Tag: vjeçarja

  • Aksident me vdekje në Kavajë/ Makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja

    Aksident me vdekje në Kavajë/ Makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja

    Foto ilustruese

    KAVAJË- Një aksident me pasojë vdekjen u shënua këtë të dielë në rrugën “Skënderbeu”, në Golem. Policia bën me dije se një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një kombësore. Për pasojë, 56-vjeçarja ka humbur jetën. 
    Njoftimi:
    Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.
    Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • 6 vjeçarja ndërron jetë në spital! Nga flakët humbi nënën dhe vëllain

    6 vjeçarja ndërron jetë në spital! Nga flakët humbi nënën dhe vëllain

    6-vjeçarja nuk ja doli, dhe ndërroi jetë në spitalin e QSUNT-së, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës. Ajo pësoi plagë të rënda nga flakët që i përpinë banesën e saj në Maliq. Më 19 tetor, zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari ku për pasojë ndërruan jetë Rrahime Hazisllari 40 vjeç dhe djali i saj Luka Hazisllari 13 vjeç. Vajza 6-vjeçare e familjes, Nefel Hazisllari u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUNT-së në Tiranë.

  • Tragjedia/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja nga Maliqi, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

    Tragjedia/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja nga Maliqi, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

    Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq. Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait, Rrahime dhe Luka Hazisllari.
    Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën. 6-vjeçarja ka të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dergua në QSUT në Tiranë. E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe e intubuar në reanimacion.
    Maliqi u trondit nga ngjarja shokuese, ndërsa fqinjët tregojnë dinamikën dhe japin edhe një detaj tjetër shumë të rëndë, që të dy fëmijët ishin me spektrin autik. Për të mbajtur familjen punonte vetëm kryefamiljari. Detaje të cilat konfirmohen edhe nga xhaxhai i dy fëmijëve, i cili në një prononcim jashtë kamerës, i tha Report Tv se në momentin që banesa u përfshi nga flakët, babai ishte në punë.
    gijotina.com/

  • 35- vjeçarja largohet nga banesa në Bushat të Shkodrës, bashkëshorti bën kallëzim në policinë e Shkodrës

    35- vjeçarja largohet nga banesa në Bushat të Shkodrës, bashkëshorti bën kallëzim në policinë e Shkodrës

    Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në fshatin Bushat, se më datë 04.10.2025, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja E. P., 35 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • E rëndë/ 29-vjeçarja qëllohet për vdekje nga bashkëshorti, burri ekzekutohet nga policia pasi tentoi të arratisej

    E rëndë/ 29-vjeçarja qëllohet për vdekje nga bashkëshorti, burri ekzekutohet nga policia pasi tentoi të arratisej

    Një 29-vjeçare shqiptare ëhstë qëllaur për vdekje nga abshkëshorti i saj në Kanada.
    Mediat e huaja raportojnë se 29-vjeçarja shqiptare Savannah Kulla është qëlluar me armë nga bshkëshorti i saj 38-vjeçar Anthony Deschepper
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, kur burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

    Menjëherë pas ngjarjes burri ka marrë një nag tre fëmijëht dhe ka tentuar të largohet, por është ekzekutuar nga policia.
    Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.

  • “Fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet tutori dhe 24-vjeçarja nga Brazili (EMRAT-VIDEO)

    “Fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet tutori dhe 24-vjeçarja nga Brazili (EMRAT-VIDEO)

    pamje nga arrestimit

    TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të luftës kundër shfrytëzimit për prostitucion. Në pranga kanë rënë dy shtetas brazilianë, konkretisht: Almir Mudesto 25-vjeç i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ dhe Gabriela Crivellari 24-vjeçe e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucion’. Ndërkohë që dy të tjerë po janë vënë nën hetim. Sipas hetimeve, 24-vjeçarja e ushtronte aktivitetin e paligjshëm në ambientet që 25-vjeçari i merrte me qira ditore.

    Njoftimi:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”.
    Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.
    Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.
    Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.
    Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë: -A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; -G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore. Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Detaje nga tragjedia në Maliq, gazetarja: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po “lufton” me jetën

    Detaje nga tragjedia në Maliq, gazetarja: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po “lufton” me jetën

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e djeshme, ku një 40-vjeçare dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Viktimat janë Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe djali i saj, L. Azizllari.
    Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup.
    Gazetarja Sonila Musai raporton se 6-vjeçarja, e mbijetuara e tragjedisë së Maliqit po “lufton” me jetën

  • Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, reagon ministria e Shëndetësisë

    Pësoi djegie të rënda pas flakës në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT, reagon ministria e Shëndetësisë

    Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën.

    Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
    Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

    Top Channel

  • E rëndë/ Konsumoi fotoksinë, 37-vjeçarja i jep fund jetës

    E rëndë/ Konsumoi fotoksinë, 37-vjeçarja i jep fund jetës

    Një 37-vjeçare i ka dhënë fund jetës një ditë më parë në fshatin Lumas të Kuçovës. Sipas njoftimit të policisë, 37-vjeçarja në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën.
    “Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia e Beratit.

  • Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

    Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

    Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë,ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat.
    35-vjeçarja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen.
    Trupi i pajetë i viktimës Arjola Shuaipi është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore.
    Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që familjarët konfirmojnë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej prej vitesh me medikamente.
     
     
    Sipas familjarëve, të cilët kanë deklaruar se ajo kishte tentuar edhe herë të tjera të dëmtonte veten, mendohet se sot ajo e ka kryer aktin e vetëhelmimit në kushte të rënduara psikologjike.