Tag: vjeçarin

  • Vrau vajzën dhe plagosi gruan dy vite më parë, Prokuroria kërkon burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar

    Vrau vajzën dhe plagosi gruan dy vite më parë, Prokuroria kërkon burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar

    Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Taulant Malajn, furrtarin 47-vjeçar nga Shqipëria i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe tentativën e vrasjes së një tjetri gjatë masakrës tragjike që ndodhi më 7 maj, dy vjet më parë në komunën e Torremaggiores.
    Sipas rindërtimit nga prokurorët publikë, Antonio Laronga dhe Sabrina Cicala, Malaj dyshohet se ka vrarë me thikë 51-vjeçarin Massimo De Santis, i cili besohet të jetë i dashuri i gruas, dhe vajzës së tij Jessica, vetëm 16 vjeçe, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Gruaja u plagos rëndë në sulm.
    Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorisë, e cila zgjati pak më shumë se dy orë, prokurorët analizuan në detaje motivet dhe qëllimin e vrasjes, duke përjashtuar çdo element që mund të dobësonte ose shmangte përgjegjësinë e të pandehurit.
    Ndër provat kryesore janë videot e skenës – të shfaqura në sallën e gjyqit në fillim të gjyqit – në të cilat Malaj merr përsipër dhe pretendon përgjegjësinë për veprimin ndëshkues: “Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”, dëgjohet burri të thotë në pamjet filmike.
    Ndërkohë që vendimi i gjykatës pritet të jepet në javët në vijim.

  • Vrau dy persona dhe tentoi të vriste dhe një të tretë/ Prokuroria italiane kërkon burg të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar

    Vrau dy persona dhe tentoi të vriste dhe një të tretë/ Prokuroria italiane kërkon burg të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar

    Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar burg të përjetshëm me izolim gjatë ditës për 47-vjeçarin shqiptar. Taulant Malajn, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe tentativën e vrasjes së një tjetri gjatë masakrës tragjike që ndodhi më 7 maj, dy vjet më parë në komunën e Torremaggiores.

    Sipas Prokurorisë italiane Malaj dyshohet se ka vrarë me thikë 51-vjeçarin Massimo De Santis, i cili besohet të jetë i dashuri i gruas së të pandehurit, dhe vajzës së tij Jessica, vetëm 16 vjeçe, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Gruaja u plagos rëndë në sulm.

    Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorisë, e cila zgjati pak më shumë se dy orë, prokurorët analizuan në detaje motivet dhe qëllimin e vrasjes, duke përjashtuar çdo element që mund të dobësonte ose shmangte përgjegjësinë e të pandehurit.

    Ndër provat kryesore janë videot e skenës  të shfaqura në sallën e gjyqit në fillim të gjyqit në të cilat Malaj merr përsipër dhe pretendon përgjegjësinë për veprimin ndëshkues. 

    “Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”, dëgjohet burri të thotë në pamjet filmike.

  • Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca

    Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca

    Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca
    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Fier
    Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës. Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier./ZËRI

  • Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

    Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

    Një konflikt ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit.
    Policia informon se ngjarja ka  ndodhur paraditen e djeshme, ku për motive të dobëta, një 63-vjeçar dhe djali i tij janë konfliktuar me një 58-vjeçar.
    Gjatë sherrit, ky i fundit është goditur me sëpatë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital dhe po merr kujdes shëndetësor.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit 63 vjeçarin, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
    Ndërkohë, po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, banues në fshatin Shtyllas.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sopatë, me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

  • Tmerr në Francë, pronari i restorantit vret 57-vjeçarin, e copëton dhe ia gatuan trupin

    Tmerr në Francë, pronari i restorantit vret 57-vjeçarin, e copëton dhe ia gatuan trupin

    Policia në Francë ka zbardhur vrasjen e një burri 57-vjeçar, nga një pronar restoranti dhe gruaja e tij 45-vjeçare, të cilët zotërojnë një piceri.
    Detajet për ngjarjen janë të tmerrshme. Sipas dosjes së çështjes, 69-vjeçari Philip Schneider dhe gruaja e tij 45-vjeçare, Natalie Kabumbashi, pasi vranë 57-vjeçarin Georges Meichler, ja copëtuan trupin dhe gatuan disa pjesë të tij për të fshehur gjurmët.
    Duke rrëfyer krimin, Schneider dyshohet se i tha policisë se gjithçka filloi kur ata u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë ku jetonte viktima.
    69-vjeçari rrëfeu se në një moment ata e shtynë 57-vjeçarin, duke çuar në plagosjen e tij për vdekje.
    Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal.
    Disa nga pjesët e trupit të viktimës u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.
    Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse ai ishte zhdukur.
    Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg.
    Pasi arriti ta lidhte automjetin me çiftin, policia hetoi lëvizjet dhe komunikimet e tyre telefonike përpara se të kryente një arrestim më 10 shkurt 2023.
    Edhe pse Schneider e pranoi krimin, gruaja e tij ende mohon çdo përfshirje në vrasje. Vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen pritet jo më vonë se 22 maji.

  • Horror në Francë, ponari i restorantit vret 57-vjeçarin, e copëtoi dhe i gatoi trupin

    Horror në Francë, ponari i restorantit vret 57-vjeçarin, e copëtoi dhe i gatoi trupin

    Detajet e vrasjes së një burri 57-vjeçar në Francë nga një pronar restoranti 69-vjeçar dhe gruaja e tij 45-vjeçare, të cilët zotërojnë një piceri, janë të tmerrshme .
    Sipas dosjes së çështjes, 69-vjeçari Philip Schneider dhe gruaja e tij 45-vjeçare, Natalie Kabumbashi , pasi vranë 57-vjeçarin Georges Meichler , më pas e copëtuan trupin e tij dhe i gatuan disa pjesë të tij për të fshehur gjurmët.
    Duke rrëfyer krimin, Schneider i tha policisë se gjithçka filloi kur ata u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë e largët ku jetonte viktima. Siç thuhet se tha 69-vjeçari, në një moment ata e shtynë 57-vjeçarin, duke rezultuar në plagosjen e tij për vdekje.

    Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal. Disa nga pjesët e trupit të viktimës 57-vjeçare u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.
    Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse ai nuk po tregonte shenja jete.
    Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg.
    Pasi arriti ta lidhte automjetin me çiftin, policia hetoi lëvizjet dhe komunikimet e tij telefonike përpara se të kryente një arrestim më 10 shkurt 2023.
    Edhe pse Schneider e pranoi krimin, gruaja e tij ende mohon çdo përfshirje në vrasje.
    Vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen pritet jo më vonë se 22 maji.
    /vizionplus.tv

  • Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

    Mori peng 31-vjeçarin, vihet në pranga autori në Tiranë! Çfarë ndodhi mes tyre

    Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi rrëmbeu një person.

    Autori e ka mbajtur në makinë 31-vjeçarin për rreth dy orë, teksa e ka goditur me grushte.
    Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij shtetasin L. M., 31 vjeç.
    “Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
     
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Itali/ Mbante mbi 220 doza kokaine në xhep, karabinierët arrestojnë 18-vjeçarin shqiptar

    Itali/ Mbante mbi 220 doza kokaine në xhep, karabinierët arrestojnë 18-vjeçarin shqiptar

    Një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, Genova, çoi në arrestimin e një të riu shqiptar 18-vjeçar, të cilit iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Policia italiane konfirmoi se ndaj tij po zhvillohen hetime për trafik droge dhe përfshirje në një organizatë kriminale.

    Ndërhyrja erdhi pas sinjalizimeve të banorëve të Struppës, që kishin raportuar praninë e pazakontë të një të riu në një ndërtesë në rrugën ‘Benedetto da Porto’, ku lëvizjet e shpeshta dhe të dyshimta ngjallën dyshime për veprimtari të paligjshme.

    Karabinierët vendosën të ndërhynin dhe ndaluan 18-vjeçarin në hyrje të apartamentit. Gjatë kontrollit personal, në xhaketën e tij u gjetën tre pako të vogla të mbyllura me vakum, secila me nga 50 doza kokaine, ndërsa në xhepin e xhinseve kishte një pako cigare që përmbante edhe 74 doza të tjera.

    Në total, autoritetet sekuestruan 224 doza droge, rreth 140 gramë, të gatshme për shpërndarje.

    Kontrolli u zgjerua në ambientet e banimit të të riut, ku u gjetën dy pako të tjera kokaine me peshë përkatësisht 800 dhe 121 gramë, së bashku me pajisje për përpunim dhe ambalazh, si makineri vakumi, tre peshore precize dhe një sasi e madhe materialesh plastike.

    Në total, sasia e sekuestruar tejkalon një kilogram drogë të cilësuar si me cilësi të lartë. 18-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Marassit, ku ndodhet në pritje të konfirmimit të masës së arrestit.

    Autoritetet italiane janë duke hetuar më tej për të identifikuar lidhjet e mundshme të të arrestuarit me grupe kriminale që operojnë në trafikun e narkotikëve në rajon.

  • FOTO/Gjenden rroba dhe pjesë eskavatori në Qafë-Burrel, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin

    FOTO/Gjenden rroba dhe pjesë eskavatori në Qafë-Burrel, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin

    Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e Ardit Beshirit, i cili u godit nga çarja e një prej rezervuarëve të filtrimit të ujit në zonën industriale të minierës së kromit, që solli përmbytje të menjëhershme dhe përfshiu mjetin eskavator bashkë me 29-vjeçarin.
    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë gjetur disa rroba që dyshohet se i përkasin Ardit Beshirit, si dhe pjesë të eskavatorit me të cilin ai po punonte në momentin e fatkeqësisë.

    Zona ku janë gjetur rrobat është rrethuar me perimetër sigurie dhe është ndaluar çdo lloj aktiviteti tjetër pune. Ekipet po punojnë me kujdes për të zhvendosur dheun, me shpresën se mund të gjendet trupi i të riut.

  • Parandalohet krimi në familje, arrestohet 48-vjeçari, qëlloi me armë edhe drejt policisë

    Parandalohet krimi në familje, arrestohet 48-vjeçari, qëlloi me armë edhe drejt policisë

    Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia e Tiranës.
    Efektivët kanë arrestuar në fshatin Kus 48-vjeçarin Luan Alla, i cili gjatë një operacioni, qëlloi me armë ndaj policisë.
    Fillimisht uniformat blu kishin marrë një telefonatë për dhunë në familje, pasi i arrestuari dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tij duke i kërcënuar me armë zjarri.

    Në momentin kur ka parë policinë, Luan Alla ka qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe duke përfituar nga errësira është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.
    Shërbimet e policisë arritën ta arrestonin 48-vjeçarin pas 2 orë kërkimesh, ndërsa sekuestruan armën kallashnikov me fishek në fole dhe një thikë.

    /vizionplus.tv