Tre shtetase kineze, të moshave 41, 43 dhe 47 vjeçe, u arrestuan në Durrës pasi kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Gjithashtu, pesë shtetas u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.
Gjatë kontrollit, në apartament u sekuestruan 3 pasaporta, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta bankare nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Njoftimi i policise
Vihen në pranga 3 shtetase kineze që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Procedohen penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, për një periudhë trejavore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Space”.
Në kuadër të këtij operacion u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset kineze:
-M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe.
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Tag: vjeçe
-

Apartamentin me qera e kthyen në ‘fole‘ p*ostitucioni, arrestohen 3 kineze në Durrës
-

VIDEO/ Prostitucion, armë dhe makina, Policia “mësyn” në Fier
lokali ne Mbrostar, Fier
FIER- Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar, ku tre prej tyre janë oragizatorë, dhe dy vajzat nga Uganda janë punonjëse seksi. Emrat e personave që kanë rënë në pranga janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç, ndërsa punonjëset e seksit janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22 vjeçe, të cilat thuhet se ishin punësuar fillimisht për të performuar në lokal.
Siç shihet dhe nga pamjet, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur shuma parash në valuta të ndryshme të siguruara nga vepra penale që ushtonin. Gjithashtu është sekuestruar 1 automjet dhe 2 armë.Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.
Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.
Arrestohen 5 shtetas, ndër to:
-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI -

Goditet prostitucioni në një lokal në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë
Policia e Fierit, pas një hetimi të kryer prej 7 muajsh në drejtimin e Prokurorisë, ka zbuluar në Mbrostar, një lokal ku ushtrohej prostitucion.
Si rezultat, janë arrestuar tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dy shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin prostitucion. Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “Prive” janë vënë në pranga shtetasit Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier, Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin, Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier, Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Shaluwah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Raportohet se vajzat nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, por ushtronin edhe prostitucionin.
“Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.” – thuhet në njoftimin e bluve.
Autoritetet policore kanë sekuestruar shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, dy armë të ftohta dhe një automjet. -

Zbulohet një lokal ku ushtrohej prostitucion në Fier, 5 të arrestuar, 3 prej tyre organizatorë
Pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, është zbuluar një lokal në Mbrostar, në Fier ku ushtrohej prostitucion.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit Osjon Puka, Klodjana Haskasa, Orkida Gajo, Ruth Mutesi, Shaluëah Nalutaaya. 3 prej të cileve ishin organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 2 shtetase nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë. Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion. Arrestohen 5 shtetas, ndër to: -3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale; -2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet. Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. -

Ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar të Fierit, bien në pranga 3 organizatorët dhe 2 shtetase nga Uganda
5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 3 organizatorët shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe dhe 2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucionin R. M., 24 vjeçe, dhe Sh. N., 22 vjeçe.
Sakaq, gjatë kontrollit u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë
Fier
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.
Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.
Arrestohen 5 shtetas, ndër to:
-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Fier – Finalizohet operacioni “Prive”, goditet rrjeti i prostitucionit në Mbrostar, arrestohen 5 persona
Screenshot
Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe pas një hetimi që zgjati rreth 7 muaj, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Prive”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një lokal në fshatin Mbrostar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, mes tyre 3 shtetas shqiptarë të dyshuar si organizatorë dhe 2 shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin prostitucion: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier
Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin
Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier
Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda
Shaluwah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda
Nga hetimet ka rezultuar se shtetaset nga Uganda ishin punësuar fillimisht për të performuar kërcime në lokal, por më pas ushtronin edhe prostitucion. Ndërkohë, 3 shtetasit shqiptarë dyshohet se kishin rolin e rekrutuesve dhe administratorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, të përfituara nga aktiviteti kriminal, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, për veprime të mëtejshme.
-

Konsumuan karamele me kanabis, mjeku pediatër: 3-vjeçarja ende në gjendje të rëndë
Tre vajza të moshave të ndryshme, 11, 8 dhe 3 vjeç, janë intoksikuar pas konsumimit të karameleve me kanabis, të cilat i gjetën në kazan plehrash.
Vajza më e madhe nuk pati simptoma të rënda, ndërsa e dyta, 8-vjeçarja, u përmirësua pas ndërhyrjes mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Problemi më i madh ishte për vajzën 3-vjeçare, e cila ka shfaqur simptoma të rënda nga efekti i substancës mbi sistemin nervor.
Pas trajtimit në shërbimin e reanimacionit, gjendja e saj është stabilizuar, por ende ka efekte afatgjata. Mjekët theksojnë se përdorimi i këtyre substancave në moshat pediatrike është jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Shefi i pediatrisë Robert Rado: Vajza 10 vjeçe në gjendje të mirë, vajza 7 vjeçe është me parametra normale. Vajza 3 vjeçe në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorja në mosha pediatrike është fatale. Në moshë të tillë nuk kemi pasur. Ishte rasti i parë. 3-vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak.
-

Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Lushnjë, arrestohen dy shoferët
Lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen, ndodhur një ditë më parë në zonën e “Kryqëzimi i Vajkanit”, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, janë arrestuar dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në përplasje.
Në pranga kanë rënë shtetasit J.M., 42-vjeç, banues në Londër, si dhe shtetasja L.M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Në makinën e kësaj të fundit ndodhej dhe 53-vjeçarja si pasagjere, e cila ndërroi jetë.
Dy drejtuesit u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, njofton policia. -

Aksidenti me disa të plagosur në aksin Fier-Lushnjë, ndërron jetë 60-vjeçarja
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Ngjarja ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën me pasoja tragjike.
Fillimisht u raportua për tre persona të lënduar, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por mësohet se një prej tyre, shtetasja Marjana Kovaçi, rreth 60 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Forcat e policisë rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës dhe devijimin e qarkullimit, i cili për disa minuta u paralizua për shkak të grumbullimit të automjeteve në të dyja drejtimet. Aktualisht qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, nën drejtimin e patrullave të policisë. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarë që ndodheshin pranë momentit të përplasjes.
Burime spitalore bëjnë me dije se dy të lënduarit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet për t’u monitoruar. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, pasi autoritetet po ndjekin procedurat ligjore dhe njoftimin e familjarëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.Top Channel
-

Kuvendi i ri nën lupën e statistikave, risi në përfaqësim dhe formimin profesional
Parlamenti i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, nisi këtë të enjte rrugëtimin e tij në legjislaturën e 11-të.
Nga gjithsej 140 deputetë, plot 73 hyjnë për herë të parë në Kuvend. Mosha mesatare e përfaqësuesve është rreth 47 vjeç.
Tre më të rejat e këtij Parlamenti janë Marjana Koçeku, 24 vjeçe, Zegjine Çaushi, 27 vjeçe, të dyja nga PS, dhe Klodiana Çapja nga PD.
Në skajin tjetër të moshës, më të vjetrit janë Sali Berisha, 81 vjeç, Tritan Shehu, 76 vjeç, dhe Vasil Llajo, 68 vjeç.
Sa i takon eksperiencës parlamentare, Sali Berishës dhe Tritan Shehut, që janë deputetë që nga viti 1992, u bashkohen edhe Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla, të cilët kanë hyrë tashmë në dekadën e tretë si deputetë.
Përveç PS dhe PD, në Parlament janë të përfaqësuara edhe 12 parti të tjera, që garuan veçmas ose brenda koalicioneve.
Përfaqësimi gjinor në këtë legjislaturë është përmirësuar në favor të grave, të cilat përbëjnë 35.5% të mandateve, ndërsa burrat zbresin në kuotën 64.5%.
Sa i takon formimit profesional, Parlamenti i ri vazhdon të dominohet nga ekonomistët dhe juristët. Janë plot 31 deputetë që vijnë nga fusha e ekonomisë, financës dhe administrimit të biznesit, ndërsa 32 deputetë kanë formim juridik.
Mjekësia, inxhinieria dhe shkencat sociale janë ndër tre degët e tjera me një numër të konsiderueshëm deputetësh që do të votojnë ligjet përgjatë periudhës 2025–2029. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa 5 prej tyre mbajnë titullin “Profesor Doktor”.
Në seancën e parë u krijua përshtypja se ky Parlament do të jetë i ngjashëm me të mëparshmin, por nuk duhet harruar se në procesin e negociatave me BE, organet parlamentare kanë një rëndësi parësore.