Tag: vjedhja

  • Aferta e Tunelit të Llogarasë, Xhixho: Balluku duhet të ishte shkarkuar, vjedhja shkon në 75 mln euro

    Aferta e Tunelit të Llogarasë, Xhixho: Balluku duhet të ishte shkarkuar, vjedhja shkon në 75 mln euro

    Deputetja e PL, Erisa Xhixho, theksoi se vjedhja e Tunelit të Llogarasë ka shkuar në 75 mln euro, dhe sipas saj, kjo nuk ka ndodhur pa djeninë e kryeministrit Edi Rama.
    “Së pari të analizojmë se çfarë ka ndodhur dhe ky është një skandal. Mund të vjedhësh një popull,  por të vjedhësh më të varfër në Evropë.. Kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive të mbi 50 milionë euro në anulimin nga tenderi i parë dhe i dytë nga Balluku.
    Dhe nga ana tjetër është denoncuar së fundmi se në projektin fillestar ka pasur dy ura dhe në përfundimtarin janë zhdukur dhe kostoja është mbi 25 mln euro. Vjedhja shkon në 75 mln euro. Padyshim në këtë vendimarrje që dardhat dhe mollët nuk u hëngrën pas krahëve të Edi Ramës. Këtu kemi një sistem të korruptuar një bashkëpunim mes Ramës dhe Ballukut.”, tha ajo.
    Xhixho theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila sipas saj ka përgegjësinë kryesore për aferën në Tunelin e Llogarasë duhet të ishte shkarkuar.

     
    “Jemi në kushtet kur kemi një aktakuzë do duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose një shkarkim. Nuk mund të kemi as dorëheqje as aktakuzë dhe znj.Balluku vijon punën. Meta mbahet ne izolim për një vit. I arrestuar në mënyrë kriminale.
    Me proceduar të raportuar nga Avokat i Popullit me polic me maskuar dhe me urdhër të Edi Ramës për të dëmtuar PL. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Metës.”, shtoi Xhixho.

  • Vjedhja e bujshme në Luvër, policia franceze arreston pesë të tjerë

    Vjedhja e bujshme në Luvër, policia franceze arreston pesë të tjerë

    Vjedhja në Luvër: Pesë të dyshuar të rinj të arrestuar, raporton RTL
    Pesë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris, ka raportuar sot radioja franceze RTL.Lexo edhe :Related Posts
    Më herët gjatë ditës, televizioni francez BFM kishte njoftuar për arrestimin e një të treti të dyshuari në periferi të Parisit mbrëmjen e së mërkurës, duke shtuar se ai dyshohet se ishte i pranishëm në vendngjarje më 19 tetor, kur ndodhi grabitja spektakolare.

    Dy persona të tjerë të arrestuar gjatë fundjavës së kaluar kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në ngjarje, sipas një deklarate të prokurores së Parisit të bërë dje.
    Zyrtarët e zyrës së prokurorisë së kryeqytetit francez nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.
    /vizionlpus.tv

  • Vjedhja si në filma e Luvrit “kushton” 88 milionë euro, arrestohet në Barcelonë një prej grabitëseve të dyshuara

    Vjedhja si në filma e Luvrit “kushton” 88 milionë euro, arrestohet në Barcelonë një prej grabitëseve të dyshuara

    Vjedhja spektakolare që tronditi Luvrin në Paris ka një faturë marramendëse edhe financiarisht.

    Bizhuteritë e grabitura të Napoleonit dhe Perandoreshës sipas llogarive kanë një vlerë totale prej 88 milionë euro. Ngjarja është një goditje për trashëgiminë kulturore të Francës, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
    Prokurorja Laura Beccuau (Beko) konfirmoi se vlera e objekteve të vjedhura është shumë më e madhe se sa çmimi i thjeshtë i materialeve, duke pasur një rëndësi të jashtëzakonshme historike.
    Si pjesë e hetimeve, një grua kineze u arrestua në Barcelonë dhe u dorëzua autoriteteve franceze. Ajo dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen e bizhuterive dhe një tjetër incident në Muzeun e Historisë Natyrore, ku u vodhën copëza ari të vlerës 1.5 milion euro në shtator të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, dëmi ndaj trashëgimisë kulturore është i paçmueshëm, përtej thjesht çmimit të arit.
    Vjedhja u zbulua nga një punonjës i kompanisë së pastrimit, i cili e gjeti galerinë mineralogjike në rrëmujë, sipas informacionit nga BFM. Hajdutët kishin hyrë në seksionin e Gjeologjisë dhe Mineralogjisë, duke përfituar nga fakti që sistemi i alarmit ishte çaktivizuar prej disa javësh për shkak të një sulmi kibernetik. Galeria e Historisë Natyrore dhe Mineralogjisë kishte qenë e mbyllur prej disa ditësh.

    Top Channel

  • Vjedhja e dekadës’ në Luvër, pse java e parë është vendimtare për kapjen e hajdutëve

    Vjedhja e dekadës’ në Luvër, pse java e parë është vendimtare për kapjen e hajdutëve

    Grupi që zbuloi grabitjen ndaj Kim Kardashian në Paris më 2016, sipas Reuters, thuhet se është vënë në dispozicion të qeverisë franceze për të gjetur autorët e asaj që përshkruhet si “vjedhja e dekadës” në muzeun e Luvrit.
    Bëhet fjalë për BRB, një njësi prej rreth 100 agjentësh, mbi dymbëdhjetë prej të cilëve janë të specializuar në vjedhjet nga muzetë. Policia do të analizojë video, regjistrime telefonike dhe prova kriminalistike, ndërsa do të aktivizohen edhe informatorë. Një ish-anëtar i grupit i tha Reuters se ata “mund të kenë skuadra që punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për periudha të gjata” dhe shprehu bindjen “100%” se hajdutët do të kapen.
    Java e parë, vendimtare

    Eksperti i rasteve të vjedhjeve të artit, Arthur Brand, shpjegoi për Sky News se “dritarja” kritike për gjetjen e objektit të vjedhur është java e parë.
    “Së pari, këto bizhuteri janë kaq të njohura, saqë thjesht nuk mund t’i shesësh. E vetmja gjë që mund të bëjnë është t’i shkrijnë argjendin dhe arin, të shkatërrojnë diamantet, të përpiqen t’i presin. Pra, ato ka shumë mundësi që të zhduken përgjithmonë. Policia ka një javë. Nëse kapin hajdutët, objektet mund të jenë ende atje. Nëse u duhet më shumë kohë, objektet e vjedhura ka gjasa të jenë shkrirë dhe shkatërruar. Është një garë me kohën”, tha ai.
    Ai e quajti “qesharake” teorinë që vjedhja të ketë qenë për porosi nga ndonjë koleksionist, duke shpjeguar se objekte të tilla nuk mund t’i ekspozosh as për miqtë apo të afërmit “sepse rrezikon t’i dërgosh ata në burg”.
    Pse sulmohen muzetë
    Autoritetet shqetësohen se organizatat kriminale në mbarë Europën po vjedhin gjithnjë e më shumë bizhuteri dhe ar nga muzetë, si Luvri, dhe se edhe pse shpesh kapen autorët, është e vështirë rikthimi i këtyre sendeve të paçmuara.
    Vjedhja e së dielës në Luvër ishte e katërta që ndodhi në muze në Francë gjatë dy muajve të fundit, përfshirë edhe vjedhjen e arit nga Muzeu i Historisë Natyrore në Paris.
    Krijuesi i Art Recovery International, Christopher Marinello, që gjurmon veprat e vjedhura të artit, i tha Reuters se ky lloj krimi në muze është në rritje në Europë dhe gjetkë, duke përmendur raste të ngjashme në Holandë dhe Egjipt. “Nëse keni bizhuteri ose ar në koleksionet tuaja, duhet të shqetësoheni”, tha ai.
    Sipas Brand, është e pamundur të sigurohet plotësisht një muze, ndaj më e mira është të ngadalësohet koha që u duhet hajdutëve për të vjedhur dhe për t’u larguar  duke i vënë dritare më të trasha ose duke shtuar dyer në mënyrë që policia të ketë më shumë kohë për të reaguar.
    “E dinë që kanë vetëm pesë, gjashtë minuta për t’u larguar, sepse pas gjashtë minutash shfaqet policia. Kështu që, nëse hyjnë në një muze… dhe shohin që duhet më shumë se gjashtë, shtatë, tetë minuta, nuk do ta bëjnë”, tha ai.
    /vizionplus.tv

  • Vjedhja në Muzeun e Luvrit, reagon Macron: Bizhuteritë do të gjenden dhe autorët do të dalin para drejtësisë

    Vjedhja në Muzeun e Luvrit, reagon Macron: Bizhuteritë do të gjenden dhe autorët do të dalin para drejtësisë

    Në reagimin e tij të parë pas vjedhjes në muzeun e Luvrit, Presidenti francez Emmanuel Macron premton se autoritetet do të gjejnë tetë bizhuteritë e vjedhura dhe thekson se autorët do të nxirren para drejtësisë.

    “Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që ne e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Ne do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”, thotë presidenti francez.

    Le vol commis au Louvre est une atteinte à un patrimoine que nous chérissons car il est notre Histoire.
    Nous retrouverons les œuvres et les auteurs seront traduits en justice. Tout est mis en œuvre, partout, pour y arriver, sous la conduite du parquet de Paris.…
    — Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 19, 2025

    “Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë”, përfundon ai në postimin e tij.

    Top Channel

  • Vjedhja në Luvër, Macron paralajmëron: Masat e sigurisë do të forcohen,kriminelët para ligjit

    Vjedhja në Luvër, Macron paralajmëron: Masat e sigurisë do të forcohen,kriminelët para ligjit

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar për herë të parë pas vjedhjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke premtuar se autoritetet do të gjejnë të tetë stolitë e vjedhura dhe se autorët do të vihen përpara drejtësisë.
    “Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të dalin përpara drejtësisë. Po bëhet çdo përpjekje, në çdo drejtim, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit,” u shpreh presidenti francez.
    Ai shtoi gjithashtu se masat për sigurinë janë tashmë pjesë e një plani të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
    “Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e masave të sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë,” përfundon Macron në deklaratën e tij.

  • Vjedhja në Muzeun e Luvrit reagon Macron: Bizhuteritë do të gjenden dhe autorët do të dalin para drejtësisë

    Vjedhja në Muzeun e Luvrit reagon Macron: Bizhuteritë do të gjenden dhe autorët do të dalin para drejtësisë

    Në reagimin e tij të parë pas vjedhjes në muzeun e Luvrit, Presidenti francez Emmanuel Macron premton se autoritetet do të gjejnë tetë bizhuteritë e vjedhura dhe thekson se autorët do të nxirren para drejtësisë.

    “Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që ne e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Ne do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”, thotë presidenti francez.

    Le vol commis au Louvre est une atteinte à un patrimoine que nous chérissons car il est notre Histoire.
    Nous retrouverons les œuvres et les auteurs seront traduits en justice. Tout est mis en œuvre, partout, pour y arriver, sous la conduite du parquet de Paris.…
    — Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 19, 2025

    “Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë”, përfundon ai në postimin e tij.

    Top Channel

  • “Vjedhja e shekullit”/ Ekstradohet oligarku moldavian, disa ditë para zgjedhjeve vendimtare

    “Vjedhja e shekullit”/ Ekstradohet oligarku moldavian, disa ditë para zgjedhjeve vendimtare

    Oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për t’u përballur me akuza të kamotshme penale, duke e tronditur vendin vetëm disa ditë para një zgjedhjeje të përgjithshme të tensionuar, të cilat tashmë janë trazuar nga dyshimet për ndërhyrje nga Rusia.

    Plahotniuc, i cili është përfshirë në një rast mashtrimi bankar para një dekade, i njohur si “vjedhja e shekullit”, arriti në kryeqytetin moldavian më 25 shtator pas ekstradimit nga Greqia, ku ishte mbajtur që nga korriku.
    Plahotniuc është i dyshuari kryesor në një hetim të gjatë për zhdukjen e rreth 1 miliard dollarëve nga bankat në këtë republikë të vogël dhe të varfër ish-sovjetike në vitin 2014.
    Shuma, e quajtur “vjedhja e shekullit”, vlerësohej se përbënte rreth 12 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit.
    Plahotniuc ka luftuar kundër akuzave për vite me radhë. Ai pritet të dalë për herë të parë para një gjykate në Kishinjev më 26 shtator.
    Mbërritja e tij në Moldavi vjen ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 28 shtator, të cilat do të përcaktojnë nëse vendi do të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian apo nëse do të zhytet më thellë në orbitën politike të Rusisë.
    Presidentja Maia Sandu dhe Partia e saj proevropiane e Veprimit dhe Solidaritetit po përpiqen ta ruajnë shumicën e tyre në Parlament, përballë një përpjekjeje të fuqishme nga një bllok politik i udhëhequr nga ish-presidenti Igor Dodon, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën.
    Dodon e ka quajtur Qeverinë e tanishme, e zgjedhur në mënyrë demokratike, “regjim kriminal”.
    Në një fjalim këtë javë, Sandu paralajmëroi se pavarësia e vendit dhe e ardhmja me Evropën janë në rrezik, teksa akuzoi Kremlinin se po “derdh qindra miliona euro” në vend për të përhapur dezinformim.
    Po ashtu këtë javë, policia moldaviane tha se kishte konfiskuar armë dhe eksplozivë nëpër vend dhe kishte arrestuar 74 njerëz, duke i akuzuar për përfshirje në një komplot për të nxitur trazira.
    Disa nga të arrestuarit raportohet se kishin udhëtuar në Serbi për trajnim nga instruktorë rusë, duke përfshirë përdorimin e armëve.
    Edhe pse akuzat për vjedhje bankash e kanë ndjekur Plahotniucin për vite me radhë, ai ka shërbyer disa herë në Parlament si anëtar i Partisë Demokratike.
    Në vitin 2019, ai u largua vendi, pak para se të merrte një thirrje nga prokurorët moldavianë.
    Ai kaloi muaj duke jetuar qetësisht në Shtetet e Bashkuara dhe aplikoi për azil politik, sipas një padie që ai dorëzoi në një gjykatë federale amerikane. Kërkesa për azil nuk iu pranua.
    Në janar 2020, viza e tij amerikane u revokua pasi sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se “veprimet e tij të korruptuara minuan sundimin e ligjit dhe komprometuan rëndë pavarësinë e institucioneve demokratike në Moldavi”.
    Ai jetonte në Miami, Florida, në atë kohë. /rel

    Top Channel

  • “Duhet zgjidhur vjedhja e zgjedhjeve “/ Shtatori i nxehtë politik, reagon deputeti: Do të vazhdojnë denoncimet

    “Duhet zgjidhur vjedhja e zgjedhjeve “/ Shtatori i nxehtë politik, reagon deputeti: Do të vazhdojnë denoncimet

    Përmes një interviste televizive, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se do të jetë një shtator shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala nga opozita.
    Saimir Korreshi:
    Do të bëjmë atë që bëjmë më mirë, denoncimin e aferave korruptive dhe vënien para përgjegjësisë së qeverisë. Mendoj se do të jetë një shtator shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala jonë nga opozita.
    Nuk mundet që çdo 2-4 të jetë e njëjta situatë zgjedhore. Do të denoncojmë çdo aferë korruptive pavarësisht nga reagimet e SPAK-ut. Normalisht shumë presin se çfarë do të ofrojë PD-ja, edhe pse kemi ofruar më shumë se Rama duket se nuk kemi qenë zgjedhja e njerëzve, edhe pse mendoj se zgjedhjet janë vjedhur. Na duhet një kuadër lidhor për të zgjidhur vjedhjen e zgjedhjeve, duhen parë të gjitha strukturat qysh nga gjeneza.

  • Vjedhja e bizhuterive të Sophia Loren: Një mbrëmje kur magjia e kinemasë përplaset me krimin

    Vjedhja e bizhuterive të Sophia Loren: Një mbrëmje kur magjia e kinemasë përplaset me krimin

    Në vitin 1960, teksa Sophia Loren ndodhej në Britaninë e Madhe për xhirimin e komedisë romantike “The Millionairess”, një skenar dramash u ishte ndodhur jashtë ekranit. Një nga çastet më të errëta në karrierën e saj ishte vjedhja e bizhuterive: tri sete me diamante, smeralde dhe rubina, me një vlerë të vlerësuar prej rreth £185,000, u vodhën nga një kasetë lëkure e fshehur në një kuti tejet private, brenda një kasetë komode të futur në një mobilie të vilës të saj temporare në Elstree, pranë Londrës.

    Pikërisht ky rast mbeti i lidhur me Peter Scott, i njohur si “King of the Cat Burglars”, një hajdut i famshëm që spikaste për vjedhje të bujshme ndaj yjeve të Hollywood-it dhe figurave të shquara të kohës.

    Scott vetë pretendonte se kishte vjedhur gjerdanin prej rreth £200,000 nga Sophia Loren dhe më pas e kishte shitur tek një “fence” kundrejt £30,000, të cilat i kishte humbur të gjitha në një kazino në Cannes.

    Traditat dhe mediat e kohës e konsideruan këtë ngjarje si një nga vjedhjet më të mëdha të bizhuterive në Britani.

    Një tjetër vjedhës, Ray Jones (ose Ray “The Cat” Jones), në vitin 1992 deklaroi se ai dhe një bashkëpunëtor i kishin marrë thesarin nga vila e Lorenës në Elstree, por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk u dënua, dhe bizhuteritë kurrë nuk u gjetën.

    Kjo histori ngelet një mister i pandriçuar, një përplasje mes shkëlqimit dhe dhimbjes. Bizhuteritë nuk ishin vetëm sende luksi për Loren, ato simbolizonin triumfin e saj kundër varfërisë, një njollë e paharrueshme në rrugëtimin e një ylli që nuk u fsheh para askujt./theguardian/KultPlus.com