Tag: vjeçarja

  • Tragjedi në Greqi: 75-vjeçarja vritet gjatë grabitjes në banesë

    Tragjedi në Greqi: 75-vjeçarja vritet gjatë grabitjes në banesë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 75-vjeçare është vrarë gjatë një grabitjeje.
    Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është gjetur e përgjakur nga vajza e saj.
    Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda.
    Raportohet gjithashtu se 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj. Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.
    Nuk ka ende informacione të detajuara mbi identitetin apo kombësinë e autorëve, teksa hetimet janë aktive.

  • E rëndë/ 12-vjeçarja, konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës

    E rëndë/ 12-vjeçarja, konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës

    Një e mitur 12-vjeçare në Vlorë dyshohet se ka tentuar të dëmtojë veten duke konsumuar medikamente mjekësore, pasi është dërguar për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Tiranës.
    Sipas burimeve, e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për zbardhjen dhe arsyen se përse e ka marrë këtë iniciativë 12-vjeçarja.
    Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
    Më datë 29.10.2025, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një shtetase e mitur 12-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.

  • E mitura në Sarandë “helmohet” me ilaçe, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, dërgohet në QSUT

    E mitura në Sarandë “helmohet” me ilaçe, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, dërgohet në QSUT

    12-vjeçarja e cila mori një sasi të madhe me ilaçe vijon të jetë nën monitorim nga mjekët që nga pasditja e djeshme. Dyshohet që e mitura ka konsumuar lëndë që merren me trajtimin e sistemit nervor të trurit.
    Menjëherë e mitura u dërgua në spitalin e Sarandës nga familjarët dhe më pas u transportua me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

  • VIDEO/ Prekëse në Turqi, momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur! Kërkime për prindërit…

    VIDEO/ Prekëse në Turqi, momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur! Kërkime për prindërit…

    Zëvendësministri i Brendshëm i Turqisë, Mehmet Aktas, tha se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për prindërit e një familjeje të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese që u shemb në lagjen “Mevlana Mahallesi” të qytetit Gebze, në provincën Kocaeli. 
    Pamjet e operacionit të shpëtimit të adoleshentes janë publikuar nga mediat. Aktas tha se tre nga fëmijët e familjes ishin gjetur deri më tani, por vetëm njëri prej tyre, 18-vjeçarja Dilara, u gjet gjallë. 
    “Falë Zotit, vajza më e madhe e familjes, 18-vjeçarja Dilara, u shpëtua. Ajo ishte në kontakt me ta gjatë operacionit dhe ishte plotësisht e vetëdijshme. Ajo u dërgua në spital”, tha ai. 
    Ai shtoi se “fatkeqësisht, fëmija tjetër i familjes, Hairunisa, u gjet i vdekur. Në total, nxorëm tre fëmijë, por, për fat të keq, dy nuk mbijetuan”. Sipas Aktas, tre fëmijët u gjetën në të njëjtën dhomë, ndërsa prindërit ndoshta janë në një pjesë tjetër të shtëpisë. 
    Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel, për një arsye që aktualisht nuk dihet.  Zyrtarët turq shprehën shpresën se përpjekjet së shpejti do të japin fryte: 
    “Shpresojmë që shumë shpejt do të jemi në gjendje t’i gjejmë të dy prindërit”. 

    Dilara Bilir’in #Gebze’de çöken binanın enkazından sağ çıkarıldığı anlar kamerada.
    627 kişilik ekip anne ve babaya ulaşmak için çalışmalarına devam ediyor.https://t.co/2xD4XM2kVP pic.twitter.com/EglmpN3VNN
    — TRT HABER (@trthaber) October 29, 2025
     
     
     
     

  • Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12-vjeçarja nga Delvina

    Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12-vjeçarja nga Delvina

    Një vajzë 12-vjeçare është transportuar me helikopter nga Delvina në Tiranë, pasi ka konsumuar një sasi tabletash.

    E mitura u transportua nga familjarët në spitalin e Sarandës në gjendje të dehur.
    Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes.
    Sipas bluzave të bardha dyshohet që 12 vjeçarja ka konsumuar Deparkin që përdoret nga persona me parkinson.

    Top Channel

  • 12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës

    12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës

    12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
     
    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka konsumuar një sasi tabletash të llojit “Deparkin” një medikament që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
     

     
    E mitura u dërgua fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas dëshmisë së familjarëve, ata e kanë gjetur vajzën pa ndjenja në banesë dhe e kanë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
     
    Mjekët e spitalit të Sarandës konfirmuan se pas analizave të para, rezultoi se 12-vjeçarja kishte konsumuar disa tableta që i përkisnin një anëtari të familjes. Pas ndërhyrjeve të menjëhershme, për shkak të gjendjes së rëndë dhe moshës së mitur, u vendos që pacientja të transportohej me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
     
    Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë, ndërsa mjekët vijojnë ndjekjen e rastit për të përcaktuar sasinë e saktë të medikamentit të konsumuar dhe efektet që mund të ketë shkaktuar në organizëm.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zhduket në Itali 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy vajzave. Alarmohen autoritetet

    Zhduket në Itali 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy vajzave. Alarmohen autoritetet

    Të mërkurën e javës që kaloi, të 22 tetorit, 35-vjeçarja shqiptare Floresha Prengu u largua herët në mëngjes nga banesa e saj në Trento të Italisë për të shkuar në punë si zakonisht, por nuk u kthye më në shtëpi, si zakonisht, në orën 17:00.
    35-vjeçarja me origjinë shqiptare, është nënë e dy vajzave. Që prej asaj dite, sipas kallëzimit që ka bërë dhe bashkëshorti i saj, ajo rezulton e zhdukur.
    Për disa ditë me radhë, dhjetëra zjarrfikës, përfshirë edhe njësi lumore, kontrolluan zonën përgjatë lumit Adige për rreth 15 kilometra në drejtim të jugut të Trentit. Kërkimet u mbështetën edhe nga një helikopter që monitoronte zonën nga ajri, por pa rezultat.
    Pavarësisht kërkimeve intensive 35-vjeçarja rezulton ende e zhduk, familjarët e saj apelojnë për ndihmë.
    “Ju lutemi, ndihmoni për të gjetur Floresha Prengun. Kushdo që e ka parë ose di diçka për të, të kontaktojë menjëherë forcat e rendit në numrin 112”, është apeli i familjarëve, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale bashkë me fotografinë e saj, edhe në gjuhën shqipe.
    Sipas raportimeve nga mediat italianeFloresha jetonte në Trento prej tre vitesh me familjen dhe punonte si pastruese në disa ndërtesa banimi. Ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kohët e fundit kishte përjetuar me dhimbje humbjen e të atit.

  • Asnjë gjurmë prej 8 ditësh/ 19-vjeçarja denoncon zhdukjen e motrës së mitur, reagon policia

    Asnjë gjurmë prej 8 ditësh/ 19-vjeçarja denoncon zhdukjen e motrës së mitur, reagon policia

    Një 19-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Korçës zhdukjen e motrës së saj të mitur. Sipas denoncimit nga e reja, 15-vjeçarja është larguar nga banesa që prej datës 21 tetor.
    Policia vijon punën për gjetjen e saj.
    “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
    Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident me vdekje në vend, 20-vjeçarja përplas për vdekje këmbësoren (Emri)

    Aksident me vdekje në vend, 20-vjeçarja përplas për vdekje këmbësoren (Emri)

    Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  • Aksident me vdekje në Kavajë/ Automjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja

    Aksident me vdekje në Kavajë/ Automjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja

    Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu” në Golem, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.

    Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Top Channel