Tag: vjedhur

  • U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023

    U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023

    Makina tip “Toyota” e cila u përdor nga autorët e atentatit të ndodhur në Rinas më 11 nëntor rezulton e vjedhur në Greqi në vitin 2023.
    Ndërsa targat janë vjedhur gjithashtu në shtetin fqinj, në vitin 2024.Lexo edhe :Related Posts
    Disa orë pas atentatit të ndodhur Rinas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halil të Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën edhe katër armë tip kallashnikov.

    Si pasojë e të shtënave mbeti i vrër në vendngjarj Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë punonjësi i AMP, Muçi Sheqeri.
    Vision Plus një ditë më parë publikoi edhe videon e atentatit të rëndë të ndodhur në mes të ditës në një zonë mjaft të populluar.

    /vizionplus.tv

  • Vodhi 12 mln lekë nga një banesë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dënuar në Greqi

    Vodhi 12 mln lekë nga një banesë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dënuar në Greqi

    Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga një 37-vjeçar autor të dy vjedhjeve në Tiranë. Sipas policisë, 37-vjeçari rezulton i dënuar më herët në Greqi për të njëjtin krim.
    Më 19 tetor, ky person ka vjedhur në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha” produkte që kapin vlerën e 50 mijë lekëve, ndërsa vetëm pesë ditë më parë (më 8 nëntor) ka vjedhur nga një banesë, po në kryeqytet, 12 milionë lekë.
    Policia ka sekuestruar sendin e përdorur për vjedhjet me thyerje, veshjet e përdorura gjatë këtyre ngjarjeve, si dhe një sasi lënde narkotike të cilën 37-vjeçari e mbante në banesë.
    “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”.
    5 ditë më parë, vodhi 12 milionë lekë, në një banesë, identifikohet dhe kapet 37-vjeçari, i dënuar më parë, në Greqi, për të njëjtin krim.
    Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka kryer një vjedhje me thyerje, më 19 tetor, ndërsa nga kontrollet rezultoi se mbante në banesë, sasi Cannabisi.
    Sekuestrohen sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.
    Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
    -më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;
    -më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
    Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi N. K.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

  • Tentoi të hynte për të vjedhur, 45-vjeçari gjendet i pajetë në kangjellat e murit rrethues

    Tentoi të hynte për të vjedhur, 45-vjeçari gjendet i pajetë në kangjellat e murit rrethues

    KOHA JONË SONDAZH

    Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?

    Ke arritur limitin e votimit.

  • Trupi i karbonizuar në Greqi: Autoritetet gjejnë plumb në trup

    Trupi i karbonizuar në Greqi: Autoritetet gjejnë plumb në trup

    Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia të Greqisë.
    Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai.
    Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.
    Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. U vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një mjeti nga Katerini.
    Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

  • I lidhur dhe i djegur në një makinë, gjendet një plumb në trupin e viktimës që dyshohet se është shqiptar

    I lidhur dhe i djegur në një makinë, gjendet një plumb në trupin e viktimës që dyshohet se është shqiptar

    Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia të Greqisë.

    Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai. Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.
    Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. U vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një mjeti nga Katerini.
    Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

    Top Channel

  • Greqi/ U gjet i lidhur dhe i djegur në makinë, gjendet plumb në trupin që dyshohet se i përket shqiptarit

    Greqi/ U gjet i lidhur dhe i djegur në makinë, gjendet plumb në trupin që dyshohet se i përket shqiptarit

    Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia të Greqisë.

    Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai.

    Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.

    Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. Makina u vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një mjeti nga Katerini.

    Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

  • Greqi, gjendet një person i karbonizuar dhe i prangosur brenda një makine të vjedhur, dyshohet se është shqiptar

    Greqi, gjendet një person i karbonizuar dhe i prangosur brenda një makine të vjedhur, dyshohet se është shqiptar

    Një ngjarje tronditëse është raportuar nga zona e Skourta, Beotia, ku është zbuluar një trup i pajetë, i karbonizuar dhe me pranga. Rasti po hetohet nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE) grek, duke sugjeruar përfshirje të mundshme të grupeve kriminale.
    Detajet e krimit
    Trupi është i një burri, ende i paidentifikuar dhe ishte i karbonizuar, si dhe i prangosur me duart pas shpine. Viktima u gjet në sediljen e pasme të një automjeti, ndërsa ngjarja vlerësohet të ketë ndodhur 2 ose 3 ditë më parë.
    Automjeti dhe trupi u gjetën nga një gjuetar.
    Mjeti i vjedhur me targa të falsifikuara
    Automjeti i përdorur në krim shton misterin e ngjarjes. Makina ishte vjedhur muajin e kaluar në Glyfadës (Atikë) dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat i korrespondonin një automjeti të ngjashëm të regjistruar në Katerini.
    Skenari shqiptar nën hetim
    Sipas gazetës greke iefimerida, autoritetet po hetojnë me intensitet, pasi trupi i prangosur bën të qartë se jemi para një skenari ekzekutimi të mirëorganizuar. Një skenar i mundshëm që po shqyrtohet nga Drejtoria e Krimit të Organizuar (e quajtur shpesh ‘FBI e Greqisë’) është që bëhet fjalë për një shtetas shqiptar.
    Sipas informacioneve, personi në fjalë ishte nisur për në Vilia dy ose tre ditë më parë, por rezultoi i zhdukur. Deri më tani, personi i dyshuar nuk ka qenë problematik apo i njohur për autoritetet greke.
    Hetimet do të fokusohen tashmë tek analiza e provave mjeko-ligjore dhe gjurmëve të lëna nga vjedhja dhe djegia e mjetit, me qëllim identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e motivit të këtij krimi të rëndë.
    Çfarë po ndodh me identifikimin?
    Analiza mjeko-ligjore
    Identifikimi i një trupi të karbonizuar është një proces i vështirë dhe kërkon kohë. Autoritetet janë duke punuar me analizat mjeko-ligjore, përfshirë mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes dhe krahasimin e tyre me të dhënat e ADN-së, dentare apo gjurmët e gishtave (nëse gjenden).
    Skenari i shtetasit shqiptar
    Një nga skenarët që po shqyrtohet seriozisht nga hetuesit është se viktima mund të jetë një shtetas shqiptar që rezultonte i zhdukur dy ose tre ditë para gjetjes së trupit, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
    Motivi
    Deri në identifikimin e viktimës, është e pamundur të përcaktohet një motiv i saktë, por prangat dhe automjeti i vjedhur tregojnë për një ekzekutim që lidhet me krimin e organizuar ose larje hesapesh.

  • Horror/ E prangosën dhe i vunë flakën, burri gjendet pas dy ditësh i djegur në sediljen e pasme të makinës

    Horror/ E prangosën dhe i vunë flakën, burri gjendet pas dy ditësh i djegur në sediljen e pasme të makinës

    Një krim brutal u zbulua të premten pasdite (7/11) në Skourta, Viotia. Një burrë u gjet i djegur në sediljen e pasme të një makine dhe i prangosur. Sipas informacioneve fillestare, makina ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.
    Rasti konsiderohet veçanërisht serioz dhe tashmë është marrë përsipër nga Departamenti i Hetimit të Krimit të Organizuar (i ashtuquajturi FBI grek). Megjithatë, çelësi i çështjes është të bëhet i ditur identiteti i viktimës. Vlerësimi fillestar është se vdekja e burrit ka ndodhur dy ditë më parë. Makina e djegur me trupin u vu re nga një gjuetar.
    Policia e konsideron si provë veçanërisht të rëndësishme faktin se makina ishte vjedhur nga Glyfada pranverën e kaluar, por targat e falsifikuara korrespondojnë me një makinë të të njëjtit lloj nga Pieria. Zhdukja e fundit e një të huaji nga Atika, i cili kishte njoftuar se do të shkonte në Villa, tashmë është duke u hetuar. Megjithatë, ky person nuk ka precedentë penalë.

  • Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur iu vu kazma familjes shqiptare

    Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur iu vu kazma familjes shqiptare

    Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur iu vu kazma familjes shqiptare
    Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët u ndal edhe te miratimi i ‘Ligjit për Barazinë Gjinore’, që u miratua ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini.
    Kjo sipas Berishës, ndodh vetëm në një parlament me votë të vjedhur, ku përmes tij i vihet kazma familjes shqiptare.
    Berisha tha se, ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë.
    “Së dyti, duhet të rikthehem edhe njëherë ligjit që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja.
    E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare, ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij në kushtet më të jashtëzakonshme.
    Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër, burrë, grua dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore.
    Zëvendësohet me identitetin gjinor me diversitet të gjerë.
    E gjitha kjo kalon pa debat në pabesi, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur po dje paradite që ligji të afrohet dhe debati të zhvillohet jo pas orës 1 të natës, por në një kohë kur qytetarët mund ta ndiqnin.
    Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë”, tha Berisha.

  • Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

    Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet.
    31-vjeçari, më datë 19 tetor 2025, ka hyrë në banesën e një shtetasi dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe para, në kohën kur pronari nuk ndodhej në banesë.
    Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga pronari, policia organizoi punën operacionale dhe arriti të kapë autorin, i cili kishte fshehur disa nga sendet e vjedhura në lokalin që administronte vetë.
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti person më datë 5 nëntor 2025 ka vjedhur materiale në një magazinë po në lagjen “Katund i Ri”.
    NJOFTIMI:
    Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 31 vjeç.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
    -më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë;
    -më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
    /vizionplus.tv