Një automjet i vjedhur është ndaluar nga policia në Vlorë pas një ndjekjeje që zgjati rreth 30 minuta.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur rreth orës 20:30 u raportua në sallën operative për një mjet të dyshuar që qarkullonte në qytet.
Policia rrugore ndërhyri menjëherë dhe arriti të lokalizojë automjetin, një Volkswagen me targa AA355CE, pranë kryqëzimit të Lagjes “Kushtrimi”. Mjeti drejtohej nga 16-vjeçari Flavio Llanaj, i cili nuk kishte leje drejtimi. Brenda automjetit ndodheshin edhe katër persona të tjerë.
Pas ndalimit, të gjithë u shoqëruan në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e vjedhjes dhe përfshirjen e të rinjve në këtë ngjarje.
Tag: vjedhur
-

Drejtonte pa patentë një automjet të vjedhur në Vlorë, policia ndjek për 30 minuta një 16-vjeçar
-

“Programi i Ramës është plagjiaturë”,Muçollari reagon pas prezantimit të Shqipëria 2030: PD ka një platformë të denjë..
Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe kandidati për Tiranën, Grigels Muçollari, ka komentuar programin Shqipëria 2030 të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se programi është një plagjiaturë, ndërsa akuzon mazhorancën se ka vjedhur programin që PD ka kohë që e ka prezantuar.
“12 vite korrupsion i mbyll duke vjedhur një programEdi Rama kreu sot një plagjiaturë të dënueshme, të neveritshme. Ai paraqiti si program të vetin, projektin që PD e ka shpallur prej muajsh.Nga pensioni minimal, paga mesatare, paga minimale, kreu i rilindjes konfirmoi që angazhimet e PD qenkan të realizueshme, ndryshe nga sa është shprehur deri tani.Pas 12 viteve korrupsion, ai po e mbyll mandatin e fundit duke vjedhur një program.Menyra si e paraqiti, si një one man show, ai i vetëm në një skenë, tregon se nuk ka ekip dhe kërkon pushtet vetëm për veten e tij.Ai kerkon pushtet për veten e tij, për imunitet e mbrojtje nga drejtësia, ndërsa PD ka një platformë qe prek qytetarin në hallet dhe shqetësimet e përditshme, që ka përmasat e qytetarit, një program njerëzor, me njerëzit, për njerëzit.Dhe i tillë do të vijë në zbatim me 11 Maj”, shkruan ai.
-

Dënohet një kosovare në Zvicër, ia kishte vjedhur rreth 31.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Një punonjëse e shërbimit të Spitex-it ka marrë bizhuteritë e pronares së moshuar ndërsa pastronte një apartament në rajonin e qytetit Aarau, në nëntor të vitit 2022.
Bëhet e ditur se ajo nga komodina komodina dhe kutia e bizhuterive të viktimës ka vjedhur katër byzylykë, tre rrathë, dy gjerdanë, një unazë martese, gjashtë unaza gishtash dhe tre vathë.
Derisa, të gjitha këto kapin vlerën gati prej 31 mijë frangash, derisa viktima këtë e ka vënë re disa ditë më vonë.
Në maj të vitit 2024, Gjykata e Qarkut në Aarau e kishte dënuar gruan me 8 muaj burgim me një periudhë prove (me kusht) prej tre vjetësh për vjedhje, si dhe një gjobë prej 3000 frangash.
Ajo tani duhet të paguajë edhe një dënim të mëparshëm për mashtrim të shumëfishtë, 6000 franga, për shkakun se nuk i është përmbajtur dënimit të atëhershëm me kusht edhe kosovarja duhet po ashtu t’i rimbursojë viktimës edhe rreth 30 mijë franga.
Punonjësja e Spitex-it u mbrojt kundër akuzës në gjykatën e lartë (kantonale) duke kërkuar një lirim, shkruan aargauerzeitung.ch, mëgjithatë këtë e ka bërë me argumente joserioze.
Për shembull, në lidhje me byzylykun e gdhendur që u gjet në një çantë dore në dhomën e saj gjatë kontrollit të shtëpisë.
Gdhendja e emrit dhe e datës bënte të qartë se gjerdani i arit i përkiste viktimës. Hajdutja e shpjegoi faktin që gjerdani ishte me të si më poshtë: Nipi i saj atëherë trevjeçar e kishte gjetur gjerdanin në dyshemenë e Spitalit Kantonal Aarau në vitin 2020 dhe e kishte futur në xhepin e xhaketës. Aty do të ketë qëndruar për dy vjet dhe është larë disa herë para se e akuzuara ta gjente përsëri.
Sipas gjykatës më të lartë, ky është një “pretendim i pabesueshëm mbrojtës” që është “plotësisht jashtë një perspektive të arsyeshme”, transmeton albinfo.ch. Gjykata e lartë ka interpretuar gjithashtu faktin se 3000 franga para të gatshme u gjetën gjatë kontrollit të shtëpisë dhe se e akuzuara nuk kishte asnjë shpjegim të arsyeshëm për këtë. Ajo, edhe në këtë rast kishte bërë justifikime naive – ndërsa gjykata vjen në përfundimin se paratë ishin pjesë e të ardhurave nga shitja e bizhuterive të vjedhura.
Kjo mbështetet edhe nga fakti se byzylyku padyshim ishte lëmuar (gëdhendur) kohët e fundit – ndoshta në përgatitje për një shitje. Pjesa tjetër e bizhuterive nuk u gjet.
“Edhe nëse, kur shihet në tërësi, ky nuk është një rast i një delikti veçanërisht të rëndë, veprimet e të akuzuarës demonstrojnë një paskrupullozitet të konsiderueshëm,” thuhet në vendimin e gjykatës. “Duket veçanërisht perfide që ajo përfitoi nga pozicioni i saj i besimit si punonjëse e Spitex-it dhe nga aksesi i lidhur me atë, në apartamentin e 79-vjeçares, për të vjedhur prej saj. Duke vepruar kështu, ajo shpërdoroi besimin e të moshuarës si dhe atë të punëdhënësit të saj dhe rrezikoi të dëmtonte reputacionin e Spitex-it”.FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
-

Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin me shpejtësi. Policia njofton se David Simoni dhe Mikelian Toma qarkullonin me një motor me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar.
Gjatë kontrolleve në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine.
“Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë”, njoftoi policia.
“Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë”, shtuan të njëjtat burime.