Tag: vjetore

  • Dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18 vjeç

    Dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18 vjeç

    Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë dokumentacioni që do të ruhet dhe që justifikon shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18 vjeç.Nga marsi 2026, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve. Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.Nëpërmjet rubrikës “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2025”, Administrata Tatimore ka sqaruar se shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja.“Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2 përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë. Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.Sa më sipër, zbritjet e kësaj kategorie do të aplikohen për të ardhurat e tatueshme të vitit 2025 (deklarim i të cilave bëhet brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës)”, kanë sqaruar Tatimet.Kontratat apo dokumentet e tjera për njohjen e shpenzimeve nuk do të ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ato nevojiten të ruhen në raste të kontrollit tatimor.Por kujdes njohja e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç do të sjellë kompensim nëpërmjet rillogaritjes së tatimit. Të ardhurave vjetore bruto nën 1,2 mln lekë do t’u zbritet shpenzimi prej 100 mijë lekë. Pas zbritjes së shpenzimeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore bruto të deklaruara në DIVA do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Rimbursimi apo kompensimi q3ë përfitojnë prindërit do të jetë diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit. Kjo diferencë apo tepricë do të kërkohet brenda 3 muajsh te tatimit për kompensim, pas dërgimit të kërkesës.DIVA për të ardhurat e 2025-s do të plotësohet më 31 Mars 2026, teksa pritet edhe nga Ministria e Financave miratimi i një udhëzimi për përcaktimin e procedurave. / D.Azohttps://monitor.al/nga-2026-rimbursim-per-arsimin-e-femijeve-pas-rillogaritjes-te-tatimit-me-diva-dokumentet/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

    Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 15:11
    Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
    Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”.

    Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.
    “Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, deklaroi Binaj.
    E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.
    Nga viti i ardhshëm për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240 në vit.

  • Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA! Këto kategori përfitojnë,ja shembujt

    Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA! Këto kategori përfitojnë,ja shembujt

    Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.
    Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.
    Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.
    Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.
    Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.
    Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.
    Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë.
    Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.
    Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi. Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.
    Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.
    Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore. Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor.
    Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimi
    Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.
    Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.
    Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.
    Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.
    Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.
    (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.
    Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ). Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./Monitor

  • Nga 2026, rimbursim për arsimin e fëmijëve pas rillogaritjes të tatimit me DIVA; Dokumentet

    Nga 2026, rimbursim për arsimin e fëmijëve pas rillogaritjes të tatimit me DIVA; Dokumentet

    Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Si do të rillogaritet tatimi Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë.Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi. Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore. Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor. Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimiShembullSë pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Moment historik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”

    AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Moment historik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”

    Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen më prestigjioze në fushën e sigurimeve në nivel botëror.

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të organizojë në Tiranë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 14 nëntor 2025, me aktivitetin kryesor më 13 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi.
    Në Tiranë pritet të mbërrijnë rreth 500 përfaqësues të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatorë të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare dhe nga organizata si Banka Botërore, FMN, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA. Paralelisht, gjatë tre ditëve të para do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e mbi 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatorë nga më shumë se 150 vende.
    Programi do të përfshijë edhe takime bilaterale mes institucioneve mbikëqyrëse dhe diskutime strategjike me drejtues të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, duke krijuar hapësira konkrete për partneritete të reja. Një nga kulmet e javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, i cili do të trajtojë sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi evropian për vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.
    Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town-it në vitin 2024, përzgjedhja e Tiranës për vitin 2025 shihet si një vlerësim i posaçëm për vendin dhe një sinjal i qartë për rëndësinë që po merr Shqipëria në hartën ndërkombëtare të sigurimeve.
    Ky organizim mbërrin në një kohë kur tregu shqiptar i sigurimeve po kalon nëpër reforma të rëndësishme dhe përafrim me standardet evropiane, duke e kthyer konferencën jo vetëm në një moment simbolik, por edhe në një mundësi konkrete për të rritur besueshmërinë dhe vizibilitetin e tij në nivel ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Ekspozita e Ramës në Kinë dhe lidhja me McGonigal/ Këlliçi: SPAK e sheh ndonjëherë deklaratën vjetore të pasurisë së kryeministrit?!

    Ekspozita e Ramës në Kinë dhe lidhja me McGonigal/ Këlliçi: SPAK e sheh ndonjëherë deklaratën vjetore të pasurisë së kryeministrit?!

    Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka ngritur dyshimet, në lidhje me ekspozitat e çelura nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Kinë, që sipas ligjvënësit demokrat  ‘ura lidhëse’ mes kompanisë kineze dhe kreut të qeverisë është McGonigal.

    Ajo që e bën më dyshuese sipas Këlliçit ekspozitën, është fakti se nga vetë kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë në deklaratën vjetore të pasurisë, ndërsa sinjalizon SPAK që të bëjë verifikime për këtë çështje.

    ‘Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush… SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!’, përmbyll reagimin e tij në rrjetin social deputeti demokrat, Belind Këlliçi.

    Rama zgjodhi të ekspozojë pikturat e tij në Kinë, përmes një organizate jo fitimprurëse, e quajtur ‘Maritime Silk Road Society’, e cila në faqen e saj zyrtare pati njoftuar ekspozitën e kryeministrit shqiptar në atë kohë (2015), ku pjesëmarrës në ceremoninë hapëse do të ishte vetë Rama.

    Statusi:

    Po këto ekspozitat e vizatimeve të Edi Ramës në 2015, të sponsorizuara nga CEFC Kineze që mbronte shoku i tij i ngushtë McGonigal, të padeklaruara nga vetë KM në deklaratën vjetore të pasurisë, do i shohë ndonjëherë SPAK, apo s’nuk?!!!

    Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush…

    SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç!

    Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!

  • Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? – Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro

    Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? – Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro

    Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë sigurim vullnetar në mënyrë që të mos penalizohet nga e drejta për pension pleqërie. Referuar të dhënave zyrtare të ISSH-së për vitin 2024 numri i kontribuuesve vullnetarë regjistrohet në 5255, nga të cilat 3089 janë brenda vendit dhe 2166 janë jashtë vendit.  Sipas grupmoshave, 56.1 % janë mbi moshën 50 vjeç; 42.4 për qind 31-50 vjeç dhe 1.4% 18-30 vjeç.
    Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për vitin aktual 2025, kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, prej 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); 1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Nga ana tjetër, personat kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar për plotësimin e periudhave të kaluara, të pambuluara me sigurim të detyrueshëm, deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie.
    Ndërsa sigurim ekziston edhe si një mundësi për të krijuar më shumë të ardhura për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit privatë, për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Kontributet vullnetare për më shumë të ardhura, paguhen deri në nivelin maksimal, por vetëm për vitin korrent dhe jo për periudha të mëparshme. Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë dhe kuota vjetore është 103.680 lekë. Sigurimi vullnetar nuk mund të bëhet pas lindjes të së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar si dhe nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit. Sigurimi vullnetar në çdo rast bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH-së.

  • Gjyqtaret e Kolegjit me leje vjetore, shtyhet seanca për mandatin e Adriatik Lapajt

    Gjyqtaret e Kolegjit me leje vjetore, shtyhet seanca për mandatin e Adriatik Lapajt

    Seanca në Kolegj Zgjedhor për padinë e Adriatik Lapajt për mandatin e Tiranës është shtyrë.

    Pas mungesës së dy gjyqtareve për shkak të lejes vjetore, seanca e radhës do të mbahet më 25 gusht në orën 10:00.
    Kujtojmë se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, ndërsa KAS e kaloi tek Ana Dajko.
    Tashmë do të jetë Kolegji që do të vendosë kush shkon Kuvend.

    Top Channel

  • Shqetësimet për sigurinë, anulojnë paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petërburg

    Shqetësimet për sigurinë, anulojnë paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petërburg

    Qeveria ruse ka anuluar paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petërburg, e planifikuar për sot, duke përmendur shqetësime për sigurinë.
    “Kjo është e lidhur me situatën e përgjithshme, për arsye sigurie, të cilat kanë përparësi mbi gjithçka”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencitë ruse të lajmeve.

    Presidenti Vladimir Putin e kishte prezantuar paradën detare në vitin 2017.
    Në rajonin përreth Shën Petërburgut, më shumë se 10 dronë janë rrëzuar në mëngjes, sipas informacioneve zyrtare.
    Guvernatori Alexander Drozdenko tha se një grua në Lomonosov ishte plagosur nga mbeturina e një droni të rrëzuar.
    Aeroporti ”Pulkovo” i Shën Petërburgut u mbyll për disa orë në mëngjes për ngritje dhe ulje. Ushtria ruse raportoi rrëzimin e 99 dronëve në shkallë kombëtare.
    Sulmet me dronë nga Ukraina ndaj territorit rus janë shtuar muajt e fundit.
    Këto janë një përgjigje ndaj bombardimeve të vazhdueshme të qyteteve dhe fshatrave ukrainase nga ushtria ruse, si pjesë e luftës së nisur nga Putini në vitin 2022 kundër Ukrainës.
    Pavarësisht sulmeve në rritje në territorin e tij, Kremlini këmbëngul se Moska është në rrugën e duhur për të arritur të gjitha objektivat e saj ushtarake. ATSH

  • Çmimet e pasurive të paluajtshme në Turqi ranë me 2.3% në maj

    Çmimet e pasurive të paluajtshme në Turqi ranë me 2.3% në maj

    Indeksi i Çmimeve të Pasurive të Paluajtshme Rezidenciale (RPPI) në Turqi regjistroi një rritje vjetore prej 32.3 për qind në terma nominalë dhe një rënie vjetore prej 2.3 për qind në terma realë gjatë muajit maj, sipas njoftimit Bankës Qendrore.Indeksi u rrit me 3.4 për qind krahasuar me muajin prill.Në Stamboll, qyteti më i populluar i vendit, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 32.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe me 2.7 për qind në krahasim me muajin e kaluar.Në Ankara, rritjet vjetore dhe mujore ishin 41.4 për qind dhe 3.8 për qind, përkatësisht.Çmimet e pasurive të paluajtshme në İzmir, qyteti i tretë më i madh në Turqi, u rritën me 3 për qind në muaj, duke sjellë rritjen vjetore në 31.1 për qind.RPPI për banesat e reja u rrit me 32.33 për qind në maj krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një përshpejtim nga 32.28 për qind në muajin e kaluar.Rritja vjetore e RPPI për banesat ekzistuese gjithashtu u përshpejtua nga 32.93 për qind në prill në 32.22 për qind muajin e kaluar, sipas të dhënave nga Banka Qendrore.Shitjet e pasurive të paluajtshme në Turqi u rritën me 17.6 për qind në bazë vjetore në maj, njoftoi më herët këtë javë Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK).Në total, 130,025 shtëpi u shitën në Turqi gjatë muajit maj, me shitjet e financuara me hipotekë që u rritën me 95.9 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën në 19,412, që përbën 14.9 për qind të të gjitha shitjeve të pasurive të paluajtshme./ Hurriyet daily news Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.