Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në fshatin Pulaj-Plazh, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas policisë, 21-vjeçari V. L., dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Tag: vjeçarin
-

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
-

Vrau bashkëfshatarin për kanalin vaditës. Lihet në burg autori, krejt i qetë para togave të zeza
Autori i vrasjes së bashkëfshatarit për një kanal vaditës në Divjakë u paraqit të premten (22 gusht) pranë Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ai u shoqërua nga disa efektivë blu për në mjediset e gjykatës, ku togat e zeza rikonfirmuan masën e dhënë më herët, duke e lënë në burg.
Njëzetepesëvjeçari Xheison Toromeni tha para togave të zeza se ndihej i keqardhur, por tregoi shkakun e vendimit që mori.
“M’u errën sytë kur pashë Besmirin të ulur në kafe. Më kapi inati dhe m’u kujtua rrahja që i kishin bërë babait disa vite më parë. Nxora biçakun dhe e qëllova! Ndiej që gabova,” mësohet se deklaroi ai.
Autori u shfaq i qetë gjatë seancës përballë togave të zeza, ndonëse pak ditë më parë goditi me mjet prerës thikë 32-vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit, në lokalin e fshatit Kryekuq të Divjakës, ku menjëherë pas krimit, autori u largua, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Policisë Fier.
Toromeni e vrau 32-vjeçarin Kumria pasi familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Mbi 25-vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. -

Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit, autori: Më dhunoi babain, nuk durova dot dhe shkova e qëllova
25-vjeçari Xhesion Toromeni i cili vrau 32- vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, tha para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Ai ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.
”Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, ka thënë autori. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit.
-

Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit në Divjakë, autori: Më dhunoi babain, nuk durova dot
25- vjeçari Xhesion Toromeni, i cili pak ditë më parë vrau 32- vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji.
Toromeni ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.
“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, ka thënë autori.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. -

Zbardhet dëshmia/ Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit në Divjakë, autori: Nuk durova kur e pashë në lokal, e qëllova…
25- vjeçari Xhesion Toromeni, i cili pak ditë më parë vrau 32- vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji.
Toromeni ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.
“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, ka thënë autori.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. -

Zbardhet plagosja në Durrës/ Altin Lekgegaj qëlloi 28-vjeçarin për vendin e parkimit në Hamallaj, i riu në gjendje kritike
28- vjeçari me inicialet L. R është qëlluar me dy plumba në trup, ndërsa autori Altin Lekegegaj, 44- vjeç u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
‘U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Altin Lekegegaj, 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari’, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Plagosi me thikë 27-vjeçarin në Dvoran pas një sherri, lihet në burg autori, lirohen 4 të tjerët që e dhunuan
Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë në spital për autorin e plagosjes Aleks Qiqi. Togat e zeza kanë vendosur masën e “arrestit në burg” për 41-vjeçarin i cili pak ditë më parë plagosi me thikë një 27- vjeçar në fshatin Dvoran të Korçës. Prokuroria kërkoi masën e arrestit në burg, ç’ka u pranua nga Gjykata e Korçës. Masa u dha në ambientet e spitalit, ku autori i dyshuar po trajtohet. Më herët (po ditën e djeshme, 18 gusht), Gjykata kishte caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë. Konkretisht në masë detyrim paraqitje u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali. Ata akuzoheshin se dhunuan autorin Qiqi pasi ky plagosi me thikë 27-vjeçarin pas sherrit. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit, pak pasi sulmoi dhe goditi me thikë Ari Kodrën, që mori plagë në shpatull dhe shumë pranë zemrës. Këta të fundit akuzohen se pasi Qiqi plagosi me thikë 27 vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur. Qiqi ishte person me precedentë të shumtë penalë për plagosje dhe drogë, në Shqipëri dhe në Greqi, ku jetonte herë pas here. Së fundmi ishte arrestuar dhe dënuar për drogë, teksa ishte liruar nga burgu disa javë më parë. Të dy personat kanë qenë në të njëjtën tavolinë lokali bashkë me persona të tjerë dhe pas ngacmimeve me fjalë Qiqi ka shkuar në shtëpi për të marrë thikën, duke plagosur Kodrën. Në këto momente personat e tjerë sulmuan Qiqin me grushte e shkelma, duke e dëmtuar lehtë.
U konfliktuan fizikisht me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
Ndërkohë 3 persona mes të cilëve një punonjës i tatimeve në Korçë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr të ndodhur gjatë Festës së Birrës që po zhvillohej në Korçë. Ngjarja ka ndodhur më datë 18.08.2025, rreth orës 01:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në vendin ku ishte duke u zhvilluar Festa e Birrës. Sipas informacioneve punonjësi i tatimeve i identifikuar si Aurel Mullalli 51- vjeç dhe dy personat e tjerë që ishin së bashku me të, në gjendje të dehur janë konfliktuar me një vajzë dhe një djalë që ishin punonjës tek njëra prej stendave të aktivitetit duke përdorur edhe dhunë fizike, ndërsa më pas kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Përveç 3 të arrestuarve policia bën me dije se nisi procedimi edhe për 7 persona të tjerë shokë të tre të arrestuarve, të cilët janë përpjekur të pengojnë forcat e policisë për të shoqëruar 3 personat në fjalë. “Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasve Aurel Mullalli, 51 vjeç, S. M., 23 vjeç, dhe E. B., 40 vjeç, banues në Zëmblak, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A. P., 30 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, B. H., 18 vjeç, D. M., 35 vjeç, G. B., 19 vjeç, L. M., 39 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftoi dje policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. -

EMRAT/ Plagosi 27-vjeçarin me thikë në Korçë, autori i dënuar më herët për drogë
Kanë dalë detaje të reja nga plagosja e 27-vjeçarit Ari Kodra, i cili u godit me thikë nga 41-vjeçari Aleks Qishi, pas një sherri mes tyre.
Bëhet me dije se autori i plagosjes edhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.
Gjithashtu mësohet se Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë në GreqiNjoftimi:
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. -

Go*itja në zemër fatale për 14-vjeçarin, 8 persona në pranga. Familja e autorit ikën nga banesa
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E.G dhe xhaxhai i tij R.G, 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.
Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori i cili mbeti i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi. Sherri ka nisur për motive banale të tipit “pse më shikon dhe më shan”.
Kishte të paktën disa muaj që dy të miturit kishin fërkime për diskutime të tilla. Ditën e djeshme ata janë takuar rastësisht në lokalin e fshatit Pirg, ku të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre. Familja e autorit ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar, pjesëtarët e tjerë janë larguar. -

VIDEO- Vrau bashkëmoshatarin me thikë/ Ja momenti kur 14-vjeçari shoqërohet nga policët
Efektivët e policisë Korçë kanë shoqëruar 14-vjeçarin Enedio Guri nga ambientet e Spitalit për në drejtorinë e policisë.
Ai mori shërbimin mjekësor pasi pësoi dëmtime gjatë konfliktit me 14-vjeçarin Erald Xhejo, ndërsa ky i fundit mbeti viktimë si pasojë e goditjes me thikë nga Guri.
Dy adoleshentët, sipas burimeve, mësohet se kishin lënë takim pasditen e sotme në një lokal në fshatin Pirg të Maliqit, me pretendimin për t’u sqaruar lidhur me konfliktin që kishin me njëri-tjetrin.
Fatkeqësisht, dy të rinjtë u përleshën, ku një prej tyre mbeti i vrarë me thikë.