Tag: vjeçarin

  • Makina përplas 26-vjeçarin në Fier

    Makina përplas 26-vjeçarin në Fier

    Një 26-vjeçar është përplasur nga një makinë këtë mëngjes në qytetin e Fierit.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në rrugën “Ramiz Aranitasi”, kur automjeti me drejtues 38-vjeçarin me iniciale J. K.,përplasi të riun me iniciale B. L. 26-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Ndërkohë, në Patos u arrestua një 65-vjeçar, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese një 34-vjeçare. Për pasojë, u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve pasagjerja në mjetin bujqësor, një 61-vjeçare.

    Top Channel

  • 60 milionë euro, gati super oferta për 22-vjeçarin e Barcelona-s

    60 milionë euro, gati super oferta për 22-vjeçarin e Barcelona-s

    7 Gusht 2025

    16:41

    Telesport

    Chelsea është gati të ofrojë 60 milionë euro për Fermin Lopez këtë verë, sipas Caught Offside.
    E ardhmja e mesfushorit spanjoll te Barcelona mbetet e pasigurt, duke pasur parasysh se ai nuk është titullar i garantuar nën drejtimin e Hansi Flick.
    Lopez regjistroi tetë gola dhe 10 asiste nga 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar.
    Paraqitjet e tij kanë zgjuar interesin e klubeve në të gjithë Europën, dhe raportet e fundit e kanë lidhur Manchester United me një transferim.
    Blutë tani janë futur në garë dhe janë gati të paguajnë një shumë shtesë për 22-vjeçarin.
    Katalanasit nuk po kërkojnë aktivisht ta shesin atë, por duke pasur parasysh gjendjen e tyre të dobët financiare, një transferim nuk mund të përjashtohet.

  • Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe të renë që e shoqëronte

    Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe të renë që e shoqëronte

    Genard Hajdini dhe i ati

    TIRANË- Policia e Tiranës ka identifikuar personin që dhunoi personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babanë e tij. Hetim në gjendje të lirë ka nisur për një 40-vjeçar të identifikuar si Shkelzën Gashi, por edhe për një 25-vjeçare me inciale A.P. Policia sqaron se 40-vjeçari akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, ndërsa e reja që e shoqëronte akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. E reja, kur është marrë në pyetje nga Policia ka dhënë dëshmi kontradiktore, me qëllim për të shpëtuar të dyshuarin nga ndjekja penale.

    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.,”- thuhet në njoftimin e Policisë./ZËRI
     

  • Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

    Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

    Policia e Lushnjës ka parandaluar vjedhjen e dytë në banesë gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga një 43-vjeçar. Pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, efektivët shkuan në adresën e dhënë, duke arrestuar 43-vjeçarin.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori, shtetasi J. P., 43 vjeç”, njofton Policia.
    Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Vrasja makabër e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit iu komunikon sot masën e sigurisë 3 të dyshuarve kryesorë

    Vrasja makabër e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit iu komunikon sot masën e sigurisë 3 të dyshuarve kryesorë

    Seanca e parë gjyqësore për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama, do të mbahet ditën e sotme në Gjykatën e Fierit. Tre të akuzuarve, vajzës së viktimës Emanilda Rama, të dashurit të saj Çlirim Doganit dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama pritet t’u komunikohet masa e sigurisë.
    26-vjeçarja, Emanilda Rama u arrestua më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.
    Valbona Rama nëna e vajzës, u arrestua pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. Ndërkohë, Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin. Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera. Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

  • E shihte si pengesë për lidhjen e dashurisë me 55-vjeçarin?! Pse e m*sakroi Ermalinda të atin, 26-vjeçarja kishte…

    E shihte si pengesë për lidhjen e dashurisë me 55-vjeçarin?! Pse e m*sakroi Ermalinda të atin, 26-vjeçarja kishte…

    Detaje tronditëse dalin nga ngjarja makabre në fshatin Frashëri të Fierit, ku Ermalinda Rama dyshohet masakroi të atin mbrëmjen e 23 korrikut në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani.
    Grupi hetimor ka dyshime të forta se Ermalinda ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i është i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore.
    Më herët, mësohet se 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë, pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.
    Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
    Çlirim Dogani ndërkohë ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ndodhej në fshatin e tij, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.
    Burime bëjnë me dije se Ermalinda shkonte herë pas here në fshatin Suk të Roskovecit, ku motra e saj është e martuar dhe jeton prej vitesh.
    Në këtë zonë, konkretisht në Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj (ku banonte edhe Çlirim Dogani), Ermalinda mësohet se punonte në serat e fermerëve vendas.
    Dyshohet se pikërisht aty është njohur me 55-vjeçarin, me të cilin dyshohet se më pas ka nisur një lidhje dashurie.
    VRASJA
    Çlirim Dogani, nga fshati Arapaj i Roskovecit, u vendos në pranga ditën e sotme (26 Korrik) dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren, me të cilën kishte krijuar një lidhje dashurie, duke mbytur me tel Anesti Ramën.
    Gjithashtu, sqaron policia, në krimin shokues janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse.
    “Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
    Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, informuan blutë.
    Ndërkohë një ditë më parë (25 Korrik), në pranga është vendosur edhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama pasi akuzohet se ndihmoi të bijën të pastronte trupin e viktimës për të fshirë gjurmët e vrasjes.
    “Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”,”- informoi policia.
    Vajza ka dëshmuar se i ati i saj ishte rrëzuar në banjë dhe se kishte ndërruar jetë, por kanë qenë mjekët që hodhën poshtë versionin e saj, në kontrollin e paraprak që i kanë bërë trupit të viktimës.

  • Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin

    Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin

    Bota E Mërkurë, 23 Korrik 2025 21:03
    30-vjeçari që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm. Bryan Kohberger u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje që nënkuptonte se ai do të shmangte dënimin me vdekje.
    Kohberger hyri fshehurazi në një shtëpi me qira në Idaho, e cila nuk është shumë larg kampusit universitar, dhe vrau Ethan Chapin, Xana Kernodle, Madison Mogen dhe Kaylee Goncalves

    Në gjykatë, Bethany Funke, e cila i mbijetoi sulmit, tha për shoqet e saj të dhomës në një deklaratë: “E urrej që ato kanë ikur, por për ndonjë arsye, unë jam ende këtu dhe kam mundësi të jetoj. Ende mendoj për këtë çdo ditë. Pse unë? Pse arrita të jetoja unë dhe jo ato?”.

  • Ylli i por*ografisë vrau çiftin gay në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

    Ylli i por*ografisë vrau çiftin gay në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

    Një burrë kolumbian është shpallur fajtor për vrasjen e një çifti, copëtimin e trupave të tyre dhe hedhjen e tyre në valixhe nga një urë e Bristolit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Sky News, ai është 35-vjeçari Justin Andres Mosquera, i cili punonte në industrinë e pornografisë dhe vrau 71-vjeçarin Paul Longworth dhe 62-vjeçarin Albert Alfonso në Londrën perëndimore më 8 korrik 2024. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    35-vjeçari, i cili ka luajtur në filma pornografikë për më shumë se 10 vjet, u takua për herë të parë me 62-vjeçarin Alfonso në internet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    62-vjeçari ishte në një lidhje me 71-vjeçarin Paul Longworth, dhe të tre burrat u bënë miq dhe vizituan njëri-tjetrin në Kolumbi dhe Britani. Megjithatë, 62-vjeçari dyshohet se pati marrëdhënie seksuale me 35-vjeçarin kolumbian ndërsa ai ishte në Londër për të vizituar çiftin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gjatë vizitës së tij në Britani, Justin Andres Mosquera dyshohet se filloi të përgatitej për të vrarë burrat, pasi – siç zbulon historiku i tij i kërkimit në internet – ditën e vrasjeve, ai kërkoi: “Ku mund të jetë fatale një goditje?”

    Prokuroria pretendoi se ai kishte motive financiare, pasi 35-vjeçari u përpoq vazhdimisht të zbulonte vlerën e pronës së çiftit dhe vodhi para nga Alfonso pas vrasjes së tij.

    Më 8 korrik 2024, Mosquera e vrau Longworth-in duke e goditur me çekiç dhe duke i thyer kafkën, përpara se ta fshihte trupin e tij në një divan-krevat dhe atë mbrëmje, gjatë marrëdhënieve seksuale me Alfonson, 35-vjeçari e goditi 22 herë me thikë.

    Ajo që 35-vjeçari nuk e dinte në atë kohë ishte se krimi i tij ishte regjistruar nga kamerat që Alfonso kishte vendosur në dhomën e tij.

    Mosquera më pas u preu kokat trupave dhe i vendosi në frigorifer më 9 korrik dhe të nesërmen, i futi në valixhe, mori me qira një furgon me shofer dhe shkoi në Urën e Varur Clifton për t’i hedhur trupat.

    35-vjeçari i futi trupat në valixhe dhe u përpoq t’i hidhte nga një urë. Në fakt, disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën ta ndihmonin Mosquera-n, pasi e panë duke u munduar me valixhet. Megjithatë, 35-vjeçari tërhoqi vëmendjen e tyre, pasi gjaku filloi të rridhte nga valixhet dhe ata njoftuan autoritetet. 

    Edhe pse ai iku nga vendi i ngjarjes, Justin Andres Mosquera u arrestua në stacionin e Bristol Temple Meads më 13 korrik 2024 dhe u akuzua për dy vrasjet.

  • Ylli i pornografisë vrau çiftin gey në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

    Ylli i pornografisë vrau çiftin gey në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

    Një burrë kolumbian është shpallur fajtor për vrasjen e një çifti, copëtimin e trupave të tyre dhe hedhjen e tyre në valixhe nga një urë e Bristolit.

    Sipas Sky News, ai është 35-vjeçari Justin Andres Mosquera, i cili punonte në industrinë e pornografisë dhe vrau 71-vjeçarin Paul Longworth dhe 62-vjeçarin Albert Alfonso në Londrën perëndimore më 8 korrik 2024.
    35-vjeçari, i cili ka luajtur në filma pornografikë për më shumë se 10 vjet, u takua për herë të parë me 62-vjeçarin Alfonso në internet.
    62-vjeçari ishte në një lidhje me 71-vjeçarin Paul Longworth, dhe të tre burrat u bënë miq dhe vizituan njëri-tjetrin në Kolumbi dhe Britani. Megjithatë, 62-vjeçari dyshohet se pati marrëdhënie seksuale me 35-vjeçarin kolumbian ndërsa ai ishte në Londër për të vizituar çiftin.

    Gjatë vizitës së tij në Britani, Justin Andres Mosquera dyshohet se filloi të përgatitej për të vrarë burrat, pasi – siç zbulon historiku i tij i kërkimit në internet – ditën e vrasjeve, ai kërkoi: “Ku mund të jetë fatale një goditje?”
    Prokuroria pretendoi se ai kishte motive financiare, pasi 35-vjeçari u përpoq vazhdimisht të zbulonte vlerën e pronës së çiftit dhe vodhi para nga Alfonso pas vrasjes së tij.
    Më 8 korrik 2024, Mosquera e vrau Longworth-in duke e goditur me çekiç dhe duke i thyer kafkën, përpara se ta fshihte trupin e tij në një divan-krevat dhe atë mbrëmje, gjatë marrëdhënieve seksuale me Alfonson, 35-vjeçari e goditi 22 herë me thikë.
    Ajo që 35-vjeçari nuk e dinte në atë kohë ishte se krimi i tij ishte regjistruar nga kamerat që Alfonso kishte vendosur në dhomën e tij.
    Mosquera më pas u preu kokat trupave dhe i vendosi në frigorifer më 9 korrik dhe të nesërmen, i futi në valixhe, mori me qira një furgon me shofer dhe shkoi në Urën e Varur Clifton për t’i hedhur trupat.
    35-vjeçari i futi trupat në valixhe dhe u përpoq t’i hidhte nga një urë. Në fakt, disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën ta ndihmonin Mosquera-n, pasi e panë duke u munduar me valixhet. Megjithatë, 35-vjeçari tërhoqi vëmendjen e tyre, pasi gjaku filloi të rridhte nga valixhet dhe ata njoftuan autoritetet.
    Edhe pse ai iku nga vendi i ngjarjes, Justin Andres Mosquera u arrestua në stacionin e Bristol Temple Meads më 13 korrik 2024 dhe u akuzua për dy vrasjet.

    Top Channel