Tag: vjeçarin

  • Kërkimet prej 5 ditësh, për 29 vjeçarin e zhdukur në Klos/ Ushtria e Kosovës vjen për të vijuar operacionin…

    Kërkimet prej 5 ditësh, për 29 vjeçarin e zhdukur në Klos/ Ushtria e Kosovës vjen për të vijuar operacionin…

    Prej 5 ditësh në Qafën e Burrelit, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri. Sot pas një vendimi të qeverisë së Kosovës është miratuar që edhe ushtria e Kosovës të të ndihmojë në kërkimet për 29-vjeçarin.
    Njoftimi:
    “Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”.

  • Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

    Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

    Policia e Durrësit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar. Në pranga ra Ergys Pjeçi, 38 vjeç, i cili një ditë më parë dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë 21-vjeçarin L.I., në lagjen 13 të Durrësit.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar, janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
    “Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

  • Masivi i kromit zuri poshtë 29-vjeçarin, arrestohet tekniku i kompanisë në Klos

    Masivi i kromit zuri poshtë 29-vjeçarin, arrestohet tekniku i kompanisë në Klos

    Policia e Klosit ka arrestuar drejtuesin 44-vjeçarin të kompanisë së kromit në Qafën e Burrelit.
    Uniforma blu bëjnë me dije se A.L., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi një ditë më parë (3 Maj 2025) ku një masiv stoku kromi që grumbullohej nga përpunimi i këtij minerali është shembur, duke marrë me vete një fadromë me të cilën po punonte punëtori 29-vjeçar, A.B.
    Sipas burimeve policore mësohet se po vazhdojnë punimet për gjetjen e tij.
    Njoftimi i Policisë Burrel:
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
    Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Plot 250 mln euro, Bayern përgatitet për transferimin e shekullit

    Plot 250 mln euro, Bayern përgatitet për transferimin e shekullit

    3 Maj 2025

    17:59

    Telesport

    “L’Equipe” raporton se Bayern Munich është i vendosur për të transferuar me çdo kusht Florian Wirtz gjatë merkatos së verës. Në garë për 21-vjeçarin janë dhe Real Madrid me Manchester City, por bavarezët janë më të avantazhuar.
    Plani i Bayern është shumë i qartë: 250 milionë euro në dispozicion për të siguruar transferimin e Wirtz brenda kësaj vere. 125 milionë euro do shkojnë në arkën e Leverkusen për t’i bindur për të lënë të lirë 21-vjeçarin, ndërsa 125 milionë eurot e tjera do shkojnë për të bindur vetë Wirtz, duke i ofruar atij një kontratë 5-vjeçare me nja pagë prej 25 milionë euro në sezon.
    Për të siguruar një pjesë të shumës që do përdoret për Wirtz, Bayern do shesë disa prej lojtarëve si Coman, Kim, Boey, Gnabry, Goretzka dhe Guerreiro. Me transferimin e Wirtz, Bayern do thyente rekordin e mbajtur nga Harry Kane, i cili u transferua në Mynich për 95 milionë euro.

  • Morën peng 68-vjeçarin pak ditë më parë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 autorët…

    Morën peng 68-vjeçarin pak ditë më parë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 autorët…

    Sulejman dhe Klinton Sina vëllezër, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjyqtarja Oleda Lice. Njëri prej të arrestuarve Sulejman Sina përpara gjykatës këtë të premte, ka marrë përsipër fajësinë sa i përket kësaj ngjarje. Gjykata e Tiranës la në burg gjashtë personat e arrestuar nga policia pak ditë me parë, si të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një burri.
    Pesë prej të arrestuarve akuzohen se morën me forcë dhe mbajten peng në një zonë periferike një 68-vjeçar si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 milionë lekë. Nga hetimet paraprake dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se dy vëllezërit në bashkëpunim me Idajet Mashollarin në rrugën “George W Bush” morën me forcë në automjet 68-vjeçarin, të cilin me pas e dërguan në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.
    Këta shtetas kanë telefonuar bashkëshorten e 68-vjeçarit dhe i kanë kërkuar me kërcënim 2 milionë lekë, shumë të cilën ajo ia ka dhënë Bajram Ibraliut në Sauk të kryeqytetit. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia sekuestroi 1 milionë e 746 mijë lekë brenda automjetit që drejtohej nga Sulejman Sina, ku pasagjere ishte shtetasja Nikoleta Begolli.
     

  • Irani kryen ekzekutimin e radhës në publik, var 35-vjeçarin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite

    Irani kryen ekzekutimin e radhës në publik, var 35-vjeçarin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite

    Irani ekzekutoi në publik me varje 35-vjeçarin, Mohsen Langarneshine, pasi u dënua për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite.

    Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin iranian, Langarnesin u akuzua për përfshirje në disa raste, përfshirë vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare në vitin 2022.
    “Gjatë dy viteve që shërbeu si spiun. Ai ishte përgjegjës për mbështetjen e operacioneve terroriste dhe praninë në vendin e vrasjes së Sayyed Khodayi”, raportuan mediat shtetërore iraniane.
    Sipas të njëjtit burim, 35-vjeçari ofroi gjithashtu mbështetje operative për një sulm që synonte një qendër industriale në Isfahan, të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.
    Media iraniane raportoi se i ekzekutuari “i pranoi akuzat”.
    Disa orë para ekzekutimit, prindërit e 35-vjeçarit u gjetën jashtë burgut ku ai po mbahej dhe bënë një apel të fundit që djali i tyre të mos varej, një kërkesë që nuk u pranua.

    Top Channel

  • Pesë persona morën peng 68-vjeçarin në kryeqytet, kërcënuan gruan për t’i marrë 2 milionë lekë! Zbardhet ngjarja, arrestohen autorët

    Pesë persona morën peng 68-vjeçarin në kryeqytet, kërcënuan gruan për t’i marrë 2 milionë lekë! Zbardhet ngjarja, arrestohen autorët

    Një 68-vjeçar dyshohet se është marrë peng nga pesë persona në kryeqytet.

    Sipas policisë, ngjarja ndodhi një ditë më parë në rrugën “George Ë. Bush”. Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli akuzohen se kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë 68-vjeçarin. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
    Autorët kanë telefonuar bashkëshorten e pengut, duke i kërkuar 2 000 000 lekë.
    Sipas policisë, në zonën e Saukut, Bajram Ibraliu i ka marrë paratë në zonën e Saukut, teksa 68-vjeçari mbahej peng.
    Pesë autorët e dyshuar janë vënë në pranga, ndërkohë që pas kontrolle venë banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet, u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të marra nëpërmjet kanosjes.

    Top Channel

  • Chelsea nis ofensivën në merkato, kontakton me dy sulmues të talentuar

    Chelsea nis ofensivën në merkato, kontakton me dy sulmues të talentuar

    22 Prill 2025

    15:18

    Telesport

    Chelsea po kërkon dy sulmues në merkaton e verës dhe ka nisur që tani bisedimet për të arritur firmat e tyre.
    Sipas mediave angleze, klubi londinez është takuar me agjentët e sulmuesit Rodrigo Muniz, ndërkohë që po ndjek nga afër sulmuesin Hugo Ekitike.
    I pari luan te Fulham, kurse i dyti për Eintracht Frankfurt. “Blutë e Londrës” janë në avantazh për 22-vjeçarin Ekitike dhe 23-vjeçarin Muniz.
    Muniz ka shënuar 11 gola këtë sezon. Ekitike ka shënuar 21 gola. Të dy kërkohen nga klubet e tjera, por Chelsea ekonomikisht bind gjithmonë.

  • ‘Pse më ke zënë vendin e taksisë’/ Ky është personi që plagosi 29-vjeçarin

    ‘Pse më ke zënë vendin e taksisë’/ Ky është personi që plagosi 29-vjeçarin

    SYRI TV mëson detaje të reja nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

    Franci Canaj (NE FOTO), 32 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka plagosur me armë 29-vjeçarin Gerald Hoxha.

    Shkak i konflikti mes dy të rinjve është bërë një vend parkimi për taksinë.

    Autori i dyshuar ka një shërbim taksi në vendin ku ndodhi ngjarja, te “Rruga e Dibrës”. Sipas informacioneve, Hoxha i kishte zënë vendin.

    Konflikti më pas ka degraduar në përdorimin e armës dhe Hoxha ka marrë një plumb në këmbë.

    29-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has, ndihmë edhe nga Kosova

    I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has, ndihmë edhe nga Kosova

    Pamje nga kërkimet

    HAS- Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur, Ajet Lleshi! Kërkimet kanë riniszur në orët e para të mëngjesit, teksa në operacion janë angazhuar Policia, Emergjencat Civile, Ushtria,ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit. Prefekti i Kukësit, Dritan Baji, lajmëron se kërkimet po zhvillohen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut, ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru.
    Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.
    Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen më 6 prill, pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin.
    Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.
    Riza Lleshi u gjet pasditën e djeshme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa, kërkimet për të birin ende vazhdojnë./ZËRI