Tag: vjetore

  • Inflacion rekord në Kosovë: Mishi, frutat, qumështi, djathi e vezët me rritje prej 5.3%

    Inflacion rekord në Kosovë: Mishi, frutat, qumështi, djathi e vezët me rritje prej 5.3%

    Indeksi i çmimeve të konsumit tregon përshkallëzim të çmimeve: nga një normë vjetore prej 1,5 për qind në janar, inflacioni pothuajse u katërfishua, duke arritur në 5,3 për qind në nëntor, ndërsa rritja mujore në nëntor ishte 0,4 për qind.

    Çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar trendin rritës edhe gjatë muajit nëntor.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës  Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në nëntor 2025 ishte 5.3% më i lartë krahasuar me nëntorin e vitit 2024. Ndërsa, në krahasim me muajin tetor 2025, inflacioni mujor ishte 0.4%.

    Sipas raportit për muajin nëntor, kulmi vjetor i rritjes u shënua pikërisht në këtë muaj, me 5,3 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Një muaj më parë, në tetor, inflacioni vjetor ishte 5,1 për qind, me një rritje mujore 0,6 për qind.

    Rritja u ushqye në masë të madhe nga produktet bazike. Frutat pësuan një rritje vjetore 16,1 për qind në nëntor dhe 15,3 për qind në tetor. Mishi u shtrenjtua duke arritur 13,7 për qind rritje vjetore në nëntor. Qumështi, djathi dhe vezët shënuan rritje dyshifrore prej 10,5 për qind në nëntor.

    Një rritje e lartë gjatë gjithë vitit është vërejtur gjithashtu te kafja, çaji dhe kakaoja. Ky grup nisi janarin me 14,6 për qind rritje vjetore dhe arriti një kulm prej 18,2 për qind në qershor, ndërsa në nëntor çmimet mbetën shumë të larta me 14,0 për qind rritje vjetore.

    Në rritje janë parë edhe shërbimet hoteliere, kujdesi personal, vajrat dhe yndyrat, si dhe prodhimet ushqimore bazike, të cilat në total kanë ndikuar me rreth 5.4% në inflacionin e përgjithshëm.

    “Shërbime transporti (pajisje personale) 18,1%. Fruta 16,1%. Energji elektrike 15,5%. Bileta fluturimi 14,6%. Kafe, çaj dhe kakao 14,0%. Mish 13,7%. Qumësht, djathë dhe vezë 10,5%.”.

    Energjia elektrike, nga ana tjetër, ishte një nga faktorët kryesorë të inflacionit në gjysmën e dytë të vitit. Në tetor, energjia elektrike u shtrenjtua me 20,3 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa në nëntor rritja vjetore ishte 15,5 për qind. Rritje shënuan edhe lëndët e ngurta djegëse, si drutë e zjarrit dhe peleti, me 9,6 për qind në nëntor.

    Për të kuptuar rritjen eksponenciale drejt niveleve të larta të fundvitit, mjafton të ndiqet trajektorja e inflacionit vjetor gjatë 2025-s: 1,5 për qind në janar; 1,7 për qind në shkurt; 2,9 për qind në mars; 3,0 për qind në prill; 3,6 për qind në maj; 4,3 për qind në qershor dhe korrik; 4,5 për qind në gusht; 4,7 për qind në shtator; 5,1 për qind në tetor; dhe 5,3 për qind në nëntor.

    Janar   1,5%. Shkurt 1,7%. Mars 2,9%. Prill  3,0%. Maj 3,6%. Qershor(Këtu nisi hovi i madh i rritjes)   4,3%. Korrik 4,3%. Gusht 4,5%. Shtator 4,7%. Tetor 5,1%. Nëntor 5,3%

    Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të fundit për inflacionin në Kosovë, duke theksuar se çmimet kanë arritur në nivelin më të lartë historik.

    Në një postim të tij, Muharremi ka shkruar se inflacioni për muajin nëntor ka arritur në 5.3%, krahasuar me vetëm 0.7% në nëntorin e kaluar, ndërsa shumë produkte dhe shërbime bazike kanë pësuar rritje të ndjeshme.

    “Dje kur publikova një grafikon për inflacion, s’mendova që sot do të duhej menjëherë të publikoj një tjetër me lajme jo të mira — që çmimet po rriten ende. Mos harroni që kur themi 5.3% është mesatarja. Kjo nënkupton një listë të gjatë produktesh dhe shërbimesh që janë rritur në çmim. Krejt buxheti i familjeve po shkon në konsum e barna kryesisht”.

    Duke iu referuar trendeve të fundit, Muharremi ka kujtuar se në qershor nisi “hovi i madh i rritjes së inflacionit”, ndërsa produktet si energji elektrike, mish, kafe, çaj dhe shërbime transporti personal kanë pësuar rritje nga 10 deri në mbi 18 për qind në krahasim me vitin e kaluar./Monitor

    Tabela Orientuese

  • Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit

    Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit

    Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit
    Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë,” udhëzonte ai.
    Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi.
    Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve elektorale të Partisë Socialiste, që kishin ndezur tashmë motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Ai e përshkruan punën e tij në fushatë si “krehje të listës së zgjedhësve”.
    “Puna jonë ishte shumë e qartë, në zyrat elektorale të PS filtronim të gjitha listat e zgjedhësve. Kemi analizuar çdo emër dhe kemi bërë ndarjet përkatëse, ku në 11 maj ishim të qetë për çdo qytetar që paraqitej në qendrën e votimit,” tha zyrtari lokal në kushtet e anonimatit.Ai nuk ishte i vetmi.
    Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se mijëra punonjës të administratës publike në pushtetin qendror dhe lokal morën lejet vjetore në periudhën janar – prill 2025; periudhë e cila përkon me fushatën elektorale në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Krahasuar me vitin jozgjedhor 2024, numri i lejeve vjetore u rrit me gati 40% në shumicën e bashkive kryesore dhe institucioneve të tjera qendrore – shifra që, sipas ekspertëve, pasqyrojnë përdorimin e gjerë të nëpunësve publikë në mbledhjen e votave.
    “Burimet shtetërore janë përdorur vazhdimisht, por tashmë ato janë kthyer në normalitet dhe kjo përbën shqetësim kryesor dhe ndryshim nga zgjedhjet e viteve përpara 2009,” thotë Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike me qendër në Tiranë.
    “Ndikimi është statistikor në vota dhe përmbajtësor në cilësinë e politikës dhe parlamentit,” shtoi ai.
    Fluksi i lejeve vjetore
    Përgjatë viteve zgjedhore, punonjësit e administratës publike në Shqipëri njëherazi pësojnë dhe ushtrojnë presion për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet. Sipas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama përfitoi avantazhe të padrejta nga përdorimi i gjerë i burimeve publike si dhe nga presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.
    Misionet vëzhguese morën gjithashtu raporte të shumta që pretendonin presion mbi punonjësit bashkiakë nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste. Shqetësime u ngritën gjithashtu në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, të përdorura si leva për të siguruar vota në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
    Për të dokumentuar përfshirjen e administratës publike në periudhën parazgjedhore, BIRN kërkoi përmes ligjit për të drejtën e informimit të dhëna statistikore nga ministritë dhe bashkitë kryesore të vendit mbi numrin e lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 dhe e krahasoi atë me të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024.
    Nga 20 institucione qendrore dhe lokale që iu përgjigjën kërkesave, në periudhën janar-prill 2025 kishin përfituar lejen vjetore 5673 punonjës ose 40% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Bashkia e Tiranës kryeson më një rritje prej 30 për qind të lejeve vjetore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e ndjekur nga Ministria e Inovacionit dhe Kulturës dhe ajo e Mjedisit.
    Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë gjithashtu se brenda institucioneve, numri i lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 varion nga 5 për qind në 33 për qind të stafit për ministri të caktuara. Ndërkohë, në disa bashki të vendit, më shumë se gjysma e stafit ndodhej me leje vjetore në të njëjtën periudhë.
    Institucioni më me pak leje vjetore rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që Kryeministria refuzoi të vinte në dispozicion të dhënat duke pretenduar se nuk i disponon këto statistika.
    Statistikat mbi lejet vjetore konfirmojnë angazhimin e Partisë Socialiste në zgjedhje disa muaj përpara fushatës zyrtare; ku trendi rritës fillon në janar dhe kulmon në muajt shkurt dhe mars 2025. Në të njëjtën linjë me statistikat, punonjës të administratës i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se u detyruan të merrnin lejet vjetore në këto periudha edhe për shkak të angazhimit me shqiptarët e diasporës.
    Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta i tha BIRN se angazhimi i punonjësve të administratës publike ka potencialin që të ndikojë ndjeshëm në procesin zgjedhor.

  • ‘Morën lejen vjetore për fushatë’/ BIRN: Ja skema e përdorimit të administratës së shtetit për të bërë vota për partinë

    ‘Morën lejen vjetore për fushatë’/ BIRN: Ja skema e përdorimit të administratës së shtetit për të bërë vota për partinë

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra punonjës të administratës morën lejet vjetore për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore gjatë muajve janar -prill 2025 për t’i dhënë Partisë Socialiste në pushtet avantazhin e fitores.
    Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë,” udhëzonte ai.
    Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi.
    Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve elektorale të Partisë Socialiste, që kishin ndezur tashmë motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Ai e përshkruan punën e tij në fushatë si “krehje të listës së zgjedhësve”.
    “Puna jonë ishte shumë e qartë, në zyrat elektorale të PS filtronim të gjitha listat e zgjedhësve. Kemi analizuar çdo emër dhe kemi bërë ndarjet përkatëse, ku në 11 maj ishim të qetë për çdo qytetar që paraqitej në qendrën e votimit,” tha zyrtari lokal në kushtet e anonimatit.
    Ai nuk ishte i vetmi.
    Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se mijëra punonjës të administratës publike në pushtetin qendror dhe lokal morën lejet vjetore në periudhën janar – prill 2025; periudhë e cila përkon me fushatën elektorale në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Krahasuar me vitin jozgjedhor 2024, numri i lejeve vjetore u rrit me gati 40% në shumicën e bashkive kryesore dhe institucioneve të tjera qendrore – shifra që, sipas ekspertëve, pasqyrojnë përdorimin e gjerë të nëpunësve publikë në mbledhjen e votave.
    “Burimet shtetërore janë përdorur vazhdimisht, por tashmë ato janë kthyer në normalitet dhe kjo përbën shqetësim kryesor dhe ndryshim nga zgjedhjet e viteve përpara 2009,” thotë Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike me qendër në Tiranë.
    “Ndikimi është statistikor në vota dhe përmbajtësor në cilësinë e politikës dhe parlamentit,” shtoi ai.
    Fluksi i lejeve vjetore
    Përgjatë viteve zgjedhore, punonjësit e administratës publike në Shqipëri njëherazi pësojnë dhe ushtrojnë presion për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet. Sipas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama përfitoi avantazhe të padrejta nga përdorimi i gjerë i burimeve publike si dhe nga presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.
    Misionet vëzhguese morën gjithashtu raporte të shumta që pretendonin presion mbi punonjësit bashkiakë nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste. Shqetësime u ngritën gjithashtu në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, të përdorura si leva për të siguruar vota në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
    Për të dokumentuar përfshirjen e administratës publike në periudhën parazgjedhore, BIRN kërkoi përmes ligjit për të drejtën e informimit të dhëna statistikore nga ministritë dhe bashkitë kryesore të vendit mbi numrin e lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 dhe e krahasoi atë me të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024.
    Nga 20 institucione qendrore dhe lokale që iu përgjigjën kërkesave, në periudhën janar-prill 2025 kishin përfituar lejen vjetore 5673 punonjës ose 40% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Bashkia e Tiranës kryeson më një rritje prej 30 për qind të lejeve vjetore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e ndjekur nga Ministria e Inovacionit dhe Kulturës dhe ajo e Mjedisit.
    Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë gjithashtu se brenda institucioneve, numri i lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 varion nga 5 për qind në 33 për qind të stafit për ministri të caktuara. Ndërkohë, në disa bashki të vendit, më shumë se gjysma e stafit ndodhej me leje vjetore në të njëjtën periudhë.
    Institucioni më me pak leje vjetore rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që Kryeministria refuzoi të vinte në dispozicion të dhënat duke pretenduar se nuk i disponon këto statistika.
    Statistikat mbi lejet vjetore konfirmojnë angazhimin e Partisë Socialiste në zgjedhje disa muaj përpara fushatës zyrtare; ku trendi rritës fillon në janar dhe kulmon në muajt shkurt dhe mars 2025. Në të njëjtën linjë me statistikat, punonjës të administratës i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se u detyruan të merrnin lejet vjetore në këto periudha edhe për shkak të angazhimit me shqiptarët e diasporës.
    Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta i tha BIRN se angazhimi i punonjësve të administratës publike ka potencialin që të ndikojë ndjeshëm në procesin zgjedhor.
    “Përdorimi i administratës për fushatë deformon barazinë mes garuesve, krijon presion te punonjësit dhe te votuesit si dhe përdor burimet shtetërore për qëllime partiake,” tha Meta për BIRN.
    “Ndikimi mund të ketë qenë i rëndësishëm, sidomos në zona ku administrata publike ka kënd të gjerë kontakti me komunitetin,” shtoi ajo.
    Patronazhimi i diasporës
    Në nisje të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama shpalli si objektiv elektoral marrjen e 900 mijë votave brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse dukej e vështirë, matematika u thjeshtua në ndarje qarku.
    Për të realizuar këtë objektiv, drejtuesit politikë të qarqeve i hodhën sytë nga diaspora që në nisje të procesit të regjistrimit të tyre. Në mbështetje të tyre, punonjësit e administratës u organizuan me grupe pune, të cilët udhëtuan kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë për të angazhuar emigrantët shqiptarë në votime.
    Përmes intervistave të veçanta, zyrtarë të administratës i thanë BIRN se e shfrytëzuan lejen vjetore për takime me shqiptarët në Greqi dhe Itali. Për të mbuluar shpenzimet, ata deklaruan se morën tollona karburanti me tepri.
    “Më thanë merre lejen dhe shko në Greqi. Duhet të takosh disa njerëz tanët atje,’ kujton Mandi*, një tjetër zyrtar i pushtetit vendor.
    “Kemi shkuar 3-4 herë në Greqi, për çdo udhëtim merrnin nga 400 litra tollona,” shtoi ai, duke theksuar se tollonat e naftës i shisnin për të siguruar para për qëndrimin.
    Një tjetër zyrtar i angazhuar me votën e diasporës i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kishte udhëtuar drejt Athinës në Greqi me lista votuesish dhe kontaktet e tyre, të siguruara nga të afërmit në Shqipëri.
    Ai shtoi se kishte qëndruar për gati 3 javë në Athinë në janar të këtij viti, ku kishte marrë pjesë në ngritjen e zyrave elektorale dhe takimet me votuesit potencialë.
    “Ngritën zyra në disa zona dhe me kontaktet e dhëna nga familjarët e tyre në Shqipëri arritëm t’i gjenim. Shkonim edhe në banesa ku i ndihmonim për t’u regjistruar në platformën e KQZ,” tha zyrtari i identifikuar me emrin Genti*.
    “Ka qenë një punë kolosale, kemi punuar nga mëngjesi deri në darkë,” theksoi ai.
    Depolitizimi i administratës
    Politizimi i administratës publike dhe angazhimi i saj në mbushjen e hambarit të votave në favor të partisë në pushtet konsiderohet nga ekspertët e zgjedhjeve si një problem kyç që kërkon zgjidhje të menjëhershme.
    “Për këtë nevojiten mjete ligjore dhe praktike,”, sugjeron Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare”.
    Sipas tij, nevojiten ndërhyrje në legjislacionin zgjedhor me qëllim rritjen e sanksioneve për keqpërdorimin e postit publik si dhe zgjatjen e kohës së ndalimeve për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje.
    “OSBE në rekomandimet e saj, por edhe Qëndresa Qytetare kanë qenë në sinkron që këto rekomandime janë dy masa të menjëhershme që duhen marrë, “ theksoi ai.
    Gerta Meta bie gjithashtu dakord se nevoja për ndryshim është emergjente dhe propozon rritje të sanksioneve. Por në një panoramë më të gjerë, Meta vlerëson se vetëm depolitizimi real i administratës publike do të zhdukë fenomene të tilla të ndikimit mbi një proces të lirë dhe të drejtë elektoral.
    “Depolitizim real i administratës publike përmes rekrutimit me meritë dhe jo me lidhje partiake; forcim i kontrollit institucional nga KQZ, Avokati i Popullit dhe organet e auditimit si dhe mbrojtje efektive për sinjalizuesit që denoncojnë presion politik ose abuzim me detyrën,” renditi Meta për BIRN.
    Për politologun Afrim Krasniqi, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem të administrimit zgjedhor, por me një krizë politike që ndikon në demokracinë e vendit. Ai sugjeron se Shqipëria nuk ka nevojë që t’i hedhë sytë larg, por mjafton të ndjekë shembullin e Kosovës për të përmirësuar standardet e saj të zgjedhjeve.
    “Për shembull në Kosovë, nëse një zyrtar publik i administratës përfshihet në shkelje ligjore, krahas masës financiare dhe penale humbet të drejtën e karrierës në profesion për disa vite, pra merr penalizim direkt, të matshëm dhe të menjëhershëm,” tha Krasniqi.
    Ai sugjeron gjithashtu që për të minimizuar abuzimet, nevojitet që përgjegjësia ligjore të shtrihet deri te titullarët e institucioneve publike, pasi sipas Krasniqit, janë ata që udhëzojnë përdorimin e burimeve shtetërore, që kryejnë emërime apo shkarkime me natyrë elektorale apo fryjnë administratën në kohë zgjedhjesh.
    “Titullarët as paguajnë, as penalizohen çka tregon se sistemi është i deformuar…,” përfundoi Krasniqi.

  • Pasagjerët e transportit publik në Romë do të marrin paratë e tyre mbrapsht në rast të shërbimit të dobët

    Pasagjerët e transportit publik në Romë do të marrin paratë e tyre mbrapsht në rast të shërbimit të dobët

    Kompania e transportit publik Atac e Romës është zotuar të rimbursojë pasagjerët në rastet e shërbimit të dobët, tha të hënën autoriteti italian i konkurrencës, duke i dhënë fund një hetimi ndaj kompanisë shtetërore të transportit.

    Rregullatori hapi një hetim ndaj Atac në shkurt për “praktika të mundshme të padrejta tregtare” dhe dyshime për mosplotësim të standardeve të cilësisë gjatë periudhës 2021-2023. Kompania dështoi të përmbushë objektivat për saktësinë, funksionimin e shkallëve lëvizëse dhe ashensorëve dhe sigurimin e rojeve të sigurisë në stacionet e metrosë, ndër të tjera, tha rregullatori në atë kohë.Hetimi u mbyll pasi Atac u zotua të sigurojë më shumë se 3 milionë euro rimbursime për mbajtësit e kartave vjetore të transportit publik, tha rregullatori të hënën.

    Antitrust, servizi Atac inadeguati: la società rimborserà i clienti per oltre 3 milioni https://t.co/L2UzXm9j8T pic.twitter.com/33KqpK4Ic2
    — Repubblica Roma (@rep_roma) December 3, 2025

    Autoriteti italian i konkurrencës mbikëqyr gjithashtu të drejtat e konsumatorëve.
    Drejtori i përgjithshëm i Atac, Paolo Aielli, i përshkroi vendimet e rregullatorit si “një nxitje për të përshpejtuar rrugën e ndryshimit që Atac ka ndërmarrë në vitet e fundit”.
    Mbajtësit e biletave vjetore për vitin 2024 do të marrin nga 5 euro secili, dhe 5 euro shtesë do t’u jepen mbajtësve të biletave vjetore të transportit publik në çdo vit midis viteve 2021 dhe 2023, tha autoriteti.
    Biletat vjetore kushtojnë 250 euro, duke përjashtuar zbritjet.
    Atac do të prezantojë gjithashtu një aplikacion të ri celular që ofron rimbursime të pjesshme për përdoruesit në rast vonesash prej më shumë se 15 minutash në shërbimet e rregullta të autobusëve, tramvajit ose metrosë. Transporti publik në Romë është i njohur për joefikasitetin e tij, por Atac i tha rregullatorit se është përmirësuar falë fondeve të BE-së pas Covid-it dhe financimit shtetëror në përgatitje për Vitin e Shenjtë Katolik të këtij viti.
    Përmirësimet përfshijnë autobusë të rinj që janë tashmë në shërbim dhe tramvaje të rinj që do të zbulohen së shpejti, tha Ayeli.
    Si pjesë e angazhimeve të saj, Atac u zotua gjithashtu të punësojë më shumë staf në stacionet e metrosë dhe të trajnojë stafin ekzistues, me një investim vjetor prej 2.6 milionë eurosh, tha autoriteti.

    Top Channel

  • Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet edhe me 1 muaj punësim

    Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet edhe me 1 muaj punësim

    Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025.
    Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.
    Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi të ardhurat, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.
    Kusht për përfitimin është plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimin ligjor për plotësimin e DIVA e kanë vetëm individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.
    Në shembullin e ri paraqitet rasti i një individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.
    Për vitin 2025, këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative. Por sipas shembullit të ri, ku baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.
    Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.
    Shembull i ri që shtohet në udhëzim
    Individi “C” gjatë vitit 2025 rezulton i punësuar vetëm në muajin maj dhe paga bruto që ka marrë në këtë muaj është 500,000 lekë. I punësuari ka një fëmijë në ngarkim të tij në moshën 10 vjeç dhe ka të ardhurat më të larta në familje, nuk ka aplikuar për zbritje si kontribut në ndonjë fond pensioni privat, por ndërkohë ka nënshkruar Deklaratën e Statusit Personal.
    a) Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi i llogaritur dhe paguar në listëpagesën mujore Të ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara në nenin 22, të ligjit = Baza e tatueshme e të ardhurës nga punësimi të individit në muajin maj: 500,000 lekë – 30,000 lekë = 470,000 lekë Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi = (170,000 lekë * 13%) + [(470,000 lekë – 170,000 lekë) * 23%] = 22,100 lekë + 69,000 lekë= 91,100 lekë
    b) Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i llogaritur mbi të ardhurat vjetore Në kushtet që individi nuk ka të ardhura të tjera përveçse të ardhurës nga punësimi, ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Megjithatë, nëse ky individ zgjedh dhe deklaron DVAP, ku të ardhurat vjetore nga punësimi janë 500,000 lekë, atëherë zbritja nga baza e tatueshme do të jetë e gjithë shuma prej 500,000 lekësh.
    Sipas nenit 22, të ligjit nr. 29/2023 për pagat vjetore deri në 600,000 lekë, lejohet një zbritje deri në 600,000 lekë nga baza vjetore, si dhe një kompensim prej 48,000 lekësh për fëmijën në ngarkim të tij, por në çdo rast baza tatimore nuk mund të jetë më e vogël se zero lekë. Në rastet kur diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero. Në rastin konkret diferenca ndërmjet të ardhurës vjetore të tatueshme nga punësimi me shumën totale të zbritjeve rezulton negative prej -148,000 lekësh [500,000 lekë – (600,000 lekë + 48,000 lekë)], prandaj në këtë rast baza e tatueshme do të konsiderohet 0 lekë dhe detyrimi tatimor rrjedhimisht është 0 lekë.
    c) Deklarata vjetore DVAP rezulton me tatim të mbipaguar: Nëse individi zgjedh të deklarojë DVAP atëherë tatimi i paguar në listëpagesën e muajit Maj, do t’i rimbursohet. Konkretisht administrata tatimore duhet të rimbursojë individin me diferencën ndërmjet tatimit të paguar me tatimin e llogaritur në DVAP = 91,100 lekë – 0 lekë = 91,100 lekë rimbursim për vlerën e mbipaguar nga tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi.
    Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët
    Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.
    Prej individëve tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).
    Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer. Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.
    Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.
    15 mln euro llogaritet efekti për kompensimin e shpenzimeve për fëmijët
    Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi së fundmi në Komisionin e Ligjeve, gjatë prezantimit të paketës fiskale, se vitin e ardhshëm nga zbatimi i kompensimit për shpenzimet e fëmijëve deri nën 18 vjeç, nëpërmjet deklaratës DIVA efekti financiar llogaritet 15 mln euro.
    “Duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, që nëpërmjet Deklaratës Individuale të të Ardhurave/DIVA, t’ju vijmë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18 vjeç.
    Çdo familje që ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç, do të ketë të drejtën që të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave 48.000 lekë për çdo fëmijë.
    Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto) ulet ndjeshëm.
    Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”./

  • Qeveria ul tatimet për prindërit, ja kush përfiton 48 mijë lekë për çdo fëmijë

    Qeveria ul tatimet për prindërit, ja kush përfiton 48 mijë lekë për çdo fëmijë

    Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”. /Monitor

  • Indeksi i Numbeo-s ngre alarmin: Për të blerë një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite

    Indeksi i Numbeo-s ngre alarmin: Për të blerë një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite

    Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën  ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite. Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s. Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti  dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite. Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
    Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak. Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite. Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti  me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë. Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona  me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.
    Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë  është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror. Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto. Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë. Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme. Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0).
    Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3). Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1). Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim. Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katowice (7.1). Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale. Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare. Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën.

  • Industria e softuerëve dhe shërbimeve të IT-së  pati rritje nga janari në shtator

    Industria e softuerëve dhe shërbimeve të IT-së pati rritje nga janari në shtator

    Industria e softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) në Kinë regjistroi një rritje dyshifrore të të ardhurave në nëntë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.
    Të ardhurat e kombinuara të sektorit të softuerëve u rritën me 13 për qind në baza vjetore në 11.11 trilionë juanë (rreth 1.57 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, ndërsa fitimet totale u rritën me 8.7 për qind në 1.44 trilionë juanë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.
    Gjatë kësaj periudhe, eksportet e këtij sektori arritën në 45.94 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 6.6 për qind në baza vjetore.
    Të ardhurat totale të sektorit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit u rritën me 14.3 për qind në baza vjetore në rreth 7.64 trilionë juanë, duke kontribuar me 68.8 për qind të të ardhurave totale të kësaj industrie.
    Të ardhurat e shërbimeve të “cloud computing” dhe të të dhënave të mëdha u rritën me 13.7 për qind në baza vjetore në 1.16 trilionë juanë.

  • Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë

    Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë

    Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë
    Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
    Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite.
    Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s.
    Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti.
    Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
    Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone.
    Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak.
    Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite.
    Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë.
    Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.
    Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.
    Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto.
    Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë.
    Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.
    Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.😎 dhe Bratislava (12.3).
    Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.😎 dhe Roterdamin (10.1).
    Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim.
    Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.😎 dhe Katowice (7.1).
    Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale.
    Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare.
    Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën./Monitor

  • Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

    Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

    Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën  ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite.Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s.Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti.Ndër qytetet europiane me indeksin më të lartë të përballueshmërisë për blerjen e një prone është kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me 19.8 vite, Londra me 19.2 vite, Spliti  dhe Tirana me 18 vite, më pas renditet Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.Në vitin 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone.Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Në vitet 2023-2024, Milano renditej pas Tiranës me 17 deri në 19 vite për të blerë një apartament, ndërsa në Tiranë duheshin 2 deri në 3 vjet më pak.Në renditjen botërore për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament vijon të mbetet Xiamen në Kinë përkatësisht me 40.1 vite.Në vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti  me 17.8 vite. Pas tyre vjen Milano me 16.3 vite. Tirana ashtu si në 2023 vijoi të renditet pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë.Në vitin 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë ishte Parisi me 20.2 vite, i ndjekur nga Lisbona  me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite, Milano me 19 vite dhe Tirana me 17.5 vite.Një tregues i ngjashëm për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti në Tiranë  është përllogaritur edhe nga “Monitor” mbështetur nga formula e prezantuar në raportin e “Deloitte” që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.Duke i përshtatur këto të dhëna me Tiranën, llogaritet se për të blerë një apartament 70 metër katror nevojiten 19 paga vjetore reale bruto.Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të “Deloitte”, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë.Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0 – 14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3).Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubjanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1).Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim.Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katowice (7.1).Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale.Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare.Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën.   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.