Tag: vjedhur

  • VIDEO: Me levë në dorë, “aksion” në tre markete! Kapet hajduti 20-vjeçar në Tiranë

    VIDEO: Me levë në dorë, “aksion” në tre markete! Kapet hajduti 20-vjeçar në Tiranë

    Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë pasi ka thyer gjatë natës dyert e 3 marketeve në kryeqytet, duke vjedhur shuma parash. Mësohet se i riu është dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, gjë që duket dhe nga videoja ku ai vepron lehtësisht…
    “Sekuestrohen sendet e forta (leva hekuri) që përdorte ky shtetas. Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve. Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, në datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

  • Vodhi disa markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

    Vodhi disa markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

    Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka vjedhur në disa markete në Tiranë.
    Në prangat e policisë ka rënë 20-vjeçar i identifikuar si Orgito Hysenaj të cilit i janë sekuestruar sendet e forta që përdorte gjatë grabitjes.

    “Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.
    Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.
    Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”/ Grabiste marketet, bie në prangat e policisë 20-vjeçari

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”/ Grabiste marketet, bie në prangat e policisë 20-vjeçari

    Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.
    Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasit, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.

  • Pas Berishës, në sulm edhe Bardhi: Edi Rama mashtrues, na ka vjedhur programin!

    Pas Berishës, në sulm edhe Bardhi: Edi Rama mashtrues, na ka vjedhur programin!

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Gazment Bardhi, akuzon kryeministrin Edi Rama si një mashtrues gjatë fushatës elektorale dhe se i ka vjedhur programin demorkatëve, duke përsëritur akuzën e ditëve të fundit të selisë blu.
    Reagimi erdhi sot (7 prill) me një video-postin në llogarinë personale në rrjetin social Facebook.
    Kreu politik për qarkun e Fierit për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, akuzon kryeministrin dhe kreun e PS-së për vjedhjen e programit elektoral të Partisë Demokratike.
    “Një mashtrues në fushatë! Ka një fjalë të urtë që thotë se “kur një klloun shkon në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet cirk”.  Asgjë më shumë sesa kjo nuk i shkon Edi Ramës. 6 muaj më parë, kur ne u angazhuam për rritjen e pensioneve mbi 200 euro, na tha se po falimentonim shtetin. Tani, ka shkuar tek premtimi ynë, por që ai s’e realizon dot”, shprehet Bardhi.
    Dhe më tej rendit arsyet:
    “Sepse nuk do! Sepse nuk di! Sepse vjedh! Ndiqeni me zë dhe me figurë kryeministrin që mashtron dhe ndëshkojeni me votë!”, shkruan ai, teksa e shoqëron edhe me video.

  • Çudit Ristani: Një kandidat i Gjirokastrës i preu gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën

    Çudit Ristani: Një kandidat i Gjirokastrës i preu gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën

    Në një lidhje direkte për Klan News, anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani, foli për aktualitetin politik dhe fushatën si kandidat në listën e hapur në Gjirokastër.
    Mes të tjerash, në bisedën me gazetarin Besard Jacaj, ai bëri edhe një deklaratë të papritur, duke thënë se një nga kandidatët socialistë të atij qarku i ka prerë gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën.
    “Kundërshtarë kemi njerëz që kanë dalë me kapuç në kokë për të vjedhur qytetarët e Gjirokastrës. Mos të them që u kanë prerë gishtin për t’u vjedhur unazat. Kjo është paraqitja që ofron kundërshtari ynë (PS) në qarkun e Gjirokastës“, u shpreh Arben Ristani.
    I pyetur nga gazetari Jacaj se kush nga kandidatët e kishte bërë këtë, Ristani tha: Mund të pyesni në qarkun apo qytetin e Gjirokastrës dhe t’ua thonë se kush.
    Kujtojmë që lista e PS në Gjirokastër për zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga: Mirela Kumbaro, Anila Dhimitri, Pirro Dhimo, Shyqeri Hysi dhe Tërmet Peçi.

  • “Vjedhje 80 milionë eurosh”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Balluku po shkatërron turizmin në Llogara

    “Vjedhje 80 milionë eurosh”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Balluku po shkatërron turizmin në Llogara

    Sali Berisha përsëriti një tjetër akuzë për zv.kryeministren Belinda Ballku, duke thënë se ka vjedhur 50 milionë euro me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
    Sipas Sali Berishës oferta e kompanisë sllovene ishte 130 milionë euro, por thekson se Rama dhe Balluku shkuan në Turqi dhe i dhanë 180 milionë euro kompanisë.

    Investimet në tunelin e Llogarasë – tha Sali Berisha- po shkon në 230 milionë euro, ndërsa theksoi se me ndërtimin e këtij tuneli bizneset kanë falimentuar.
    Berisha: Morën dhe ndërtuan për të vjedhur tunelin e Llogarasë. Oferta sllovene ishte 130 milionë euro. Shkuan të Turqi, Rama me Ballukun gjetën atje një kompani ja dhënë asaj 180 milionë. Tuneli po shkon 230 milionë. Ky tunel shërben 4 muaj, shkurton rrugën gjithsej 13 minuta. Ky tunel e përjashton nga udhëtimi turistik qafën e Llogarëse, që është një nga bukuritë më mahnitëse. Këta tani ja bllokojnë rrugën Llogarëse, falimentojnë bizneset për të vjedhur 50 milionë euro dhe po shkon 80 milionë euro ç’është e vërteta.

  • Berisha e akuzoi se ka vjedhur databazën e PD, Shehaj: Ia kam dhënë unë, një faleminderit do mjaftonte

    Berisha e akuzoi se ka vjedhur databazën e PD, Shehaj: Ia kam dhënë unë, një faleminderit do mjaftonte

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj akuzës së Sali Berishës se ka vjedhur databazën e Partisë Demokratike.
    Në një video-reagim në rrjetet sociale, Shehaj mohoi kategorikisht akuzën, duke theksuar se databaza që PD e Rithemelimit përdor sot u është dhënë nga ai vetë, në kohën kur Lulzim Basha mori vulën dhe të dhënat e partisë.
    Shehaj theksoi se me atë databazë, PD e Rithemelimit organizoi Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot. Ai përmendi kontributin e tij në ndërtimin e kompanive nga zero, brenda dhe jashtë vendit, duke investuar në teknologji, pa përfituar nga tenderë apo lidhje politike.
    Në fund të reagimit të tij, Shehaj i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Berishës, duke thënë:
    “Besoj se një ‘faleminderit’ do të kishte mjaftuar.”

  • “Më kanë vjedhur programin”/ Çupi komenton deklaratën e Berishës : Shpifje, SPAK duhet ta hetojë

    “Më kanë vjedhur programin”/ Çupi komenton deklaratën e Berishës : Shpifje, SPAK duhet ta hetojë

    Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi komentoi programin ekonomik të PD të cilën e cilësoi si të vjedhur nga tjerë.
    Çupi u shpreh se kjo është shpifje dhe se SPAK duhet ta kishte thirrur për të dëshmuar.
    “Ka një pjesë serioze kjo çështje që ndodh, është çështje penale pjesa serioze, është krim penal dhe SPAK duhet ta kishte thirrur. Një shpifje publike në një moment politik delikat që ka për efekt cënimin e stabilitetit të kombit, ai është betuar dhe është një shtesë e programit të tij për të destabilizuar 11 majin.
    Pjesa qesharake është për komedi dhe sarkazëm. Psikologjikisht vuan nga obsesioni i të voglit, ndeshja midis miut dhe elefantit ku elefanti është PS.”, tha Çupi.

  • Lushnjë – Grabitësit vjedhin fugonin dhe kasafortën, por plani u dështon!

    Lushnjë – Grabitësit vjedhin fugonin dhe kasafortën, por plani u dështon!

    Gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Golem, Lushnjë, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një subjekt tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., duke vjedhur një automjet tip fugon dhe një kasafortë.

    Gjatë largimit, për t’iu shmangur Policisë, autorët kanë ndjekur një rrugë dytësore, por në fshatin Golem kanë humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Fugoni i braktisur është gjetur nga shërbimet e Policisë, bashkë me kasafortën e vjedhur, e cila ishte ende e pahapur. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Lushnjë/Informacion paraprak

    Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

    Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

    Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Biznesi në Golem të Lushnjes bie pre e hajdutëve, furgoni i vjedhur përfundon në kanal

    Biznesi në Golem të Lushnjes bie pre e hajdutëve, furgoni i vjedhur përfundon në kanal

    Një biznes në afërsi të Golemit, në Lushnje, është bërë shënjestër e një grabitjeje gjatë natës. Sipas burimeve, autorët kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë marrë kasafortën, ndërsa për transportin e saj kanë përdorur një nga furgonat e kompanisë.

    Megjithatë, tentativa e tyre për t’u larguar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Në përpjekje për të ikur me nxitim, hajdutët humbën kontrollin e furgonit dhe përfunduan në një kanal kullues, duke lënë pas mjetin e vjedhur në dalje të fshatit Golem i Vogël, pranë autostradës.

    Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje, ku kreu ekspertizën dhe mblodhi provat e nevojshme për identifikimin e autorëve. Njëkohësisht, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e automjetit tjetër me të cilin u larguan grabitësit.

    Sipas informacioneve paraprake, pas aksidentit me furgonin, autorët u larguan me një tjetër mjet, duke dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Hetimet vijojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rastit.