Tag: vjedhur

  • Plaçkitje në seri/ 56-vjeçari arrestohet duke vjedhur arkën e kishës, nuk kursente as…(EMRI)

    Plaçkitje në seri/ 56-vjeçari arrestohet duke vjedhur arkën e kishës, nuk kursente as…(EMRI)

    U kap duke vjedhur arkën e kishës, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar edhe për 3 plaçkitje të tjera në zonë.
    Policia e Sarandës bëri sot me dije se pas ankesave dhe denoncimeve në zonë, bëri dokumentimin e katër prej rasteve të bastisjeve.
    I arrestuari është Pajtim Allkushi, 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë. Ai u kap nga shërbimet duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë, në Finiq.
    “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët: Më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri. Më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë”, bëri me dije policia vendore.
    Aktualisht po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga 56-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “vjedhja”.

  • ‘U kapën gafil duke vjedhur’, Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Kjo qeveri s’ka më legjitimitet

    ‘U kapën gafil duke vjedhur’, Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Kjo qeveri s’ka më legjitimitet

    Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë. Në një deklaratë, Lapaj ka treguar se protesta e tij ka nisur fillimisht vetëm, kjo pasi beson se janë vullnetet e individëve ata që sjellin ndryshimin.
    Ai ka folur edhe në lidhje me vendosjen e çadrës ditën e djeshme, që u kundërshtua nga forcat policore. Lapaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë, që të bëhen pjesë e protestës së tij, ndërsa ka renditur edhe aferat e kësaj mazhorance në fuqi, që duhet të kishte sjellë rrotacionin politik dhe jo fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki.
    Lapaj zbuloi gjithashtu se në protestë do të qëndrohet derisa tua lejojë limiti biologjik.
    “Themeli i fortë i një demokracie është individi. Nuk kam besuar te protestat e mëdha, E nisa vetëm. Çdo njeri që e ndjen, të bashkohet në formën e vetë. Në orën 5 pasdite, kemi ritualin ku bëhet një protestë që çdo ditë do të jetë dhe më e madhe. Të tjerët ikin e vinë. Ka pasur deri në orë 5 të mëngjesit. Ka të tjerë që po rrinë tërë kohës këtu. Kemi qenë 12 veta gjatë gjithë natës. Kur ti pyet një përfaqësues të shtetit, se ku bazohet, dhe s’ta tregon, e kupton vetë ti. Vendosja e tendave, është një gjë demokratike, si në SHBA. Por kjo vetëm demokraci nuk është. Shpërfillja është e tmerrshme. Edhe më e rëndë është që të shpërfillin si qytetar, se ke një mendim dhe ti flet dhe s’të dëgjon njeri.
     
    Korrupsionet galoponte, ministrat kapen në vjedhje. Askush në botë nuk ndodh që pasi je kapur gafil duke vjedhur, ti bëhet dhe më i fortë. Nuk ka logjikë që t’i shkon në zgjedhje të parakohshme në 5 bashki dhe fiton 75 të votave. Afat për qëndrimin nuk ka. Nëse ndodh që njerëzit shtohen, dhe imponojnë dorëheqjen e këtij zotërie, pasi ai s’ka legjitimitet më, pasi ai do të ishte limiti i protestës. Do të qëndrojmë këtu deri sa në limitin biologjik të trupit. Vjedhin nuk mbajnë përgjegjësi. I kërkon gjykata të ikin na detyra, kapen dhe mbrohen me një gjykatë tjetër. Na kërcënojnë jetën me vjedhjen e tyre. Të mungojnë hekuri në tunelin e Llogarasë, rrezikohet jeta jo vetëm vjedhje. Apo të rrezikohet jeta nga rënia e malit, në Qafë-Plloçë, nuk është vetëm vjedhje, por dhe rrezikim jete.”, tha ai.

  • Thyente xhamat e makinave dhe grabiste sendet që gjendeshin brenda, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe një tjetër

    Thyente xhamat e makinave dhe grabiste sendet që gjendeshin brenda, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe një tjetër

    Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani jaën dy personat që janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “The thief”.
    Policia njofton se Geraldo Zeneli 34-vjeç, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste Gëzim Canit.
    Gjithashtu, Zeneli në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.

    Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit Gëzim Cani, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”.
    Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit  G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C.
    Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.
    Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • “Buxheti, hapësira më e madhe për të vjedhur”/ Reagon ashpër Zhupa: Debat absurd, nivelet e skandaleve dhe…

    “Buxheti, hapësira më e madhe për të vjedhur”/ Reagon ashpër Zhupa: Debat absurd, nivelet e skandaleve dhe…

    Në një kohë kur skandalet e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes trondisin opinionin publik, në Kuvend zhvillohet një debat që duket absurd: diskutimi për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili prezantohet si më i madhi në histori. Kontradikta qëndron në faktin se ndërsa mazhoranca socialiste e quan këtë buxhet një arritje historike, opozita ngre alarmin se një buxhet më i madh nënkupton thjesht më shumë para për t’u vjedhur, duke e bërë diskutimin tërësisht fiktiv dhe qesharak.
    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, argumenton se propaganda qeveritare për “buxhetin më të lartë ndonjëherë” fsheh dy realitete të hidhura. Së pari, ky buxhet financohet nga rritja e taksave, gjobave dhe detyrimeve mbi qytetarët. Së dyti, rritja e buxhetit shkon paralelisht me rritjen e nivelit të korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve publike.
    “Më i madh buxheti, më e madhe hapësira e tyre për ta vjedhur,” shprehet Zhupa, duke sjellë shembullin flagrant të kostove të ndërtimit të shkollave. Sipas saj, një shkollë e ndërtuar me fonde të Bashkimit Evropian kushton rreth 750 mijë euro, ndërsa e njëjta shkollë, kur faturohet nga qeveria apo bashkitë shqiptare, arrin vlerën 2.3 milionë euro.
    Për Zhupën, kjo tregon se buxheti i lartë nuk është garanci për shërbime më të mira, por një mundësi për afera korruptive me kosto të shumëfishuara. Një tjetër pikë kritike është shpërndarja e fondeve. Ndërsa premtime si ai i vitit 2013 për një buxhet prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin nuk u mbajtën kurrë, shifrat tregojnë një rënie të vazhdueshme.
    Zhupa shprehet se nga 2.9% në vitin 2022, parashikohet që buxheti për arsimin të zbresë në 2.1% deri në vitin 2028. Në të kundërt, pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë ose nuk funksionojnë vazhdojnë pa ndërprerje. Kjo situatë, sipas opozitës, e kthen debatin mbi buxhetin në një farsë.
    Për Zhupën, çështja thelbësore nuk është sa i madh është buxheti në letër, por sa prej këtyre parave do të shkojnë realisht për shërbime publike si arsimi, shëndetësia dhe ndihma për familjet në nevojë, dhe sa do të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit. Në këto kushte, debati real nuk është për alokimin e fondeve, por për ndalimin e “vjedhjes së deklaruar” që po ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
    Zhupa:
    Në propagandën e qeverisë kemi, do e keni dëgjuar dhe nga pothuajse të gjithë si një fjalim e kanë ata që e ripërsërisin të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, teksa thonë që kemi buxhetin më të lartë ndonjëherë të të gjitha kohëve. Dhe kjo thënie në fakt përmban dy elemente në vetvete. Një, përmban elementin i më shumë taksave, më shumë tatimeve, më shumë gjobave, më shumë detyrimeve të marra nga qytetarët, sepse buxheti nuk është ndonjë shpikje. Janë paratë që vijnë nga qytetarët. Dhe së dyti, ky buxheti më i madh shkon në linjë paralele me nivelin e korrupsionit, me nivelin e vjedhjeve.
    Do të thotë më i madh buxheti, më e madhe hapësira e këtyre për ta vjedhur, për ta bërë pjesë të aferave, për të bërë ato që janë, që nga shkollat që ndërtohen me shtatëfishin e buxheteve që ndërton Bashkimi Evropian. Pra kur një shkollë e ndërton Bashkimi Evropian në Shqipëri, që ka ndërtuar edhe ato që u shëmbën nga tërmeti, e ka ndërtuar deri në 750.000 euro, kur një shkollë faturohet për ta ndërtuar qeveria shqiptare apo bashkitë, shkon në 2.3 milionë euro.
    Dhe ti thua që kam një buxhet të lartë, por në fakt është një buxhet i vjedhur. Sepse po ta shikosh tek zërat që shkojnë për fëmijët, zërat që shkojnë për familjet në nevojë, zërat që shkojnë për arsimin, zërat që shkojnë për personat me aftësi të kufizuar, zërat që shkojnë për shëndetësinë, por kur them për shëndetësinë, jo për koncesionarin e e shëndetësisë, jo për koncesionarin e… po për ilaçe, por për aparatura, por për rimbursim të medikamenteve, kur e shikon atë, ti e shikon se sa pak fonde vihen në dispozicion të gjërave reale, konkrete, që njerëzit mund të marrin një shërbim më cilësor dhe mund të zgjedhin në fund të ditës arsimin publik, shëndetësinë publike apo edhe të qëndrojnë në Shqipëri.
    Unë kam krahasuar në fakt, e kisha diskutim dhe dje në në Kuvend, nivelin e buxhetit të arsimit. Pra, qeveria Rama, kur ka ardhur në 2013-ën, ka dhe një broshurë që e ka printuar atëherë, program, se ishte e vetmja herë që kishte program, se herët e tjera pastaj nuk ka pasur më program, ka thënë 5% e prodhimit të brendshëm bruto do jetë për arsimin. Jo që nuk e ka arritur kurrë, por nga 2022-shi dhe duke parë parasysh edhe këtë buxhet, por edhe buxhetin afatmesëm, parashikimet që kanë bërë deri në 2027, 2028-ën, vjen nga 2.9 që ka qenë në 2022-shin, në 2.7 që pritet tani për 2026-ën dhe për 2028-ën 2.1% e buxhetit.
    Pra vjen me ulje buxheti i arsimit. Ndërkohë që vijnë me rritje pagesat për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Si mund të paguajë ky shtet, të vazhdojë të paguajë për një shërbim që nuk e merr, për objekte që nuk ekzistojnë? Pra, si mund të vazhdojë të vidhet, se kjo është vjedhje e pastër, e deklaruar, e njohur botërisht. Pra, në këtë aspekt, nuk është lajmi a është buxheti i madh, por sa do vidhet ky buxhet? Sa do të shkojë te qytetarët dhe sa do të shkojë tek xhepat e qeveritarëve, tek oligarkët, tek klientët e pushtetit, tek ata që përdoren për pastrimin e parave të politikanëve.
    Dhe kjo është drama e madhe që ka vendi ynë, që ka Shqipëria.

  • VIDEO/ Zhupa: Buxheti më i madh? Do të thotë vetëm më shumë para për t’u vjedhur nga qeveria

    VIDEO/ Zhupa: Buxheti më i madh? Do të thotë vetëm më shumë para për t’u vjedhur nga qeveria

  • Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, arrestohet 21-vjeçari

    Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, arrestohet 21-vjeçari

    Një grabitës serial është arrestuar nga policia pas një aksioni të shtrirë në Dibër dhe Tiranë. 21-vjeçari i vënë në pranga është ndaluar në kuadër të operacionit “Markat”, pas një hetimi të zgjeruar nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 4 Tiranë dhe Policinë e Bulqizës.
    I arrestuari, shtetasi K. Ll., 21 vjeç, me banim në Bulqizë, dyshohet se ka vjedhur automjete në zona të ndryshme të Durrësit dhe Dibrës, të cilat i shiste te persona me precedentë penalë të cilët më pas i përdornin në ngjarje kriminale.
    Policia fillimisht u vu në gjurmët e 21-vjeçarit pasi ai kishte vjedhur një automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit V. Xh., në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Në momentin që ka parë efektivët, i riu është larguar me shpejtësi në drejtim të Tiranës por efektivët e Komisariatit nr. 4 në kryeqytet bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe arrestimin e tij në flagrancë, duke e dorëzuar më pas te Policia e Durrësit.
    Hetimet kanë zbuluar se 21-vjeçari ka vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale brenda një automjeti tjetër në të njëjtën zonë.
    Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar si prova materiale katër makina të vjedhura të markave: Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus.
    Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit, vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga i arrestuari.

  • Furnizonte me makina të vjedhura grupet kriminale, arrestohet 21-vjeçari (Emri)

    Furnizonte me makina të vjedhura grupet kriminale, arrestohet 21-vjeçari (Emri)

    Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin, Klajdi Lleshi, 21 vjeç pasi akuzohet se grabiste automjete për t’i shitur më pas te persona me precedent kriminal, të cilët i përdornin për kryerjen e veprave të tjera penale.
    Sipas Policisë, i riu i cili ka vjedhur 4 automjete, një në Gjoricë të Bulqizës dhe tre në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.
    Gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus.
    Njoftimi i policise
    Shtetasi Klajdi Lleshi, 21 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë, dyshohet se kishte vjedhur automjete për t’i shitur më pas personave me precedent kriminal, të cilët i përdornin për kryerjen e veprave të tjera penale.
    Operacioni u realizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, duke bërë të mundur kapjen e 21-vjeçarit në flagrancë, pak minuta pasi kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, në pronësi të shtetasit V. Xh.
    Gjatë hetimeve u konstatua se i riu kishte vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale nga një automjet tjetër.
    Policia sekuestroi automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus, të cilat do të përdoren si prova materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
    Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas vijojnë.
     
  • “Njerëzit që kapen duke vjedhur në zyrë”/ ‘Foltore’, deputeti Xhaferri: Në burg, i gjithë kabineti i qeverisë Rama

    “Njerëzit që kapen duke vjedhur në zyrë”/ ‘Foltore’, deputeti Xhaferri: Në burg, i gjithë kabineti i qeverisë Rama

    Partia Demokratike ka nisur turin e foltoreve me një takim në Njësinë nr. 9, ku drejtues dhe mbështetës të forcës politike zhvilluan bashkëbisedim me demokratët e zonës.
    Gjatë këtij takimi, kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferi, mbajti një fjalim të fortë politik, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje. Xhaferi deklaroi se në këtë betejë opozitare, Sali Berisha mbetet figura kryesore që sipas tij “do të inspirojë shqiptarët për ta çuar vendin drejt ndryshimit politik”.
    Duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare, Xhaferi përmendi edhe çështjen e raportuar të ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke e përdorur rastin, siç u shpreh ai, për të theksuar se “drejtësia duhet të veprojë njësoj në çdo vend”.
    Ai përsëriti akuzat ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke përmendur çështje të tilla si pretendimet për korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Sipas tij, “rastet e abuzimit me taksat e qytetarëve duhen ndëshkuar”, duke e krahasuar situatën me vendet e tjera të Evropës.
    Xhaferi u ndal edhe te zgjedhjet e 11 majit, të cilat i cilësoi “farsë elektorale”, duke akuzuar mazhorancën për përdorim të administratës, fondeve publike dhe presioneve politike. Takimi është pjesë e një serie aktivitetesh që PD ka paralajmëruar se do t’i zhvillojë në të gjithë vendin në vijim të aksionit opozitar.
    Xhaferri:
    Edi Rama meriton të shkojë te shokët e tij dhe patjetër t’i bashkangjitet sot edhe shoqes së tij më të ngushtë, Federica Mogherinit, e cila u arrestua edhe sot. Po e përmend Federica Mogherinin, megjithëse është një rast në Bruksel. Po e përmend edhe për Gjykatën Kushtetuese që të kuptojë që drejtësia në çdo vend të botës bën detyrën e saj dhe duhet të ndalojë ata që kapen në flagrancë.
    Njerëzit që kapen duke vjedhur në zyrë janë ata që duhen ndaluar menjëherë. Dhe rasti i Belinda Ballukut është një rast që nuk është i vetmi në Evropë, as i vetmi në botë. I kemi deklaruar raste të ngjashme në Rumani, në Itali, në Gjermani, në Angli dhe kudo tjetër. Kush vjedh taksat e qytetarëve, meriton të shkojë në burg dhe i gjithë kabineti i qeverisë Rama 1, Rama 2, Rama 3 dhe së fundmi i anonimëve të Rama 4, janë një bandë hajdutësh që kanë vjedhur paratë, ju kanë larguar fëmijët nga shtëpitë tuaja dhe mbi të gjitha kanë vrarë shpresën në një ekonomie që mund të sjelli zhvillim për shqiptarët dhe ka lindur ekonominë që ka sjellur zhvillim vetëm për narkotrafikantët dhe klientët e qeverisë.
    Ajo që patjetër ne na thërret misioni sot, është të bëhemi të gjithë bashkë në një kauzë. Edi Rama mos ta shijojë asnjë ditë më tepër farsën elektorale që vodhi në 11 maj. Atë farsë që e dimë që të gjithë si e kemi hequr mbi kurriz, dhe të gjitha sulmet që erdhën nga buxheti shtetëror, nga administrata shtetërore, nga patronazhistët, nga bandat kriminale, nga mediat, po në të njëjtën kohë, të cilat vetëm i bënin veri dhe fresk një kryehajduti që 12 vjet ka vjedhur dhe ka shantazhuar këdo, dhe sot pretendojnë që problemi jemi ne.
     
  • Mbështetja e emigrantëve për prindërit pensionistë, Cara: Çdo euro që hyn në Shqipëri, e vjedhur me 40 %

    Mbështetja e emigrantëve për prindërit pensionistë, Cara: Çdo euro që hyn në Shqipëri, e vjedhur me 40 %

    Igli Cara ka ndarë një shqetësim lidhur me mungesën e mbështetjes së emigrantëve.
    Ai nënvizon se mbështetja për ta po bëhet gjithnjë e më e vështirë për prindërit e tyre pensionistë. Cara ka ndarë një video nga Kuvendi, ku ka ngritur shqetësimin për këtë çështje, duke thënë se rënia drastike e euros është fakt i pakundërshtueshëm, ndërsa hendeku thellohet në vijimësi, edhe prej rritjes së pakontrolluar të çmimeve!
    Reagimi i plotë;
    Mbështetja e bashkatdhetarëve në emigrim bëhet gjithnjë e më vështirë për prindërit e tyre pensionistë!
     
    Rënia drastike e euros është fakt i pakundërshtueshëm, ndërsa hendeku thellohet në vijimësi, edhe prej rritjes së pakontrolluar të çmimeve! Ju kujtohet në vitin 2013, kur sillnit 100 euro kishit sjellë 140 mijë lekë te familjet tuaja? Sot 100 euro kushtojnë 96 mijë lekë pa llogaritur cmimet e rritura. A ka vjedhje më të madhe, ke vjedhur remitancat, Çdo euro që hyn në Shqipëri, e ke vjedhur me 40 %

  • Arrestimet në Orosh, Hoxha: Policia shkoi sikur do arrestonte një që kishte vjedhur viçin

    Arrestimet në Orosh, Hoxha: Policia shkoi sikur do arrestonte një që kishte vjedhur viçin

    Gazetari Artan Hoxha në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, ka zbuluar detaje nga operacioni policor në Orosh, ku u ndaluan dy ekstremistët Julian Cumraku dhe Erzen Uka, pasi kërcënuan forcat e RENEA-s se do të qëllonin me armë.
    Sipas Hoxhës efektivët e policisë së Pukës shkuan të papërgatitur në vendngjarje, ku mund të kishte pasur viktima duke pasur parasysh arsenalin e armëve që posedonin Cumraku dhe Uka.
    Gazetari shtoi më tej se ka një grup vendesh që nuk e simpatizojnë Shqipërinë të cilat mezi presin që përmes mediave të tyre të pasqyrojnë ngjarje të tilla, por Hoxha theksoi se në vendin tonë nuk ka ekstremizëm fetar.
    “Sigurisht nisur nga të dhënat që erdhën. U tha ai flamuri është ISIS, por ne nuk është se kemi ndonjë eksperiencë. Në këto lloj situatash ne nuk kemi specialistë. Më pyete a përbëjnë një rrezik. Çdo njeri që është i armatosur përbën një rrezik. Shiko kur kam parë pamjet e policisë së Pukës që kanë shkuar aty sikur do të arrestonin ndonjërin që kishte vjedhur viçin, kam vënë duart në kokë. Por, ata të shkretët nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. Prandaj vjen RENEA mbrapa që mbyll rrethimin, merr distancat, përdor gjithë teknologjinë që ka dhe pajisjet, për t’u përballur me ata. Fati madh atë ditë që nuk kemi patur një shkëmbim zjarri të përmasave të mëdha, të fuqisë që ata dispononin, dhe të kishte pasur viktima në njerëz sepse ne do flisnim në rrethana të ndryshme sot. Atje është plagosur vetëm Erzen Uka dhe ai në rrethana ende të pasqaruara. Por që ne që mos të ndodhemi para vatrave të tilla, se në për fat të keq kemi dhe një grup vendesh që nuk është se na kanë qejf dhe na duan të mirën dhe po ashtu një rrjet mediash ndërkombëtare që mezi presin që nga Shqipëria të burojnë këto gjëra, për të na çuar drejt ekstremizmit fetar. Shqipëria nuk e ka këtë probleme, besimtarët myslimanë në këtë vend nuk kanë asnjë lidhje me këto persona. Këta thjesht mundon të penetrojnë në komunitetin e madh dhe brenda tyre të tërheqin individë”, deklaroi Hoxha.