Tag: vjedhur

  • 19-vjeçari bie në pranga në Elbasan, i vodhi makinën një qytetari gjatë natës

    19-vjeçari bie në pranga në Elbasan, i vodhi makinën një qytetari gjatë natës

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një makinë dhe qarkulloi pa një leje drejtimi në Elbasan.

    Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
    Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.
    Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    Top Channel

  • Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Lideri i opozitës gjate një takimi me banorët e kombinatit, deklaroi duke ju referuar inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, se “Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro”.

    Berisha: Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës.Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion.

    Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra.

    Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston.

    Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.

    Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro.

    Mos është vetëm kjo?

    Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur.

    I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto.

    Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar.

    Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.

    Pra, çfarë ndodh, në vend që ët vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, mor të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër.

    Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente.

    Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro.

    Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.

    Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi.

    Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër.

    Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit.

    Po jo o miq, shiheni vetë.

    Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja.

    Të mos paraqitet projekt para jush.

    Janë katër vite që do vijnë.

    Si e si të shpëtojë për dështimet e tij.

    Si e si të mbulojë mashtrimet e tij.

    Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.

  • Berisha nga Kombinati: 300 metra larg nga këtu, Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Berisha nga Kombinati: 300 metra larg nga këtu, Rama ka zhdukur 130 milionë euro

    Kryedemokrati Sali Berisha tha se vetëm disa qindra metra nga Kombinati ndodhet djegësi i Sharrës, të cilin ai e ka konsideruar si një nga “veprat më të mëdha të krimit” të kryeministrit Edi Rama.
    Berisha tha se nga kjo u zhdukën 130 milionë euro, ndërsa shtoi se u vodhën dhe rrogat dhe pensionet e shqiptarëve.
    Kreu i PD-së tha se Rama nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse të vetmë që ka bërë është vjedhja e djersës së shqiptarëve.
    Pjese nga fjala
    Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës. Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion.
    Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra. Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston. Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.
    Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro. Mos është vetëm kjo? Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur. I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto. Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar. Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.
    Pra, çfarë ndodh, në vend që të vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, more të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër. Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente. Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro. Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.
    Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi. Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit. Po jo o miq, shiheni vetë. Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja. Të mos paraqitet projekt para jush. Janë katër vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij. Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.

  • Ndjekje si në filma, ish-polici hajdut përplas makinën e vjedhur me ish-kolegët

    Ndjekje si në filma, ish-polici hajdut përplas makinën e vjedhur me ish-kolegët

    Vjedhja e një automjeti në Elbasan i ngjan një skenari filmash, ku policia e këtij qyteti por edhe ajo e Tiranës u ngritën në këmbë pak pas mesnate për të arrestuar autorët, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte një ish koleg i tyre. Dy personat pasi vodhwn mjetin tip Nissan u larguan në drejtim të Tiranës. Policitë e të dyja qyteteve u vunë në ndjekje të autorëve.
    Në ndjekje e sipër, autorët me mjetin e vjedhur përplasën në Babrru makinën e policisë që ishte vënë në ndjekje të tyre. Dy efektivët u dëmtuan lehtë, ndërsa të kërkuarit arritën të largoheshin. Pas gati dy orësh ndjekje, ata u arrestuan në zonën e Kamëz, pasi me mjetin që vodhën në Elbasan u përplasën me një mur dhe me një shtyllë ndriçimi.
    Në pranga përfunduan ish punonjësi i policisë Eneriko Zyle 50 vjeç, i shpallur në kërkim për disa vjedhje, si dhe bashkëpunëtori i tij, Enis Tela 37 vjeç. Ata akuzohen për disa vepra penale, si vjedhje, mosbindje të urdhrit të policisë dhe kundërshtim të tyre, shkatërrim i pronës, prodhim dhe shitje narkotikësh, prishje e rendit dhe qetësisë publike, si dhe prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. Gjatë kontrollit, brenda mjetit të vjedhur u gjet një sasi kokaine, si dhe një thikë. Dy të arrestuarit akuzohen edhe për vjedhje të tjera të ndodhura në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe në Klos.

  • Kokainë, armë të ftohta, dhe makinë të vjedhur/ Të pabindur ndaj urdhërit të policisë, këta të fundit bëjnë aksion…

    Kokainë, armë të ftohta, dhe makinë të vjedhur/ Të pabindur ndaj urdhërit të policisë, këta të fundit bëjnë aksion…

    Operacioni për kapjen e tyre zgjati 2 orë pasi drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar por në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie. Dy persona që lëviznin me makinë të vjedhur janë arrestuar nga policia. Sekuestrohen automjeti i vjedhur, lënda narkotike dhe arma e ftohtë.
    Njoftimi i policisë:
    Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë. 2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.
    Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje;
    E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshëm.

  • Berisha: BE dha për fermerët 130 mln euro, Rama ua shpërndan ‘xhaçkave’ të tij

    Berisha: BE dha për fermerët 130 mln euro, Rama ua shpërndan ‘xhaçkave’ të tij

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative numër 15 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se së bashku me ish-minestren Frida Krifca kanë vjedhur fondet e BE për bujqësinë. Sipas Berishës, 130 milion euro që Brukseli i dha për fermerët shqiptarë, nuk përfunduan në duart e tyre. Pjesë nga fjala e Berishës:  “Sot një pjesë e administratës është shushunjë. BE dha për fermerët 130 mln euro. Cfarë bëri Edi Rama? Rama ua dha xhaçkave të tij, ja u dha njerëzve për të bërë vila dhe për të ndërtuar resorte turistike dhe biznese. Jua dha këtyre që vodhën 130 mln euro, djegësit të Tiranës. Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoj studimi për të lëshuar mandat arresti. Rama, njeriun përgjegjës për këtë që quhet ish ministrja Krifca, e mori direkt këshilltare, çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë, ajo e ka vendin prapa hekurave”, tha Berisha.

  • Detaje nga ngjarja në Lushnjë/ Shkoi për për t’i vjedhur bagëtitë, pronari e pa dhe hajduti …

    Detaje nga ngjarja në Lushnjë/ Shkoi për për t’i vjedhur bagëtitë, pronari e pa dhe hajduti …

    Flamur Mane është 66 vjeçari që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit nga një person që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij.Mane që ruante natën stanin e tij ka marrë plagë nga disa pjesë të trupit, pasi është qëlluar nga agresori gjatë përleshjes me të.Policia e njoftuar nga i plagosuri ka arritur të identifikojë dhe ndalojë personin që kishte shkuar të vidhte dhe e ka plagosur.
    Sipas policisë, autori i vjedhjes dhe plagosjes së Flamur Manes është shtetasi Dedë Dedaj 65 vjeç edhe ky banues në Pluk të Lushnjës. Sipas atyre që kanë konfirmuar komshinjtë jashtë kamerës, disa ditë më parë, Flamur Manes i kanë vjedhur disa bagëti në stanin e tij.
     
    Njoftimi i policisë

    Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
    Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.
    I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • EMRAT/ Plagosi me armë pronarin e kasolles ku do të vidhte, arrestohet 65-vjeçari

    EMRAT/ Plagosi me armë pronarin e kasolles ku do të vidhte, arrestohet 65-vjeçari

    Është arrestuar autori i plagosjes së 66-vjeçarit Flamur Mane në plug të Lushnjes. Policia bën me dije se 65-vjeçari Dedë Dedaj qëlloi me armë zjarri Flamur Mane, pasi kishte shkuar në kasollen e këtij të fundit për të vjedhur.
    Ndërsa bëhet e ditur se i plagosuri  ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    “Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
    Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi Dedë Dedaj, 65 vjeç. I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

  • Shkoi për të vjedhur bagëti por u pikas nga pronari/ Hajduti qëlloi me çifte 65-vjeçarin, policia jep detaje të ngjarjes

    Shkoi për të vjedhur bagëti por u pikas nga pronari/ Hajduti qëlloi me çifte 65-vjeçarin, policia jep detaje të ngjarjes

    Të tjera detaje ka dhënë policia e Lushnjës lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Plug të  Lushnjës, ku pronari i një stani është qëlluar me armë në stanin e tij.

    Sipas informacionit zyrtar, një person kishte shkuar për të vjedhur bagëti në pronësi të shtetasit Flamur Mane, mirëpo është pikasur nga ky i fundit.

    Mes pronarit dhe hajdutit ka patur përleshje fizike në stan, e si pasojë, autori ka qëlluar me armë ndaj 65-vjeçarit. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Dedë Dedaj.

    Njoftimi i policisë:

    Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

    Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

    I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Theu masën ‘arrest në shtëpi’ për të vjedhur një furgon, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

    Theu masën ‘arrest në shtëpi’ për të vjedhur një furgon, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

    Policia e Vlorës ka kapur një 53-vjeçar në flagrancë, duke vjedhur një automjet tip furgon.Mësohet se 53-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
    “Në kuadër të veprimeve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e sigurisë publike, kanë intensifikuar patrullimet dhe kontrollet në të gjithë territorin që mbulojnë.Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit.
    Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur.
    Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.
    Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al