Tag: vjedhur

  • U arratis nga burgu në Greqi, përfundon arratia për Ylli Shkalla, arrestohet teksa lëvizte me makinë të vjedhur

    U arratis nga burgu në Greqi, përfundon arratia për Ylli Shkalla, arrestohet teksa lëvizte me makinë të vjedhur

    27-vjecari nga Tirana, Ylli Shkalla, i arratisur nga burgu i Kasandrës në Halkidiki të Greqisë në 18 shtator, ka rënë në prangat e policisë greke.

    27-vjeçari shqiptar u arrestua teksa oficerët e policisë e gjetën brenda një makine të parkuar në një parking në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut), raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.
    Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë imituese dhe një telefon celular. Hetimet e mëtejshme zbuluan se i arrestuari e kishte vjedhur automjetin e lartpërmendur në orët e mbrëmjes së 12 tetorit, pasi pronari i tij i ligjshëm e kishte denoncuar vjedhjen e tij dje në mesditë në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Patisias, Athinë. Makina u sekuestrua dhe do t’i kthehet pronarit të saj ligjor. Hetimi paraprak u krye nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Thebë, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet te autoritetet përkatëse.
    Shkalla po vuante në Greqi një dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për lehtësimin e transportit të emigrantëve. Ai rezulton i arrestuar edhe në Tiranë në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim.

    Top Channel

  • “Droga me vlerë 16 milionë euro – Shqiptari kapet me arsenal në mes të Romës”

    “Droga me vlerë 16 milionë euro – Shqiptari kapet me arsenal në mes të Romës”

    Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga karabinierët italianë, pasi u kap me një sasi të madhe kokaine, një armë të vjedhur dhe mijëra euro në para cash.
    Sipas autoriteteve italiane, i riu, i lindur në vitin 2002, u ndalua gjatë një patrullimi rutinë në rrugët e kryeqytetit, pasi sjellja e tij e dyshimtë tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit.
    Gjatë kontrollit, atij iu gjetën rreth 30 mijë euro në para të gatshme, ndërsa më vonë u zbulua se ishte i papunë dhe nuk mund të justifikonte burimin e tyre.
    Kontrolli në banesë zbuloi një qendër logjistike të mirëorganizuar për ruajtjen e drogës, ku u gjetën tetë çanta të mbushura me kokainë të ndarë në 191 pako, me logo të ndryshme që tregonin klasifikimin dhe destinacionin e dërgesave. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun e kryeqytetit italian dhe vlera e saj arrinte në 16 milionë euro.
    Përveç drogës, karabinierët sekuestruan edhe një pistoletë të vjedhur me municion, e cila dyshohet se do të përdorej për mbrojtjen e lëndës narkotike, si dhe një shumë tjetër prej 30 mijë eurosh në para cash.

  • “Po vidhen 120 milionë euro”/ Jamarbër Malltezi denoncon “Tigrat” e Ballukut

    “Po vidhen 120 milionë euro”/ Jamarbër Malltezi denoncon “Tigrat” e Ballukut

    Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka denoncuar jashtë ambienteve të SPAK, vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve me “Tigrat” e Ballukut. Sipas tij çdo ditë shqiptarëve u vidhen 80 mijë euro, ndësa deri tani janë vjedhur 120 milionë euro.
    “Uroj që socialistët të kenë përfituar ndonjë gjë nga këto 120 mln euro që po vjedhin Balluku me Yuri Kim. 120 mln euro po vjedhin, çdo ditë vjedhin 80 mijë euro në ditë, deri tani ka shkuar në 120 milionë euro. Uroj që të kenë fituar edhe ata që i mbështesin ndonjë 5 lekësh”, tha Malltezi.
    Por pas këtyre deklaratave ai u përball me një qytetar, i cili e pyeti: Po “vjehrri jot ka vjedhur gjë?”.
    Qytetari: Yt vjehrr ka vjedhur gjë?
    Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjosat
    Qytetari: Je dhe ti lapangjos edhe vjehrri jot
    Malltezi: Jo mo të keqe! Urdhëro, ja ku i ke 120 milionë euro
    Qytetari: Llafosu me ndonjë tjetër jo me mua
    Malltezi: Uroj të kesh fituar ndonjë 2 lekësh nga këto 120 mln euro

  • “Ti dhe Berisha jeni lapangjoz”/ Qytetari nuk kursen dhëndrin Malltezi para GJKKO-së: Po vjehrri yt ka vjedhur gjë?

    “Ti dhe Berisha jeni lapangjoz”/ Qytetari nuk kursen dhëndrin Malltezi para GJKKO-së: Po vjehrri yt ka vjedhur gjë?

    Një qytetar ka debatuar me dhëndrin e Sali Berishës në hyrje të GJKKO, ku ai po paraqitej si i pandehur për gjyqin e aferës së Partizanit.
    Në hyrje të GJKKO, Malltezi u shfaq me një pankartë ku sulmonte ish-ambasadoren e BE në Tiranë dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, si të korruptuara, ndërsa sulmoi edhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur lapangjozë.
    “120 milionë euro për 0 kw energji, hajdutët vijojnë punën se lolot e Edi Ramës mbrojnë vjedhjet”, shkruhej në pankartën e Malltezit.
    Por, një qytetar para derës së GJKKO nuk e kurseu Malltezin duke i kujtuar vjedhjet që ka bërë vjehrri i tij, Sali Berisha.
    Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?
    Malltezi: Më fal…
    Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur?
    Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjozët….
    Qytetari: Je edhe ti lapangjoz me vjehrrin tënd

  • Gjermania kthen në Greqi një pjesë kolone të vjedhur nga Olimpia pas më shumë se 50 vitesh

    Gjermania kthen në Greqi një pjesë kolone të vjedhur nga Olimpia pas më shumë se 50 vitesh

    Një shtetase gjermane ka dorëzuar në Greqi pjesën e sipërme të një kolone që e kishte vjedhur nga një vend arkeologjik në Olimpia mbi pesë dekada më parë, njoftoi sot Ministria Greke e Kulturës.

    Maja e kolonës prej guri gëlqeror, 24 centimetra e lartë dhe 33.5 centimetra e gjerë, ishte marrë nga Leonidaion, një shtëpi mysafirësh e shekullit të IV para Krishtit. Artefakti është i treti që kthehet në Greqi në vitet e fundit nga Universiteti i Münsterit në Gjermani, i cili e dorëzoi zyrtarisht dje.

    Sipas ministrisë, gruaja vendosi ta kthente pjesën e kolonës pasi u frymëzua nga kthimi i disa objekteve të tjera të rëndësishme antike nga universiteti gjerman në vendin e tyre të origjinës. “E motivuar nga këto veprime, ajo i dorëzoi objektin universitetit, i cili mori përsipër ta rikthente në Olimpian e Lashtë,” theksoi ministria, duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe guximin e saj.

    Në vitin 2019, Universiteti i Münsterit kishte kthyer një gotë vere që i përkiste kampionit të Lojërave Olimpike të vitit 1896 në Athinë, ndërsa një vit më parë kishte dorëzuar një kokë mermeri të epokës romake nga një varrezë në Selanik.

    Zyrtari i ministrisë greke të kulturës, Giorgos Didaskalou, deklaroi se ky gjest “vërteton se kultura dhe historia nuk njohin kufij, por kërkojnë bashkëpunim, përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë”.

    Athina vijon përpjekjet për kthimin e shumë antikiteteve pa ndërmarrë procedura gjyqësore, ndërsa qëllimi kryesor mbetet rikthimi i frizit të Partenonit, i cili ndodhet në Muzeun Britanik që nga shekulli i 19-të.

  • Nxiste 13-vjeçarin për të vjedhur, arrestohet i riu në Tiranë

    Nxiste 13-vjeçarin për të vjedhur, arrestohet i riu në Tiranë

    Është identifikuar dhe arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se nxiste një 13-vjeçar për të vjedhur.

    Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar tre persona, i mituri që vidhte, dhe dy persona të tjerë, që blinin produktet e vjedhura. Sakaq janë sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.
    Njoftimi:
    Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur.
    Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.
    Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.
    Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit:
    -u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë;-u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, pranga dy punonjësve të sigurisë në Portin e Durrësit

    Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, pranga dy punonjësve të sigurisë në Portin e Durrësit

    Policia e Durrësit ka arrestuar dy punonjës të Portit të Durrësit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një motor të importuar nga Zvicra. 
    Policia bën me dije se dy punonjës, të cilët kishin si detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit të Durrësit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur motomjetin me vlerë 2500 euro. 
    Ata do të akuzohen për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën”. 
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
    I. F., 45 vjeç, dhe
    G. D., 47 vjeç, të dy banues në Durrës. 
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K. 
    Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit. 
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.””, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. 
     

  • Arrestohet “skifteri” egjiptian/ Autor i disa grabitjeve bënte “namin”, kamerat e sigurisë e kapën teksa…

    Arrestohet “skifteri” egjiptian/ Autor i disa grabitjeve bënte “namin”, kamerat e sigurisë e kapën teksa…

    Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.
    Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.
    Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
    • më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
    Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Vodhi dy makina për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

    Vodhi dy makina për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

    Një 43-vjeçar në Tiranë, është arrestuar pasi ka vjedhur dy automjete, me qëllim shitjen e tyre.
    Në pranga ra shtetasi E.T., 43 vjeç, i cili ka precedent të mëparshëm penal për të njëjtën arsye.
    Sipas njoftimit të policisë, një vjedhje të kallezueses së ngjarjes, ka ndodhur me datë 28 shtator. Autori, e ka dërguar makinën në Durrës për ta shitur, por blutë arritën ta gjenin dhe ta sekuestronin.
    Automjeti tjetër, dyshohet të jetë vjedhur në korrik, e po punohet për gjetjen e kësaj makine.
    Sakaq, po hetohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që 43-vjeçari mund të ketë kryer.
    Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
    Gjendet në Durrës dhe sekuestrohet njëri prej automjeteve, i vjedhur 2 ditë më parë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
    -E. T.(B)., 43 vjeç.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 2 automjete. Automjetin që ia ka vjedhur kallëzueses, më datë 28.09.2025, ai e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur. Ky automjet u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.
    Punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

  • Vodhi 2 automjete për t’i shitur, pranga 43-vjeçarit (Emri)

    Vodhi 2 automjete për t’i shitur, pranga 43-vjeçarit (Emri)

    Një 43-vjeçar i cili vodhi 2 makina për t’i shitur ka rënë në prangat e policisë.
    Nga video e publikuar nga uniformat blu shihet qartë se si Elton Tafa hyn i qetë në një parking merr makinën dhe largohet.
    Sipas njoftimit të policisë njëra nga mjetet e vjedhura dy ditë më parë u gjet në qytetin e Durrësit.
    Vijon puna për gjetjen e makinës tjetër.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
    -E. T.(B)., 43 vjeç.     
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 2 automjete. Automjetin që ia ka vjedhur kallëzueses, më datë 28.09.2025, ai e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur. Ky automjet u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë. 
    Punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.  
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.