Tag: vjenës

  • Studim: Pse fjalët pozitive na nguliten më shpejt në mendje?

    Studim: Pse fjalët pozitive na nguliten më shpejt në mendje?

    Fjalët që tingëllojnë këndshëm janë më të lehta për t’u mbajtur mend, sipas një studimi nga Universiteti i Vjenës.
    Fjalë të sajuara si “clisious”, “smanious” dhe “drikious” iu prezantuan rreth njëqind folësve të anglishtes për të shqyrtuar se si vetëm tingulli, i pavarur nga kuptimi, ndikon në perceptimin e fjalëve.
    Ata gjithashtu shqyrtuan nëse këndshmëria e tingujve ndikon në lehtësinë e të mësuarit të fjalëve.

    Pjesëmarrësit panë fjalë të ndryshme të rreme që ishin hartuar për të qenë “të bukura”, “neutrale” ose “të pabukura”.
    Së pari, atyre iu kërkua t’i mësonin dhe t’i mësonin përmendësh fjalët, më vonë t’i kujtonin dhe së fundmi t’i vlerësonin sa të bukura ishin.
    “Ne zbuluam se fjalët që pjesëmarrësit i mbanin mend më mirë ishin gjithashtu ato që ata i vlerësuan si më të bukurat”, tha udhëheqësja e studimit Teresa Metzinger.
    Rezultatet tregojnë një marrëdhënie të ngushtë midis paharrueshmërisë dhe eufonisë ose bukurisë së tingullit.
    “Mbetet për t’u parë nëse i kujtojmë gjërat më mirë sepse i gjejmë të bukura, apo nëse i gjejmë të bukura sepse mund t’i kujtojmë më mirë”, tha profesori në Universitetin e Vjenës, studimi i të cilit u botua në revistën PLOS One.

  • Bashkëpunimi i Bujqësorit me Universitetin BOKU të Vjenës, Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

    Bashkëpunimi i Bujqësorit me Universitetin BOKU të Vjenës, Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

    Kryeministri Edi Rama bëri batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë.

    Teksa u fol për bashkëpunimin e Bujqësorit me Universitetin Boku të Vjenës, Rama tha se “nuk e kishte menduar që do të lavdëronte kaq shumë një demokrat”.
    “Konferencë mjaft kuptimplote sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi të Universitetit Bujqësor. Dua të kthehem një çast për të prekur sa më shkurt disa pika të rëndësishme.
    Momenti retrospektiv është kur rektori i universitetit mu drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që universiteti të mos mbetej pa studentë. Praktikisht më ka kërkuar të mbështet idenë e uljes së mesatares së pranimit në këtë universitet.
    Të shkonim në këtë drejtim që do të sillte, mbase, më shumë njerëz, por që do të komprometonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit, në një sektor siç është bujqësia. Duhet të hapin persepktivën e arsimit të lartë për veten e tyre, përmes një mundësie të re, që tu japë atyre forcën e dijes.
    Huberti ishte i zverdhur në atë moment, pasi pa kryeministrin e vendit dhe rektorin t’i mbinin në derë. Kryeministri i Shqipërisë me një grup të njohur, që mund edhe të kërkonin azil politik në Universitetin e Vjenës, kështu nisi bashkëpunimi që sot ka sjellë optimizëm. Ka rezultuar me 20% plus studentë.
    Sot Universiteti Bujqësor ka arritur në drejtimin e urtë dhe të duhur. Reformë që i vlen jo vetëm këtij universiteti, pro që hap shumë rrugë të tjera. Më vjen mirë që nga një universitet që jetonte në një proces rrënimi, si rezultat i kthimit të kurrizit ndaj temave që ky universitet mbulon, në fillimet ishte edhe i sulmuar, i kapur prej fyti, të disa metastazave këtu brenda.
    Sot është kthyer në një pararojë të transformimit. Prarojë e përgjegjësisë. Padyshim që këtu ka një meritë të veçantë jo vetëm lidershipi i universitetit. Nuk ma kishte ngrënë mëndja që do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë, sa herë më bie rasti, një demokrat. Por kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.

    Top Channel

  • Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore

    Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP 500 të Vjenës. Në finale ai mundi 2-1 me përmbysje gjermanin Alexander Zverev (3-6, 6-3, 7-5).
    Një ndeshje interesante mes numrave 2 dhe 3 në botë. Zverev fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja nga ana e Sinner, që e meritoi fitoren.
    Gjithsesi, në krye të renditjes botërore vazhdon të qëndrojë spanjolli Carlos Alcaraz, i shkëputur gati 800 pikë nga Sinner.
    Zverev qëndron i pashqetësuar në vendin e tretë, ndjekur nga amerikani Fritz e serbi Djokovic, që kompletojnë “top-5” tenistët më të mirë në botë.
    Renditja, top-5 meshkuj
    1-Carlos Alcaraz, 11.340 pikë
    2-Jannik Sinner, 10.500 pikë
    3-Alexander Zverev, 6.160 pikë
    4-Taylor Fritz, 4.685 pikë
    5-Novak Djokovic, 4.580 pikë

  • SYRI TV/ Raporti i BB dhe Institutit të Vjenës: Asistenca sociale në Shqipëri, më e ulta në rajon

    SYRI TV/ Raporti i BB dhe Institutit të Vjenës: Asistenca sociale në Shqipëri, më e ulta në rajon

    Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës ka renditur Shqipërinë si vendin me mbështetjen sociale më të ulet për familje në nevoje krahasuar me gjashtë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.Sipas të dhënave, familjet shqiptarë përfitojnë mesatarisht vetëm 70 euro në muaj, një shumë që përfshin ndihmën ekonomike dhe subvencionin për energjinë, 3 here me pak se vendet fqinje, një diferencë të thellë.Kosova ofron 191 euro mbështetje, Maqedonia e Veriut (207 euro)dhe Mali i Zi (267 euro), duke u rritur më tej me Serbinë (282 euro), Federata e Bosnjë dhe Hercegovina (304 euro),ndërsa nivelin me të lartë në Ballkanin Perendimor e mban Republika Srpska me 335 euro.Raporti thekson se skemat sociale në rajon përfshijnë tre kategori kryesore, ndihma për varfërinë – për të siguruar mjete minimale jetes, mbështetje për fëmijët – për familjet me të mitur.

    Subvencione për energjinë – për të lehtësuar kostot gjatë muajve të ftohtë. Shqipëria, ndonëse pjesë e këtyre skemave, mbetet në fund të renditjes, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e politikave sociale te qeverise Rama dhe nevojën për rishikim të tyre.