Tag: vjeçarja

  • Piu disa kokrra medikamentesh, 16-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

    Piu disa kokrra medikamentesh, 16-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

    Piu disa kokrra medikamentesh, 16-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
     
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori, pasi në Spitalin Rajonal Sarandë është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur 16 vjeçe. 
     

     
    Dyshohet se 16-vjeçarja ka pirë disa kokrra medikamentesh në banesë.
     
    Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spital, kjo shtetase është larguar në banesë.
     
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Aksident me 1 viktimë te mbikalimi i Babrroit/ Përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen, arrestohet shoferi…

    Aksident me 1 viktimë te mbikalimi i Babrroit/ Përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen, arrestohet shoferi…

    Pas aksidentit tragjik të së hënës në mbikalimin e Babrroit në Tiranë, është arrestuar këtë të martë shoferi 35-vjeçar i cili përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen. Shtetaset L. M., 72 vjeçe, dhe H. M., 66 vjeçe, po kalonin trafikndarësen kur u përplasën nga automjeti që drejtonte 35-vjeçari. Si pasojë e përplasjes, 72-vjeçarja humbi jetën, ndërsa 66-vjeçarja ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftim i policisë:
    “Është arrestuar shtetasi R. Q., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në degëzimin e rrugës së Babrroit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetaset L. M., 72 vjeçe dhe H. M., 66 vjeçe, të cilat po kalonin trafikndarësen. Nga përplasja ka humbur jetën 72-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

  • Gjendet e pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçarja. Çfarë dyshohet

    Gjendet e pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçarja. Çfarë dyshohet

    Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit, ku një grua është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në garazhin e banesës së saj.
    Viktima është identifikuar si shtetasja M. Sh., 53 vjeçe. Sipas dyshimeve të para, ajo mund të jetë vetëvarur, por hetimet janë ende në fazë fillestare.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik.

  • 59-vjeçarja shqiptare humb jetën në vendin e punës në Greqi

    59-vjeçarja shqiptare humb jetën në vendin e punës në Greqi

    Një 59-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në vendin e punës në Greqi gjatë ditës së shtunë. Mediat helene raportojnë se 59-vjeçarja shqiptare e cila punonte në një hotel në zonën e Oias, ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë krevati ndërsa ka qenë duke punuar.
    Mediat raportojnë se një krevat i varur në mur ka rënë mbi gruan duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë janë lajmëruar grupet e urgjencës, por nuk kanë mundur ta ndihmojnë pais kishte ndërruar jetë, pasi krevati i kishte thyer qafën.
    Autoritetet kanë arrestuar pronarit e hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.

    Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
     

  • 26-vjeçarja bie nga kati i 7-të, i dashuri dyshohet për nxitje në vetëvrasje

    26-vjeçarja bie nga kati i 7-të, i dashuri dyshohet për nxitje në vetëvrasje

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana tragjike. 26-vjeçarja Xheneta Ejupi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese banimi dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
    Sipas informacioneve, e reja kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se për një kohë të gjatë ishte nën presion të vazhdueshëm psikologjik nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ndaj tij është ngritur procedurë për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.
    Autoritetet hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 18:00.
    “Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i saj në rrjetet sociale, duke e konfirmuar lajmin e hidhur. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende në vijim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • EMRI+FOTO/ Makina e shqiptares përplaset kokë më kokë me kamionin, humb jetën në vend 46-vjeçarja në Itali, vajza e mitur e saj në gjendje kritike

    EMRI+FOTO/ Makina e shqiptares përplaset kokë më kokë me kamionin, humb jetën në vend 46-vjeçarja në Itali, vajza e mitur e saj në gjendje kritike

    Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 46-vjeçare shqiptare. Aksidenti iu regjistrua ditën e djeshme rreth orës 14:00 mes Inzago dhe Pozzuolo Martesana, Milano. Viktima është identifikuar si Dorina Bardhi. 46-vjeçarja u gjet e pajetë brenda mjetit i cili u përplas kokë më kokë me një kamion.

    Shqiptarja ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me mjetin tjetër. Makina sapo kishte kaluar mbikalimin pas kryqëzimit dhe kishte hyrë në rrugën kryesore drejt Cassano d’Adda. Këtu për arsye ende të paqarta ka devijuar dhe është përplasur me mjetin e rëndë i cili po vinte në drejtim të kundërt. Një përplasje vdekjeprurëse pasi makina e vogël u kthye në një grumbull hekurishtesh dhe doli nga rruga.

    Menjëherë ekipi i shpëtimit ka mbërritur në vendngjarje për të nxjerrë 46-vjeçaren nga mjeti por ata nuk bën dot asgjë për ta shpëtuar pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend. Vajza e mitur është dërguar me helikopter në spitalin e Bergamos ku po lufton për jetën e saj.

  • Tragjike/ Makina përplaset me kamionin, humb jetën 45-vjeçarja shqiptare, Vajza e vogël ndodhet… (Foto)

    Tragjike/ Makina përplaset me kamionin, humb jetën 45-vjeçarja shqiptare, Vajza e vogël ndodhet… (Foto)

    Një aksident tragjik ndodhi të hënën në Milano të Italisë ku humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi. Ajo ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare kur u përplas me një kamion. Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi në Pozzuolo Martesana pasditen e së hënës. Gruaja po udhëtonte në bordin e një Opeli që u përplas me një kamion përgjatë Cassanese në lartësinë e Cascina Piola, në pjesën lindore të Milanos.
    Dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Pozzuolos, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer hetimet. Sipas rikonstruksionit, makina që drejtohej nga 45-vjeçari po shkonte në drejtim të Pozzuolos, ndërsa kamioni po lëvizte në korsinë e kundërt, në drejtim të Melzos. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, automjeti tip Opel Corsa për arsyet që po konstatohen aktualisht ka humbur kontrollin dhe është kthyer në korsinë e kundërt ku në moment po afrohej kamioni.
    Më pas goditja, e dhunshme, dhe makina përfundoi jashtë rrugës. Qendra operative 118 dërgoi në vendngjarje dy autoambulanca, një makinë mjekësore dhe një helikopter shpëtimi. Nuk mund të bëhej asgjë për gruan: shpëtimtarët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e saj.

  • Ndërron jetë 65-vjeçarja që u aksidentua në Korçë, në kërkim drejtuesi i mjetit që e përplasi

    Ndërron jetë 65-vjeçarja që u aksidentua në Korçë, në kërkim drejtuesi i mjetit që e përplasi

    Policia ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar, pasi dyshohet të jetë autor i aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës.Sipas uniformave blu, mësohet se i riu pasi përplasi një këmbësore, u largua nga vendi i ngjarjes.
    Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ndërroi jetë në spital.“Pas një ndjekjeje intensive dhe kontrollesh të imtësishme nga ana e Policisë, është bërë i mundur identifikimi i autorit. Bëhet fjalë për shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, i cili tashmë është shpallur në kërkim”, sqaron policia.

  • Automjeti përplas këmbësoren në Korçë, 65-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

    Automjeti përplas këmbësoren në Korçë, 65-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maliq-Korçë, ku si pasojë është lënduar një 65-vjeçare.
    Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, ku një automjet i paindentifikuar ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç.

    “Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.
    65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.

  • E përplasi makina në Korçë, humb jetën 65-vjeçarja! Policia identifikon dhe shpall në kërkim shoferin

    E përplasi makina në Korçë, humb jetën 65-vjeçarja! Policia identifikon dhe shpall në kërkim shoferin

    Ka ndërruar jetë në spital, 65-vjeçarja e cila u përplas pasditen e sotme me mjet, në fshatin Bulgarec të Korçës.
    Njoftimi i policisë:
    Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
    Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.