Tag: vjeçarin

  • Man. United ofron 50 milionë euro për 21-vjeçarin, Barcelona e prerë: Ai nuk është në shitje

    Man. United ofron 50 milionë euro për 21-vjeçarin, Barcelona e prerë: Ai nuk është në shitje

    4 Prill 2025

    17:36

    Telesport

    Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Manchester United për Alejandro Balde. Ruben Amorim e sheh 21-vjeçarin si profilin e duhur për të forcuar krahun e djathtë për sezonin e ardhshëm, por përgjigjja e menjëherëshme e klubit katalanas ka qenë shumë e qartë: Balde nuk është në shitje.
    Klubi katalanas e konsideron Balde një pjesë kyçe të projektit të tyre për të ardhmen, aq më tepër që 21-vjeçari është përshtatur shumë mirë me skemën e Flick. Dëshira e Manchester United ishte të shtonin një lojtar me përvojë dhe potencial elitar, por refuzimi i Barçës do t’i detyrojë ata të hedhin sytë te kandidatë të tjerë.
    Me një kontratë aktuale që skadon në verën e vitit 2028 dhe besimin e plotë të Flick, Balde do të vazhdojë të veshë fanellën e Barcelonës, ndërkohë që synon të rritet e të përmirësohet akoma dhe më shumë.

  • Tre persona e dhunuan dhe e rrëmbyen! Pas ndjekjes nga policia, autorët lirojnë  35-vjeçarin

    Tre persona e dhunuan dhe e rrëmbyen! Pas ndjekjes nga policia, autorët lirojnë 35-vjeçarin

    Një 35-vjeçar u mor peng nga tre persona këtë mesditë në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

    Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti çasti mes tyre në ambientet e parkimit të një lokali. Sipas policisë, shtetasit me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh, dhunuan dhe më pas futën me forcë në makinë Dod Gjokën.
    Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina. Gjoka po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • “U vetëmbrojt”, Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin që plagosi bashkëmoshatarin

    “U vetëmbrojt”, Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin që plagosi bashkëmoshatarin

    Gjykata e Sarandës ka liruar 17- vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjecarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” të Sarandës.
    Kalemi mori 3 thika në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. Në ngjarje ishte përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.
    Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua në fillim. Dyshohet se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë. Për këtë, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.
    Edhe gjyqtarja Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore. Gjyqtarja vendosi që 17-vjeçari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukuese, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.
    Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjeçarit Cora, pasi burime bëjnë me dije se edhe nga këqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi. K. Cora mbrohej në seancë nga avokati Çlirim Shahini.

  • Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin e arrestuar për plagosje, Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin e arrestuar për plagosje, Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës ka liruar nga paraburgimi 17-vjeçarin me iniciale K.C., duke i caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua të enjten si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij B.K. në rrugën “Butrinti”.
    Sipas hetimeve, K.C. dyshohet se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ishte sulmuar nga B.K. Prokuroria ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, kërkesë që u pranua nga gjykata.
    Vendimi i gjykatës lejon 17-vjeçarin të dalë nga banesa vetëm për të ndjekur mësimin, me miratimin e prokurorisë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndaj B.K. do të ngrihet akuzë, pasi edhe tek K.C. janë konstatuar shenja të një sulmi.

  • ‘U vetëmbrojt!’/ Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin, plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij

    ‘U vetëmbrojt!’/ Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin, plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij

    Gjykata e Sarandës ka liruar 17- vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjecarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” të Sarandës.

    Kalemi mori 3 thika në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. Në ngjarje ishte përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.

    Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua në fillim. Dyshohet se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë. Për këtë, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

    Edhe gjyqtarja Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore. Gjyqtarja vendosi që 17-vjeçari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukuese, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.

    Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjeçarit  Cora, pasi burime bëjnë me dije se edhe nga këqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi. K. Cora mbrohej në seancë nga avokati Çlirim  Shahini.

  • Dhunuan 39-vjeçarin në grup, përfundojnë në pranga dy persona, procedohet një 22-vjeçar

    Dhunuan 39-vjeçarin në grup, përfundojnë në pranga dy persona, procedohet një 22-vjeçar

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pas dhunimit të një 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç, dhe Xh. M., 32 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal ndaj shtetasit S. M., 22 vjeç.

    Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku të arrestuarit sulmuan fizikisht 39-vjeçarin. Gjithashtu, një 29-vjeçar, i cili ndërhyri për të ndaluar dhunën, mbeti i lënduar lehtë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Plagosi me thikë 36-vjeçarin, bie në prangat e policisë autori 54-vjeçari

    Plagosi me thikë 36-vjeçarin, bie në prangat e policisë autori 54-vjeçari

    Mbrëmjen e djeshme në Pogradec një 36-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti me L.O.
    Policia ka arritur që të arrestojë 54-vjeçarin me iniciale L.O., dhe ka proceduar në gjendje të lirë A.B., 38 vjeç pasi ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendngjarja. Sipas hetimeve pas plagosjes, L.O., është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”i ndihmuar nga A.B., 38 vjeç.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina dhe thika. 36-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

  • Sherr mes të rinjve shqiptarë në Greqi, i mituri plagos me thikë 21-vjeçarin

    Sherr mes të rinjve shqiptarë në Greqi, i mituri plagos me thikë 21-vjeçarin

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI-Një incident ka ndodhur mbrëmjen në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një shtetas shqiptar 17-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar.
    Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare. Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.
    Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në spitalin e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses. Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën. 21-vjeçari është arrestuar dhe pritet dëshmia e tij në lidhje me ngjarjen./ZËRI

  • Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

    Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

    Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars të vitit 2024 në Itali.
    Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij, ku ai jetonte i vetëm ndërsa një vit më pas policia italiane ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar L.SH, i cili akuzohet për vrasje.
    Shqiptari, 36-vjeçar jeton prej vitesh në Jesolo me familjen e tij ndërsa u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh.
    Në shtëpinë e viktimës, në rrugën Via Antiche Mura, nuk u gjetën shenja thyerje dhe mendohet se 65-vjeçari Basso ta ketë njohur autorin, dhe mund të ketë lejuar që ai të hynte në shtëpi.
    Një vjedhje që degradoi në vrasje
    Motivi i krimit, sipas hetimeve, dyshohet të ketë qenë një vjedhje në shtëpi që ka degraduar në një sulm të dhunshëm.
    Duket se shqiptari hyri në shtëpinë e viktimës për të vjedhur paratë nga shitja e cigareve, por, pasi u kap, ai reagoi duke goditur Roberto Basson në kokë me një objekt të fortë.
    Kundër tij flasin pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë praninë e tij në zonë, si dhe disa gjurmë ADN të gjetura në vendin e krimit.
    Për më tepër, thuhet se shqiptari i ka kërkuar gruas së tij konfirmimin e një alibie të rremë për natën e krimit.
    Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar shqiptarit akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg.

  • I dënuar me 5 vite burg, lëvizte me automjet në Tiranë, Policia Rrugore arreston 41-vjeçarin

    I dënuar me 5 vite burg, lëvizte me automjet në Tiranë, Policia Rrugore arreston 41-vjeçarin

    Policia Rrugore e kryeqytetit ka ndaluar 1 shtetas të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim dhe shitje narkotikësh.
    Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Mariglen Abedini, i cili u arrestua pasi u ndalua nga efektivët e rrugores.
    “Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç. Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton Policia.
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.