Tag: vjedhur

  • Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur i vihet kazma familjes shqiptare

    Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur i vihet kazma familjes shqiptare

    Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët këtë të premte u ndal edhe te miratimi i ‘Ligjit për Barazinë Gjinore’, që sipas tij u miratua ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini.

    Kjo sipas Berishës, ndodh vetëm në një parlament me votë të vjedhur, ku përmes tij i vihet kazma familjes shqiptare.

    ‘Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë’, u shpreh Berisha.

    Së dyti, duhet të rikthehem edhe njëherë ligjit që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja.

    E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare, ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij në kushtet më të jashtëzakonshme.

    Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër, burrë, grua dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore.

    Zëvendësohet me identitetin gjinor me diversitet të gjerë.

    E gjitha kjo kalon pa debat në pabesi, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur po dje paradite që ligji të afrohet dhe debati të zhvillohet jo pas orës 1 të natës, por në një kohë kur qytetarët mund ta ndiqnin.

    Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë.

  • “Rama përdori Belindën e vet për…”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro

    “Rama përdori Belindën e vet për…”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro

    Deputeti Klevis Balliu ishte një nga deputetët e opozitës që kërkoi interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku në lidhje me atë që ka ndodhur me tunelin e Llogarasë, ndërkohë që ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës sot nuk ishte as në seancën plenare.
    Në fjalën e tij në Kuvend, Balliu u shpreh se Balluku dhe kryeministri Edi Rama bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro nga shqiptarët,duke kujtuar edhe skemën se si kjo u bë e mundur.
    Klevis Balliu:
    “Sa më shumë të fliste Belinda aq më shumë kuptohet që shefi për Tunelin e Llogarasë është Rama. Tenderi i fituar nga Gjoka u anulua nga Balluku me urdhër nga lart. Tenderin e fitoi kompania turke, e cila kishte ofertën më të lartë, 12 mln euro më shumë se oferta e dytë. Kjo ndodhte për të vjedhur më shumë para që Berberi e Balluku të marrë pjesën e vet dhe Rama të marrë sa më shumë.
    Shtesat 50 mln euro nuk vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Ramës. Rama përdori Belindën e vet për të kryer procedurat”, tha ai.

  • Përgjimet e Ballukut, Shehaj: Zv.kryeministrja i ka vjedhur shqiptarëve 10 mln euro…Peleshi i mbyll mikrofonin

    Përgjimet e Ballukut, Shehaj: Zv.kryeministrja i ka vjedhur shqiptarëve 10 mln euro…Peleshi i mbyll mikrofonin

    Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje sot në Kuvend aferat e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe milionat be vjedhura prej daj.
    Ai i është referuar edhe përgjimet e publikluara ditën e djeshme nga dosja e Prokurorisë së Posaçme, ku Balluku dhe ish kreu i ARRSH Evis Berberi flisnin se si do të vepronin në lidhje me tenderat dhe manipulimin e tyre.
    “Nuk ma mbyllni dot gojën, do të flas. Ndërsa zv kryeministrja ka dalë se u ka vjedhur 10 mln euro shqiptarëve bashkë me drejtorinë saj”, tha Shehaj, ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi i ka ndërprerë fjalën duke i mbyllur mikrofonin.

  • Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra

    Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra

    Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra
     
    Një bari nga Janjari, Konispol, ka denoncuar në polici vjedhjen e katër kecave nga kopeja e tij.
    Sipas burimeve zyrtare nga Policia, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit R. R., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
     

     
    Denoncimi është bërë nga shtetasi S. I., i cili ka kallëzuar se më datë 03.11.2025, në fshatin Janjar, personi i dyshuar i ka vjedhur 4 bagëti të imta (keca).
    Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
     
    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

    Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

    Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine në zonën e Yrshekut në kryeqytet.

    Pasi vodhi automjetin tip “Volkswagen”, ai u arrestua duke drejtuar automjetin e vjedhur.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi: -D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kapet duke bërë xhiro me automjetin e sapo vjedhur në Tiranë

    Kapet duke bërë xhiro me automjetin e sapo vjedhur në Tiranë

    Tiranë – Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar që kishte vjedhur një automjet në zonën e Yrshekut dhe u kap pak më vonë, duke e drejtuar atë në rrugët e kryeqytetit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e kishte vjedhur në oborrin e banesës së tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur

    (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur vetëm pak kohë më parë në zonën e Yrshekut.
    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti dhe organizuan punën për identifikimin e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., i cili kishte denoncuar vjedhjen e mjetit nga oborri i banesës së tij.
    Automjeti i vjedhur është sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.

  • Kapet në flagrancë 35-vjeçari që vodhi automjetin në Yrshek

    Kapet në flagrancë 35-vjeçari që vodhi automjetin në Yrshek

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur në zonën e Yrshekut.
    Sipas uniformave blu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një mjeti, duke organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është arrestuar shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E.. Hetimet paraprake tregojnë se 35-vjeçari e kishte vjedhur automjetin në oborrin e banesës së këtij të fundit.
    Automjeti i vjedhur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet – EMRI

    Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet – EMRI

    Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, në kasafortën e një banese në rrugën “Musa Agolli”.
    Në pranga mësohet se ka rënë Pashk Zefi. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi që largoi 52-vjeçarin, me automjet, nga vendngjarja.
    Policia informon se 2 bashkëpunëtorët kanë mbajtur në vëzhgim zonën dhe kanë hyrë në banesë, kur aty nuk kishte banorë. Vjedhja ka ndodhur më datë 24.10.2025.

    “Pas kallëzimit të një shtetaseje, se më datë 24.10.2025, nga kasaforta në banesën e saj, ishin vjedhur gjatë kohës që nuk kishte patur banorë, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për kapjen e autorit/ëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Rojtaret”, u mundësua identifikimi i të dy shtetasve të implikuar në këtë rast, konkretisht P. Z., 52 vjeç dhe D. B., 56 vjeç, të banues në Tiranë. 52-vjeçari u vu në pranga, ndërsa shtetasi D. B. u shpall në kërkim.
    Nga këto veprime dyshohet se 2 shtetasit kanë mbajtur në vëzhgim banesën në rrugën “Musa Agolli”, ku shtetasi P. Z. ka hyrë për të vjedhur, kur nuk ka patur banorë. Ndërkaq, shtetasi D. B. ka larguar me automjet, 52-vjeçarin, nga banesa, pasi ky i fundit dyshohet se vodhi nga kasaforta, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro.
    Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B. Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.”- njofton policia.

  • Debat në studion e ‘Çim Peka Live’, Anri Bala: A do bëjë Bela burg? SPAK të gjejë paratë e korrupsionit

    Debat në studion e ‘Çim Peka Live’, Anri Bala: A do bëjë Bela burg? SPAK të gjejë paratë e korrupsionit

    Një debat i ashpër televiziv ka vënë në qendër të vëmendjes efektivitetin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), pas nisjes së hetimeve ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

    Në studion e ‘Çim Peka Live’ analisti Anri Bala hodhi akuza të rënda ndaj SPAK se nuk  duke e cilësuar hetimin ndaj ministres si një çështje minore në krahasim me aferat e mëdha të korrupsionit për të cilat flitet prej vitesh.

    Pjesë nga debati

    Anri Bala: Po e ktheve parlament me Zeqinenë nuk kanë turp këta.

    Kanë dalë dosjet e Berishës, Metës e Veliajt janë bërë pazar i gjësë së gjallë. I bënë dosjet fletë fletë.

    Zonja nga 8 akuza shumë të rënda.
    Jonida Shehu: Akuza nga?
    Anri Bala: Unë po i thashë dikujt që ka vjedhur, është akuzë. Është kallëzim kur e çoj te institucioni, institucioni ta verifikojë. Po po i thashë në studio që e ke vjedhur zotëri, po të akuzoj. Dhe shkoj për akuzë unë atje, për shpifje.

    Unë besoj se Belinda Balluku… në gjykimin tim doli më e fortë se Berisha, në thonjëza. Më e fortë se Meta, në raport me SPAK-un, institucionin e drejtësisë. Më e fortë se Veliaj. Tani, a duke dalë më e fortë se këta që i ka mundur Rama, a rrezikon…

    Enton Abilekaj:  Ka dalë Taulant Balla më i fortë po të duash ti kështu.

    Anri Bala:  Tetë kallëzime që janë për afera me nga 50 milionë euro, 100 milionë euro, 200 milionë euro, dhe më del ti për kotecin e pulave me 2 milionë euro, për çelësat e kashtës?

    E di kush është neni që ka shkelur zonjën? Tre vjet. Ne kishim drejtoreshën e Kadastrës të Durrësit, u dënuan për pastrim parash u dënua shtatë vjet, bëri me gjykim të shkurtuar 4.8 vjet, mori tre vjet shërbim prove, s’bëri ditë në burg. Si pretendoj unë tani që zonja Belinda Balluku, nëse këta e kanë zbuluar se ka aferën e madhe gjigande, me një nen që shkon deri në tre vjet, që kanë të tjerët, kanë nja dy vjet, nuk po i çojnë gjëkundi, do bëjë burg? Ose a rrezikohet, apo rrezikon SPAK-u? Unë besoj se kemi hedhur miliona, miliarda, kemi ngritur një strukturë antikorrupsion.
    Dhe kur ngrejmë struktura antikorrupsion, unë pretendoj se këta njerëzit do më kapin njerëzit e korruptuar. Dhe ka një absurd ..Del SPAK-u sot, më thotë që unë po luftoj korrupsionin dhe ti s’ke asnjë kacille.  

     Ose po gënjejmë ne që këta kanë vjedhur, ose populli që mendon që këta duhet të ikin se kanë vjedhur e ka gabim, ose SPAK-u duhet t’i gjejë paratë. Kush i ka vjedhur.

     Në gjashtë vjet SPAK-u nuk ka kapur një person për korrupsion”