Tag: vjeçarja

  • DETAJET/ Zbuluan se e motra kishte të dashur, babai jep urdhrin, dy vëllezërit e mbysin në kënetë

    DETAJET/ Zbuluan se e motra kishte të dashur, babai jep urdhrin, dy vëllezërit e mbysin në kënetë

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë marrë jetën motrës së tyre pasi zbuluan se ajo kishte të dashur.

    Dy vëllezërit sirianë e mbytën motrën e tyre 18-vjeçare, pasi u urdhëruan nga babai i tyre.
    Autorët e krimit dolën përpara gjyqit, por babai i tyre arriti të largohej në Siri.
    18-vjeçarja Rayan Al-Jayar, u vra pasi sipas familjes kishte turpëruar familjen.
    Babai Khaled do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, dolën përpara gjykatës.
    18-vjeçarja u largua nga shtëpia ku jetonte me familjen, më 22 maj 2024, e gjashtë ditë më vonë u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad.
    Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës.
    Në thonjtë e së ndjerës u gjet ADN-ja që i përkiste babait të saj, teksa vëllezërit vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës se 18-vjeçarja u vra nga ky i fundit.
    Nga ana tjetër, megjithëse në largësi, babai ka pranuar se e ka vrarë ai vajzën, por kjo gjë u hodh poshtë nga prokuroria, e cila i qëndron versionit se ishin dy vëllezërit që e rrëmbyen e më pas vrarë.

    Top Channel

  • Tronditëse! 2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

    Tronditëse! 2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

    Bota E Shtunë, 29 Nëntor 2025 11:34
    Dy vëllezër sirianë mbytën motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë, një vrasje për nder, e urdhëruar nga babai i tyre, pasi ai zbuloi se vajza e tij kishte një të dashur. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Holandë dhe dy vëllezër u nxorën në gjyq pasi babai i tyre iku në Siri.
    18-vjeçarja Rayan Al-Jayar u vra nga vëllezërit e saj me urdhër të babait të saj, sepse ajo kishte “turpëruar” familjen duke pasur një partner. Babai Khaled, i cili u largua në Siri, do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, u nxorën në bankën e të akuzuarve.

    18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në Jura të Holandës, më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad, ku ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës. Ekspertët mjeko-ligjorë gjetën në thonjtë e saj ADN-në që i përkiste babait të saj, duke sugjeruar se ajo kishte rezistuar.

    Ata i mohojnë akuzat

    Prokurorët thonë se 18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe u soll në një mënyrë që familja e saj e konsideronte “perëndimore” duke e regjistruar atë si një krim nderi. Vëllezërit e saj, gjyqi i të cilëve filloi të enjten, këmbëngulin se vrasja është kryer nga babai i tyre.
    Babai që iku në Siri thuhet se i dërgoi dy email-e gazetës holandeze “De Telegraaf” duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe duke i deklaruar djemtë e tij të pafajshëm. Megjithatë, prokurorët e hodhën poshtë pretendimin e tij, duke këmbëngulur se ai vetë i urdhëroi djemtë e tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Ryanin.
    Vlen të përmendet se 18-vjeçarja ishte nën mbrojtje policore, e cila iu ndërpre para vrasjes së saj, pa sqaruar arsyet që i çuan autoritetet në këtë vendim.
    Babai në Siri
    Media holandeze “Nieuwsuur” raportoi se Khaled është fshehur në Sirinë veriore dhe është rimartuar. Ministria holandeze e Drejtësisë thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta sjellë atë përsëri, duke shpjeguar: “Aktualisht nuk ka mundësi për bashkëpunim kriminal me Sirinë, pasi autoritetet penale që duhen për një bashkëpunim të tillë nuk janë (ende) funksionale në atë vend”.
    Megjithatë, Ministri sirian i Drejtësisë Mazhar al-Wais thotë se gjykatat e vendit janë “rivendosur plotësisht”, duke shtuar: “Ato do të ofrojnë ndihmën e nevojshme ligjore në përputhje me rregulloret”. Ai pretendon se Siria tashmë ka trajtuar 3 kërkesa nga vendet evropiane, por nuk ka marrë asnjë nga Holanda për rastin e Ryan. Avokatët e vëllezërve kanë kërkuar lirimin e tyre para gjyqit, por gjykatësi ka urdhëruar që ata të qëndrojnë në burg.

  • ‘Nga goditjet e mamit abortova foshnjën’, 14-vjeçarja shqiptare s’është dhunuar, zbulohet misteri i ngjarjes

    ‘Nga goditjet e mamit abortova foshnjën’, 14-vjeçarja shqiptare s’është dhunuar, zbulohet misteri i ngjarjes

    Rasti i 14-vjeçares shqiptare në Menidi të Greqisë po merr një kthesë të re. Mëngjesin e së premtes, më 28 nëntor, adoleshentja u paraqit në stacionin e policisë duke mbajtur një gazetë, brenda së cilës, siç pretendoi ajo, ishte fetusi që kishte abortuar pasi ishte dhunuar brutalisht nga nëna e saj.
    Thriassio.gr raporton se policia shkoi menjëherë në Aspropyrgos duke arrestuar nënën e të miturës për lëndime trupore dhe dhunë në familje.
    Sipas informacioneve të deritanishme, nga ekspertiza mjekoligjore që iu është bërë vajzës nuk ka shenja dhune, si ato të përmendura nga 14-vjeçarja në denoncimin e saj.
    Në të njëjtën kohë, ende nuk është përcaktuar nëse ajo që ishte mbështjellë në gazetë ishte në të vërtetë një fetus.
    Ndërkohë, familja e 14-vjeçares në nje emisionin , duke mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë sherr mes nënë e bijë.
    Vëllai i të miturës tha se tre muaj më parë 14-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia, duke thënë se do të shkonte të blinte një sanduiç, dhe nuk ishte kthyer më.
    Siç deklaroi ai, familja nuk e dinte që ishte shtatzënë, ndërsa kur nëna shkoi të takonte të bijën, tre persona i dolën përpara dhe pasuan ngjarje që çuan në dërgimin e saj në komisariat.
    “Tre muaj më parë ajo ishte në shtëpi dhe i tha babait ‘do të shkoj të marr një sanduiç’ dhe iku’. Kaluan orë dhe ditë. Nuk e dinim që ishte shtatzënë. Unë dhe babai im ishim në Evia. Nëna ime shkoi në shtëpinë ku ajo rrinte për të parë vajzën e saj dhe tre persona u shfaqën para saj. Pas pak, nëna ime më telefonoi dhe më tha se e kishin çuar në Stacionin e Policisë. Nuk pati kurrë sherr me motrën time”, tha vëllai i 14-vjeçares.
    Babai i 14 -vjeçares vuri në dukje se e kishin kërkuar vajzën e tyre për ditë të tëra dhe kishin kontaktuar edhe Policinë, duke këmbëngulur se “nuk ka pasur kurrë sherr”. Ai gjithashtu deklaron se dëshiron që vajza e tij të ekzaminohet nga një mjek për të përcaktuar se ku është goditur, nëse ka ndodhur diçka gjë e tillë.
    “E kërkuam për ditë të tëra dhe në Polici. E kërkuam dhe ajo nuk erdhi tek ne. Dua që ta dërgojnë te një mjek për të parë se ku është goditur. Nuk ka pasur kurrë sherr, ajo po gënjen. Nuk kemi kontakt me të. Më duket e çuditshme që ajo ishte shtatzënë “, thotë babai i saj.

  • Krim brutal në Holandë, vëllezërit mbytën motrën 18-vjeçare në një kënetë sepse kishte të dashur! Babai dha urdhrin për vrasjen

    Krim brutal në Holandë, vëllezërit mbytën motrën 18-vjeçare në një kënetë sepse kishte të dashur! Babai dha urdhrin për vrasjen

    Dy vëllezër mbytën motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë, pasi babai i tyre u kishte urdhëruar ta vrisnin kur zbuloi se ajo kishte të dashur.
    Krimi i tmerrshëm ndodhi në Holandë dhe në gjykatë u paraqitën dy vëllezërit, pasi babai ishte arratisur në Siri.
    18-vjeçarja Rayan Al-Jayar u vra nga vëllezërit e saj me urdhër të babait të saj, sepse ajo “turpëroi” familjen duke pasur një partner, sipas Telegraph.

    Khaled, i cili iku në Siri, do të gjykohet në mungesë, ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, u ulën në bankën e të akuzuarve.
    18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e saj në Jura, Holandë, më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad, ku ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se
    ajo ishte me gojë të mbuluar, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të lidhura me shirit. Nën thonjtë e saj u gjet ADN që i përkiste babait, çka tregon se ajo ishte përpjekur të rezistonte.
    Ata i mohojnë akuzat
    Prokurorët thonë se 18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe sillej në një mënyrë që familja e saj e konsideronte “perëndimore”, dhe e klasifikuan ngjarjen si krim nderi, sipas Daily Mail.
    Vëllezërit e saj, gjyqi i të cilëve nisi të enjten, këmbëngulin se vrasjen e kreu babai i tyre.
    Babai, i cili u arratis në Siri, thuhet se dërgoi dy email-e gazetës holandeze De Telegraaf, duke marrë përsipër të gjithë fajin dhe duke deklaruar se djemtë e tij janë të pafajshëm.
    Megjithatë, prokurorët e hodhën poshtë pretendimin e tij, duke këmbëngulur se ai u kishte dhënë urdhër djemve të tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Rajan.
    Vlen të theksohet se 18-vjeçarja ishte nën mbrojtjen e policisë, e cila u ndërpre pak para vrasjes së saj, pa u sqaruar arsyet që çuan autoritetet në këtë vendim.

  • E rëndë në Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

    E rëndë në Greqi/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë pëson abort pas dhunës nga e ëma

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 14-vjeçare shqiptare, e cila ishte shtatzënë është dhunuar nga nëna e saj.
    Si pasojë e dhunës, 14-vjeçarja ka pësuar abort spontan.
    E mitura, me fetusin në një qese është paraqitur në polici ku ka denoncuar nënën e saj.
    54-vjeçarja u arrestua. Ajo akuzohet për veprat penale “lëndime të rënda trupore” dhe “dhunë në familje”.
    Sipas mediave greke, arsyeja pse e ka dhunuar vajzën nuk dihet ende.

  • E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare dhunohet nga e ëma, pëson abort

    E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare dhunohet nga e ëma, pëson abort

    Foto ilustruese

    GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare, e cila ishte shtatzënë është dhunuar nga nëna e saj.
    Si pasojë e dhunës, 14-vjeçarja ka pësuar abort spontan.
    E mitura, me fetusin në një qese është paraqitur në polici ku ka denoncuar nënën e saj.
    54-vjeçarja u arrestua, ndërsa akuzohet për veprat penale “lëndime të rënda trupore” dhe “dhunë në familje”.
    Sipas mediave greke, arsyeja pse e ka dhunuar vajzën nuk dihet ende.

  • Nusja masakroi për vdekje vjerrën në Greqi! Publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Më lër të jetoj, merr…

    Nusja masakroi për vdekje vjerrën në Greqi! Publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Më lër të jetoj, merr…

     Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e saj në Salaminë. Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.

    Televizioni MEGA publikoi një pjesë të dialogut mes të moshuarës dhe nuses së saj pak para se të ndodhte krimi, ku 75-vjeçarja besonte se personi që kishte hyrë në shtëpi ishte burrë:

    Nusja 46-vjeçare: (me zë të rëndë) “Ku janë lekët, jepmë lekët!”

    Vjehrra 75-vjeçare: “Të lutem, biri im, mos më bëj dëm.”

    Vjehrra: “Të lutem, biri im, mos më bëj dëm. Merr çfarë do dhe ik.”

    Vjehrra: “Biri im, a nuk ke nënë?”

    Vjehrra: “Do të më vrasësh? Merre çfarë të duash dhe më lër të jetoj…”

    Sipas informacioneve, disa orë pas vrasjes, 46-vjeçarja, duke dashur të krijojë një alibi, dyshohet se i ka dërguar vjehrrës një mesazh në celular ku i shkruante “Mami, je mirë?”. Pasi komunikimet telefonike u deklasifikuan, u përcaktua se mesazhi ishte dërguar nga autorja e vrasjes.

    Gjithashtu 46-vjeçarja kishte ka fikur përkohësisht kamerat në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të krimit, me qëllim që autoritetet të mos përcaktonin kohën kur ishte larguar dhe ishte kthyer në banesë. Në fakt, ajo i kishte thënë familjes se energjia elektrike ishte ndërprerë për disa orë në mëngjesin fatal.

    Ndërkohë 46-vjeçarja e kishte përgatitur vendin e krimit në një mënyrë që të dukej si një grabitje. Pasi e goditi me thikë, ajo e mbuloi shpejt vjehrrën me një batanije, duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku. Vrasja brutale u krye në dhomën e gjumit të viktimës, ku u gjetën të hapura dy sirtarë.

  • 45 vjeçarja vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe e ndryshoi identitet/ Masakra u zbulua nga çifti pasi bleu shtëpinë..

    45 vjeçarja vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe e ndryshoi identitet/ Masakra u zbulua nga çifti pasi bleu shtëpinë..

    Një nënë 45-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau dy fëmijët e saj dhe i fsheu trupat e tyre në valixhe.
    Sipas Gjykatës së Lartë 45-vjeçarja nga Zelanda e Re, u dha fëmijëve një dozë fatale të antidepresantësh dhe më pas fshehu trupat në dy valixhe dhe i la në një magazinë para se të largohej drejt Koresë së Jugut dhe të ndryshonte emrin. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018, trupat u gjetën në vitin 2022, kur një çift bleu apartamentin ku kishte ndodhur krimi.

    Prokuroria argumentoi se veprimet e Lee-së, fshehja e trupave, largimi nga vendi dhe planifikimi paraprak, tregonin qartësisht qëllim dhe vetëdije. Mbrojtja pretendoi se ajo vuante nga depresioni i rëndë dhe pikëllimi pas vdekjes së bashkëshortit.
    Gjykatësi e përshkroi krimin si “të qëllimshëm dhe të llogaritur”, ndërsa familjarët e viktimave thanë se tragjedia i ka lënë të gjithë të shkatërruar. Lee do të trajtohet si “paciente e veçantë” gjatë vuajtjes së dënimit për shkak të gjendjes së saj mendore.

     

  • Krim h*rror/ 75-vjeçarja vdiq duke qarë dhe duke u lutur para nuses

    Krim h*rror/ 75-vjeçarja vdiq duke qarë dhe duke u lutur para nuses

    Një krim monstruoz është zbuluar ditën e sotme në Salamina, Greqi, edhe pse dyshohet se ka ndodhur ditë më parë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nusja masakroi për vdekje vjehrrën e saj 75-vjeçare për shkak të borxheve të kumarit që autorja kishte ndërsa u zbulua kur shkoi të grabiste paratë e familjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Një video incizim 35-minutësh i fjalëve të fundit të 75-vjeçare në Salaminë është në zotërim të autoriteteve. Në të, dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e viktimës për të ndaluar së godituri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga dialogjet, mund të konkludohet se gruaja nuk e kuptoi se ishte nusja e saj, ndërsa foli duke supozuar se personi që e godiste ishte një burrë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në fund, dëgjohet gruaja fatkeqe duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit, raportojnë mediat greke.

    Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?

    Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur, siç tha ajo, mendoi se viktima e kuptoi.

    Në veçanti, ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më parë djalit të saj dhe burrit 10,000 euro për t’i mbajtur për të. Megjithatë, paratë humbën. Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), duke rezultuar në pendim të burrit për paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t’ia kthente asaj. Ai mblodhi 8,000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i kthente së shpejti 2,000 të mbetura.

    Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1,100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte edhe asaj. Një natë, megjithatë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, mori këto 1,100 euro, luajti me to dhe i humbi. Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj.

    Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që ata të mos e filmonin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj. Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë në vend dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t’i kërkonte para.

    Ajo reagoi dhe më pas autorja mori një shishe dhe, duke besuar siç tha ajo se e kishte kuptuar, e goditi në kokë, duke bërë që gruaja të binte në dysheme. Pastaj, në gjendje shoku siç tha ajo, mori një thikë nga vendi i ngjarjes dhe e theri. Pas krimit , ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.

    Fillimisht, hetimet u kthyen në të gjitha drejtimet dhe oficerët e policisë së vrasjeve u përpoqën, nëpërmjet deklaratave të të afërmve të saj dhe personave që kishin akses në shtëpinë në rrugën Ikarou, t’i çonin në gjurmët e autorëve.

    Më në fund, pas një hetimi të plotë, ata arritën në gjurmët e gruas e cila më në fund u dorëzua dhe rrëfeu.

  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

    Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

    Krim monstruoz në Greqi, nusja masakron për vdekje vjehrrën në grabitje për të shlyer borxhet e kumarit! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, rrëfimi në polici.
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Greqi disa ditë më parë, por që është mundur të zbulohet vetëm ditën e sotme.
    Ngjarje e denjë për skenar filmash. Nusja ka vrarë vjehrrën me qëllim për ta grabitur e më pas të shlyente borxhet e kumarit.

    Autoritetet kanë gjetur trupin e masakruar të 75-vjeçares e më pas edhe një video-inçizim, ku dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri.
    Në video dëgjohet e moshuara duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit.
    Ishin kamerat e sigurisë ato që zbuluan se 46-vjeçarja ishte autorja e kësaj masakre, e më pas gjatë kontrollit në makinë u gjetën edhe gjurmë gjaku.
    Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?
    Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur mendoi se viktima e kuptoi.
    Sipas dëshmisë së autores, e moshuara i kishte dhënë burrit të saj 10 mijë euro, dhe më pas kishte kërkuar borxhin.
    Fillimisht çifti kishte kthyer 8 mijë euro, ndërsa ishte bërë gati edhe 1 mijë euro për t’ia dhënë 75-vjeçares, nusja e djalit, e varur nga kumari, kishte provuar fatin, duke humbur gjithçka.
    Më pas 46-vjeçarja ka shkuar në banesën e të moshuarës për t’i grabitur paratë për të shlyer borxhin që tashmë kishte në kumar.
    Sipas mediave greke, 46-vjeçarja, duke ditur se ku ishin pozicionuar kamerat e sigurisë, ka vendosur maskë për grabitje dhe është futur nga dritarja, më pas ka kërcënuar të moshuarën t’i tregonte se ku ndodheshin paratë, por pas rezistencës së të moshuarës, nusja e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.
    Në fund, në video-inçizim dëgjoheshin vetëm fjalët e plakës, e cila lutej.