Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë, Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, person me precedentë penalë, ka marrë plagë me thikë pas një zënke me 26-vjeçarin Elvis Ndoji me banim në Sarandë.
44-vjeçari është transportuar i plagosur drejt Spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Pas identifikimit të autorit, policia ka arritur të negociojë me të brenda pak orësh duke bërë që ai të vetëdorëzohet. Ndoji rezulton person me precedentë penalw, i arrestuar në tetor 2024 si autor i disa vjedhjeve. Gjatë arrestimit të tij atëherë, i’u gjet një thikë dhe një sopatë, ndërkohë që nuk dihet se si ka përfunduar kaq shpejt i lirë.
Edhe Klodjan Basholli rezulton i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë. Ndërsa më vonë ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në fshatrat kufitare greke. Gjatë operacionit të atëhershëm, dy prej bashkëpunëtorëve të tij i’u gjetën nga policia edhe 2 pistoleta.
Tag: vjeçarin
-

Plagosi 44-vjeçarin me thikë pas një zënke, vetëdorëzohet i riu në Sarandë (Emrat)
-

Pamje nga arrestimi i personave që mbyten me litar në fyt 23 vjeçarin
Pamje nga zhvillimi i operacionit të koduar “Bashkëfajësia”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit arrestuan 2 nga autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit R. D.Ndërkohë, grupi hetimor i DVP Dibër vijon punën për kapjen e 2 autorëve të tjerë, të shpallur në kërkim. Burimet policore thanë se 23 vjeçarin e kanë mbytur me litar në fyt.
Babai i 23-vjeçarit ka treguar bisedën e fundit me të birin.
Ai ka zbuluar se Renisi i kishte thënë se po vinte në shtëpi, gjë që nuk ndodhi kurrë.
“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin.
Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha Babi po nisem për në shtëpi. I thash mirëardhsh.
Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi”, tha ai.
Ndaj duhet ndëshkim maksimal për autorët e këtij krimi të pashembullt. -

U kapën me armë në Sarandë dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në det, “arrest me burg” për 3 persona
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega, të tre nga Kamza.
Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah. Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj.
Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Cukali, ndërkohë, rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol. -

U kapën me armë dhe tentuan t’i iknin policisë, lihen në burg ushtari i Admir Tafilit dhe dy tjerët nga Kamza
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëvizin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjecarin Endrit Doku, 27-vjecarin Ervis Cukali dhe 21-vjecarin Imer Gega, të tre nga Kamza.
Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah.
Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj. Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik.
Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Cukali ndërkohë rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol.
Kujtojmë se Ervis Cukali ishte person në kërkim nga policia, ndërsa njihet si ushtari i Admir Tafilit i dënuar me burgim të përjetshëm. -

U kapën me armë në një mjet luksoz dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në Sarandë/ Gjykata jep dënimin për 3 personat
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega, të tre nga Kamza.
Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah. Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj.
Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Cukali, ndërkohë, rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol. -

Vdekje e tmerrshme për 80-vjeçarin në Indonezi, tërhiqet nga krokodili teksa po lahej në lumë
Një burrë 80-vjeçar u vra tragjikisht nga një krokodil në Indonezi, pasi zvarraniku e kapi atë teksa po lahej në një lumë.
Dëshmitarët okularë regjistruan përpjekjen e banorëve vendas për të nxjerrë 80-vjeçarin nga goja e krokodilit 3 metra të gjatë.
Sipas mediave lokale, krokodili e sulmoi 80-vjeçarin ndërsa ai po notonte në lumin Semaka pranë shtëpisë së tij. I moshuari nuk pati kohë as të thërriste ndihmë pasi krokodili e tërhoqi nën sipërfaqen e ujit.
Një banor vendas gjeti rrobat e 80-vjeçarit dhe pak kohë më vonë krokodili u pa me të në nofullat e tij.“Pasi e goditi krokodilin disa herë me shkopinj, zvarraniku u largua nga trupi i viktimës, i cili tashmë kishte vdekur”, tha një zëdhënës i policisë.
Indonezia është vendi me më shumë sulme krokodilësh ndaj njerëzve, me 1,000 incidente të regjistruara në 10 vitet e fundit, megjithëse ekziston frika se numri i vërtetë është shumë më i lartë.Top Channel
-

E transferoi në janar për 60 mln euro, Guardiola nuk e do më 23-vjeçarin dhe e rikthen në La Liga
23 Qershor 2025
18:47
Telesport
Nico Gonzalez ishte një nga transferimet e bujshme që bëri Man. City gjatë merkatos së janarit, ku pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij te Porto. Transferimi i Nico Gonzalez ishte kërkesë e Guardiolës, pasi e shikonte mesfushorins spanjoll si zëvendësuesin ideal të Rodri-t.
Por 6 muajt e parë të Gonzles te Man. City nuk kanë qenë aspak të lehtë, pavarësisht aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, konkurrenca e fortë te mesfusha e “Qytetarëve” e ka penguar 23-vjeçarin të tregojë vlerat e tij.
Në këtë situatë, mesfushori po mendon për një rikthim në La Liga, ku më parë ka qenë pjesë e Barcelonës dhe si huazim te Valencia. Për Nico Gonzalez ka interes konkret nga Villarreal, e cila sezonin e ri do të luajë edhe në grupet e Champions League dhe e sheh spanjollin si një përforcim ideal për repartin e mesfushës.
Te Manchester City nuk janë kundër këtij operacioni, por do të jetë thjesht një huazim, pasi drejtuesit e “Qytetarëve” kanë besim të plotë tek aftësitë e Nico Gonzalez dhe nuk duan ta humbin atë përgjithmonë, aq më tepër duke ditur që kanë paguar 60 milionë euro vetëm pak muaj më parë. Javët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja ems dy klubeve për huazim e Gonzalez drejt Villarrealit, ndërsa ende nuk dihen detajet e tjera.
