Tag: vjedhin

  • Berisha në foltoren para Kryeministrisë: Do ikim nga ky shesh me fitore

    Berisha në foltoren para Kryeministrisë: Do ikim nga ky shesh me fitore

    Partia Demokratike organizoi sot protestën e radhës para Kryeministrisë, një javë pas themelimit të foltores parlamentaro-qytetare. Sali Berisha tha se koha po thërret sot çdo të ri shqiptar që të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset. Kreu i PD tha se do të mblidhen para Kryeministrisë deri në largimin të hajdutëve nga qeveria.
    “Këtë vend këtu nuk e kemi zgjedhur kot. Jo, ta dini secili prej jush. Kërkohen sakrifica. Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë. Do e çlirojmë edhe atë ndërtesë. Erdhëm këtu për t’i qëndruar armikut përballë. Erdhëm këtu për të mos ikur kurrë nga ky shesh pa fitoren.
    Çdo shqiptar duhet ta dijë këtu se ky shesh, kjo foltore përmbush misionin e saj vetëm kur shqiptarët të largojnë këta hajdutë nga qeveria. Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, shpirtit të tyre të protestës, idealeve të tyre të lirisë, karakterit dhe dinjitetit të tyre, të ngrihemi se këta hajdutë po vjedhin paratë, po vjedhin qenien tonë, po vjedhin të ardhmen tonë, po shkatërrojnë Shqipërinë”, tha Berisha.

  • ‘Aeroportin e Vlorës e caktoi Balluku në zyrën e saj’, Shehaj: Ka akuzë, kjo mjafton që të…

    ‘Aeroportin e Vlorës e caktoi Balluku në zyrën e saj’, Shehaj: Ka akuzë, kjo mjafton që të…

    Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli mbrëmjen e sotme në një studio televizive, teksa u shpreh mbi marrjen si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, teksa në dritë kanë dalë komunikime të reja nga dosja e saj në SPAK.
    Shehaj thekson se vetëm akuza e ngritur nga SPAK mjafton që Balluku të shkarkohet nga postet që mban.
    Sakaq, shton se kemi të bëjmë me një bandë grabitësish në qeveri dhe se kryeministri e ka të kotë që të fshihet akoma sikur nuk di gjë për korrupsionin e vartësve të vet.
    Agron Shehaj: Ka një moment pas dalin përgjimet del njëherë akuza, Balluku është në akuzë, e pandehur. Kjo do mjaftonte që opinioni publik të pretendonte shkarkimin e saj. Nëse merret e pandehur Prokuroria ka gjetur prova, është bindur. Janë prova. Ne mund të shikojmë si komunikojnë me njëri-tjetrin. Ka vlerë politike, nuk ka një komision që vlerëson ofertat, vlerëson çdo gjë me telefon me vartësin. Tani do e hapësh tenderin, më dërgo çik ofertat i thotë. Do fitojnë këta që kemi caktuar ne. Behgjet Pacolli doli live dhe tha se Aeroportin e Vlorës e ka caktuar Balluku në zyrën e saj. Kjo është bandë grabitësish. Është fakt.
    E kotë të merremi po vjedhin s’po vjedhin. Si është sjellja politike e kësaj qeverie? Deri dje thoshte hanë dardha pas shpinës por ku ke një mesazh prit ti them atij shefit… ta bësh publike apo jo emrin e fituesit. E qartë se është i përfshirë. Të na bëjë aq budallenj se nuk dinte gjë Edi Rama? Por ne duhet të lexojmë edhe çfarë po ndodh. Ka një ndryshim. Nëse me të tjerët i ka lëshuar, nuk i mbronte dot më kishte fabulë.
    Disa vjedhin kurse unë skam çfarë bëj. Dhe të vetëve u thoshte të kapën do bësh ndonjë muaj, vit burg. Tani ka ndryshuar gjithçka, herë e parë mban dikë vartësin direkt në detyrë dhe nuk e ndryshon. Nuk mund të thotë më nuk mbrojmë njeri. Pushteti që ka e përdor për tu mbrojtur. Në perëndim zhvishen nga pushteti, sepse duan të gjykohen pa pushtet. Pa asnjë lloj turpi del.

  • “Ata vetëm vjedhin dhe ankohen”, Yamal i vë flakën “El Clasicos”, thumbon Real Madrid

    “Ata vetëm vjedhin dhe ankohen”, Yamal i vë flakën “El Clasicos”, thumbon Real Madrid

    “El Clasico” ka qenë dhe mbetet një nga super sfidat më të rëndësishme të futbollit botëror, një ndeshje që ndër vite e vite ka prodhuar spektakël, futboll të bukur, të fortë me shumë rivalitet. E tillë pritet të jetë edhe përballja e së dielës në Madrid, ku Reali pret Barcelonën. Një nga të vëzhguarit special të kësaj “El Clasico” është pa diskutim Lamine Yamal. Talenti spanjoll, mbase në mënyrë të pavetëdijshme, pa i peshuar fjalët e tij, i ka vënë “flakën” këtij takimi ende pa nisur mirë.
    I ftuar në një podcast në Spanjë, i pyet se çfarë mendon për Real Madrid, Yamal befasoi me deklaratën e tij: “Ata vetëm vjedhin dhe ankohen gjithnjë”, u shpreh Lamine Yamal duke u pyet më pas se sa e vështirë është t’i shënosh Realit: “E vështirë? Herën e fundit që luajtëm kundër tyre në Bernabeu përfundoi 4-0, e mbani mend?.

    Këto deklarata të Yamal po bëjnë xhiron në Spanjë, por një pjesë e madhe e opinionit mendojnë se Yamal nuk ia ka idenë për rëndësinë e fjalëve që thotë, fundja është vetëm 18 vjeç.
    ()

  • “Po vidhen 120 milionë euro”/ Jamarbër Malltezi denoncon “Tigrat” e Ballukut

    “Po vidhen 120 milionë euro”/ Jamarbër Malltezi denoncon “Tigrat” e Ballukut

    Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka denoncuar jashtë ambienteve të SPAK, vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve me “Tigrat” e Ballukut. Sipas tij çdo ditë shqiptarëve u vidhen 80 mijë euro, ndësa deri tani janë vjedhur 120 milionë euro.
    “Uroj që socialistët të kenë përfituar ndonjë gjë nga këto 120 mln euro që po vjedhin Balluku me Yuri Kim. 120 mln euro po vjedhin, çdo ditë vjedhin 80 mijë euro në ditë, deri tani ka shkuar në 120 milionë euro. Uroj që të kenë fituar edhe ata që i mbështesin ndonjë 5 lekësh”, tha Malltezi.
    Por pas këtyre deklaratave ai u përball me një qytetar, i cili e pyeti: Po “vjehrri jot ka vjedhur gjë?”.
    Qytetari: Yt vjehrr ka vjedhur gjë?
    Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjosat
    Qytetari: Je dhe ti lapangjos edhe vjehrri jot
    Malltezi: Jo mo të keqe! Urdhëro, ja ku i ke 120 milionë euro
    Qytetari: Llafosu me ndonjë tjetër jo me mua
    Malltezi: Uroj të kesh fituar ndonjë 2 lekësh nga këto 120 mln euro

  • “O kryetar, ju s’na jepni fjalën, ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, Korreshi mes ironish kërkon anulimin e seancës: E bëtë programin si çizme me gisht

    “O kryetar, ju s’na jepni fjalën, ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, Korreshi mes ironish kërkon anulimin e seancës: E bëtë programin si çizme me gisht

    Deputeti i PD, Sajmir Korreshi i ka kërkuar mazhorancë që të anulohet seanca e 12 shtatorit, ku u miratua me votat e PS programi qeverisës pasi opozita u largua, dhe të rimbahet.

    Me ironive ai tha se opozita është gati që sot t’i kthehet normalitetit, siç kërkoi deputetja e PS Zegjine Çaushi, por se sipas tij kjo nuk po mundësohet prej socialistëve.
    “Na vjen keq që mandati e parë këto dy shoqet dhe  na u mërzitën, i përulemi, i kërkojmë falje. Ore e dinë ata kryetarë që je me një parti me ata apo se dinë?
    Për t’i kthyer normalitetin kësaj seance je ti. E dyta, me fol në këtë seancë s’po na jep leje ti… ndaj kërkojmë kthim seance që të kthejmë atë ‘tobestrafkulla’ program.
    Nuk është ashtu si thua ti atë programin, atë që keni bërë ju me buzëkuq dhe çizme me gisht para me thonjtë pa prerë. Ke një muaj o kryetar që as na jep fjalën, dhe ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh për procedurë. Ne që sot jemi për kthim normaliteti, ktheje atë seancë dhe jemi gati që sot”, tha Korreshi.
     
     

    Top Channel

  • Reforma në ujësjellësa/ Kreu i PD, Berisha: Grabitja e radhës e Ramës

    Reforma në ujësjellësa/ Kreu i PD, Berisha: Grabitja e radhës e Ramës

    Ndryshe nga kryeministri që foli për reformë në sektorin e ujit, Sali Berisha e akuzoi kreun e qeverisë se po tenton përmes ngritjes së Operatorit Kombëtar grabitjen e radhës.
    “Pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve t’i vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive.”
    Sipas kryedemokratit, edhe menaxhimi i burimeve ujore do të ketë të njëjtin fat si ai i mbetjeve. “Pasi shpenzoi 400 milionë dhe e quajti reformën e të gjitha reformave, atë të plehut, u katandis si gjel mbi pleh.”
    Berisha foli me shqetësim për rritjen e çmimeve, teksa tha se me këto paga qytetarët nuk plotësojnë as nevojat më minimale.
    “Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri ka mbetur 408 euro. Çmimet janë stratosferike. Ju garantoj se me këto çmime do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja.”
    Edhe në këtë dalje, kreu i opozitës nuk i shpëtoi interesit të medias se kur do të mblidhen strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.
    “Shumë shpejt do e caktojmë! Shumë shpejt.”

  • Turistes gjermane i vjedhin paratë në Palasë, në vilën ku pushonte

    Turistes gjermane i vjedhin paratë në Palasë, në vilën ku pushonte

    Turistja nga Gjermania vjen për pushime në Shqipëri, por i vjedhin paratë në vilën që kishte marrë me qira.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Dhërmiut, në fshatin Palasë, ku 39-vjeçarja depozitoi edhe denoncimin për vjedhjen e lekëve.
    Policia e Vlorës e konfirmoi sot ngjarjen dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori për veprën penale “vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim R. S, 39 vjeçe, banuese në Gjermani, se në vilën që kishte marrë me qira në Palasë, i kanë vjedhur një shumë parash”, bëri me dije policia vendore.
    Hetimet për rastin po i ndjek më tej organi vendor i akuzës, kurse shuma e vjedhur nuk u bë publike nga policia.
    gijotina.com/

  • ‘Grabitja e 60 hektarëve’ Zhupa: Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës

    ‘Grabitja e 60 hektarëve’ Zhupa: Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës

    Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me miratimin nga këshilli bashkiak i Sarandës i dhënies me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në pronësi të dy biznesmenëve të lidhur me kryeministrin Rama.

    Zhupa thotë se nën moton vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat dhe vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë” rrëmbejnë tokat për të shpërblyer oborrtarët e Ramës, kontributorët e farsës zgjedhore

    Reagimi

    “Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës!

    Rrëmbimi i tokave të shqiptarëve për interesa të oligarkëve është e vetmja “punë” që bën qeveria dhe bashkitë e saj marioneta.Dje, këshilli bashkiak Sarandë ka marr një vendimarrje të paligjshme, ndërkohë që ato toka janë të banorëve të Nivicës dhe ndodhen në një proces gjyqësor.Ishte detyrim parësor i këshillit që banorët mos ti linin jashtë duke i vënë policinë por të pranonin kërkesën e bërë nga kryetari i PD Sarandë, këshilltari Shpëtim Ahmeti për ti dëgjuar ata në këshill. Kjo kërkëse u rrëzua nga kartonat e pushtetit, që nuk njohin qytetarët por vetëm oligarkët. Partia Demokratike Sarandë ka mbajtur të njëjtin qëndrim me parimet e Partisë Demokratike në mbrojtje të pronës, në mbrojtje të interesit publik dhe në krah të qytetarëve.Me moton: “Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat dhe vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë” rrëmbejnë tokat për të shpërblyer oborrtarët e Ramës, kontributorët e farsës zgjedhore

  • Zjarri në landfillin e Elbasanit, Alizoti: Po helmohen njerëzit

    Zjarri në landfillin e Elbasanit, Alizoti: Po helmohen njerëzit

    Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, ka reaguar në lidhje me zjarrin në landfillin e Elbasanit.
    Alizoti është shprehur se tymi po helmon qytetarët dhe duhet të ketë një reagim.
    Ai tha se inceneratori është bërë për të vjedhur njerëzit dhe është një skemë shumë banale.
    Sipas tij, kemi një grup piratësh që vjedhin pa fund.
    “Është bërë për të vjedhur njerëzit, një skemë shumë banale, plus që helmon edhe njerëzit. Pra, janë një grup piratësh që vjedhin pa fund. Kanë blerë edhe ca, analistë, gazetarë dhe, media të cilët fryjnë njerëzit, mashtrojnë njerëzit se do të hyjnë në Europë. Po ka në Europë Kështu. Të ndodhte kjo në Europë, ishte gjithë qyteti këtu në rrugë. Kjo është e tmerrshme. 26 milionë euro kanë ikur kot në një vend të varfër si Elbasani. Me 26 milionë euro do të mund të rregulloje qindra gjëra në këtë qytet. A e kuptoni sa e dhimbshme është, apo jo? Më këto para kanë blerë vota ata. Ku është kryetari i bashkisë, ku është, është aksionere bashkia”, tha Alizoti.
    Ndërsa për rritjen e çmimit të depozitimit Alizoti tha se zyrtarët duan të vjedhin akoma më shumë paratë e qytetarëve.
    “Këta kanë hyrë në botën e vjedhjes dhe u është kthyer në epsh, në pasion, qytetarët në Elbasan të dalin dhe këtu bashkë me ne të bllokojmë këtë maskarallëk. Kjo do që njerëzit të çohen. Ja pra ku e keni qeverinë madhështore që do ta çojë Shqipërinë në Europë. Do bënin edhe një garë për Formula 1. Këtu është një ‘kancer’ i gjallë. Këtu mund të bëhet një garë kush është pirati më i madh në botë. Dhe kam përshtypjen se këtë e fitojnë këta. Mund ta bëjnë edhe me pistën e mbetjeve të plehrave. Këtu janë për medalje”, tha Alizoti

  • Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 2 ‘skifterët’ në Tiranë! Momenti kur vjedhin një banak teksa recepsionisti fle

    Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 2 ‘skifterët’ në Tiranë! Momenti kur vjedhin një banak teksa recepsionisti fle

    Të arrestuarit janë identifikuar si Erjon Sopoti dhe Abdulla Zyberi me precedent për të njëjtin krim, njoftoi sot policia.
    Ndërkohë nga pamjet e sigurura nga policia shihet një moment kur ata vjedhin në banakun e një biznesi teksa recepsionisti është duke fjetur.
    “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe atyre policore të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste vjedhjesh, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit E. S., 26 vjeç dhe A. Z., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në 4 subjekte, si dhe se kanë vjedhur 5 motomjete elektrike dhe biçikleta. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.