje dhe fyerje” për kategorinë më të pambrojtur. Rritja reale ditore për një pensionist në qytet do të jetë vetëm 600 lekë të vjetra (60 lekë të reja), një shumë me të cilën nuk mund të blihet as një kafe, ndërsa për pensionistët në fshat, rritja do të jetë vetëm 200 lekë të vjetra në ditë. Kjo lëmoshë vjen në një kohë kur qeveria u detyrohet pensionistëve rreth 1164 euro në vit për shkak të mosindeksimit të pensioneve ndër vite. Për më tepër, çdo rritje pritet të anulohet nga inflacioni, pasi INSTAT ka paralajmëruar një rritje çmimesh prej 3% vitin e ardhshëm, ndërkohë që pensionistët shpenzojnë rreth 60% të të ardhurave të tyre vetëm për ushqime, të cilat në Shqipëri kushtojnë 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Evropian.
Akuzat për korrupsion mbështeten në shembuj konkretë projektesh infrastrukturore pa transparencë, si rruga Qukës-Qafë Ploçë apo rruga e Velipojës, të cilat shihen si “kryevepra” të korrupsionit qeveritar. Kjo strategji e alokimit të fondeve masive në projekte të dyshimta, ndërkohë që sektorë jetikë si arsimi dhe shëndetësia lihen pas dore, shihet si një grabitje e hapur e taksave të qytetarëve.
Situata në sektorët e tjerë është po aq alarmante. Buxheti, sipas Blushit, nuk parashikon pothuajse asnjë fond shtesë për arsimin, një politikë që interpretohet si një përpjekje e qëllimshme për të nxitur largimin e të rinjve nga vendi. Ndërkohë, shëndetësia përballet me një tragjedi të heshtur, veçanërisht në spitalin onkologjik, ku pacientët me kancer humbasin jetën për shkak të pamundësisë për të blerë ilaçet. Kjo ndodh pavarësisht premtimit të qeverisë në vitin 2013 për shëndetësi falas, një premtim që sot tingëllon si një tradhti e dhimbshme për qytetarët që vdesin në spitale për mungesë medikamentesh.
Tedi Blushi: Sigurisht janë propozime të cilat synojnë që të zbutin pikërisht atë pabarazi sociale e cila vitin e ardhshëm do të thellohet së bashku me, për fat të keq, me shpopullimin, sepse kemi të bëjmë me një buxhet tërësisht antisocial, një buxhet i cili prioritet të vetin ka vetëm çuarjen e fondeve, mos gaboj rreth 70% të buxhetit të shtetit shkon vetëm për infrastrukturë, rrjedhimisht shkon për vjedhje. Sepse ne i kemi shembujt e freskët, të paktën pesë nga kryeveprat e korrupsionit të kësaj qeverie, duke filluar nga rruga e Qukës, Qafë-Plloçë, së fundmi edhe rruga e Velipojës, e inauguruar vetëm pesë muaj më parë, pa harruar aeroportin e Vlorës e të tjerë. Pra janë diçka, bëhet fjalë vetëm për projekte të cilat nuk synojnë asgjë tjetër veçse grabitjen e taksave të shqiptarëve dhe kjo faktohet me koston shumë të lartë të tyre dhe sigurisht me mungesën e transparencës. Dhe nisur nga këto arsye, pra, nga fakti që 70% e buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, do të shkojë në infrastrukturë dhe në projekte pa transparencë, ne vlerësojmë se prioriteti kryesor dhe madhor i një qeverie duhet të jetë interesi publik dhe kalimi i këtyre fondeve në sa më shumë shërbime dinjitoze për qytetarët dhe pa diskutim në rritjen e të ardhurave të tyre dhe pa harruar uljen e kostos së jetesës.
Është një buxhet i cili për fat të keq edhe pse si kalë beteje, le të themi, ka çështjen e pensionistëve. Dua t’ju theksoj se Edi Rama u detyrua vetëm nga skandalet e fundit, të kthejë sytë nga pensionistët, por edhe pse propagandon një rritje, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse një tallje, një fyerje dhe vijimi i përbuzjes për këtë kategori sepse rritja reale që çdo pensionist në qytet do të marrë vitin e ardhshëm do të jetë vetëm 600 lekë vjetra në ditë, as as as me shumë me të cilën as nuk mund të blesh dot asnjë kafe, ndërsa në fshat, 200 lekë të vjetra në ditë. Më thoni ju se ç’mund të bëjë një pensionist.
Arnold Kariqi: Pra 600 lekë të vjetra në ditë në qytet dhe 200 lekë në fshat?
Tedi Blushi: 600 lekë të vjetra në qytet. Më thoni ju mua se ç’mund të bëjë një pensionist me 600 lekë të vjetra rritje pensioni. 600 lekë të vjetra në ditë. Tallje, fyerje dhe poshtërim.
Pa harruar faktin se kjo qeveri u detyrohet pensionistëve jo pak, 1164 euro në vit për shkak të mosindeksimit të pensioneve dhe pa harruar faktin që vitin e ardhshëm kjo rritje prej 600 lekë të vjetra në qytet dhe 200 lekë të vjetra në fshat, mos harrojmë do të shoqërohet me një rritje tjetër abuzive të çmimeve, të paralajmëruar së fundmi edhe nga INSTAT, me 3%. Pra, Edi Rama do të rrisë me 600 lekë pensionet, ndërkohë çmimet vitin e ardhshëm do të rriten 3% më shumë se aktualisht dhe pa harruar faktin që sot një pensionist paguan rreth 60% të pensionit të tij, e shpenzon vetëm për ushqime. Dhe ushqime të cilat sot një pensionist shqiptar i ble të paktën 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Evropian.
Janë këto arsyet, pa harruar faktin që niveli i arsimit lë për të dëshiruar, se jo më kot qeveria nuk financon arsimin sepse i urren të rinjtë dhe kërkon që ata të largohen sërish edhe vitin e ardhshëm nga vendi. Një buxhet i cili ka parashikuar pothuajse zero rritje apo shtesë fondesh për shëndetësinë, duke patur parasysh vetëm faktin, tragjedinë, në kufijtë e një krimi kundër njerëzimit që ndodh çdo ditë tek spitali onkologjik, ku të sëmurët me kancer humbin jetën vetëm sepse nuk kanë mundësi të blejnë ilaçet dhe se ky shtet dhe kjo qeveri, që në vitin 2013 u premtoi shëndetësinë falas, sot i lë të vdesin në spitale vetëm për mungesë ilaçesh.
Sigurisht kemi kërkuar dhe propozuar zyrtarisht edhe amendamente sa i përket çështjes së rritjes së buxhetimit për kërkimin shkencor, për zgjidhjen e çështjes së stokut të dosjeve të krijuara në gjykatë. Mos harrojmë që një nga dështimet më të mëdha të reformës në drejtësi është arritja e stokut prej të paktën rreth 200.000 dosje të cilat duhet të shqyrtohen dhe nuk janë marrë ende në shqyrtim nga gjykatat…
-

“Opozita nuk i përfaqëson”/ Kujtohet Lëvizja Studentore, Gjyli: Me mendësi të vjetra, përdor politikën për pushtet
Këtë të hënë shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë.
E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Në një intervistë televizive pedagogia Arsjeda Gjyli foli për rëndësinë e kësaj dite dhe Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit.
Gjatë intervistës, Gjyli tha se Shqipëria për 45 vite ishte nën represion dhe se Lëvizja e Dhjetorit shënoi një moment historik për Shqipërinë, në rrëzimin e komunizmit.
Ndërsa tha se opozita ka treguar deri tani se është ende me mendësi të vjetra dhe se e mendon dhe përdor politikën vetëm për pushtet.
“Kemi pasur të injektuar dhe të vendosur me ligj heqjen e të drejtës së besimit. Për 45 vite ishin në represion. Këta të rinj erdhën me vullnetin dëshirën dhe ndjenjën revolucionare. Ishte një ideal shumë i rrallë, por shënjoi një moment historik për Shqipërinë të rrëzimit të një sistemi komunist. Por askush nga ata të rinj, me sloganin e njohur “E duam Shqipërinë si gjithë urvopa”, nuk e kishin menduar se kjo do të kërkonte kaq shumë kohë”, u shpreh ajo.
Më tej gjatë intervistës, Gjyli u shpreh se sot është e qartë që Shqipëria dhe procesi i negociatave po ecin me ritme të shpejta.
“Ne si shqiptarë jemi sa pro amerikanë dhe pro europianë. Patjetër kemi sfidat tona, por sot ajo që është realizuar në Shqipëri është në njëfarë mënyrë, “ëndrra e dhjetorit” që donin të ndërtonin atë rrugën magjike që në do të na çonte drejt Europës”, tha Gjyli.
Gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të nxiten të jenë më shumë të përfshirë, dhe të kuptojnë rolin e tyre. Duhet që të rinjtë të kuptojnë rolin e tyre. Duhet të punosh të luftosh për t’i marrë dhe arritur gjërat dhe ajo që 8 dhjetori në na frymëzon. Por nuk duhet të jemi me konceptin, të rrënojmë për të ndërtuar. Integrimi në BE shkon përtej politikës. Dhe nuk duhet të jemi anti-kombëtare. Dhe ndaj sot studentë dhjetori kanë thënë që sot ndoshta opozita nuk i përfaqëson, por idetë që kishin. Sa janë realizuar sa jo, por jemi akoma në situatën që opozita është me mendësitë e vjetra”, tha ndër të tjera Gjyli. -

Evropa në kërkim të Pushkinit!
Evropa në kërkim të Pushkint!-historia e një nga krimeve më të mëdha bibliofilike të kohëve moderne
Nga Eljanos Kasaj*
Më 16 tetor 2023, Biblioteka e Universitetit të Varshavës raportoi si të vjedhur rreth 5 vëllime me letërsi klasike ruse të shekullit XIX. Në ditët që pasuan, një hetim më i plotë i stoqeve të bibliotekës zbuloi se 74 libra të tjerë me letërsi klasike ruse ishin vjedhur në javët, ose edhe muajt që çuan në grabitjen përfundimtare. Hajdutët kishin arritur të shmangnin zbulimin duke zëvendësuar librat që kishin vjedhur me ato që një gazetë polake i përshkroi si “faksimile” me cilësi të lartë të origjinaleve cilësi të lartë dhe të vështirë për tu dalluar nga syri i një punonjësi të zakonshëm të Bibliotekës.
Shumica e librave në Bibliotekën e Universitetit të Varshavës janë pajisur me një shirit magnetik që jep alarm në dalje të godinës nëse nuk çaktivizohet. Por librat e vjetër nuk e kishin këtë, pasi një ekspert kishte këshilluar se ngjitësi në shiritin magnetik mund ta dëmtonte letrën e vjetër.
Zhdukja e librave të letërsisë klasike ruse u kthye asokohe në lajmin e ditës në Poloni, duke qënë se Biblioteka e Universitetit të Varshavës ka një nga koleksionet më të pasura në botë të letërsisë ruse jashtë Rusisë dhe botimet e Bibliotekës së kohës para Revolucionit Bolshevik (1917) i mbijetuan mrekullisht Kryengritjes së Varshavës (1 gusht-2 tetor 1944), kur ndërtesa u dogj gjatë luftimeve midis forcave të rezistencës polake me njesitet okupatore naziste.
Gjatë një deklarate për mediat polake, zoti Piotr Antoni Skiba, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Varshavë, tha se vjedhja e botimeve të vjetra nga Biblioteka e Universitetit të Varshavës, e cila përfshinte botimet e para të veprave nga autorë rusë si Aleksandër Pushkin, Ivan Krillov, Nikolaj Gogol dhe Mihail Lermontov, u krye nga një grup kriminal ndërkombëtar që vepronte në të gjithë Evropën. Grupi dyshohej se përfshinte qytetarë të vendeve të ish-Bllokut Lindor dhe ish-Republikave Sovjetike.
Vjedhja e librave në Varshavë nuk ishte një incident i izoluar, por një nga ndalesat e fundit në një turne të madh të paparë më parë të krimit bibliofilik, i cili u përhap nga verilindja në jugperëndim të Evropës midis pranverës 2022 dhe dimrit 2023. Rreth 170 libra të rrallë rusë, me vlerë më shumë se 2.5 milionë paund britanik, u zhdukën nga raftet e Bibliotekës Kombëtare të Letonisë në Riga, dy bibliotekave universitare në Estoni, Bibliotekës Universitare të Vilniusit në Lituani, Bibliotekës Kombëtare të Finlandës në Helsinki, Bibliotekës Kombëtare të Republikës Çeke në Pragë, Bibliothèque Diderot në Lyon, Bibliothèque nationale de France dhe Bibliotekës Universitare të Gjuhëve dhe Qytetërimeve në Paris, Bibliothèque de Genève në Zvicër, Bibliotekës Shtetërore në Berlin dhe Bibliotekës Shtetërore Bavareze në Mynih.
“Për sa i përket shkallës dhe sofistikimit, ne nuk jemi përballur kurrë me diçka të tillë më parë”, tha në një deklarat për mediat estoneze zonja Laura Bellen e gjykatës së distriktit jugor të Estonisë dhe një nga prokuroret e para publike që hetoi këto vjedhje. “Bibliotekat thjesht nuk janë mësuar të mendojnë për veten si objektiva për krime të mëdha.”
Taktikat e përdotura prej hajdutëve në secilin prej këtyre qyteteve ishin në përgjithësi të njëjta: dy persona përdornin identitete të rreme për të porositur libra të rrallë rusë nga fonded e Bibliotekave të vjetra evropiane. Nëse do të vërenin se po vëzhgoheshin me dyshim, njëri do t’u shpërqendronte vëmendjen bibliotekistëve ndërsa tjetri do të dilte me librat e fshehur nën-rrobat e trupit. Historitë e tyre të mbuluara ndryshonin dhe nuk ishin gjithmonë të njëjtët dy persona, një burrë dhe një grua. Në Varshavë ata paraqiteshin si sllovakë, në Helsinki si polakë. Në Riga, ata pretendonin se ishin refugjatë ukrainas që donin të hulumtonin historinë e Rusisë. Në Paris, ata prezantoheshin si bullgarë që studionin “demokracinë në letërsinë ruse të shekullit të XIX”.
Gjatë pranverës së vitit 2022, autoritetet kishin filluar të dyshonin se këto nuk ishin krime të izoluara. Në dhjetor të po atij viti, policia letoneze arrestoi një burrë, ADN-ja e të cilit ishte gjetur në librat e lënë pas gjatë vjedhjes në Bibliotekën Kombëtare në Riga tetë muaj më parë. I dyshuari zotëronte karta biblioteke nga Mynihu, Vilniusi, Parisi, Kievi dhe Vjena, si dhe një koleksion pullash biblioteke dhe mjetesh për restaurimin e materialeve të shtypura, të tilla si një set gjilpërash dhe bobina me fije. Burri u identifikua nga pashaporta e tij si Beqa Tsirekidze, një shtetas gjeorgjian 46-vjeçar. Hetuesit letonez zbuluan se ai kishte një përvojë në tregtinë e antikiteteve dhe një precedent penal të mëparshëm për vjedhje. ADN-ja e tij përputhej gjithashtu me atë të gjetur në vendin e vjedhjeve të librave të prillit 2022 në Estoninë fqinje, ku ai u ekstradua dhe u nxor në gjyq.
Gjatë dy gjyqeve në Tartu dhe Talin të Estonisë në gjysmën e parë të vitit 2024, ai nuk tha asgjë nëse dikush e kishte porositur të vidhte libra, edhe pse kjo do t’ia kishte lehtësuar dënimin. Si përfundim, prej gjykatave estoneze atij iu dha një dënim i përbërë prej tre vjet e gjysmë burg.
Në një interviste për mediat estoneze, Tsirekidze hodhi dritë mbi arsyet që e kishin shtyrë në botën e krimit bibliofilik: “Gjysmë kilogrami ar, me vlerë 50,000 euro, ruhet nga 22 burra të armatosur. Dy libra, me vlerë 50,000 euro, ndodhen diku në një bibliotekë në Evropë dhe ruhen nga një zonjë e moshuar. Dhe shumë shpesh nuk ka as mbikëqyrje me video.”
Por, arrestimi i Tsirekidzes ishte larg të qenit fundi i historisë.
Për të zgjidhur enigmën kontinentale të grabitjeve të veprës së Pushkinit, ishte i nevojshëm një moment bashkëpunimi pan-evropian. Kështu në mars të vitit 2024, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust), ngriti një ekip të përbashkët hetimor të përbërë nga ekipe policore nga Franca, Lituania, Polonia dhe Zvicra. Gjeorgjia, e cila nuk është zyrtarisht një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe organeve evropiane të drejtësisë, por vetëm një “vend partner operativ”, u ftua gjithashtu të bashkohej.
Këto vende ishin të bashkuara në vendosmërinë e tyre për të zbardhur krimet, por teoritë dhe metodat e tyre të punës nuk ishin domosdoshmërisht të njëjta.
A ishin të gjitha vjedhjet e organizuara nga i njëjti grup individësh, apo ndoshta autoritetet po shikonin bandat rivale të gjuetarëve antikitetesh, që konkurronin me njëra-tjetrën për të njëjtat tituj të çmuar? Por, kush të qe ai person ose ata persona që qenë kaq fort të interesuar për të pasur në koleksionet e tyre privat veprat e letersisë klasike ruse dhe në veçanti veprat e Pushkinit?
Mbi të gjitha, ekzistonte fakti i pakëndshëm i kohës së vjedhjeve. Sipas raportimeve zyrtare krimet kishin filluar dy muaj pasi Presidentin rus Vladimir Putin kishte njoftuar zyrtarisht fillimin e operacioneve ushtarake në Ukrainë, me një fjalim sublim që evokoi mbrojtejn e “kulturës dhe vlerave, besimit, dokeve dhe traditave e paraardhësve tanë” si motivet kryesore të kësaj ndërmarje, më të madhen që prej kohës së Luftës së Madhe Patriotike (1941-1945).
Pas kësaj, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian arritën nivele të papara më parë armiqësie dhe urrejtje, ndërsa bashkëpunimi me institucionet ose grupet hetimore ruse as që mund të llogaritej më si një mundësi. Rrjedhimisht për hetuesit evropian lindi pyetja: a ishte ky një grup kriminelësh të vegjël që po përdornin sigurinë e dobët të Bibliotekave të vjetra evropiane dhe çoroditjen e shkaktuar prej situatës aktuale gjeopolitike, apo hetuesit po shqyrtonin diçka më të madhe, një operacion të orkestruar nga agjencitë e sigurimit rus për të rimarrë trashëgiminë kulturore ruse që ishte shpërndarë gjatë momenteve kaotike të historisë së Rusisë në të gjithë kontinentin?
Prej hetimeve të hollësishme dhe të koordinuara të forcave policore të Eurojust dhe Europol, në pranga ranë biri i Beqa Tsirekidze-s, Mate Tsirekidze dhe bashkëshortja e tij, Ana Gogoladze, si dhe një shtetas gjeorgjian i identifikuar prej dokumentave si Mihail Zamtaradze. Gjatë seancave të në pyetje të marrjes në pyetje të shtetasve gjeorgjian, hetuesit evropian arritën të hidhnin një dritë hipotetike mbi mënyrën se si operonte skema e gjuetarëve të librave të rrallë të letersisë ruse (ndonëse, për shkak të mungesës së zhvillimit të hetimeve në territorin rus ose bashkëpunimit me instancat e drejtësisë ruse, ajo mbetet e kufizuar vetëm në formën e një hamendje ose hipoteze):
Grupi që operonte në Evropë dhe që kryente vjedhjet në Bibliotekat e vjetra evropiane, përbëhej kryesisht prej shtetasve gjeorgjian, të cilët paguheshin prej koleksionistëve ose filantropëve bibliofil shumë të pasur rusë (kryesisht rezidentë në Moskë), të interesuar në botimet e rralla të letërsisë ruse. Ndërsa mënyrat e transportimit të veprave të vjedhura për tek blerësit, zhvillohej prej vendeve kufitare të Rusisë, kryesisht prej Bjellorsusië(si në rastin e Mihail Zamtaradze) ose Gjeorgjisë(si në rastin e grupit të Beqa Tsirekidze-s)-të cilat për shkak të mardhënieve të tyre politike, ekonomike dhe historiko-kulturale kanë kufinj pothuaj inegzistent me Rusinë.
Por, pavarësisht zbërthimit të mënyrës se si funksiononte skema ndërkombëtare e gjuetisë së botimeve të rralla të letërsisë ruse, shumë pyetje mbetën ende pa përgjigje: Kush qenë këta patron moskovit të literaturës kaq të interesuar për botimet e rralla të letërsisë ruse të gjenduar në arkivat e Bibliotekave të vjetra evropiane? A kishin autoritetet ruse informacion për aktivitetet e këtij rrejti ndërkombëtar bibliofilik i cili merrte porosi direkte prej koleksionistëve moskovit? Dhe si kishte mundësi që nga gjithë Bibliotekat e vjetra evropiane që dispononin ekzemplarë të rrallë të letërsisë ruse, Bibliotekat ruse nuk kishin pësuar as edhe një incident ose nuk kishin regjistruar as edhe një situatë të ngjashme?
Përgjigja për këto pyetje dhe shumë të tjera, nuk mund të kërkohet ose kurrsesi të gjendet në Riga, Tbilisi, Varshvë ose Pragë, ajo gjendet larg, në stepat ruse, në Moskë… dhe vetëm pasi hija e fantazmës së luftës të bjerret prej Evropës, vetëm atëherë ndoshta të të arihet të hidhet dritë mbi vellon e misterit që mbulon vjedhjen e veprave të Pushkinit prej bibliotekave të vjetra evropiane dhe dërgimin e tyre në Bibliotekat e “koleksionistëve patriot” moskovit.
*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
-

Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, deklaroi se pensioni “do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030”.
“Buxheti 2026, pjesën më të madhe të zërit të saj e ka për mirëqenien e qytetarëve. Pensionistët do të marrin bonus në janar. Pensioni urban do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra deri më 2030. Pensionet e pjesshme urbane do kenë rritje prej 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe çdo lloj pensioni tjetër do ketë rritje. Pensioni rural do arrijë 180 mijë lekë të vjetra më 2030”, tha Ibrahimaj, shkruan A2.
Ajo shtoi se “bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar”.
“1.7 miliardë euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, rreth 50 milionë euro për çdo vit. Të ndalem edhe tek pagat. Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë nga janari 2026. Në vitin 2030, paga minimale do shkojë 700 mijë lekë”, deklaroi më tej Ibrahimaj. -

Ibrahimaj: Bonusi i fundvitit për pensionistët nis më 1 dhjetor – 150 mijë lekë për pensionet nën 200 mijë lekë, 100 mijë lekë për pensionet mbi këtë nivel
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka konfirmuar se pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit duke nisur nga 1 dhjetori. Gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr. 11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, ajo theksoi se bonusi do të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas saj: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Pensionistët që marrin më pak se 200 mijë lekë të vjetra në muaj, do të përfitojnë 150 mijë lekë të vjetra bonus.
Pensionistët me pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin 100 mijë lekë të vjetra.
Ibrahimaj shtoi se mazhoranca ka planifikuar një fond prej 1.7 miliardë euro deri në vitin 2030 për pensionistët, që përfshin bonuset e fundvitit dhe indeksimet vjetore, me një mesatare rreth 50 milionë euro shtesë çdo vit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
“Bonusi i fundvitit do të jetë dhe do të shpërndahet në 1 dhjetor, ashtu si vitin e kaluar. Ky është një angazhim serioz i buxhetit të shtetit për mbështetjen e të moshuarve”, u shpreh ministrja.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Sa bonus përfitojnë pensionistët dhe kur nis shpërndarja
Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë bonusin e fundvitit duke nisur nga data 1 dhjetor, ka njoftuar Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Ibrahimaj deklaroi se vlera e bonusit mbetet e njëjtë me atë të vitit të kaluar, duke sqaruar formulën e shpërndarjes sipas kategorive të pensioneve:
150 mijë lekë të vjetra për pensionistët që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra.100 mijë lekë të vjetra për ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra.
Ministrja theksoi se shpërndarja e bonusit nuk lidhet me premtime të zgjatura në kohë, siç është pretenduar në disa reagime publike, por është pjesë e një pakete të qëndrueshme investimesh për pensionet.
Sipas saj, mazhoranca ka parashikuar një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh deri në vitin 2030, që do të mbulojë jo vetëm bonuset, por edhe indeksimet vjetore të pensioneve. Vetëm indeksimi llogaritet të ketë një vlerë rreth 50 milionë euro në vit.
“Bonusi i fundvitit do të jepet dhe do të jetë i barabartë me atë të vitit të kaluar. Kemi arritur në një nivel ekonomik që na lejon të gjenerojmë të ardhura dhe t’i rishpërndajmë te të gjithë brezat”, u shpreh ndër të tjera Ibrahimaj.
Sipas ministrisë, masa financiare konsiderohet si një prej angazhimeve kryesore sociale të buxhetit të shtetit për vitet e ardhshme, duke synuar lehtësimin e shtresave në nevojë dhe rritjen e mbështetjes për të moshuarit. -

Bonusi i fundvitit për pensionistët, publikohet shuma dhe data kur do të shpërndahen
Bonusi i fundvitit për pensionistët, publikohet shuma dhe data kur do të shpërndahen
Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë bonusin e fundvitit duke nisur nga data 1 dhjetor, ka njoftuar Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Ibrahimaj deklaroi se vlera e bonusit mbetet e njëjtë me atë të vitit të kaluar, duke sqaruar formulën e shpërndarjes sipas kategorive të pensioneve:
150 mijë lekë të vjetra për pensionistët që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra.
100 mijë lekë të vjetra për ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra.
Ministrja theksoi se shpërndarja e bonusit nuk lidhet me premtime të zgjatura në kohë, siç është pretenduar në disa reagime publike, por është pjesë e një pakete të qëndrueshme investimesh për pensionet.
Sipas saj, mazhoranca ka parashikuar një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh deri në vitin 2030, që do të mbulojë jo vetëm bonuset, por edhe indeksimet vjetore të pensioneve. Vetëm indeksimi llogaritet të ketë një vlerë rreth 50 milionë euro në vit.
“Bonusi i fundvitit do të jepet dhe do të jetë i barabartë me atë të vitit të kaluar. Kemi arritur në një nivel ekonomik që na lejon të gjenerojmë të ardhura dhe t’i rishpërndajmë te të gjithë brezat”, u shpreh ndër të tjera Ibrahimaj.
Sipas ministrisë, masa financiare konsiderohet si një prej angazhimeve kryesore sociale të buxhetit të shtetit për vitet e ardhshme, duke synuar lehtësimin e shtresave në nevojë dhe rritjen e mbështetjes për të moshuarit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Ismail Syla: Toka e pensionueme
Toka e Pensionueme asht vendiku jeta nuk mbaron, por tërhiqetpër me u ba e lehtë, e qetë,e padukshme për kohën.
Në qiellin e sajdritat e vjetra rrinë pezullsi mendime të harrueme,universeve t’lodhunaqë kanë pritë shekuj n’kande të err’ta ,e tash, që koha u qetësue,dalin prej strehës me guxim t’qetë.
Errësina e sajnuk asht terr që përpin,por nji këmishë e butëqë mban nën sjetull dritat e vjetra.
Koha e heq uniformënlodhun prej orëve të veta të tepërta,ulet mbi këtë tokësi një plakë që kërkon karrigembas një jete udhë.
Sekondat varen si vesë,e orët psherëtijnë të përuluna.Këtu koha nuk sundon:rri e qetë, si zog që ka gjetë degënku pushon përgjithmonë.
Njeriu zbret pa zhurmë,si frymë që ka mësume ecë mbi kujtimepa i zgju prej gjumit t’tyne t’butë.
Ai s’vjen këtume mat jetën n’peshore t’randë.Vjen me e pa vetenme e kuptue më në fundse gjithçka që la mbrapakëtu ka mbërritë para tij.
Njeriu, dikur zhurmë,këtu bahet psherëtimë,pastaj frymë,diçka që nuk ka nevojë për emën.
Jeta shtrihet si lumëqë ka gjetë detin e vet.sa edhe vdekja, po të vjens’gjen vend me u ulë.
Këtu jeta nuk shuhetveç e ndërron formën.Hyn në një rreth të ri qetësie,ku mbarimi e fillimijanë e njëjta frymëmarrje.
Prishtinë, 21 nëntor 2025
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL SYLA: DY ZANAFILLAT