Tag: vjedhur

  • “Na vodhën një televizor dhe një kompjuter”/ “Thyerja” e selisë së PD në Cërrik, policia arreston dy persona

    “Na vodhën një televizor dhe një kompjuter”/ “Thyerja” e selisë së PD në Cërrik, policia arreston dy persona

    Policia e Cërrikut ka finalizuar një operacion ku ka arrestuar dy persona të përfshirë në një vjedhje të ndodhur në selinë e PD, të marrë me qira për qëllime elektorale.
    Shtetasi Arben Metani, i cili kishte vjedhur një televizor dhe një kompjuter në objektin politik të “Partisë Demokratike”, u arrestua dhe u vërtetua se ishte autor me precedentë penalë.
    Po ashtu, u arrestua edhe Klevis Zane, i dyshuar për përvetësimin e kompjuterit të vjedhur. Policia sekuestroi sendet e vjedhura dhe i dorëzoi ato për ruajtje subjektit politik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
    Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.
    Sekuestrohen sendet e vjedhura.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:
    – Arben Metani, 36 vjeç, banues në Cërrik.
    Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Klevis Zane, 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z.. Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • ‘Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik’, PD: Na kanë marrë kompjuterat dhe televizorin

    ‘Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik’, PD: Na kanë marrë kompjuterat dhe televizorin

    Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar një vjedhje të ndodhur në ambientet e zyrës së saj.
    Sipas përfaqësuesve të PD-së, nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.
    Burime bëjnë me dije se deri tani nuk janë konstatuar shenja të thyerjes apo dëmtime të zyrës.
    Ndërkohë policia mësohet se po kryhen hetimet dhe verifikimet e nevojshme në lidhje me ngjarjen e pretenduar.

  • Tiranë/ Vidhet xhamia tek rruga ‘Siri Kodra’

    Tiranë/ Vidhet xhamia tek rruga ‘Siri Kodra’

    Një vjedhje është bërë në një xhami rrugën Siri Kodra në Tiranë, nga ku është vjedhur një shumë parash.
    Personi me inicialet E. J., 28 vjeç, ka kallëzuar pranë Policisë së Tiranës se në objektin e kultit ku ai shërben si klerik, është kryer një vjedhje e shumës së parave, të dhuruara nga besimtarët.
    ‘Më datë 29.04.2025, kallëzoi shtetasi E. J., 28 vjeç, se në objektin e kultit ku shërben, është vjedhur një shumë parash, e dhuruar nga besimtarë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes’, thuhet në njoftim.

  • Kurbin/ Thyen xhamat e lokalit për të vjedhur, arrestohen në flagrancë dy persona

    Kurbin/ Thyen xhamat e lokalit për të vjedhur, arrestohen në flagrancë dy persona

    Policia ka arrestuar 2 shtetas, pasi rreth mesnatës thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte.
    Mësohet se të dy shtetasit janë me precedent të theksuar për këtë krim.
    “Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin.
    Vijojnë hetime me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shkatërrimi i pronës”./Opinion.al

  • Arrestohen 2 persona në Kurbin/ Thyenë xhamat e një lokali për të vjedhur…

    Arrestohen 2 persona në Kurbin/ Thyenë xhamat e një lokali për të vjedhur…

    Policia e Kurbinit arreston mesnatën e kësaj të mërkure dy persona, pasi kanë përdorur lokalin për të kryer vjedhje. Personat e arrestuar bëhen tashmë të ditur me inicialet, Gj. Gj 65 vjeç dhe B. D 38 vjeç.
    Njoftimi i policisë, Kurbin:
    “Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin”. 

  • Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Greqi, kapet me makinë të vjedhur dhe kokainë

    Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Greqi, kapet me makinë të vjedhur dhe kokainë

    Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e plicisë greke, pasi akuzohet për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.
    Siç raportohet autoritet kanë pikasur automjetin me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë.
    Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurori, ku është lënë në paraburgim.

    Gjithashtu mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe përveç kësaj iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

  • Kapet me drogë me makinën e vjedhur, bie në pranga shqiptarit në Greqi

    Kapet me drogë me makinën e vjedhur, bie në pranga shqiptarit në Greqi

    Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e plicisë greke, pasi akuzohet për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi. Siç raportohet autoritet kanë pikasur automjetin me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë.
    Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurori, ku është lënë në paraburgim. Gjithashtu mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe përveç kësaj iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine

  • U kap me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    U kap me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes, i akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .
    Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.
    Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes , ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

  • Kapet me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Kapet me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes, i akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .

    Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.

    Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes , ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

  • ‘Skifterët’ në Tiranë vodhën makinën nga garazhi dhe u larguan si ‘zotërinj’! Arrestohet 20-vjeçari, bashkëpunëtori në kërkim

    ‘Skifterët’ në Tiranë vodhën makinën nga garazhi dhe u larguan si ‘zotërinj’! Arrestohet 20-vjeçari, bashkëpunëtori në kërkim

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel