Tag: vjedhjes

  • Nuk ka qetësi në Muzeun e Luvrit/ Pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive, shpërthejnë tubat dhe përmbysin bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane

    Nuk ka qetësi në Muzeun e Luvrit/ Pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive, shpërthejnë tubat dhe përmbysin bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane

    Muzeu i Luvrit në Paris po kalon një tjetër periudhë të trazuar, vetëm pak javë pas vjedhjes së madhe që tronditi institucionin në mes të tetorit. Kësaj here, një rrjedhje uji që nisi më 26 nëntor ka dëmtuar qindra libra në bibliotekën e departamentit të Antikiteteve Egjiptiane.

    Sipas zëvendësdrejtorit të Luvrit, Francis Steinbock, “mes 300 dhe 400 librave” janë prekur nga incidenti. Bëhet fjalë për revista egjiptologjike dhe materiale shkencore që përdoren rregullisht nga studiuesit.
    Lajmi, i raportuar fillimisht nga La Tribune de l’Art, u konfirmua më pas edhe nga muzeu për agjencinë AFP. Steinbock shpjegoi se botimet e dëmtuara janë vëllime të lidhura nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.
    Megjithatë, drejtuesit e muzeut theksojnë se nuk ka vend për alarm: “Asnjë vepër nga koleksionet muzeale nuk është prekur,” tha zëvendësdrejtori. “Deri tani nuk kemi asnjë humbje të pariparueshme apo të përhershme.”
    Ai shtoi se këto libra janë shumë të rëndësishëm për punën kërkimore, por nuk janë unikalë në nivel global. Plani është që vëllimet e lagura të thahen dhe më pas të dërgohen për restaurim, për t’u rikthyer më vonë në raftet e bibliotekës.

    Top Channel

  • Vidhte biçikleta dhe monopatina e më pas i shiste, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

    Vidhte biçikleta dhe monopatina e më pas i shiste, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

    Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në harkun kohor të 6 muajve kishte vjedhur disa biçikleta dhe monopatina në kryeqytet.

    Sakaq, blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi E. P., 22 vjeç i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së 6 biçikletave dhe një monopatinë të cilat i shiste në zona të tjera të kryeqytetit.
    Njoftimi i policisë:
    Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
    Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjes, të kryera, kryesisht gjatë muajit të fundit, vihet në pranga 22-vjeçari, si autori i dyshuar.
    22-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan dhe vunë në pranga shtetasin:
    -E. P., 22 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes së 6 biçikletave, 1 monopatinë gjatë muajit maj dhe nëntor, të cilat shiteshin nga ana e këtij shtetasi në zona të ndryshme të Tiranës dhe të 1 dyqani.
    Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

    Top Channel

  • Muzeu i Luvrit rrit çmimet për vizitorët jashtë Evropës me 45%, pas vjedhjes spektakolare

    Muzeu i Luvrit rrit çmimet për vizitorët jashtë Evropës me 45%, pas vjedhjes spektakolare

    Muzeu i Luvrit njoftoi se nga 14 janari 2026, çmimi i biletave për vizitorët nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane do të rritet nga 22 euro në 32 euro, një rritje prej 45%. Ndryshimi prek kryesisht vizitorët amerikanë dhe kinezë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të publikut të huaj.
    Vendimi i Bordit të Drejtorëve të muzeut vjen pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit dhe synon të mbledhë 15–20 milionë euro shtesë në vit për të përmirësuar sigurinë dhe kushtet strukturore të institucionit.
    Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, theksoi se të ardhurat e reja do të përdoren për projektin e rinovimit të muzeut, të cilin Gjykata e Auditorëve e vlerëson të kushtojë mbi një miliard euro.
    Sindikatat reaguan menjëherë, duke vënë në dukje rëndësinë e aksesit të barabartë në koleksionet e Luvrit dhe shqetësimet për ngarkesën shtesë të punëtorëve, të cilët do të duhet të kontrollojnë kombësinë e vizitorëve.
    Muzeu i Luvrit, i cili në 2023 priti 8.7 milionë vizitorë, 69% të cilëve ishin të huaj, është një nga destinacionet më të vizituara dhe më të njohura kulturore në botë.

  • Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

    Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

    Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar.
    Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të avancuar policor brenda Luvrit.
    Vjedhja në mes të ditës e xhevahireve me vlerë 102 milion dollarë, ngriti dyshime mbi kredibilitetin e muzeut më të vizituar në botë si guardian i veprave të tij të paçmuara.
    Ndërsa hetuesit kanë akuzuar 4 të dyshuar, thesaret nuk janë rikuperuar. Autoritetet kanë pranuar se ka pasur mangësi në mbulimin me kamera sigurie jashtë mureve të muzeut, dhe gjithashtu tek ballkoni nga ku hynë plaçkitësit.

  • Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, arrestohet “skifteri i errësirës” në Tiranë

    pamje nga policia

    TIRANË- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentua t’i grabiste me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira. 30-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve. Ndërkohë që është zbardhur një tjetër rast i vjedhjes me dhunë nga ky shtetas. 
    Njoftimi:
    Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Darkness”.
    Tentoi ti vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira, falë reagimit të shpejtë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
    30-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.
    Zbardhet dhe dokumentohet edhe 1 rast i vjedhjes me dhunë, i kryer më herët nga ky shtetas.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
    – N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.
    Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.
    Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Raporti i OSBE për zgjedhjet/ Berisha: PD faktoi 2 mijë raste të vjedhjes…

    Raporti i OSBE për zgjedhjet/ Berisha: PD faktoi 2 mijë raste të vjedhjes…

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një deklaratë për mediat, se PD faktoi 2 mijë raste të vjedhjes në zgjedhjet e 11 majit.
    Ai tha se raporti i OSBE evidentoi disa parregullsi.
    “Kemi mbi 2 mijë fakte dhe prova të vjedhjes së zgjedhjeve. Kemi komunikuar online. S’them se sa ka ndikuar, por Edi Rama dështoi totalisht qoftë dhe në ndryshim të një germë të atij raporti. Nuk mund të thotë kush se këto rezoluta janë partiake, por s’mund të thotë se 300 vëzhgues, me përfaqësues të Asamblesë së PE, kanë linja partiake. Raporti thekson se në shqyrtimin e fakteve, se SKAPI ishte indiferent. Kjo përbën një damkë madhore. Raporti thotë se ligji elektoral u shkelmua. 4530 aktivitete në kundërshtim me ligjin.Pse u mor e pandehur Balluku? Shkeli barazinë në tendera. Për Troplinin, të shkelët barazi për zgjedhjet, s’përbën problem. E vërteta është se është në meritën e madhe të atyre vëzhguesve të tyre që pikërisht te kjo çështje më themelore, ata ndalën dhe rikthehen.

  • Sara Carbonero, e shokuar pas vjedhjes së koleksionit 200 mijë eurosh të orëve të Casillas

    Sara Carbonero, e shokuar pas vjedhjes së koleksionit 200 mijë eurosh të orëve të Casillas

    29 Tetor 2025

    10:15

    Alfred Lleshi

    Iker Casillas ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit për shkak të vjedhjes nga dy persona të afërt; punonjësja e shtëpisë dhe rojtari i sigurisë, të cilët i morën një koleksion orësh me vlerë 200.000 euro. Ato i zëvendësuan me kopje thuajse identike dhe planifikonin një grabitje të gjashtë, të cilën policia e kapi në kohë.
    Roja i sigurisë, Carlos, pranoi të ishte autori intelektual i vjedhjes, duke justifikuar veprimin me borxhe personale, ndërsa liroi bashkëshorten e tij nga çdo përgjegjësi. Sara Carbonero, ish-partnerja e Casillas, është shprehur e habitur dhe e tronditur për situatën, duke mos dashur të komentojë më shumë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe rrethanave të mundshme.
    Sipas gazetarit Antonio Rossi, Carbonero nuk mund ta besonte se autorët ishin njerëz me të cilët kishte bashkëjetuar dhe njohur mirë. Policia arrestoi dy të dyshuarit më 21 tetor, ndërsa Carlos pranoi se kishte mundur ta kryente grabitjen që nga dita e parë që iu shfaqën orët, duke përdorur tutoriale në YouTube për t’i manipuluar ato.
     

  • Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

    Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

    Ka nisur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë në themel ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për procedurën e koncesionit të sterilizimit. Beqaj do të përballet me një proces gjykimi të zakonshëm për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Gjatë nisjes së seancës, ish-ministri Beqaj ka kundërshtuar legjitimitetin e trupës gjykuese, duke deklaruar:
    “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme. Nuk e kam me ju personalisht.”
    Në seancë, Beqaj u përball me trupën e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se nuk është njoftuar për akuzën e re ndaj tij, duke theksuar:
    “Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim nga Prokuroria për akuzën e vjedhjes. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre.”

  • Bënte kërdinë në çadrat e pushuesve, kapet hajduti serial në Durrës

    Bënte kërdinë në çadrat e pushuesve, kapet hajduti serial në Durrës

    Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, nën akuzën e vjedhjes.
    Sipas të dhënave nga policia, në kuadër të operacionit “Sendet” është vënë në pranga shtetasi I.B. i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve.
    42 vjeçari nga Manza, ishte dënuar më parë po për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera.
    Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjeve nëpër shezlongë të sendeve personale të pushuesve, si dhe i vjedhjes së një automjeti në Shkozet, Durrës.

  • Vodhi 1400 euro në makinën e një pushuesi, arrestohet i riu në Himarë

    Vodhi 1400 euro në makinën e një pushuesi, arrestohet i riu në Himarë

    Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e “Porto Palermos”.
    Blutë kanë sekuestruar shumën e vjedhur dhe automjetin e përdorur për kryerjen e vjedhjes.
    “Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes së një shume parash nga automjeti i një pushuesi, shtetasit:
    A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për kapjen, më datë 26.07.2025, ka vjedhur shumën prej 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, i cili ishte i parkuar në plazhin e “Porto Palermos”.
    Shuma e vjedhur, së bashku me automjetin tip Volkswagen, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.