Tag: vjedhur

  • “Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, u them se…”, Berisha paralajmëron nga Durrësi: Për çdo votë të vjedhur, do keni një vit më shumë dënim

    “Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, u them se…”, Berisha paralajmëron nga Durrësi: Për çdo votë të vjedhur, do keni një vit më shumë dënim

    Sali Berisha ka deklaruar sot në Durrës gjatë prezantimit të kandidatëve të tij, se kushdo që do të vjedhë votat sipas tij do të përballet me ligjin.

    Kreu i PD tha se “gjithë filozofia është tek besimi që kemi tek fuqia si njeri i lirë për të ndërtuar ekonominë, për të ndërtuar mirëqenien”.
    “Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve.
    Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni. Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës. Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara.
    Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit.
    Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj. Dhe u garantoj, dëgjoni ju banditë se dëshmitari i pari që dëshmojë kundër jush do jetë Gys Agasi, që tani u ndërsen. Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë.
    Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju”, tha Berisha.

    Top Channel

  • “PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota”/ Analisti Çupi analizon rastin e blerjes së votës me sfond…

    “PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota”/ Analisti Çupi analizon rastin e blerjes së votës me sfond…

    Ngjarja e parë me sfond kriminal në fushatën zgjedhore. Një mbështetës i Partisë Demokratike u ndalua në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës. Analisti Frrok Çupi komentoi rastin në fjalë duke e cilësuar vjedhjen e votës një krim të rëndë. Çupi në një intervistë televizive u shpreh se pavarësisht të gjithave PD nuk mund ta ndryshojë rezultatin.
    “Kur vjedhja e votës ndodh që në fillim të fushatës është një ogur i keq. Partitë që kanë në plan të shtojnë votat duke i vjedhur, do bëhen gjithnjë e më agresive, dhe kjo është një rrezik tani. PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota. Asnjëherë nuk ka pasur shumicë edhe kur ka qenë në formën më të mirë të saj, teknologjinë e vetme që ka përdorur është vjedhje. Pas vjedhjes së votës nga PD në ’96 që deformoi rezultatin, pas asaj përjetuam luftën e ashpër, mes veriut dhe jugut dhe luftën civile. Qe një tragjedi që nuk u mbyll kurrë edhe pse forcat ndërkombëtare arritën të ruanin qetësinë në vend. Por sa më shumë modern të jetë një shtet, instrumentet primitivë e kriminalë bëhen më agresivë. Me njohjet që kam jam i sigurt se PD tani po zhvishet edhe nga elementë normale. Sa kohë të ketë PD dhe Berishë, do kemi sulme, vjedhje votash demokracia e votës në Shqipëri e rrezikuar”, u shpreh Çupi.

  • Kujdes çfarë klikoni/ Ekspertët ngrenë alarmin: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

    Kujdes çfarë klikoni/ Ekspertët ngrenë alarmin: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

    Një klikim në telefon apo kompjuter shpesh mund të bëhet shkak për t’ju vjedhur të dhënat personale apo paratë në llogarinë bankare. Statistikat globale tregojnë se mbi 90% e incidenteve me sigurinë kibernetike nisin nga një gabim njerëzor. Në një botë që lidhet gjithnjë e më tepër përmes teknologjisë specialistët tregojnë si të mbrohemi.
    “Kur bëjmë një blerje online duhet të jemi pak më të kujdesshëm, fokusi është tek domenet .al sepse këto domene monitorohen nga autoritetet. Të blejmë me një kartë debiti me jo shumë gjendje sidomos kur jemi fillestar mund të bësh gabime. Keqbërësit mund të marrin kartën tënde dhe ta përdorin. Shumica e siteve duhet te jenë me atë drynin sipër që tregon se siguria është inkriptuar. Në site që kanë pay pal je I mbrojtur, është mirë ta përdorin sidomos në faqe ndërkombëtare, sepse pay pal ju kthen paratë”, tha Tomi Kallanxhi, specialist IT.
    Sulmuesit sot shpesh nuk kanë nevojë të thyejnë kode iu mjafton një mashtrim në rrjetet sociale.
    “Më voto tek ky linku, çdo sms që ju vjen nga media sociale nuk duhet ta ndani me njeri, sepse mund t’ju vjedhin median sociale duke iu nisur kodin me 6 shifra”, tha ai.
    Dhe dëshira për të ndihmuar shpesh mund të çojë në gabime. Nëse keni rënë pre e një mesazhi në whatsapp mashtruesi mund të komunikojë në emrin tuaj, por ndryshe nga sa ndodh me media të tjera sociale llogarinë mund ta rimerni shumë më shpejt ndërsa bisedat e mëparshme kanë mbetur vetëm në telefonin tuaj.
    “Dërgimi i mesazheve në formë peshkimi i bëhet përdoruesve që nisni këtë password me gjashtë shifra tek të tjerët, por ka diçka se nuk e merr dikush aksesin në whatsapp dhe të di bisedat, të dhënat ruhen në telefonin tënd jo në cloudin e Metas, edhe nëse bëni gabim mund ta rilogoni prapë me numrin tuaj dhe ta aksesoni sërish ndryshe nga mediat e tjera që çdo e dhënë jotja ruhet tek Meta, po të mori accountin, merr çdo të dhënë”, tha ai.
    Teknologjia sipas specialistëve është vetëm një mjet mënyra se si e përdorim është ajo që bën ndryshimin.

  • Kujdes çfarë klikoni! Ekspertët: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

    Kujdes çfarë klikoni! Ekspertët: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

  • “Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur”/ Berisha krahason veten me Apple dhe Ramën me Nokia-n: Kompania Nokia tentoi ta kopjojë, por dështoi!

    “Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur”/ Berisha krahason veten me Apple dhe Ramën me Nokia-n: Kompania Nokia tentoi ta kopjojë, por dështoi!

    Sali Berisha: Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar. Nokia, tre dekada më parë ishte në zenithin e teknologjisë, por Apple nxori iphone e parë, shumë lart, shumë herë mbi Nokia-n. Nokia tentoi ta kopjojë, por dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë, por vazhdoi të përmirësojë e të përmirësojë iphone e saj sepse kopja mebtet kopje.

    Top Channel

  • 7 vjedhje për 48 orë, arrestohet i riu në Tiranë

    7 vjedhje për 48 orë, arrestohet i riu në Tiranë

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet për 7 vjedhje të kryera brenda 48 orëve.
    Policia thotë se u vu në lëvizje pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit. Ajo arriti të identifikojë 23-vjeçarin me iniciale O.T.
    “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve”, tha policia.
    “Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

  • Kreu 7 vjedhje për 48 orë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Kreu 7 vjedhje për 48 orë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet për 7 vjedhje të kryera brenda 48 orëve.

     Policia thotë se u vu në lëvizje pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit. Ajo arriti të identifikojë 23-vjeçarin me iniciale O.T.

    “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve”, tha policia.  

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • ‘Shumë kallëzime, por s’ka ndëshkime nga SPAK’/ Gurra: Rama po bën përpjekje për t’i vjedhur zgjedhjet

    ‘Shumë kallëzime, por s’ka ndëshkime nga SPAK’/ Gurra: Rama po bën përpjekje për t’i vjedhur zgjedhjet

    Gazetari Hysni Gurra ngriti shqetësimin për mungesën e ndëshkimeve ndaj korrupsionit dhe manipulimeve zgjedhore në Shqipëri.

    I ftuar në “Ora e Betit”, Gurra theksoi se Edi Rama po bën të gjitha përpjekjet për të vjedhur zgjedhjet e 11 majit.

    Gurra: Një njeri që është mësuar të vjedhi gjithmonë nuk heq dorë nga hajdutëria po nuk u ndëshkua. Raporti i SPAK-ut tregon që këta nuk janë ndëshkuar. Ka shumë kallëzime por nuk ka ndëshkime.

    SPAK ka ngritur një task force për zgjedhjet ndërkohë që nuk ka ndëshkuar krimin zgjedhor të këtyre viteve të kaluara. Edi Rama nuk do të heq dorë nga makineria e manipulimit të zgjedhjeve, vjedhjeve të zgjedhjeve.

    Ajo që duhet të kuptojnë shqiptarët dhe që duhet t’i mëshojë fortë dhe opozita është se ai ka premtuar pasaportë europiane shqiptarëve. Kushti kryesor për të hyrë në Europë, për të marr pasaportën europiane janë zgjedhjet e lira të ndershme që ky nuk i garanton.

    Po bën të gjitha përpjekjet që t’i vjedh edhe këto zgjedhje. Ajo që shoh më pozitive këtë herë është angazhimi i ndërkombëtarëve.

  • Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave

    Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave

    Dy raste të vjedhjes kanë ndodhur në Kosovë. Njëra në Graqanicë e tjetra në Gllogoc. Në të dy rastet hajnat kanë thyer xhamat e veturës dhe kanë vjedhur gjësendet që i kanë gjetur brenda.
    Te rasti në Graqanicë janë vjedhur këto gjëra: dy çanta të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare, disa kartëmonedha-Lekë dhe një telefon
    Ndërsa në rastin në Gllogoc janë vjedhur ‘gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër.
    Detaje nga rastet:
    VJEDHJE E RËNDË
    · Graqanicë / 08.04.2025 – 17:40-18:00. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur dy çanta të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare, disa kartëmonedha-Lekë dhe një telefon, rasti është duke u hetuar.
    · Gllogoc / 08.04.2025 – 20:16. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer dy xhamat e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Dyshohet se ka grabitur tre markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

    Dyshohet se ka grabitur tre markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

    Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur tre markete në Tiranë.Dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me leva hekuri dyert e 3 marketeve, i riu ka vjedhur shuma parash.
    Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.“Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.
    Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.
    Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al