Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të shkurtër pas mbajtjes së protesës, në atë që PD e cilëson si ‘Pallati i krimit’, term së cilës i referohet godinës së qeverisë dhe udhëheqjes së saj.
Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shqiptarët tregojnë se e përbuzin korrupsionin, ndërsa sistemi që ngre Rama, është ai i vjedhjes së zgjedhjeve, si e vetmja mënyrë për të vjedhur Shqipërinë.
‘Shqiptarët e përbuzin korrupsionin! Edi Rama e kthen në sistem: vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë!’, shkruan Bardhi në Facebook.
Tag: vjedhim
-

‘Të vjedhim me lezet’/ Topalli degjeneron Shalsin
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka degjeneruar deputetin e PS-së Eduart Shalsin duke i kujtuar deklaratën e famshme “Mbi të gjitha një premtim që mund ta bëjmë që tani, nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa kanë bërë këta”.
Topalli në fund e mbylli me një sugjerim për Kuvendin, që ata që janë të pijshëm të mos i lënë të shkojnë në foltore.
“Nuk ishit këtu. Kur zoti Spahiu foli se si veriun e kanë lënë pa investime, menjëherë zoti Rama i shkroi mesazh ministrit të Financave dhe i kërkoi që të reagonte. Fola unë për të njëjtin realitet dhe kërkoi këtij tjetrit që të reagonte. Ndoshta është më mirë t’i thoni kryeministrit që të vijë këtu dhe të reagojë vetë. Deputetin që sapo foli e kam pas dhe e njoh prej shumë vitesh. E kujtoj vetëm për një fjali: Që të vjedhim me lezet. Në atë kohë nuk ia kam marrë për të keq se kam thënë ky nuk paska eksperiencë politike. Paskam gabuar. Ai nuk ka as inteligjencën minimale. Një sugjerim për ju. E mira është që ata që janë pijshëm të mos i lini të shkojnë të foltorja”,- tha Topalli. -

Nga “të vjedhim më bukur”, tek “të vjedhim si Bela”, Balliu: Raporti i ODIHR, pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut
Deputeti i PD, Klevis Balliu thotë për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, se përmban një nga konstatimet më të rënda të dekadës së fundit, atë të fshirjes së kufirit midis partisë dhe shtetit.
Në një mesazh në facebook, Balliu shkruan se ky konstatim është dëshmi se Shqipëria ka rrëshqitur përfundimisht drejt modelit të partisë-shtet – një realitet që historia jonë e ka njohur vetëm në periudhat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe që sot është ringjallur në formën e tij bashkëkohore nën drejtimin e Edi Ramës.
“Një ilustrim i përsosur i këtij modeli është Belinda Balluku – pasqyra më besnike e mënyrës sesi pushteti e përdor shtetin si instrument fushate, ndikimi dhe kontrolli.
Me një agresivitet politik të pashoq, Balluku mobilizoi të gjithë aparatin administrativ në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste.
Punonjësit publikë u përballën me shantazhe: ose bindje politike, ose largim nga puna; qytetarët me presione mbi legalizimet dhe shërbimet publike, ndërsa klima e frikës dhe varësisë zëvendësoi çdo ndjenjë lirie qytetare”, shkruan Balliu.

