Tag: vjedhur

  • Po ndiqeshin nga policia, dy të rinjtë shqiptarë me makinë të vjedhur përplasen në një shtyllë

    Po ndiqeshin nga policia, dy të rinjtë shqiptarë me makinë të vjedhur përplasen në një shtyllë

    Tentativa e dy të rinjve shqiptarë për t’u arratisur me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi mëngjesin e së premtes në Bologna të Italisë. Automjeti tip Audi, që rezultoi e vjedhur, u përplas me një shtyllë teksa po ndiqeshin nga policia. Për pasojë ndërroi jetë njëri prej tyre, 18-vjeç, ndërsa tjetri, 19-vjeç, u dërgua në spital pa lëndime serioze.
    Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll. Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë. Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina të tjera të parkuara.
    Në raportin e tyre, oficerët thanë se e humbën nga sytë automjetin, i cili po udhëtonte me mbi 200 km/orë, dhe më vonë e pikasën të përplasur. 19 vjeçari i plagosur nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa 18-vjeçari që vdiq, kishte qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe rezistencë gjatë arrestimit nga policia.

  • “Ne kemi 75 ulëse në Parlament na janë vjedhur 25”/Këlliçi: Beteja jonë është…

    “Ne kemi 75 ulëse në Parlament na janë vjedhur 25”/Këlliçi: Beteja jonë është…

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në emisionin “Off the Record” disa nga detaje nga mbledhja e kryesisë së kësaj force, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
    Këlliçi deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për disa çështje, mes të cilave për dosjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit, të cilat sipas tij prodhuan 25 mandate më pak për PD, pasi u vodhën nga makineria elektorale e pushtetit.
    “PD si forca më e madhe në opozitë e ka detyrë dhe mision betejën në çdo front me mazhorancën. Në dhjetor të 2021 në Kuvendin e Rithemelimit, një nga vendimmarrjet ishte miratimi i një rezolute që u dënua djegia e mandateve. Duke qenë se pasojat e djegies së mandateve ishin katastrofale, PD është e pamundur të përsërisë të njëjtin gabim.
    Ne pretendojmë se na janë vjedhur 25 mandate. Ne pretendojmë se kemi 75 ulëse në atë parlament. Por nuk mund t’i lemë ato 50 vende bosh që na kanë votuar qytetarët. Beteja jonë është në mbrojtje të verdiktit të sovranit. Kemi forcën për të bërë avokatinë më të mirë në parlament, sallë, sheshe, mediat…”, tha Këlliçi në A2 CNN.

  • E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

    E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

    Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë, ku një 33-vjeçar që tentoi të vidhte një banesë përfundoi në pranga, ndërsa pronari i shtëpisë u procedua penalisht pasi e dhunoi.

    Policia njofton se shtetasi me iniciale A.Z., 33 vjeç, u kap në flagrancë nga pronari i banesës, S.L., teksa po përpiqej të hynte për të vjedhur. Ky i fundit e ka goditur me grushte sapo e konstatoi në shtëpi.

    Pas denoncimit, policia arrestoi autorin e tentativës së vjedhjes, ndërsa ndaj pronarit nisi procedimi në gjendje të lirë për vetëgjyqësi.

    ‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., pasi dyshohet se ka goditur me grushte autorin e tentativës së vjedhjes në banesën e tij,’  thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

  • Gjendet një pikturë e famshme e vjedhur nga nazistët

    Gjendet një pikturë e famshme e vjedhur nga nazistët

    Autoritetet argjentinase njoftuan sonte se kishin rikuperuar pikturën ikonike të vjedhur dekada më parë nga nazistët në Holandë.
    Policia kishte kontrolluar më parë disa shtëpi në qytetin bregdetar të Mar de Plata, duke kërkuar për veprën e artit. Është një portret i Konteshës Colleoni, nga piktori italian i shekullit të 18-të Fra Gallario (Giuseppe Ghislandi).
    Piktura kishte qenë e zhdukur për më shumë se 80 vjet dhe ishte përfshirë në një bazë të dhënash të artit të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u gjet falë një fotoje të postuar nga një agjenci pasurish të paluajtshme që tregon dhomën e ndenjes së një shtëpie.
    Pronarja e shtëpisë, vajza e një oficeri SS që iku në Amerikën e Jugut pas luftës, dhe burri i saj janë vendosur në arrest shtëpiak dhe janë akuzuar për pengim të hetimit. /tesheshi.com/

  • Nga Belshi për të vjedhur banesa, lokale e objekte kulti në Memaliaj dhe Përmet, pranga nënës në kërkim i biri

    Nga Belshi për të vjedhur banesa, lokale e objekte kulti në Memaliaj dhe Përmet, pranga nënës në kërkim i biri

    Nënë e bir nga Belshi akuzohen nga policia për 6 raste vjedhjesh të dokumentuara nga muaji maj deri në shtator në Memaliaj dhe Përmet. Ata akuzohen se vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, lokale dhe objekte kulti. Policia ka vënë në pranga 67-vjeçaren, ndërsa ka shpallur në kërkim të birin e saj 36-vjeçar.
    Nga veprimet hetimore rezulton se nënë e bir, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë). Ndërkohë po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.
    Njoftimi i policisë
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe puna operative në terren, ndaluan shtetasen Z. U., 67 vjeçe, banuese në Belsh.
    Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi L. U., 36 vjeç, banues në Belsh.
    Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit, konkretisht:
    04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll., kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe një shumë parash;
    10.07.2025, fshati Krahës – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;
    07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;
    23.08.2025, fshati Petran, Përmet – në lokalin e shtetasit A. L., kanë vjedhur një shumë parash;
    04.09.2025, Memaliaj – në një objekt kulti dhe në një lokal, kanë vjedhur një shumë parash.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë).
    Punohet për kapjen e 36-vjeçarit. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

  • Vodhi disa banesa e markete në Borsh, arrestohet 30-vjeçari

    Vodhi disa banesa e markete në Borsh, arrestohet 30-vjeçari

    Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, ndërsa një tjetër është në kërkim për disa vjedhje në zonën e Borshit. Sipas policisë 30-vjeçari akuzohet për vjedhjen e parave dhe sendeve personale në disa banesa si edhe për vjedhjen e produkteve nga marketet në vlera të kosniderueshme.
    “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:
    Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.
    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:
    Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
    Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
    Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
    Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi”, njofton policia.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volksëagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Pranga ‘skifterit’ 30-vjeçar në Himarë/ Vodhi para në banesa dhe markete (VIDEO)

    Pranga ‘skifterit’ 30-vjeçar në Himarë/ Vodhi para në banesa dhe markete (VIDEO)

    Himarë- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për vjedhje në të paktën 4 raste në Borsh.
    Xhuljano Mërkuri në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete në zonën e Borshit.
    Episodet e vjedhjes kanë ndodhur gjatë muajve qershor dhe gusht, dhe në total sipas bluve i riu ka vjedhur 380 mijë lekë cash, dhe 180 mijë lekë mallra në markete.
    Si provë materiale të riut iu sekuestrua një makinë tip “Volkswagen”, dhe 1 aparat celular.
    Njoftimi i policisë:
    Vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete në zonën e Borshit, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.
    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:
    Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.
    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:
    Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
    Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
    Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
    Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

    Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

    Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete, në zonën e Borshit .

    Blutë kanë sekuestruar 1 automjet tip “Volkswagen” dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftim i Policisë:

    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:

    • Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.

    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:

    • Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
    • Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
    • Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
    • Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Vodhën pije alkoolike e celularë…/ Katër parizienët ‘harrojnë’ pushimet, kapen duke vjedhur në Ksamil e Sarandë,

    Vodhën pije alkoolike e celularë…/ Katër parizienët ‘harrojnë’ pushimet, kapen duke vjedhur në Ksamil e Sarandë,

    Pamje nga vjedhjet

    SARANDË- Katër turistë francezë janë arrestuar nga Policia e Sarandës, si të dyshuar për një seri vjedhjesh në bregdetin jugor, kryesisht në Ksamil. Tre prej tyre P. K., 21-vjeç, H. K., 21-vjeç dhe Y. N., 22-vjeç, u arrestuan në Ksamil, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone. Ndërsa një tjetër me inciale B. S, 27-vjeç, i cili dyshohet se ka i ka vjedhur celularin një shtetasi, u arrestua në Sarandë. 

    Njoftimi: 
    Sarandë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, arrestohen në flagrancë 4 shtetas francezë për vjedhje në Ksamil dhe Sarandë.
    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:
    Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.
    Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Vodhën sende elektrike në Ksamil, përfundojnë në pranga katër shtetas francez në Sarandë (Emrat)

    Vodhën sende elektrike në Ksamil, përfundojnë në pranga katër shtetas francez në Sarandë (Emrat)

    Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës.
    Si pasojë janë arrestuar 4 shtetas francezë  të identifikuar si   Perez Kais, Hatim Kaddouri, Yassine Neggah  dhe Bakany Samassa  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone” në qytetin e Ksamilit.
    Blutë kanë sekuestruar sendet e vjedhura në cilësinë e provës materiale.
    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:
    Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.
    Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”.