Tag: vjeçarin

  • “Mos lëviz, duart pas”/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, momenti i arrestimit të autorit

    “Mos lëviz, duart pas”/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, momenti i arrestimit të autorit

    Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të Arlind Demushit, autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit në Babrru, Tiranë.

    38-vjeçari, Arlind Demushi, është arrestuar në Durrës, ndërsa mësohet se në çantë iu gjetën veshjet që ka pasur gjatë kryerjes së krimit.
    Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Top Channel

  • VIDEO/ Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

    VIDEO/ Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

    pamje nga sherri

    DEVOLL- Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Nga të dhënat paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta (shkopa bejsbolli) një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.
    Sipas burimeve paraprake, Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrut. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.
    Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin paraidten e sotme. Më pas, i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, ai ka shkuar sërish për t’u sqaruar. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë 39- vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit. Ata vrapojnë drejt automjetit të tij, teksa në dorë mbajnë shkopa bejsbolli. 

    Ende nuk dihet shkaku i këtij konflikti, apo dinamika e plotë e ngjarjes, ndërsa pritet të zbulohet më shumë nga dëshmia e të konfliktuarve. Personat e përfshirë në sherr janë shoqëruar në komisariatin e Devollit.

  • Tre persona dhunojnë me sende të forta 39-vjeçarin në Bilisht, ai plagos me thikë njërin nga autorët

    Tre persona dhunojnë me sende të forta 39-vjeçarin në Bilisht, ai plagos me thikë njërin nga autorët

    Një konflikt i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
    Në foto duken tre persona që kanë sulmuar me sende të forta 39-vjeçarin me iniciale G.M., duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur njërin prej autorëve.
    Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë ka dhunuar 39-vjeçarin.
    Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshihen në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta.
    Çeliku fillimisht është konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas është rikthyer bashkë me dy persona të tjerë, duke përshkallëzuar sherrin. Në këtë moment, 39-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur njërin prej tyre.
    Të gjithë personat e përfshirë janë dërguar për mjekim në spital dhe më pas janë shoqëruar në Komisariatin e Devollit, ku do të merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

  • Nuk u dolën ‘llogaritë’ me kontrabandën nga kufiri i gjelbër, palët nxorën thikën e shkopin e bejsbollit për t’u sqaruar

    Nuk u dolën ‘llogaritë’ me kontrabandën nga kufiri i gjelbër, palët nxorën thikën e shkopin e bejsbollit për t’u sqaruar

    Të tjera detaje kanë dalë nga sherri masiv në Bilisht. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja palët janë të përfshirë në kontrabandë nga kufiri i gjelbër.

    Paraprakisht dyshohet se shkak për sherrin masiv mes personave të përfshië, është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet.

    3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve.

    Në video duket momenti kur personat përfshirë Trajan Çelikun, sulmojnë për herë të dytë, 39 -vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit. Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut.

    Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçarin. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.

    Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Trajan Çeliku u konfliktua me 39-vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39 vjçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.

  • Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

    Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

    pamje nga sherri

    DEVOLL- Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Nga të dhënat paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta (shkopa bejsbolli) një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.
    Sipas burimeve paraprake, Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrut. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.
    Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin paraidten e sotme. Më pas, i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, ai ka shkuar sërish për t’u sqaruar. Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. 
    Ende nuk dihet shkaku i këtij konflikti, apo dinamika e plotë e ngjarjes, ndërsa pritet të zbulohet më shumë nga dëshmia e të konfliktuarve. Personat e përfshirë në sherr janë shoqëruar në komisariatin e Devollit.

  • Në vitin 2020 vodhi 36 ‘paga lufte’! Mashtrimi kompjuterik çon 37-vjeçarin Denis Trungu drejt burgut

    Në vitin 2020 vodhi 36 ‘paga lufte’! Mashtrimi kompjuterik çon 37-vjeçarin Denis Trungu drejt burgut

    Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në zonën e Kombinatit nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik. Denis Trungu, 37 vjeç, është kapur në zonën e Kombinatit pasi rezultonte i dënuar me 7 vite burg për mashtrim kompjuterik. Ai përfitoi në mënyrë të paligjshme gjatë pandemisë duke shfrytëzuar skemën e ndihmës financiare të njohur si “Paga e luftës”.
    Në vitin 2020, Trungu kishte hapur një llogari bankare dhe kishte ndërhyrë në sistemin “E-filing”, duke transferuar në mënyrë të paligjshme 36 pagesa të ndryshme në llogarinë e tij, me vlerë rreth 15 milionë lekë. Transaksionet ishin justifikuar si pagesa për koncerte, qira dhe fatura të ndryshme. Pas hetimeve, autoritetet bllokuan llogaritë bankare të tij, ku u gjetën vetëm 1.6 milionë lekë nga shuma totale e përvetësuar.
    Njoftimi:
    Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat e një operacioni në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    Skema e mashtrimit u zbardh nga hetimet mbi aktivitetin e tij financiar dhe ndërhyrjen në sistemin online.

  • “Donte të më përdhunonte”, del para gjykatës i riu që vrau me thikë 51-vjeçarin në Durrës/ Ja çfarë deklaroi ai

    “Donte të më përdhunonte”, del para gjykatës i riu që vrau me thikë 51-vjeçarin në Durrës/ Ja çfarë deklaroi ai

    Teilor Tivari, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen makabre të 51-vjeçarit Valbon (alias Marko) Beqiraj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
    Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar, rreth 9 orë pas krimit që ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit 2025, rreth orës 10:00. Viktima u zbulua nga nipi i tij në orët e mbrëmjes së po asaj dite, rreth orës 19:00.
    Sipas Policisë, Teilor Tivari kishte hyrë në banesën e Beqirajt nën pretekstin e blerjes së kokainës, por situata është përshkallëzuar në një konflikt që përfundoi në vrasje brutale.
    “Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.
    Pas krimit, autori i dyshuar është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga një person tjetër, 27-vjeçari me inicialet Xh. D., i cili e ka transportuar me një mjet taksie në banesën e tij.
    Policia bëri të ditur se në vijim të hetimeve janë siguruar prova ligjore që mbështesin autorësinë e të dyshuarve. Të dy personat u arrestuan në flagrancë një ditë pas krimit, më 25 shtator.
    Gjatë marrjes në pyetje, Tivari dha një dëshmi tronditëse për motivin e ngjarjes, duke pretenduar se ishte viktimë e një tentative për përdhunim:
    “Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës, ai tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, por ai ishte më i fuqishëm. I shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur, nuk e mendoja se do të vdiste.”
    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

  • Durrës/ U përpoq të vriste 55-vjeçarin, e përplasi me makinë dhe u arratis

    Durrës/ U përpoq të vriste 55-vjeçarin, e përplasi me makinë dhe u arratis

    Uniformat blu bëjnë me dije se më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, Besnik (Azem) Koldashi, 55 vjeç, banues në Durrës.

    Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me emrin  Abdyl Bodlli, pasi goditi 55-vjeçarin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin Abdyl Bodlli, së bashku me automjetin.
    Ndërkohë mësohet se i plagosuri, Besnik (Azem) Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Njoftimi i policisë
    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.

  • Tentoi të vriste 55-vjeçarin duke e përplasur me makinë, në kërkim shoferi (EMRAT)

    Tentoi të vriste 55-vjeçarin duke e përplasur me makinë, në kërkim shoferi (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku Abdyl Bodlli, 40 vjeç ka tentuar të vrasë me automjet, 55-vjeçarin Besnik Koldashi alias Azem Koldashi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (24 shtator), ku Bodlli ka përplasur me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” këmbësorin me qëllim për ta vrarë.
    Pasi përplasi 55-vjeçarin, shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin. Ndërkohë 55-vjeçarin Besnik Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Njoftimi i policisë:
    Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.
    Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.
    Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.
    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
    Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.
    Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

  • Durrës, përplasi me makinë një 55-vjeçar/ Dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi

    Durrës, përplasi me makinë një 55-vjeçar/ Dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi