Tag: vjedhur

  • “Break in”/ Lumë vjedhjesh në banesa, arrestohen tre ‘skifterë’ në Himarë

    “Break in”/ Lumë vjedhjesh në banesa, arrestohen tre ‘skifterë’ në Himarë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Break in”, zbardhen raste të vjedhjes në 4 banesa në fshatrat e Himarës.
    Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa, gjatë 2 muajve të fundit.
    Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.
    Procedohet penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi.
     
     
    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve intensive në terren, me fokus monitorimin e lëvizjes së shtetasve të dyshuar për krime kundër pronës dhe pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Break in”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:-E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë;-D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë;-K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht:-më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;-më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;-më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;-më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.
    Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve.
    Vijon puna hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.

  • Grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap, arrestohet hajduti i makinës në Tiranë

    Grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap, arrestohet hajduti i makinës në Tiranë

    pamje nga policia

    TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se dje ka vjedhur një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap. Mësohet se Armando Alushi pasi vodhi makinën në rrugën “Niko Avrami”, në kryeqytet, e kishte dërguar në një pikë skrapi për ta shitur. Po ashtu, edhe pronari i pikës së skrapit u procedua penalisht, pasi gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.

    Njoftimi: 
    Tiranë/ Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari.
    Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.
    Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
    Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari

    Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari

    Policia njofton përmes një publikimi video se në Tiranë është vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap.Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet 42-vjeçari/ Vodhi një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap (EMRI)

    Arrestohet 42-vjeçari/ Vodhi një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap (EMRI)

    Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap.
    Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando Alushin.
    Alushi pasi e kishte vjedhur automjetin, e kishte dërguar në një pikë skrapi ku e kishte shitur. Sakaq, nën hetim është vënë dhe 38-vjeçari B. Gj., pronar i pikës së skrapit, ku u gjet automjeti i vjedhur.
    Njoftimi i Policisë:
    “Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari.
    Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
    Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

  • Kapet hajduti i makinës në Tiranë, grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap

    Kapet hajduti i makinës në Tiranë, grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap

    Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap.
    Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando Alushin.
    Alushi pasi e kishte vjedhur automjetin, e kishte dërguar në një pikë skrapi ku e kishte shitur. Sakaq, nën hetim është vënë dhe 38-vjeçari B. Gj., pronar i pikës së skrapit, ku u gjet automjeti i vjedhur.
    “Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari.
    Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.
    Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
    Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Rama ‘qetëson’ opozitën: Diskutojnë si do vjedhë “Diella”, se kur je hajdut aty të rri mendja

    Rama ‘qetëson’ opozitën: Diskutojnë si do vjedhë “Diella”, se kur je hajdut aty të rri mendja

    Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar detyrat e minstres virtuale Diella e cila sipas tij, do të ndërhyjë në rregullimin e problemeve të sistemit që favorizojnë korrupsionin me tenderat publikë.
    Zërave të opozitës se kjo gjetje është provokim, mëkat apo çmenduri, Rama u është përgjigjur se në një kohë të shkurtër, do të ketë Diella të tjera në qeveri.
    “Do të vijë shumë shpejt. Dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë me proceset që lidhen me AI për të arritur t’i shërbejnë më mirë publikut dhe shumë më performues.
    Diskutojnë sot si do të vjedhë Diella. E keni dëgjuar? Sepse kur je hajdut aty të rri mendja si do të vjedhë ai tjetri gjënë që do ta vidhje për vete por s’po të bie rruga andej. Iu shkon mendja atyre që kanë vjedhur, vjedhur ose të vjedhin në rast se i cakton njeri në vend të Diellës”, tha Rama.
    Edi Rama: Thonë ç’është ky provokim, mëkat, çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në  një kohë të shkurtër ministrat jo njeri në një qeveri do të jenë një normalitet.
    Do të vijë shumë shpejt. Dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë me proceset që lidhen me AI për të arritur t’i shërbejnë më mirë publikut dhe shumë më performues. Diskutojnë sot si do të vjedhë Diella. E keni dëgjuar?
    Sepse kur je hajdut aty të rri mendja si do të vjedhë ai tjetri gjënë që do ta vidhje për vete por s’po të bie rruga andej. Iu shkon mendja atyre që kanë vjedhur, vjedhur ose të vjedhin në rast se i cakton njeri në vend të Diellës. Ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe si hyn korrupsioni në një proces tenderimi?
    Në 2 faza procesi ka dobësi që i shfrytëzon korrupsioni, faza e parë termat e referencës që mund të bëhen të orientuar sicc ishte një tender epik para 2013 kur për të bërë një tunel ishte vënë kriter që të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore, në foni.
    Natyrisht tuneli i shkon dikujt që ka instaluar foninë në një miting. Dhe e dyta, tek gjykimi mbi dokumentacionin, jo s’ma me sjellë me vulë të freskët, jo letrën sa punonjës ke, jo me vonëse këtë e atë. Tek termat e referencës Diella e bën të pamundur trajtimin me preferecial të dikujt përmes referencave dhe për këtë ata që po merren me këtë po punojnë.
    E dyta, të gjitha dokumentet pafund që po bëjnë kompanitë dhe i mbledhin lart e poshtë për të shkuar në tender, janë fakte publike, ekzistojnë në sistemin shtetëror të Republikës s Shqipërisë, sa punonjës ke e kanë Sigurimet Shoqërore, e kanë Taksat, sa xhiro ke, sa makineri ke dhe Diella do t’i mbledhë vetë, nuk kanë nevojë njerëzit të shkojnë lart e poshtë…  Dhe në fund oferta flet vetë.

  • Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet 19-vjeçari që drejtonte Audin e vjedhur

    Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet 19-vjeçari që drejtonte Audin e vjedhur

    19-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Bologna të Italisë, teksa bashkë me shokun e tij 18-vjeçar Valjero Maksuti, i cili vdiq në vendngjarje, po tentonte t’i ikte policisë me automjetin tip Audi të vjedhur, është vënë në prangat e policisë italiane.
    Sipas mediave italiane, ai është arrestuar për vrasje me makinë, mallra të vjedhura si dhe rezistencë ndaj arrestimit pasi automjeti me të cilën udëhtonin u raportua e vjedhur në Bolonja natën midis 8 dhe 9 shtatorit. Dëshmitarët kanë deklaruar se makina ishte shpejt dhe aksidenti u duk si një shpërthim.
    Një kamera ka kapur të gjithë skenën. Audi i gjelbër po ecte me shpejtësi drejt kryqëzimit, por humbi kontrollin dhe goditi goditi një shtyllë ndriçimi. U nda në dysh: metali, gomat dhe madje edhe motori doli nga makina. Brenda rrënojave të Audit, u gjet një çekiç për thyerjen e xhamit dhe mjete për vjedhje.
    Rindërtimi i policisë: Nuk kishte kontakt midis dy makinave
    Dy të rinjtë po i iknin makinës së policisë, e cila e kishte ndaluar Audin në një semafor të kuq në Via Tolmino. Makina ishte e shtrenjtë, dhe dy shoferët ishin shumë të rinj. Oficerët urdhëruan kontroll, por kur semafori u bë jeshil, 19-vjeçari u largua me shpejtësi. Pasoi një ndjekje, me Audin që po udhëtonte me shpejtësi të madhe, ku më pas humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Makina e patrullës, e cila e kishte humbur nga sytë Audin për një pjesë të rrugës, mbërriti menjëherë pas aksidentit.
    Hetimi është ende në hapat e parë dhe është shumë herët për të thënë se ku po shkonin dy djemtë ose çfarë kishin ndërmend të bënin. Gjithashtu, është e paqartë se kush e vodhi makinën, ka të ngjarë që të mos kenë qenë dy të rinjtë shqiptarë që e kanë vjedhur automjetin, por dikush tjetër./Corriere della Sera

  • Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet shoku i Valerios, ne Audin e vjedhur po ecte me 150 km/orë

    Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet shoku i Valerios, ne Audin e vjedhur po ecte me 150 km/orë

    Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën një 18 vjeçari shqiptar, ndërsa shoku i tij u plagos rëndë.
    Dy të rinjtë, Valerio Maksuti dhe shoku i tij 19 vjeç  jetonin prej vitesh në Bolonja. Ishin larguar nga Shqipëria të mitur pa familjen e tyre për të jetuar në Itali për një jetë më të mirë.
    Ata ndodheshin në automjetin Audi, i cili kishte rezultuar i vjedhur prej disa ditësh dhe u përplas me një shtyllë në rrugën Murri, në Bolonjosës mëngjesin e 12 shtatorit 2025.

    Ata po përpiqeshin t’i arratiseshin kontrollit policor.

    Ata pak dëshmitarë që kanë qenë në rrugë në orën 05:30 të mëngjesit tregojnë për një makinë që po ecte si e çmendur ‘ ndoshta me 150 kilometra në orë’ tregon shitësi i gazetave, Massimo Mastri dëshmitar i gjithë skenës.
    Kamerat filmuan aksidentin 
    Një kamera sigurie kanë kapur pamjet kur Audi me  ngjyrë jeshile vjen me shpejtësi të çmendur në kryqëzimin me via dei Lamponi, në drejtim të periferisë. Makina humbet kontrollin dhe brenda një fraksioni sekonde përplaset me një shtyllë ndriçimi.
    Makina ndahet në dysh e bëhet copa copa, një grumbull llamarinash. Brenda në sediljen e pasagjerit ishte 18 vjeçari Valeria, për të cilin nuk kishte asnjë shans për ti shpëtuar jetën.
    Valjero Maksuti, 18 vjeç, vdiq në vend. Drejtuesi i mjetit, 19 vjeç, mbeti i plagosur por i mbijetoi mrekullisht. Doli nga ajo grumbull llamarine pothuajse i padëmtuar, ndërsa u dërgua në spitalin Maggiore.
    Ai është arrestuar për ’vrasje në rrugë’ ndërsa akuzohet dhe për rezistencë  ndaj policisë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin kishte rezultuar i vjedhur në Bolonjë në natën mes 8 dhe 9 shtatorit.
    Kamera e sigurisë ka regjistruar dhe momentin kur mbërrin makina e policisë, që po e ndiqte vetëm pak sekonda pas përplasjes.
    Agjentët zbresin menjëherë nga makina për të dhënë ndihmën e parë. Por mes dy automjeteve nuk ka pasur asnjë përplasje e sqaroi Policia e Shtetit, duke tentuar të shuajë çdo polemikë që në fillim dhe duke shpërndarë gjithashtu videon për shtypin, vetëm pak orë pas aksidentit.
    Arratisja që përfundoi në tragjedi
    Të rinjtë në bordin e makinës po iknin pikërisht nga patrulla e policisë, e cila kishte vënë re Audi-n të ndalur në një semafor të kuq në via Tolmino. Automjeti ishte i shtrenjtë, ndërsa dy të rinjtë në timon tepër të rinj në moshë. Agjentët iu afruan dhe i kërkuan drejtuesit të ndalonte për një kontroll. Por sapo semafori u bë jeshil, 19-vjeçari në timon shtypi gazin dhe u largua me shpejtësi të madhe.
    Fillon ndjekja: Audi-ja ecën me shpejtësi të cmendur përgjatë bulevardeve e më pas në via Murri. Pikërisht aty, në kthesën pranë via dei Lamponi, 19-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
    Patrulla e policisë, e cila për një segment të rrugës kishte humbur nga shikimi Audi-n, mbërriti menjëherë pas përplasjes. Këtë e dëshmojnë edhe disa banorë që dëgjuan goditjen dhe dolën menjëherë në dritare.
    Brenda në Audin e aksidentuar policia gjeti dorezë hekuri, një çekiç për thyerje xhamash dhe mjete për vjedhje me thyerje.
    Hetimet
    Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe është herët për të thënë se ku ishin nisur dy të rinjtë dhe çfarë kishin ndërmend të bënin. Dy të rinjtë nuk ishin të njohur për policinë. Nuk është e qartë as kush e kishte vjedhur makinën.Ka shumë gjasa që ajo të mos ishte marrë prej tyre, por nga dikush tjetër.
    Si Audi-ja, ashtu edhe patrulla e policisë janë sekuestruar, ndërsa trupi i pajetë është vënë në dispozicion të prokurorit.
    gijotina.com/

  • Aksidenti tragjik në Itali, arrestohet shoku i Valerios! Me Audin e vjedhur po ecte me 150 km/orë për t’i shpëtuar policisë

    Aksidenti tragjik në Itali, arrestohet shoku i Valerios! Me Audin e vjedhur po ecte me 150 km/orë për t’i shpëtuar policisë

    Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën një 18 vjeçari shqiptar, ndërsa shoku i tij u plagos rëndë.

    Dy të rinjtë, Valerio Maksuti dhe shoku i tij 19 vjeç  jetonin prej vitesh në Bolonja. Ishin larguar nga Shqipëria të mitur pa familjen e tyre për të jetuar në Itali për një jetë më të mirë.

    Ata ndodheshin në automjetin Audi, i cili kishte rezultuar i vjedhur prej disa ditësh dhe u përplas me një shtyllë në rrugën Murri, në Bolonjosës mëngjesin e 12 shtatorit 2025.

    Ata po përpiqeshin t’i arratiseshin kontrollit policor.                                                                                                                                      

    Ata pak dëshmitarë që kanë qenë në rrugë në orën 05:30 të mëngjesit tregojnë për një makinë që po ecte si e çmendur ‘ ndoshta me 150 kilometra në orë’ tregon shitësi i gazetave, Massimo Mastri dëshmitar i gjithë skenës.

    Një kamera sigurie kanë kapur pamjet kur Audi me  ngjyrë jeshile vjen me shpejtësi të çmendur në kryqëzimin me via dei Lamponi, në drejtim të periferisë. Makina humbet kontrollin dhe brenda një fraksioni sekonde përplaset me një shtyllë ndriçimi.

    Makina ndahet në dysh e bëhet copa copa, një grumbull llamarinash. Brenda në sediljen e pasagjerit ishte 18 vjeçari Valeria, për të cilin nuk kishte asnjë shans për ti shpëtuar jetën.

    Valjero Maksuti, 18 vjeç, vdiq në vend. Drejtuesi i mjetit, 19 vjeç, mbeti i plagosur por i mbijetoi mrekullisht. U dërgua në spitalin Maggiore, por doli nga ajo grumbull llamarine pothuajse i padëmtuar. Ai është arrestuar për ’vrasje në rrugë’ ndërsa akuzohet dhe për vjedhje dhe për rezistencë  ndaj policisë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin kishte rezultuar i vjedhur në Bolonjë në natën mes 8 dhe 9 shtatorit.

    Kamera e sigurisë ka regjistruar dhe momentin kur mbërrin makina e policisë, që po e ndiqte vetëm pak sekonda pas përplasjes.

     Agjentët zbresin menjëherë nga makina për të dhënë ndihmën e parë. Por mes dy automjeteve nuk ka pasur asnjë përplasje e sqaroi Policia e Shtetit, duke tentuar të shuajë çdo polemikë që në fillim dhe duke shpërndarë gjithashtu videon për shtypin, vetëm pak orë pas aksidentit.

    Arratisja që përfundoi në tragjedi

    Të rinjtë në bordin e makinës po iknin pikërisht nga patrulla e policisë, e cila kishte vënë re Audi-n të ndalur në një semafor të kuq në via Tolmino. Automjeti ishte i shtrenjtë, ndërsa dy të rinjtë në timon tepër të rinj në moshë. Agjentët iu afruan dhe i kërkuan drejtuesit të ndalonte për një kontroll. Por sapo semafori u bë jeshil, 19-vjeçari në timon shtypi gazin dhe u largua me shpejtësi të madhe.

    Fillon ndjekja: Audi-ja ecën me shpejtësi të cmendur përgjatë bulevardeve e më pas në via Murri. Pikërisht aty, në kthesën pranë via dei Lamponi, 19-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.

    Patrulla e policisë, e cila për një segment të rrugës kishte humbur nga shikimi Audi-n, mbërriti menjëherë pas përplasjes. Këtë e dëshmojnë edhe disa banorë që dëgjuan goditjen dhe dolën menjëherë në dritare.

    Brenda në Audin e aksidentuar policia gjeti dorezë hekuri, një çekiç për thyerje xhamash dhe mjete për vjedhje me thyerje.

    Hetimet

    Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe është herët për të thënë se ku ishin nisur dy të rinjtë dhe çfarë kishin ndërmend të bënin. Dy të rinjtë nuk ishin të njohur për policinë. Nuk është e qartë as kush e kishte vjedhur makinën.Ka shumë gjasa që ajo të mos ishte marrë prej tyre, por nga dikush tjetër.

    Si Audi-ja, ashtu edhe patrulla e policisë janë sekuestruar, ndërsa trupi i pajetë është vënë në dispozicion të prokurorit.

  • Sapo morën imunitetin dhe rrogën, egërsohen deputetët e opozitës!

    Sapo morën imunitetin dhe rrogën, egërsohen deputetët e opozitës!

    Opozita parlamentare shqiptare, e cila ka akuzuar kryeministrin Rama, se u ka vjedhur zgjedhjet dhe se nuk i njeh këto zgjedhje, sot u betua në sallën e Kuvendit.
    Asnjë deputet i opozitës nuk foli dhe as nuk e kontenstoi parlamentin derisa u betuan. Pra sapo u siguruan se morën imunitet parlamentar dhe rrogën e deputetit, filluan dhe bënë rremujë se “nuk e njohin parlamentin”!

    Pse atëhere pranuan të merrnin mandatin e deputetit, kur parlamenti është i vjedhur?!