Tag: vjeçarin

  • Video/ Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalin, dalin pamjet e arrestimit të Kristo Memës në Berat

    Video/ Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalin, dalin pamjet e arrestimit të Kristo Memës në Berat

    Këto janë pamjet e arrestimit të  Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

    Vrasja ndodhi pasi viktima, Keli Hoxha, kishte refuzuar të kryente pagesën për një foto të shkrepur me kalin e autorit.
    Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi.
    Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë. Pas vuajtjes së dënimit, ai kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi.
    “Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,  pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.
    Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.
    63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
    Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

    Top Channel

  • Pranga 19-vjeçarit që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë

    Pranga 19-vjeçarit që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë

    Policia e Durrësit ka arrestaur sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.
    19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Njoftimi i policisë
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/

  • Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

    Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

    Një 51-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 48-vjeçar në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën e Dibrës. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Sipas uniformave blu, i arrestuari rezulton me precedent penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
     

    Top Channel

  • Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë,  zbulohet e shkuara e Flori Paluçit

    Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit

     

    pamje nga vendngjarja

     
    DURRËS- Flori Paluçi, një prej autorëve të vrasjes në Durrës, njëkohësisht edhe njëri prej viktimave, mësohet se ishte i skeduar në Itali. Burime bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte pjesë e një grupi grabitësish. Paluci ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. 
    Sa i përket dinamikës së ngjarjes, 33-vjeçari Flori Paluçi mbeti viktimë nga konflikti me armë zjarri në një lokal në Durrës, ndërsa fillimisht ai qëlloi për vdekje një tjetër, 23-vjeçarin Aranit Kurti. Ndërkohë, Daniel Pepa 21-vjeç ka qëlluar ndaj Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend. Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia, njihet si i ri problematik në zonë.

    Ende nuk dihet lidhja tyre, nëse njiheshin apo ndodheshin rastësisht në vendngjare. Ndërkohë që shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamerierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.

  • Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

    Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

    Gjykata Penale e Tiranës la sot (6 tetor) në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë.
    Gazetarja Keti Banushi bën me dije se autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin.
    Sipas avokatit, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në gjendje të rënduar psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur në shtëpi viktimën pasi ishin shokë.Megjithatë Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit të dyshuar.
    Krimi i rëndë u shënua më 2 tetor, teksa viktima u gjet i pajetë pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Autori, 38-vjeç, u lokalizua një ditë më pas në Durrës.   Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë krimit.

  • Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

    Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin

    Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie.
    Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël.
    Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin.
    Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan në komisariatin e policinë, kanosën punonjësit e policisë, dëmtuan derën e shoqërimit dhe thyen kamerën e sigurisë.

  • Ecën i qetë dhe fsheh dorën me gjak/ Momentet pak pas krimit, vrau me thikë 40-vjeçarin, flet në telefon direkt…

    Ecën i qetë dhe fsheh dorën me gjak/ Momentet pak pas krimit, vrau me thikë 40-vjeçarin, flet në telefon direkt…

    Pamjet që shihni tregojnë momentin e autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili largohet nga vendi i krimit.
    Arlind Demushi shihet teksa flet në telefon me dikë ndërsa duke ecur rregullon dhe rrobat e tij dhe fsheh dorën që siç duket e ka me gjak, duke e futur në xhep. Më pas qetësisht largohet në errësirë mes lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës.
    Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Babrru, ku thuhet se viktima dhe autori i dyshuar kishin qenë duke pirë. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • (VIDEO)Vrau me thikë 40-vjeçarin, autori shfaqet i qetë dhe duke folur në celular pas krimit

    (VIDEO)Vrau me thikë 40-vjeçarin, autori shfaqet i qetë dhe duke folur në celular pas krimit

    Pamjet që shihni tregojnë momentin e autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili largohet nga vendi i krimit. 
    Arlind Demushi shihet teksa flet në telefon me dikë ndërsa duke ecur rregullon dhe rrobat e tij dhe fsheh dorën që siç duket e ka me gjak, duke e futur në xhep. Më pas qetësisht largohet në errësirë mes lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës. 
    Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Babrru, ku thuhet se viktima dhe autori i dyshuar kishin qenë duke pirë. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 
     

  • FOTO/ Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin, ky është autori i vrasjes në Babrru

    FOTO/ Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin, ky është autori i vrasjes në Babrru

    Personi në foto është autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci në Babrru. 
    Mësohet se autori Arlind Demushi dhe viktima, Hajdar Ismailgeci, ishin duke pirë së bashku në lokal. 
    Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur sherri mes tyre, që percipitoi deri në përdorimin e thikës.  Ndërkohë, autori i krimit, është arrestuar mbrëmë në Durrës. 
    Në momentin e prangosjes, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. 
    NJOFTIMI I POLICISETiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru. Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. 
    Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar. 
    Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.