Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë vendimin për autorin e ngjarjes tragjike që tronditi Italianë një vit më parë. Autori i vrasjes së 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila është dënuar me 17 vite burg, pas një procesi gjyqësor ku u provua se vajza nuk kishte humbur jetën aksidentalisht, por ishte shtyrë nga ballkoni.
Tragjedia ndodhi më 25 tetor 2024, në një ndërtesë në qytetin e Bolonjës. Aurora Tila, vetëm 13 vjeçe, humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të shtatë të banesës ku jetonte. Në fillim, u dyshua për një aksident, por hetimet e mëvonshme zbuluan se pas vdekjes së saj qëndronte një akt dhune.
Autori, një djalë 16-vjeçar (atëherë vetëm 15), kishte pasur një lidhje me të miturën dhe ndodhej me të në momentin tragjik. Ai u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje, por fillimisht e mohoi përfshirjen në ngjarje.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të Giovanni Ceçhetto, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias, dëmtimet në trupin e vajzës treguan qartë se ajo nuk ishte hedhur vetë, por është shtyrë. Ajo kishte fraktura të shumta, ndërsa goditjet fatale ishin ato në kokë, të cilat shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Në kyçet e duarve u gjetën shenja të forta, që dëshmonin përpjekjen e saj për t’u kapur pas parmakut përpara se të binte.
Karabinierët e njësisë hetimore të Piacenzës morën dëshmi nga tre persona që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes. Dy prej të cilëve thanë se e kishin parë Aurorën të varur pas parmakut, ndërsa djali e godiste me grushta në duar. Një dëshmitar tjetër deklaroi se kishte dëgjuar britmat e vajzës pak çaste përpara se ajo të binte.
Pas analizës së provave, dëshmive dhe ekspertizës mjeko-ligjore, Gjykata e të Miturve në Bolonjë shpalli fajtor 16-vjeçarin për vrasje me dashje dhe e dënoi me 17 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të rëndë, prej 20 vitesh e 8 muajsh, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin nga akuzat.
Tag: vjeçarin
-

17 vite burg për 16-vjeçarin/ Vrau 13-vjeçaren shqiptare
-

Tiranë/ Goditi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet
Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariatit Nr. 6 pas një konflikti me një person tjetër.
Ky i fundit 35-vjeç e ka goditur të arrestuarin me grusht, ndërsa 45 vjeçari i është përgjigjur duke e qëlluar me thikë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. L., 45 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 45-vjeçari ka goditur me një mjet prerës shtetasin E. M., i cili gjatë konfliktit e ka goditur me grushte 45-vjeçarin. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia. -

Vrau babanë, gjykata jep dënimin për 25 vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në mesditë në fshatin Shkallnur.
Seanca u zhvillua sot nën masa të rrepta sigurie, ku i riu u shfaq fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur para gjykatës.
Prokuroria përfaqësohet nga Matilda Fetau, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika. -

Familjarë e miq të 17-vjeçarin marshim në Vlorë: Ishte krim
Një marshim paqësor u zhvillua përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku për kujtim të shokut të klasës nxënës së shkollës së mesme Ali Demi, miq familjarë, por dhe qytetarë janë bashkuar kësaj proteste. Me foto të Leandro Shametajt, por dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar që çdo drejtues automjeti të ketë kujdes për jetën e tjetrit, të ashpërsohen ligjet për ata që drejtojnë makinën me shpejtësi. “Jo më bir!”, “Gëzo me engjëjt Leandro”, janë disa nga shkrimet në pankarta.
-

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, lihet në burg shoferi i “Porsche”, ishte i dehur kur shkaktoi aksidentin
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32 vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17 vjeçarit, Leandro Shametaj.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë ndërsa 32 vjeçari akuzohet për veprën penale” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për aksidentin.Top Channel
-

Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, lihet në burg autori, pendohet në sallën e gjyqit
Gjykata e Shkallës së parë Berat shqyrtoi sot vendimin për masën paraprake të vrasësit Kastriot Oxhaj (emri tjetër Kristo Mema).
Masa u vendos arrest me burg.
Mbi 63- vjecarin është ngritur akuza e vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i kodit Penal dhe neni 228 vijues i Kodit te Procedurës Penale.
Vijon…Top Channel
-

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, gjykata vlerëson masën e sigurisë për 32-vjeçarin
Ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, Hajri Barjamaj, 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj.
Ai do të njihet me masën e sigurisë arrest me burg dhe gjykata e Vlorës do të vlerësojë nëse kjo masë do të mbetet në fuqi.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të gjykohet nga gjyqtari Etien Isak. Në vijim pritet edhe vendimi, ku prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
-

Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores
Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë, me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve.
Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.

