Tag: vjedhur

  • I kapur me makinë të vjedhur dhe arsenal mallrash të grabitura, arrestohet 31-vjeçar shqiptar

    I kapur me makinë të vjedhur dhe arsenal mallrash të grabitura, arrestohet 31-vjeçar shqiptar

    Një ndjekje e rrezikshme në rrugët e Italisë përfundoi me arrestimin e një 31-vjeçari shqiptar, i cili po udhëtonte me një automjet të vjedhur në Zvicër.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 tetorit, kur Karabinierët e degës së Vareses u vënë në ndjekje të një Volkswagen Golf me targa zvicerane, e cila po lëvizte me shpejtësi dhe tentoi të shmangte kontrollin policor.

    Gjatë ndjekjes, që përfshiu manovra të rrezikshme dhe kalime në drejtim të gabuar, i dyshuari goditi disa automjete që ndodheshin në semaforin e kuq pranë supermarketit “Tigros” në Besozzo.

    Pas aksidentit, ai u përpoq të largohej në këmbë, por u kap menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej.

    Në automjetin e braktisur, që rezultoi i vjedhur në Zvicër, Karabinierët gjetën mjete për thyerje, radio portative, telefona celularë, para të gatshme dhe sende të dyshuara si mallra të vjedhura.

    Pas arrestimit, kontrollet u shtrinë edhe në banesën e 31-vjeçarit, ku u zbuluan bizhuteri ari, orë dore dhe dy pistoleta, të cilat dyshohet se janë përfituar nga grabitje të tjera të mëparshme.

    I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Vareses, në pritje të vendimit të Autoriteteve Gjyqësore. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e sendeve të sekuestruara dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

  • Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi poston foton: Jam në mes të Tiranës, nuk kam vjedhur si ti

    Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi poston foton: Jam në mes të Tiranës, nuk kam vjedhur si ti

    Kreu i PSD Tom Doshi ka reaguar pas akuzës së kreut të PD Sali Berisha se ishte arratisur nga drejtësia për t’i shpëtuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme.
    Në një postim në rrjetet sociale, Doshi shpërndan një foto duke shkruar se: “Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash”.
    Tom Doshi: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!

  • Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur

    Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur

    Harrojini Syrin e Maces, Arsène Lupin ose kriminelët koleksionistë të serialeve televizivë. Ajo që ndodhi në Paris nuk lidhet me fantazinë. “Grabitësve të Luvrit nuk iu intereson që bizhuteritë e Napoleonit të mos dëmtohen: atyre nuk iu intereson vlera e tyre historike. Diamantet janë të dobishme vetëm për të bërë sa më shumë para në një kohë të shkurtër.”
    Christopher Marinello është pesimist. Ai është avokati britanik që po udhëheq kërkimin ndërkombëtar të bizhuterive të vjedhura, shkruan La Repubblica. Në vitin 2013 ai themeloi Art Recovery International, një organizatë që zhvillon strategji për të rikthyer veprat e artit te pronarët. Është njeriu pas gjetjes së shumë pikturave të konfiskuara nga nazistët. Këtë vit i riktheu Belluno një pikturë të Madonna-s dhe fëmijës nga Antonio Solario, të vjedhur më 1973.

    -Marinello, e prisnit një grabitje si kjo?
    “Aspak, ishte shokuese. Një grabitje në një muze si Luvri është rezultat i një guximi të pabesueshëm. Nuk është amator. Tani gjithçka është e mundur, kudo.”
    -Ka fjalë se ka bashkëpunëtorë nga muzeu.
    “Hetimet po vijojnë edhe në atë drejtim. Por ku i dihet. Ka grupe që i kanë përpunuar aftësitë e tyre prej vitesh duke vjedhur bizhuteri nga muze më të vegjël francezë. Profili i hajdutëve të Luvrit përshtatet me diçka si kjo. Ata përdorën avantazhet e problemeve të muzeut: nuk të nevojiten domosdoshmërisht bashkëpunëtorë të brendshëm.”
    –Por është e mundur që të jetë kërkuar nga një koleksionist që dëshiron margaritarët e kurorës franceze?
    “Më duket se kjo s’ka gjasa. Nuk është një roman. Vjedhja e gjërave të çmuara është diçka ndryshe nga një punë me pagesë e kërkuar nga një koleksionist.”
    –Po thoni se plaçka me siguri do të copëtohet?
    “Sigurisht. Është një garë midis policisë dhe grabitësve kundër kohës. Këto bizhuteri janë shumë të rëndësishme që të mbeten të paprekura. Asnjë koleksionist nuk do të futej në telashe për t’i marrë siç janë. Bizhuteritë e Napoleonit janë ndarë ose do të ndahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe ari do të shkrihet. E gjitha që mos të mbetet asnjë gjurmë dhe gurët e çmuar të shiten në treg.”
    -Tregun e zi për veprat artistike.
    “Po, por kujdes, ndryshon me pikturat. Me pikturat bëhen marrëveshje, shkëmbime. Me gurët, sidomos diamantet dhe safirët, ndahen që të futen në treg pa ngjallur dyshime. Identiteti origjinal i tyre zhduket përgjithmonë.”
    -Por kush janë lojtarët në këtë treg?
    “Njerëzit flasin për trafikantët e drogës, por kur ne përballemi me gurët e çmuar janë njerëz të zakonshëm, jo të dyshimtë që hajdutët i kontaktojnë. Ka mijëra e mijëra bizhuteri që shiten në këtë mënyrë.”

    -Nëse do të imagjinonit një trajektore, ku do të ishin bizhuteritë e Napoleonit tani?
    “Duke e vënë veten në vendin e kriminelëve, do ta hiqja qafe plaçkën sa më shpejt. Bizhuteritë mund të kenë shkuar drejt e në Tel Aviv, Antverp ose Indi. Vende ku diamantet priten nga profesionistët dhe shiten shpejt. Specialistët i janë futur punës tashmë.”
    -Nuk dukeni optimist për rezultatin e çështjes së Luvrit.
    “Sa më shumë kohë kalon, aq më keq bëhet.”
    –Ka shumë piktura të famshme që kërkohen ende. Çfarë ka ndodhur meto, sipas jush?
    “Mendoj se ekzistojnë ende. Dikush i ka. Jam vetëofruar si ndërmjetës. Mund të bëhen ende gjëra. Mendoni për rastin e Karavaxhos: kushdo që e ka vjedhur nuk jeton më. E njëjta gjë me kriminelët e Bostonit. Kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të negociojmë më me ta. Fatkeqësisht, që t’i shohim sërish ato kryevepra duhet të ofrojmë shpërblime pa bërë shumë pyetje.”

  • Zbardhen disa raste vjedhjeje në Sarandë, arrestohen tre autorët

    Zbardhen disa raste vjedhjeje në Sarandë, arrestohen tre autorët

    Policia e Sarandës ka zbardhur disa raste vjedhjesh.

    Tre persona janë arrestuar si autorë të dyshuar.
    Njoftimi i policisë:
    Falë veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht:
    * u ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.
    Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:– më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë;– më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë;– më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.
    * po ashtu, u arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, dhe M. R., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë kapur duke vjedhur pompën e ujit në lokalin e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjatë kontrollit personal, shtetasit A. S. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vjedhje në seri në zona të ndryshme të Sarandës, pranga 3 ‘skifterëve’

    Vjedhje në seri në zona të ndryshme të Sarandës, pranga 3 ‘skifterëve’

    Tre të rinj të akuzuar për plaçkitje në seri të banesave dhe bizneseve në fshatra e lagje të qytetit të Sarandës kanë rënë në prangat e policisë.
    Të dyshuarit e identifikuar si Majko Shahini, Arjan Skura dhe Mario Rakipi nuk kursenin as kabuj, orendi dhe vegla pune, që mendohet se më pas i shisnin në tregun e zi, si dhe shuma parash.
    Njoftimi i policisë:
    Falë veprimeve  hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht:
    U ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.
    Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:
    Më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë;
    Më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë;
    Më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.
    Po ashtu, u arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, dhe M. R., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë kapur duke vjedhur pompën e ujit në lokalin e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjatë kontrollit personal, shtetasit A. S. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI/ Para cash, vegla pune, arrestohet ‘skifteri’ serial në Sarandë

    EMRI/ Para cash, vegla pune, arrestohet ‘skifteri’ serial në Sarandë

    Policia ka arrestuar një 23-vjeçar të identifikuar si Majko Shahini, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.

    Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake.

    Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:

    – më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë;
    – më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë;
    – më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.

  • U kap pasi vodhi orenditë në një shtëpi, akuzohet edhe për 3 vjedhje të tjera

    U kap pasi vodhi orenditë në një shtëpi, akuzohet edhe për 3 vjedhje të tjera

    U kap pasi vodhi orenditë në një shtëpi, akuzohet edhe për 3 vjedhje të tjera
     
    Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 23-vjeçar nga fshati Çukë, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura në qytet dhe në fshatrat përreth, gjatë muajve të fundit. Arrestimi është bërë pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në kuadër të punës për zbardhjen e ngjarjeve të kësaj natyre.
     

     
    I arrestuari, me inicialet M. Sh., dyshohet se më 17 tetor 2025, ka hyrë në një banesë në fshatin Çukë, prej nga ka vjedhur orendi shtëpiake. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë lidhur të njëjtin shtetas edhe me disa vjedhje të tjera të kryera më herët në zona të ndryshme të Sarandës.
     
    Sipas Policisë, ngjarjet e dyshuara lidhen me:
     

    24 mars 2025, në fshatin Berdenesh, ku janë vjedhur kabuj elektrikë nga një magazinë;
    11 qershor 2025, po në Berdenesh, ku janë marrë vegla pune me vlerë rreth 50 000 lekë;
    24 gusht 2025, në një dhomë hoteli në Ksamil, ku dyshohet se është vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.

     
    Ndaj 23-vjeçarit do të vijojnë procedurat përkatëse në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa hetimet janë ende në proces për të zbuluar nëse ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.
     
    Policia e Sarandës bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese në denoncimin e çdo veprimi të dyshimtë, duke garantuar se të gjitha informacionet trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vodhi një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, në makinë i gjendet…

    Vodhi një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, në makinë i gjendet…

    Reagimi i shpejtë i shërbimeve të Policisë së Lezhës bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin brenda pak minutash të një 38-vjeçari, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”.

    Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet edhe një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
    Njoftimi:
    Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari.
    U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas.
    Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.
    Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.
    Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Nga Lezha në Rinas, 38-vjeçari arrestohet pas vjedhjes së një makine, i sekuestrohet edhe një celular

    Nga Lezha në Rinas, 38-vjeçari arrestohet pas vjedhjes së një makine, i sekuestrohet edhe një celular

    Një 38-vjeçar në Lezhë u ndalua disa minuta pas vjedhjes së një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”. Automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas u sekuestruan në momentin e ndalimit.

    Ndaj shtetasit janë nisur procedurat për hetime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për të verifikuar nëse ai është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje.

    Njoftimi:

    Lezhë

    Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari.

    U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas.

    Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.

    Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.

    Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme

  • U arratis nga burgu grek, kapet në Shqipëri krimineli i rrezikshëm, policia i zbulon automjetin e vjedhur

    U arratis nga burgu grek, kapet në Shqipëri krimineli i rrezikshëm, policia i zbulon automjetin e vjedhur

    27-vjecari nga Tirana, Ylli Shkalla, i arratisur nga burgu i Kasandrës në Halkidiki të Greqisë në 18 shtator, ka rënë në prangat e policisë greke. 27-vjeçari shqiptar u arrestua teksa oficerët e policisë e gjetën brenda një makine të parkuar në një parking në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).
    Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë imituese dhe një telefon celular. Hetimet e mëtejshme zbuluan se i arrestuari e kishte vjedhur automjetin e lartpërmendur në orët e mbrëmjes së 12 tetorit, pasi pronari i tij i ligjshëm e kishte denoncuar vjedhjen e tij dje në mesditë në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Patisias, Athinë.Makina u sekuestrua dhe do t’i kthehet pronarit të saj ligjor. Hetimi paraprak u krye nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Thebë, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet te autoritetet përkatëse.
    Shkalla po vuante në Greqi një dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për lehtësimin e transportit të emigrantëve. Ai rezulton i arrestuar edhe në Tiranë në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim.