Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Familjarët kishin njoftuar ditën e djeshme për largimin e saj nga banesa.
Sipas të afërmve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj të paqëllimshëm.
Tag: vjeçarja
-

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja
-

EMRI-U zhduk një ditë më parë, gjendet e mbytur moshuara në Korçë. Ja ku u gjet trupi i pajetë
Është gjendur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër
Burime pranë policisë lokale thane se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur fare pranë lumit Devoll,
Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më, pasi e për autoritetet ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit I cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë. -

Tragjike/ U zhduk një ditë më parë, gjendet e mbytur moshuara në Korçë
Është gjendur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër
Burime pranë policisë lokale thane se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur fare pranë lumit Devoll,
Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më, pasi e për autoritetet ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit I cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë. -

Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja transportohet me urgjencë drejt spitalit (Emri)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 Nëntor), në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.
Një automjet tip “Benz”, me targa AA022PR, ka përplasur një kalimtare.
E plagosura është Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve është nën kujdesin intensiv, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun dhe për të hetuar dinamikën e shkaqet.
Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në tjetrën, teksa e ka përplasur automjeti. -

Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, i biri akuzon mjekët: Tha se nuk ndihej mirë, por mjekët na larguan…
djali i viktimes
KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesën e saj në lagjen 15 të qytetit. Erdiol Nano, djali i 48-vjeçaresm Gentiana Nano, ka bërë publik lajmin për mediat, i cili ka fajësuar mjekët e spitalit të Korçës.
I riu rrëfen me detaje se si e ëma ishte dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më parë, pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje. Sipas të riut, 48-vjeçarja kishte thënë vazhdimisht që nuk ndihej mirë, e megjithatë, mjekët e kanë nxjerrë nga spitali. Pasi është trajtuar në shërbimin e urgjencës, është dërguar në shtëpi, por përsëri të nesërmen nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën. Mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët, por gjatë ditës 48-vjeçarja nuk ndjerë mirë, ndërsa mëngjesin e kësaj të diele është gjetur e pajetë në dhomë nga djali dhe babai i saj.“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. E çuam në spital, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë? Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.”, është shprehur djali i viktimës për mediat.
Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes./ZËRI -

La fëmijët në shkollë dhe më pas u zhduk, gjendet e pajetë në një pyll 31-vjeçarja në Itali
Një grua 31-vjeçare me origjinë moldave, Axenia Manoli, është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Cave, pranë Romës.
Gruaja rezultonte e zhdukur që nga e enjtja, pasi kishte shoqëruar fëmijët e saj 7 dhe 11 vjeç në shkollë. Trupi i saj u lokalizua të premten, rreth 200 metra larg makinës së parkuar.
Sipas raportimit të Il Messaggero, komuniteti lokal shpreh dyshime mbi versionin fillestar të ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në disa pista. Ndërkohë, mediat italiane bëjnë të ditur se autoritetet po analizojnë edhe një letër që, sipas të afërmve, 31-vjeçarja mund të ketë lënë në banesë para zhdukjes.
Manoli ishte shpërngulur në Cave dy vite më parë, pasi kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë. Ajo jetonte me fëmijët dhe partnerin e ri, në një zonë jo shumë larg vendit ku u gjet pa jetë.
Alarmi për zhdukjen u dha pikërisht nga partneri i saj, i cili u drejtua te karabinierët kur gruaja nuk u kthye në shtëpi. Hetimet u intensifikuan me ndihmën e GPS-it të automjetit, që çoi fillimisht në gjetjen e makinës dhe më pas në zbulimin e trupit.
Sa i përket letrës së raportuar, partneri i 31-vjeçares ka deklaruar se aty ajo shprehej e shqetësuar për familjen, por sipas burimeve të Il Messaggero, teksti nuk përmbante deklarime që të drejtonin qartë drejt ndonjë motivi të vetëdëmshëm.
Prokuroria e Tivolit dhe karabinierët po mbledhin të gjitha provat e mundshme, ndërsa hetimi mbetet i hapur dhe asnjë pistë nuk përjashtohet.Top Channel
-

“Dramë” në kryeqytet, 37-vjeçarja i vë flakën shtëpisë së të dashurit
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se i ka vënë flakën banesës së të dashurit të saj. Burime bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur si pasojë e një konflikti që 37-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj, teksa sipas policisë e shtetasja H.L ka djegur pjesërisht banesën për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.
Shtëpia që ishte në pronësi të të dashurit të saj ka marrë dëmtime të konsiderueshme si pasojë e flakëve, ndërsa nuk dihen detajet, apo shkaqet e konfliktit mes tyre që çoi drejt këtij akti të pazakontë./ZËRI -

Morën peng dhe dhunuan 27-vjeçarin, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetase të shpallura në kërkim tre ditë më parë, të dyshuara si pjesë e një grupi që rrëmbeu dhe dhunoi një 27-vjeçar për ta detyruar t’u jepte para.
Në pranga ranë 21-vjeçarja Monika Marku dhe 25-vjeçarja Suate Çeloaliaj.
Dy të rejat akuzohen se bashkëpunuan me katër persona të tjerë, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza (të arrestuar) dhe Klajdi Limani, për të marrë peng 27-vjeçarin, të cilit i hoqën lirinë për disa orë dhe e dhunuan fizikisht brenda një apartamenti.
Ndërkohë blutë po punonjnë për kapjen e shtetasit Klajdi Limani, të shpallur në kërkim policor.
-

“De Biazi nuk ishte trajner”! 86-vjeçarja që të habit për futbollin: Silvinjo nuk i bën ndërrimet në kohë, kisha respekt për të
Një intervistë vërtet shumë interesante ishte ajo e 86-vjeçare që ka folur në lidhje me futbollin dhe Kombëtaren. Informacionet e saj ishin të detajuara, shumë madje, duke kritikuar edhe Silvinjon për ndërrimet e mos bëra në kohë. Ndërkohë kur flitet për De Biazin është temë e mbyllur, nuk ka qenë kurrë trajner. Por jo vetëm për Shqipërinë, gjithashtu është komentuar edhe për futbollin botëror me një tifoze 86-vjeçare që ishte vërtet shumë simpatike me komentet e saj pikante, të dhëna në “Mega Sport” në “A2 Cnn”.
“E pashë ndeshjen me Serbinë. Aq mirë luajtëm sa jam zënë edhe me djalin në shtëpi. “Do t’i mundi Serbia”, më thoshte. Jo i kam thënë, se kemi cuna të mirë ne, do fitojmë se sbën dhe kështu ndodhi, fituam. Bravo. Kaq shumë emocione kur luan Kombëtarja, aq shumë sa nuk ka ku të shkojë. Kam edhe një stërnip që qan shumë kur nuk fiton Shqipëria dhe u gëzova dhe për të. Andorrën e kemi në xhep tani.
Silvinjo? Kisha shumë respekt për të, por këto kohët e fundit është zbehur pak. Ai nuk i bën shumë ndërrimet në kohë, lojtarëve duhet t’i japësh hakun. Atë Jasir Asanin se ka futur nja dy herë. De Biazi? Jo, nuk e dua, nuk ishte për trajner. Ne vajtëm në Europian atëherë se mundëm në tavolinë Serbinë, po mos ta mundim atëherë në tavolinë skishim shanse. Derisa të vdes, sportin nuk e lë”, tha 86-vjeçarja. /Sport Ekspres/? -

80-vjeçarja amerikane bën 3 mijë km me këmbë, thyen rekord
Kur Betty Kellenberger u gjend përballë shiut të ngrirë në majë të malit Madison, mendoi se mund të hiqte dorë nga ‘gara’.
Por me vendosmëri dhe guxim, 80-vjeçarja vazhdoi ecjen, duke sfiduar lodhjen, të ftohtin dhe dhimbjet. Sot, disa muaj më vonë, ajo ka përfunduar të gjithë Shtegun Appalachian, një itinerar 3,535 kilometra i gjatë, dhe është bërë gruaja më e moshuar që e ka arritur këtë sukses historik.
Pa e ditur, ajo ishte bërë gruaja më e vjetër që kishte përfunduar ndonjëherë këtë itinerar.
“Ne i vëmë kaq shumë kufizime vetes,” tha banorja e Carson City, Michigan. “Dhe shpesh gjëja më e rëndësishme është që as nuk zgjohemi për të provuar.”“I JUST KEPT GOING”: Think a journey of about 2,200 miles across 14 states sounds daunting? Not for Betty Kellenberger. https://t.co/EDgM72V29R pic.twitter.com/ebds8r3Gn2
— WFLA NEWS (@WFLA) October 21, 2025Kellenberger kishte ëndërruar të ecte në Shtegun Appalachian që kur ishte nxënëse e shkollës fillore. “Isha e magjepsur nga ideja se mund të ecje nga Xhorxhia në Maine”, tha ajo. “Ishte gjithmonë një ëndërr, sepse nuk kisha kurrë kohë.” Për më shumë se katër dekada, ajo punoi si mësuese në një shkollë të mesme, ndërsa jepte mësim edhe për të rritur në mbrëmje. Në kohën e saj të lirë, ajo ishte një çikliste e apasionuar, duke përshkuar me biçikletë çdo shtet në Shtetet e Bashkuara dhe çdo provincë në Kanada. Madje ajo ecte me biçikletë përgjatë Hekurudhës Nëntokësore.
«Kam qenë në Australi, Zelandën e Re, Kinë », thotë ajo. «Dhe pastaj iu përkushtova alpinizmit».Top Channel