Tag: vjeçarin

  • Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës

    Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës

    Është shpallur në kërkim një 40-vjeçar në Durrës, pasi ka tentuar të vrasë me automjet një person.

    Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari goditi me automjet 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë. Për pasojë shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Njoftimi:
    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.
    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

    Top Channel

  • Person me rrezikshmëri të lartë, e shkuara e errët e të riut që mori peng 19-vjeçarin dje në Sarandë

    Person me rrezikshmëri të lartë, e shkuara e errët e të riut që mori peng 19-vjeçarin dje në Sarandë

    Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me autorin e dyshuar për pengmarrjen dje në Sarandë të Francesk Manit.
    Geraldo Obzova, me precedentë që në moshë të mitur për “vjedhje” disa herë, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kultivim i bimëve narkotike”, konsiderohet nga policia e Sarandës person me rrezikshmëri të lartë.
    I riu dyshohet se dje, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” 19- vjeçarin, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.
     

     
     
     

  • Abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg 67-vjeçarin

    Abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg 67-vjeçarin

    Gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokurorisë, ka dënuar me 25 vite burg 67-vjeçarin Xhevahir Veizi.

    Ai u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
    Duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, Veizi e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
    Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri u arrestua në flagrancë më datë 12.01.2023.
    Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

    Top Channel

  • Vranë 62-vjeçarin turk dhe i dogjën trupin për të zhdukur gjurmët, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike

    Vranë 62-vjeçarin turk dhe i dogjën trupin për të zhdukur gjurmët, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike

    Janë bërë publik emrat e tre personave, të cilët akuzohen se vranë 62-vjeçarin turk, Hayati Aroyo në korrik të këtij viti.

    Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë Valentina Peroni, 36 vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini, 38 vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni, 33 vjeç, shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit.

    Hetimet zbulojnë se personi u qëllua 30 herë me thikë, më pas personat për të fshehur gjurmët dogjën trupin.

    Krimi dyshohet se ka lidhje me një video erotike ku shfaqet Peroni me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë, që organizoheshin nga Aroyo. Simoni dyshonte se Aroyo donte ta shpërndante videon, edhe pse vetë materiali nuk është gjetur ende nga hetuesit.

    Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit.

    Skuadra e Milanos dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivacionit të krimit.

  • Pengmarrje në Tiranë, dy të rinj rrëmbejnë 56-vjeçarin pas sherrit me të birin

    Pengmarrje në Tiranë, dy të rinj rrëmbejnë 56-vjeçarin pas sherrit me të birin

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy 28-vjeçarë, të dyshuar për heqje të paligjshme të lirisë ndaj një burri 56-vjeçar.
    Sipas burimeve zyrtare, shtetasit E. Z. dhe E. N., dyshohen se kanë mbajtur peng për disa orë një 56-vjeçar, në lidhje me një konflikt të mëparshëm që kishin me djalin e tij.
    Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
     

  • Makina përplas 4-vjeçarin në Marinzë, dërgohet me urgjencë në spital

    Makina përplas 4-vjeçarin në Marinzë, dërgohet me urgjencë në spital

    Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Marinëz të Fierit. Rreth orës 15:30, një automjet me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë vetëm 4 vjeç.

    I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

     

  • Si e tradhtoi tatuazhi 52-vjeçarin shqiptar/ Në arrati prej 19 vitesh, ja si e zbuloi policia pavarësisht…

    Si e tradhtoi tatuazhi 52-vjeçarin shqiptar/ Në arrati prej 19 vitesh, ja si e zbuloi policia pavarësisht…

    Ajo që e tradhtoi, pas 19 vitesh në arrati, ishte një tatuazh i një gruaje gjysmë të zhveshur në parakrahun e djathtë, të cilin karabinierët e mbanin mend ende pavarësisht kalimit të kohës.
    Një burrë 52-vjeçar shqiptar, Durim Lusha, u arrestua ndërsa po pinte një pije në një bar të një stacioni benzine në periferi të Tavianos në Itali. Si masë paraprake e vetme për të shmangur arrestimin (ai kërkohej në të gjithë Evropën), ai kishte ndryshuar vetëm emrin e tij të parë në pasaportë: nga Durim, në Elidon.
    Lusha tashmë ndodhet në një qeli në Borgo San Nicola, një burg në periferi të Leçes, ku do të vuajë një dënim me 10 vjet burg që u bë i formës së prerë në prill 2006 pas një vendimi të Gjykatës së Apelit. Që nga ajo ditë, burri ishte zhdukur për t’i shpëtuar urdhrit të arrestit.
    I pagjurmueshëm, pavarësisht se emri i tij ishte i listuar në bazat e të dhënave të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën. Lusha u arrestua si pjesë e një hetimi të kryer nga zyra e prokurorit të Salentos midis fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, i cili u lejoi hetuesve të shpërbënin një grup italo-shqiptar që rekrutonte vajza të reja, kryesisht nga Shqipëri, për t’u trafikuar në prostitucion.
    Dhe një sërë akuzash rëndojnë mbi të: konspiracion kriminal me rrethanë rënduese të shërbimit si promotor kryesor, nxitje dhe shfrytëzim prostitucioni dhe skllavëri. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e mbështetësve që lejuan 52-vjeçarin të qëndronte i fshehur për kaq gjatë.
    “Unë jetoj në Milano”, thuhet se u tha ai oficerëve, duke u treguar pasaportën. Një kontroll i shpejtë i sistemeve të policisë konfirmoi identitetin e rremë. Kështu përfundoi një periudhë gati 20-vjeçare e fshehjes së 52-vjeçarit, i ulur në një bar.

  • Sherri me 3 të plagosur në Korçë/ Gjykata lë në burg 54-vjeçarin, “detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit e tjerë

    Sherri me 3 të plagosur në Korçë/ Gjykata lë në burg 54-vjeçarin, “detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit e tjerë

    Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për 9 nga 10 personat e arrestuar lidhur me sherrin masiv brenda një lokali në Korçë. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 54-vjeçarin Dritan Pino, e cila u pranua nga gjykata duke e lënë pas hekurave këtë të fundit.
    Për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamcce, prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje”, e cila po ashtu u pranua nga gjykata.
    Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.

  • VIDEO – Sherri tek “Prekë Cali” në Shkodër në korrik, arrestohen babë e bir nga fshati Grudë…

    VIDEO – Sherri tek “Prekë Cali” në Shkodër në korrik, arrestohen babë e bir nga fshati Grudë…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
    -Viktor Dakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;

    -djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
    Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, ishin në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin

    Arrestohen babë e bir në Shkodër, ishin në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, të shpallur më herët në kërkim, për një plagosje të rëndë të ndodhur disa javë më parë në sheshin “Prek Cali”.
    Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale:

    -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, i akuzuar për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
    -Djali i tij 16-vjeçar, i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje” në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    Njoftimi:
    Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë.
    Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
    -V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
    -djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
    Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.