Tag: vjedhjen

  • Inter planifikon “vjedhjen” e shekullit, ja plani i frikshëm i zikaltërve

    Inter planifikon “vjedhjen” e shekullit, ja plani i frikshëm i zikaltërve

    25 Nëntor 2025

    16:31

    Telesport

    Pas paraqitjeve të dobëta të Yann Sommer, drejtuesit e Interit kanë piketuar disa emra për të gjetur portierin e ri, pasi zvicerani do të largohet në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë.
    Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, klubi zikaltër i “fiksuar” pas transferimeve me kosto zero, po monitoron me shumë kujdes situatën e Mike Maignan te Milan. Portieri francez nuk ka rinovuar deri tani kontratën që skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas të gjitha gjasave, do të largohet falas nga kuqezinjtë.
    Në këtë situatë, Inter po planifikon “vjedhjen” e shekullit, duke dashur të përforcohet me një nga portierët më të mirë momentalisht në botë dhe padyshim transferimi i mundshëm i Mike Maignan nga rivali historik Miolan tek ziklatrit do të ishte padyshim një goditje historike. Mesa duket, drejtuesit e klubit zikaltër janë gati të plotësojnë kërkesat financiare te Maignan, gjë që po refuzohet të paktën deri tani nga drejtuesit e Milanit.

  • Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove

    Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove

    Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbardhur detaje të operacionit të pak ditëve më parë, ku u parandalua një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë dhe një shumë prej rreth 5 miliardë lekësh (50 milionë euro) nga llogaritë bankare.

    Në qendër të hetimeve janë dy shtetas kinezë: Cunfeng Fan, 51 vjeç dhe Haike Yan, 45 vjeç.
    Të dy kishin ardhur në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal dhe u akomoduan në një hotel shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Aty, policia gjeti dhe sekuestroi 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti dhe 1 patentë, të cilat u përdorën për të ngritur skemën mashtruese.
    Sipas burimeve zyrtare, dy kinezët kishin ndërtuar një infrastrukturë të sofistikuar:
    Dërgonin linke që imitinin faqen e Postës Shqiptare.
    Pasi qytetarët klikonin linkun, ata fitonin akses tek të dhënat personale dhe më pas tek llogaritë bankare.
    Paratë e planifikuara për t’u marrë jashtë vendit llogariteshin rreth 50 milionë euro.
    Drejtoria e Krimit Kibernetik ra në gjurmët e dy të arrestuarve përmes monitorimit të vazhdueshëm të darkweb-it dhe burimeve të hapura në internet. Hetimi u zhvillua me metoda speciale dhe përfundoi me sukses, duke parandaluar dëmin e madh financiar dhe shkeljen e privatësisë së qytetarëve

    Top Channel

  • Mashtrimi përmes Postës, si u zbulua skema e përdorur nga 2 kinezët për vjedhjen e miliona eurove

    Mashtrimi përmes Postës, si u zbulua skema e përdorur nga 2 kinezët për vjedhjen e miliona eurove

    Klan News ka mësuar të dhëna të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve kineze, të cilët u kapën të shtunën në Tiranë, dhe do mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.
    Gazetari Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve hetimore raporton se Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë personave nga 2 kinezët e arrestuar, C.F, 51 vjeç, dhe H.Y, 45 vjeç. Përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve.
    Dy kinezët, pasi erdhën një javë më parë në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal, u vendosën në një hotel në qendër të kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin. Ata kishin planifikuar që pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit.
    Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e dy kinezëve. Si rezultat, u çel një procedim me metoda speciale hetimi, i cili përfundoi me sukses. Hetimi është në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

  • “Lubi Balluku, kleptokrate e papërgjegjshme”/ Berisha ‘hap letrat’: Abuzim me fondet, nuk njeh kufi me të vjedhur

    “Lubi Balluku, kleptokrate e papërgjegjshme”/ Berisha ‘hap letrat’: Abuzim me fondet, nuk njeh kufi me të vjedhur

    Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat e forta ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën e cilëson si një nga përgjegjëset kryesore për grabitjet e fondeve publike.
    Në konferencën me gazetarët, Berisha përmendi disa projekte të mëdha ku, sipas tij, ka ndodhur abuzim me fondet.
    “Lubi Balluku është përgjegjëse për vjedhjen e madhe në rrugën Qukës-Qagë Plloçë. Rrugë e cila njëlloj si rruga e Arbrit zgjati në ndërtim 16 vite. Nuk njeh kufi ajo me të vjedhur. Një akt akuzë e rëndë për të rruga Korçë-Ersekë, e cila u ndërtua në 18 km e para në shumën 800 mijë euro km. Kurse segmenti që mbeti pa ndërtuar nga 2013 deri më sot rreth 17 km u ndërtua me 5 mln euro kilometri. Kjo kleptokrate e papërgjegjshme ka përgjegjësi përafërsisht sa Erion Veliaj në vjedhjen e tmerrshme me djegësin e Tiranës”, u shpreh kryeopozitari.
    Berisha e akuzoi Ballukun edhe për mosmbikëqyrje të punimeve të inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar si bashkëpërgjegjëse me Erion Veliajn dhe Edi Ramën në atë që ai e quan “afera më e madhe e vjedhjes së parave publike”.
    “Në përputhje me kontratën, mbikëqyrja e punimeve të djegësit ishte përgjegjësi e ministrisë që drejtonte Balluku. Por ajo nuk bëri asnjë supervizim, asnjë raport. Heshti, sepse e dinte që paratë i vidhte Edi Rama,” theksoi Berisha.
    Sali Berisha:
    Lubi Balluku është autore e tre katër-fishimit të rrugës së Arbrit. Unë ju garantoj se një km rrugë në rrugën e Arbrit me gjerësi 11 metra ka kushtuar më shtrenjtë se një km në Rrugën e Kombit me gjerës 27 metra dhe me një tunel më të gjatë se ai i Murrizit.
    Lubi Balluku është përgjegjëse për vjedhjen e madhe në rrugën Qukës-Qagë Plloçë. Rrugë e cila njëlloj si rruga e Arbrit zgjati në ndërtim 16 vite. Nuk njeh kufi ajo me të vjedhur. Një akt akuzë e rëndë për të rruga Korçë-Ersekë, e cila u ndërtua në 18 km e para në shumën 800 mijë euro km. Kurse segmenti që mbeti pa ndërtuar nga 2013 deri më sot rreth 17 km u ndërtua me 5 mln euro kilometri.
    Kjo kleptokrate e papërgjegjshme ka përgjegjësi përafërsisht sa Erion Veliaj në vjedhjen e tmerrshme me djegësin e Tiranës. Pse? Sepse në përputhje me kontratën, drejtorinë e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit e kishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.
    Dhe Lubi Balluku nuk bëri qoftë dhe një supervizim të vetëm. Qoftë dhe një raport të vetëm. Një bashkëpunëtor i tyre në krim, që quhet Altin Troplini, lëshoi urdhër-arresti për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili nuk firmosi dokumentin themelor të djegësve.
    I cili kundërshtoi pesë herë me shkrim kërkesën e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës. Mercenar Dumani, për djegësin e Tiranës, nxjerr jashtë hetimeve dhe fajësisë Edi Ramën, Erion Veliajn- që kishte falsifikuar dhe mashtruar në shkresat e tij- Lubi Ballukun që kishte detyrë mbikëqyrjen e punimeve, por duke e ditur se paratë i vidhte Edi Rama, ajo heshtte si fija e barit.
    Të gjitha këto mbulohen nga një mercenar, nga një prokuror pa ligj dhe moral, i cili bëri çdo kompromis për të zgjatur mandatin e tij për shkak të krimeve që ka kryer.

  • Vrasje për një portofol/ Dukagjin, rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte për vjedhjen

    Vrasje për një portofol/ Dukagjin, rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte për vjedhjen

    Akuzat e vazhdueshme të viktimës ndaj autorit në Shkodër për vjedhjen e portofolit dyshohet të jetë shkaku I vrasjes në fshatin Abat të Dukagjinit.

    Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, Ndoc Maçaj ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.

    Autori deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Piro Prronin, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji I kishte vjedhur portofolin, veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.

    Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë. Ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.

    Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, e për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.

    Krimi ndodhi në fshatin Abat të Dukagjinit, ndërsa pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë, së bashku me armën e krimit tek uniformat blu.

    Megjithatë, hetimet vijojnë në disa pista, me qëllim zbardhjen e plotë të krimit.

  • Shpërthim tritoli në Tiranë / Kush është pronari i garazhit, i arrestuar për vjedhjen e mjetit luksoz

    Shpërthim tritoli në Tiranë / Kush është pronari i garazhit, i arrestuar për vjedhjen e mjetit luksoz

    Elvis Kosova është pronari i garazhit, që iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
    Një emër i njohur për policinë, Kosova ka precedent të mëparshëm penal.
    I njohur ndryshe si Visi i garave, apo visi i makinave te shpejta, ai u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje audi R8 me vlerë 200 mijë euro. Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk.
    Shtetasi turk kishte marrë me qira një automjet të markës ‘Audi’ në Gjermani. Pasi kishte hyrë në territorin shqiptar, automjeti iu dorëzua Elvis Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar automjetin për vete. Shtetasi turk më pas bëri një kallëzim pranë autoriteteve duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

  • “Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

    “Krimi elektoral nuk mund të normalizohet”/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

    Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.
    “Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,” deklaroi Klevis Balliu.
    Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.
    Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.
    Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.

  • Klevis Balliu: Unë çfarë nuk di për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

    Klevis Balliu: Unë çfarë nuk di për vjedhjen e zgjedhjeve, por…

    Klevis Balliu shprehet se është në dijeni të rasteve të vjedhjes së votës, por thekson se pa prova të pakundërshtueshme nuk mund të akuzohet askush.
    Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.
    “Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,”  deklaroi Klevis Balliu në emisionin Log. në News24
    Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.
    Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk  mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.
    Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.

  • Mesazhe mashtruese në emër të Postës/ Skema synonte vjedhjen e të dhënave bankare

    Mesazhe mashtruese në emër të Postës/ Skema synonte vjedhjen e të dhënave bankare

    Në një valë të re mashtrimesh kibernetike, qytetarët shqiptarë janë bërë sërish objektiv i skemave që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare.

    Këtë herë, mesazhe të rreme që pretendojnë se vijnë nga Posta Shqiptare janë përhapur përmes email-eve dhe rrjeteve sociale, duke udhëzuar përdoruesit të klikojnë mbi një link të rrezikshëm.

    “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP”, shkruan AKSK.

    Skema nuk ka lidhje me ndonjë aktor të sponsorizuar apo organizatë të caktuar, por është një tjetër tentativë mashtruese e njëjtë me ato që janë hasur më parë, të cilat përdorin emrin e institucioneve të besueshme për të fituar akses në të dhënat personale dhe kartat e kreditit: “Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare”.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të mos hapin apo klikojnë mbi lidhje të dyshimta dhe të verifikojnë gjithmonë burimin e çdo njoftimi që kërkon të dhëna bankare apo personale. Rasti është një tjetër kujtesë për rreziqet që fshihen pas një klikimi të vetëm.

  • “Ramës i ka humbur mendja”, Berisha nga Vora: Kërkon t’u hedhë hi syve, fyen djemtë dhe baballarët

    “Ramës i ka humbur mendja”, Berisha nga Vora: Kërkon t’u hedhë hi syve, fyen djemtë dhe baballarët

    Kryedemokrati Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e Vorës.

    Ai u shpreh se kryeministri kërkon të mashtrojë qytetarët dhe veçanërisht gratë dhe vajzat gjatë takimeve në qytetet e vendit.
    Berisha: Ju e keni parë. Edi Rama kalon nga sheshi në shesh me shtërngicë. Domethënë, merr rrogëtarët e shtetit me detyrim dhe i u në karrige të dëgjojnë kllounadën e tij, të dëgjojnë banalitetet e tij.Dhe ju siguroj ju, nuk është as klloun, dhe nuk e bën as nga budallëku atë shou, atë paraqitje. Ai ka një hall të madh. Ai përpiqet të maskojë, të mbulojë. Së pari, të mos japë asnjë llogari para jush për të gjitha dështime 12 vjeçare.
    Ai nuk vjen dot t’u thotë ju, po pse nuk jepen qeratë që ju takojnë? Pse nuk jepen paratë që ju takojnë për të meremetuar apartamentet tuaja? Ai, nuk ju shpjegon ju dot, se pse ndarja e apartamenteve është jotransarente, dhe lista nuk del? Ai, nuk ju thotë ju dot, se pse përfaqësuesi i tij këtu ka 5-fishuar numrin e punonjësve, taksat tuaja e ka shndërruar në rroga të militantëve, dhe një pjesë e mirë e tyre janë në emigracion, çka do të thotë, paratë i ndajnë këtu.
    Ai, nuk ju thotë dot ju, pse Preza ka dy orë ujë? Pse Balaqi i ka rrugët copë-copë? Pse nuk ka investime?Këto, nuk ua shpjegon ju dot ai, sepse të gjitha kanë një emërues të përbashkët: vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen e zyrtarëve të tij dhe të atij. Ai, nuk u thotë dot ju, pse ju paguani 30 euro për kuintal të plehut, që e çoni në Sharrë për t’u djegur? Në një kohë kur, 130 milionë të taksave tuaja janë zhdukur në kontot e tij bankare, dhe ju paguani sikur plehrat digjen, në një kohë kur, nuk digjet asnjë kilogramë.
    Prandaj, ai mbledh ata rrogëtarë, e thashë diku tjetër, e them prap këtu sot. I siguroj se, pse shkojnë në mitingjet e tyre, do shkojnë, se i pushon nga puna. Por, ata që zbatojnë ligjin, do jenë njerëz ë nderuar nga ne, dhe i ftoj të votojnë së bashku me ju, ndryshimin dhe rotacionin për shpëtimin e Shqipërisë.
    Pra, Edi Rama, nuk është klloun. Jo! Por, për hir të karriges së tij, bën kllounin dhe kaluar kllounit.I ka humbur mendja. I lejon vetes gjëra që nuk mund t’ja lejojë kurrë një njeri normal dhe mendon se me këto do t’u hedhë hi syve, mendon se me këto gjëra, do të budallepsë njerëzit. Por, shqiptarët janë të mençur, dhe në veçanti gratë, nënat, motrat shqiptare, ku ai po thotë se ka mbështetjen më të madhe. Kam bindje se, ato të para, do t’i japin atij atë që meriton. Njeriut që u përzuri me vjedhjet e tij fëmijët nga vatrat familjare. Njeriu që i fyen bashkëshortët, djemtë, baballarët, burrat, si një ordiner, duke menduar se po bëhet interesant. Mos harroni kurrë, se prapa buzëqeshjeve që krijon, fshihen vjedhje, fshihen drama, fshihet largimi i shqiptarëve nga Shqipëria.Ndaj dhe, në 11 maj do të jetë dita e pastrimit të shtëpisë. Po!
    Po, Edvin, do ta pastrojmë shtëpinë, se Vora dhe Shqipëria nuk bëhen tokë e Zotit, në qoftë se ne nuk pastrojmë shtëpinë nga këto që keni bërë ju këto 12 vite.

    Top Channel