Tag: vjeçarin

  • I mituri plagosi me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet se bashku me babain

    I mituri plagosi me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet se bashku me babain

    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona (babë e bir), të cilët ishin shpallur në kërkim për një plagosje me thikë të kryer disa javë më parë.
    Në pranga është vënë shtetasi Viktor Dakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim” dhe djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Dy djemtë e mitur të Viktor Dakajt akuzohen se kanë plagosur me thikë 33-vjeçarin, Pjetër Guraleci, pas një konflikti mesd tyre në sheshin “Prek Cali”, teksa ngjarja ka ndodhur më 20 Korrik.
    “Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin. Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.” – thuhet në njoftim.
    Uniformat blu kanë gjetur në banesën e tyre dhe një thikë, e cila është sekuestruar dhe dyshohet se është përdorur për plagosjen.

  • Tentuan të vrisnin një 33-vjeçar në Shkodër, në pranga babë e bir

    Tentuan të vrisnin një 33-vjeçar në Shkodër, në pranga babë e bir

    Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë. Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
    -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
    -djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
    Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Dy vëllezërit e mitur plagosin 33-vjeçarin, në pranga dhe babai i tyre

    Dy vëllezërit e mitur plagosin 33-vjeçarin, në pranga dhe babai i tyre

    pamjet e shoqerimit ne polici

    SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, pasi dyshohet se janë autor të një plagosje të ndodhur pak javë më parë në qytetin verior. Në pranga ka rënë Viktor Dakaj dhe djali i tij 16-vjeçar. Ky i fundit në bashkëpunim me të vëllanë 14-vjeçar kanë plagosur me thikë një 33-vjeçar, ndërsa babai i tyre akuzohet për shtytjen e të miturve në krim. Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
    “Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë.
    Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
    -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
    -djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
    Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. Në banesën e tyre është gjetur dhe thika që dyshohet se është përdorur në krim. /ZËRI

  • Në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin, arrestohen babë e bir në Shkodër

    Në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin, arrestohen babë e bir në Shkodër

    Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë.
    Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
    -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
    -djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
    Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Sherr në një ndeshje futbolli për të rinj në Itali, babai futet në fushë dhe godet 13-vjeçarin që konfliktohej me djalin e tij

    Sherr në një ndeshje futbolli për të rinj në Itali, babai futet në fushë dhe godet 13-vjeçarin që konfliktohej me djalin e tij

    Një video e regjistruar nga tribunat kap momentet e fundit të ndeshjes midis Volpiano-Pianese dhe Carmagnola të zhvilluar në Collegno të Torinos dhe fillimin e përleshjes në mes të fushës.

    Nga pamjet e postuara vërehen dy djem që zihen, gjyqtarët përpiqen t’i ndajnë, ndërsa babai i njërit djalë hyn në fushë dhe godet 13-vjeçarin nga Volpiano-Pianese përpara se të sulmojë edhe një gjyqtar.
    Burri më pas nxirret jashtë fushe dhe nuk qetësohet edhe pasi kthehet në tribunë.
    Klikoni këtu për videon
     
     

    Top Channel

  • Mallakastër/ I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

    Mallakastër/ I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

    Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një të ri 26-vjeçar në Mallakastër.
    Sipas policisë, pas një debati mes tyre, i riu goditi me thikë 45-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
    I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, pasi plaga nuk paraqiste rrezik, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Pjesëtarë të grupit kriminal, arrestohen dy shqiptarët në Itali

    Pjesëtarë të grupit kriminal, arrestohen dy shqiptarët në Itali

    Dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave.
    Mediat italiane shkruajnë se operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij.
    Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë, në përpjekje për t’u arratisur. Efektivët e kapën pas ndjekjes, kurse brenda banesës gjetën 22 pako të vogla që përmbanin 67 gramë të tjera kokainë, me vlerë tetë mijë euro, informon media e vendit fqinj.
    Të dy të arrestuarit u izoluan në burgun e Capannes për të pritur një seancë dëgjimore dhe masën e sigurisë, kurse i treti ndodhet ende në kërkim.

  • Vetëdorëzohet në polici 58- vjeçari, vrau për motive të dobëta 61- vjeçarin në Abat të Shalës…

    Vetëdorëzohet në polici 58- vjeçari, vrau për motive të dobëta 61- vjeçarin në Abat të Shalës…

    Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshtatin Abat.
    Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin Ndoc Maçaj, 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
    Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Nuk doja t’i vrisja”, qëlloi me kallash në Kombinat pas sherrit, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

    “Nuk doja t’i vrisja”, qëlloi me kallash në Kombinat pas sherrit, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të izolojë në paraburgim Oltion Asllanin (alias Vodollari). 28-vjeçari që qëlloi me një armë kallashnikov drejt një automjeti në lëvizje pasditen e së premtes në zonën e Kombinatit në kryeqytet do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.
    Në sallën e gjyqit, i riu ka pretenduar se nuk ka pasur qëllim vrasjen, por se në gjaknxehtësi ka dashur veç t’i trembte personat, që sipas tij, pak çaste më parë kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
    Në lidhje me armën kallashnikov ai ka treguar se e kishte blerë vite më parë për 15 mijë lekë dhe se e kishte mbajtur të fshehur pranë shtëpisë.
    Masë sigurie “arrest në burg” për të njëjtën vepër penale u caktua edhe për Serxhio Bajzën, personin që ka shoqëruar me automjet 28-vjeçarin Asllani.
    Në gjykatë Bajza ka pohuar, se shoku i tij i ka hipur në mjet bashkë me armën kallashnikov. Edhe pse i ka kërkuar të mos shkonte tek personat e tjerë, ai e ka shoqëruar me makinë drejt tyre duke u ndjerë i kërcënuar nga arma që mbante në dorë dhe gjendja e tij e tensionuar psikologjike.

  • Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

    Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

    Eshtë arrestuar shtetasi turk Demun Tunahan 30 vjeç banues në Stamboll pasi mbrëmjen e së premtes aksidentoi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta, nga Dibra, banues në Itali.
    Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”, ku automjeti tip Nissan me targa AB590NA, i drejtuar nga shtetasi turk, i preu rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta, 29 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Itali.
    29-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar politrauma dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.