Tag: vjeçe

  • Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit, 5 të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 6 vjeçe

    Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit, 5 të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 6 vjeçe

    foto ilustruese

    LEZHË- Tre automjete janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë, rreth orës 18:20 në kryqëzimin e Gjadrit. Sipas policisë, janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e I. B., bashkëshortja dhe vajza e mitur 6-vjeçare. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë: 
    Lezhë/ Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

  • Operacioni “Apartamenti” në Tiranë – Arrestohet  22-vjeçari që shfrytëzonte shtetase kolumbiane për prostitucion

    Operacioni “Apartamenti” në Tiranë – Arrestohet 22-vjeçari që shfrytëzonte shtetase kolumbiane për prostitucion

    Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Apartamenti”, duke zbuluar dhe goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet.
    Gjatë hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u arrestua në flagrancë një 22-vjeçar që shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion.
    Në pranga përfundoi K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjithashtu, u arrestuan edhe dy shtetase kolumbiane, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
    Ndërkohë, për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”.
    Hetimet kanë treguar se shtetasi K. P. kishte organizuar dhe shfrytëzonte për prostitucion katër shtetaset kolumbiane. Dy prej tyre kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
    Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, arrestohet tutori 22-vjeçar dhe dy kolumbianet

    Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, arrestohet tutori 22-vjeçar dhe dy kolumbianet

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamenti”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për këtë aktivitet të paligjshëm.
    Në kuadër të hetimeve intensive të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, u identifikua dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte për prostitucion katër shtetase kolumbiane.
    Nga hetimet rezultoi se dy nga këto gra, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, ku banojnë së bashku me dy shtetase të tjera kolumbiane. Ky ambient ishte përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit, për të cilin dy shtetaset u arrestuan për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
    Në të njëjtën kohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, nisi procedimi penal për veprën “Prostitucioni”.
    Në drejtim të Prokurorisë vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

  • I riu në Tiranë shfrytëzonte katër kolumbiane për prostitucion, zbulohet apartamenti

    I riu në Tiranë shfrytëzonte katër kolumbiane për prostitucion, zbulohet apartamenti

    Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Identifikohet dhe arrestohet një 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion.
    Vihen në pranga 2 nga këto shtetase, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit. Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion.
    Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”.
    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;-J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
    Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “Apartamenti”- Goditet rasti i prostitucionit në Tiranë, në pranga 3 persona

    “Apartamenti”- Goditet rasti i prostitucionit në Tiranë, në pranga 3 persona

    foto nga operacioni

    TIRANË- 3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. 
    Policia ka vënë në pranga shtetasit: -K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; -J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamenti”. Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Identifikohet dhe arrestohet një 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion. 
    Vihen në pranga 2 nga këto shtetase, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit. Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion.    
    Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”. 
    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    -K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
    -J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”. 
    Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. 
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.  
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.   
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Përplasen tre automjete në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’, plagosen dy pasagjere

    Përplasen tre automjete në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’, plagosen dy pasagjere

    Një aksident rrugor ku janë përfshirë e tre automjete është regjistruar mesditen e sotme (19 tetor) në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit.
    Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të lënduara dy pasagjere.

    Shtetaset me iniciale J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
    “Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ‘Auditorët bosh nga të rinjtë, rikthehen studentët mbi 50 vjeç’/ Rama dhe dështimi i politikave arsimore detyruan ‘talentet e reja’ të largohet jashtë vendit

    ‘Auditorët bosh nga të rinjtë, rikthehen studentët mbi 50 vjeç’/ Rama dhe dështimi i politikave arsimore detyruan ‘talentet e reja’ të largohet jashtë vendit

    Nën drejtimin e Edi Ramës, qeveria ka detyruar të rinjtë të largohen masivisht nga Shqipëria, duke krijuar një boshllëk të frikshëm në universitetet shqiptare.

    Në vitin akademik 2025–2026, auditoret janë pothuajse të zbrazura nga studentët e rinj, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë ata mbi 50 vjeç, të cilët me shumë sakrificë po rikthehen në banka shkollore pas dekadash.

    Gazetarët e Syri Televizion, gjatë nisjes së vitit të ri akademik më 6 tetor 2025, kanë kontaktuar me studentët dhe kanë vënë re një fenomen shqetësues: auditoret janë pothuajse bosh nga të rinjtë, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë studentët e moshës së tretë, mbi 50 vjeç..

    Një 53-vjeçare që hyn për herë të parë në vitin e parë të studimeve thotë:  “ Për shkollë jam sot. Jam në vitin e parë sivjet… nuk di saktësisht për çfarë studioj.

    Jam 53 vjeçe. Nuk e di saktësisht në cilën klasë jam, sepse është hera e parë që vij. Një degë të cilën nuk e mbaj mend.

    Mbaruam gjimnazin dhe vendosëm të vinim në shkollë.”

    Një tjetër, 52-vjeçe, ka nisur degën Operator turistik në gjuhën gjermane, duke shtuar se rikthimi në auditor pas shumë viteve është emocionues dhe i mbushur me sfida. 

    “Unë jam 52 vjeçe dhe studioj në degën ‘Operator turistik në gjuhën gjermane’.

    Më pëlqen turizmi, prandaj u regjistrova në këtë degë. Kam vajzën në vitin e dytë dhe unë hyra në vitin e parë.

    Kjo ditë ka shumë emocione, sepse janë shumë vite që kam qenë larg bankave të shkollës, dhe tani po rikthehem sërish në auditore.

    E kam pasur dëshirë të vazhdoj shkollën, por për shkak të punës time si vetëpunësuese në biznes nuk mundja. Tani ‘mu poqën’ kushtet dhe erdhi momenti që të vazhdoj këtë degë, sepse turizmi po zhvillohet dhe është një mundësi për mua.”

    Një 53-vjeçare rikthehet në universitet për të fituar aftësi profesionale, duke përjetuar një eksperiencë pozitive mes studentëve të rinj dhe duke treguar se asnjë moshë nuk është pengesë për të mësuar.

    “Po studioj në degën Teknologji Operator. Jam 53 vjeçe dhe futem në vitin e dytë sivjet.
    Viti i parë ishte shumë i mirë dhe i qetë, kemi mësuar pak nga pak, duke marrë parasysh moshën.
    Kemi ardhur vetë për të patur një punë, dhe jam e gatshme të sakrifikoj për çdo gjë.
    Kam dashur shumë të vazhdoj shkollën më herët, por nuk kisha mundësi.
    Auditoret ishin plot me 18-19-vjeçarë, por ata ishin shumë të respektueshëm dhe kjo e bëri eksperiencën time shumë pozitive.”

    Ky fenomen tregon qartë pasojat e politikave të dështuara të qeverisë: studentët e rinj largohen jashtë vendit, ndërsa në auditor mbeten vetëm të moshuarit që përpiqen të mos e humbasin mundësinë për t’u arsimuar.

    LEXO EDHE: Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

    Emigrimi i të rinjve dhe boshllëku i auditorëve janë një alarm i qartë për shtetin dhe për të ardhmen e arsimit në Shqipëri, duke treguar se pa financim të drejtë, bursa dhe politika që mbështesin të rinjtë, arsimi i lartë nuk mund të funksionojë dhe Shqipëria ‘humbet trurin’.

  • Vajza 16-vjeçe hidhet nga pallati në Tiranë dhe ndërron jetë

    Vajza 16-vjeçe hidhet nga pallati në Tiranë dhe ndërron jetë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme, kur një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se ka vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”. Si pasojë e rënies, ajo ka humbur jetën në vend.
    Sipas autoriteteve, grupi hetimor është angazhuar menjëherë për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.

  • Përplasi me makinë këmbësoren, procedohet shoferja në Lezhë

    Përplasi me makinë këmbësoren, procedohet shoferja në Lezhë

    Është proceduar penalisht shoferja që përplasi me makinë një këmbësore në kryqëzimin e Patokut, Lezhë.

    Uniformat blu bëjnë me dije, se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale M.K., 77 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në spital.
    Njoftimi:
    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dje, në kryqëzimin e Patokut, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasen M. K., 77 vjeçe, banuese në Laç, këmbësore, e cila po merr mjekim në spitalin e Laçit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Përplasi me makinë 8-vjeçarin, e pëson shoferja në Fier. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore  e të miturit

    Përplasi me makinë 8-vjeçarin, e pëson shoferja në Fier. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të miturit

    Një incident është regjistruar në Fier.

    Një fëmijë 8 vjeç u përplas me makinë në lagjen “Apollonia”, ndërsa bëhet me dije se është proceduar drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale S.M., 41 vjeçe.
    I mituri mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel