Tag: vjedhur

  • Vodhën një automjet në një garazh, bie në prangat e policisë 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Emrat)

    Vodhën një automjet në një garazh, bie në prangat e policisë 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Emrat)

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i identifikuar si Marjus Shkëmbi dhe ka shpallur në kërkim Ergivio Hysën pas vjedhjes së një automjeti në Yzberisht.
    Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin më 25 prill 2025.
    Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
    Njoftim:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhën një makinë nga garazhi, arrestohet në Tiranë 20-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

    Vodhën një makinë nga garazhi, arrestohet në Tiranë 20-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, të dyshuar për vjedhjen e një automjeti në zonën e Yzberishtit.
    Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, kur dy të rinjtë dyshohet se kanë hyrë në garazhin e një pallati në rrugën “Kol Koçi” dhe kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”.
    Automjeti i vjedhur është gjetur pranë banesës së të arrestuarit dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhën makinën nga garazhi/ Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

    Vodhën makinën nga garazhi/ Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtori i tij. Këta dy të rinj kanë vjedhur në zonën e Yzberishtit një makinë që ishte një garazh.
    “Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht”, njoftojnë blutë e Tiranës.

  • Shkodër, 90 vjeçarit i hyjnë në banesë, i vjedhin para

    Shkodër, 90 vjeçarit i hyjnë në banesë, i vjedhin para

    Një 90-vjeçar nga fshati Grilë, Shkodër, ka kallëzuar në polici se i është vjedhur një shumë parash nga banesa e tij, më 26 prill 2025, gjatë kohës kur nuk ndodhej askush në shtëpi.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

    “Më datë 26.04.2025, shtetasi N. Gj., 90 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në fshatin Grilë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” informoi sot policia e Shkodrës.

  • Dashamir Shehi: Patriot është ai që shërben pa vjedhur

    Dashamir Shehi: Patriot është ai që shërben pa vjedhur

    Dashamir Shehi nga ”Djathtas për Zhvillim”, flet për fushatën elektorale të 11 majit dhe pritshmëritë që ai ka nga këto zgjedhje. Për të fryma në terren tregon që njerëzit këtë herë do të votojnë ata që kanë kurajë t’i kthejnë dorë së keqes.
    “Të jesh i ndershëm është të jesh patriot. Patrioti më i mirë është ai që ka shërbyer pa vjedhur. Shqiptarët i shohin, të gjithë në politikë me duar në xhepa kanë hyrë. Të gjithë dolën të zot këta në biznes deri te gjyshet.

    Demokracia është një pyll piramidash. Piramida e biznestit është më vete, piramida e popullaritet, teknokratëve, intelektualëve të vetën.
    Politika nuk po prodhon alternativë, kjo është drama. Kam shpresë që shqiptarët do të votojnë njerëz që mendojnë ndryshe dhe që do i kthejnë dorën të keqes. Alternativa ka. Jemi në rrugë të mbarë”, tha Shehi.

  • “Merr suflerët e tu dhe hajde përballemi”, Berisha fton Ramën në debat: Nuk ia mban të dalë se vetëm ka vjedhur

    “Merr suflerët e tu dhe hajde përballemi”, Berisha fton Ramën në debat: Nuk ia mban të dalë se vetëm ka vjedhur

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral në Pogradec, ku u bë dhe prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

    Berisha sfidon përsëri Ramën: Hajde përballemi në debat, unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine
    Berisha sfidoi kreun e qeverisë, Edi Rama, duke i bërë ftesë për përballje në debat.
    “Unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine”, tha kryedemokrati, teksa shtoi “Por nuk del dot (Rama), nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur“.
    “Miq, secili nga ju që më dëgjon sot, se do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, se do vendosim minimumin jetik, se do vendosim rrogën minimale 500 euro, me të drejtë pyet, nga dalin, ku i marrim këto para? Të dashur miq, këto para që të gjitha janë taksat tuaja. Janë tuajat dhe taksat tuaja. Nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm ua kthejmë ato ju.
    Pra programi ynë bazohet në rikthimin e parave tek qytetarët shqiptarë. Ju lutem, vetëm një moment.
    Janarin që kaloi Edi Rama erdhi në parlament, duke rrahur gjoksin me një buxhet 8 miliardë euro. Qindarkë për qindarkë, ai është i përbërë nga taksat tuaja. Taksat e biznesve, taksat që secili prej jush paguan në çdo kafshatë ushqim, ilaç dhe çdo gjë që blen. Çfarë bëri? 16 milionë euro ndau për 760 mijë shqiptarë në pension. A ka qëndrim më cinik se ky, a ka qëndrim më të pashpirt se ky, dhe kur i thamë ne, të vendosim minimumin jetik, kjo tha do të thotë në greminë.
    Qytetarë të mençur, qytetar të mençur, do më falni, ju lutem: detyrimi për ti kthyer qytetarëve paratë është detyrim, kushtetues, ligjor dhe moral. Në vitin 2013, pensionisti në Mal të zi, merret 138 mijë lek pension mesatar. Në Shqipëri merrte 143 mijë lek. Sot pensionisti i Malit të zi, merr 450 mijë lek pensionin mesatar. Shqiptari merr 172 mijë lek.
    Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Qeveria e Malit të Zi, u ktheu paratë e taksave qytetarëve. Qeveria e Shqipërisë vodhi paratë që duhej tu kthente qytetarëve. Në vitin 2013, rroga minimale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare ishte 220 mijë lekë, ose 220 euro.
    Rroga minimale në Rumani ishte 830 lej, apo 164 euro. Sot rroga minimale në Rumani është 3300 lej, është 2.2 herë se në Shqipëri. Po pse? Sepse qeveria e Rumanisë u kthen paratë qytetarëve, kurse qeveria e Shqipërisë vjedh paratë e qytetarëve.”, tha Berisha.
    Miq! Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë.
    Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek.
    Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve.
    Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.”, tha ai.

    Top Channel

  • “Ku janë 130 milionë eurot?”, Berisha kërkon debat ballë për ballë me Ramën: Afera e inceneratorit, ai le të dalë me..

    “Ku janë 130 milionë eurot?”, Berisha kërkon debat ballë për ballë me Ramën: Afera e inceneratorit, ai le të dalë me..

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sërish ka ftuar kryeministrin Edi Rama për një debat publik.
    Sipas Berishës, debatin ta bëjmë për të treguar se ku kanë shkuar paratë e djegësit të Tiranës, që siç tha ai “i ka vjedhur”.

    “E ftoj Ramën të dalim këtu, ai le të marrë suflerët dhe unë vetëm. Hajde të faktojmë se ku i çove paratë e shqiptarëve, por nuk del dot, nuk ia mban sepse ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.
    Nuk del sepse janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam e nishan. Janë 120 mln euro që i merr Beccheti, vetëm e vetëm se burreci 2 metra nuk duronte dot kritikat.
    Janë 225 mijë metra katror tokë në Gjipe që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral dhe i ka përvetësuar për veten dhe familjen e tij.
    Nuk del dot, sepse sikur të ishte sheik shkon dhe ulen me bileta 30 mijë euro, hap shishen verës 33 mijë euro.
    Vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione. Ja pse pre ai nuk del dot, nuk ia mban”, tha Berisha nga Pogradeci.

  • Kapet me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Kapet me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes, i akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .

    Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.
    Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

    Top Channel

  • Vodhi një makinë gjatë natës, policia arreston 19-vjeçarin në Elbasan

    Vodhi një makinë gjatë natës, policia arreston 19-vjeçarin në Elbasan

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një makinë dhe qarkulloi pa një leje drejtimi në Elbasan.

    Sipas policisë, pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
    Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

    Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

  • Elbasan/ 19-vjeçari kapet duke qarkulluar me një automjet të vjedhur, arrestohet në flagrancë

    Elbasan/ 19-vjeçari kapet duke qarkulluar me një automjet të vjedhur, arrestohet në flagrancë

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi është kapur duke drejtuar një automjet që e kishte vjedhur një natë më parë në lagjen “28 Nëntori”. Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i riu rezultoi të ishte edhe pa leje drejtimi.
    Operacioni u kodua me emrin “Reagimi” dhe u finalizua pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, i cili raportoi vjedhjen e makinës së tij.
    “Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.