Tag: vjeçari

  • 22-vjeçari i thotë “jo” ofertës së Bayern, do qëndrojë te Barcelona

    22-vjeçari i thotë “jo” ofertës së Bayern, do qëndrojë te Barcelona

    17 Qershor 2025

    20:25

    Telesport

    Edhe pse sezonin e fundit nuk ka qenë një titullar i rregullt, Fermin Lopez as që e çon në mendje të largohet nga Barcelona. 22-vjeçari i ka thënë “jo” ofertës së ardhur nga Bayern Munich dhe do vazhdojë të qëndrojë te katalanasit, sipas asaj që raporton gazetari i njohur Ben Jacobs.
    Burime të afërta të lojtarit tregojnë se ai është i lumtur te Barcelona dhe është i sigurt që shumë shpejt do jetë titullar. Pavarësisht interesimit nga Bayern dhe klube të tjera të mëdha, Fermin Lopez do vazhdojë të respktojë kontratën aktuale që skadon në vitin 2029.
    Me shumë mundësi, Barcelona do t’i ofrojë edhe një rinovim të kontratës, pasi mesfushori gëzon besimin e plotë të Hansi Flick dhe spanjolli është shumë i rëndësishëm për skemën e trajnerit gjerman. Në 46 ndeshje që u aktivizua sezonin e fundit, Fermin Lopez shënoi 8 gola dhe dha 10 asiste.
    Ajo që duhet përmendur është fakti që sa herë është aktivizuar, Lopez ka bërë paraqitje shumë të mira.

  • Tronditëse në Itali, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij, zbulohen detajet nga ngjarja tragjike

    Tronditëse në Itali, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij, zbulohen detajet nga ngjarja tragjike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Racale, në provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i biri i saj 21-vjeçar.
    Sipas mediave lokale, viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni.
    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një konflikti të ashpër mes tyre, kur Filippo Manni goditi në kokë nënën e tij me një sëpatë.
    Pas ngjarjes, 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe është parë duke u endur në qytet, ndërsa një kalimtar e vuri re dhe njoftoi policinë. Forcat e rendit arritën ta arrestojnë dhe ta marrin në pyetje në komisariat.
    Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili menjëherë dha alarmin. Në vendngjarje kanë intervenuar karabinierët e kompanisë së Casaranos dhe njësia hetimore e Lecces.
    Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga kjo tragjedi familjare.

  • E rëndë në Itali, 21-vjeçari vret me sopatë nënën e tij

    E rëndë në Itali, 21-vjeçari vret me sopatë nënën e tij

    Një ngjarje e rëndë ka shokuar Italinë këtë të martë, pasi një 21-vjeçar ka goditur për vdekje me sopatë nënën e tij.

    Mediat italiane raportojnë se 21-vjeçari Filippo Manni ka goditur me sopatë në kokë nënë e tij 53-vjeçaren, Reresa Sommario, duke e lënë të vdekur në vend.
    Sipas mediave pas ngjarjes së rëndë, 21 vjecari ka lëvizur i qetë nëpër qytet, dhe kanë qejë kalimtarët të rastit të cilët kanë dnoncuar ngjarjen.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimin 21-vjeçari është vënë në pranga nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Racale pranë Leçes.

  • Tronditëse në Itali, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij! Zbulohen detajet nga ngjarja tragjike

    Tronditëse në Itali, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij! Zbulohen detajet nga ngjarja tragjike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Racale, në provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i biri i saj 21-vjeçar.

    Sipas mediave lokale, viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni.
    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një konflikti të ashpër mes tyre, kur Filippo Manni goditi në kokë nënën e tij me një sëpatë.
    Pas ngjarjes, 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe është parë duke u endur në qytet, ndërsa një kalimtar e vuri re dhe njoftoi policinë. Forcat e rendit arritën ta arrestojnë dhe ta marrin në pyetje në komisariat.
    Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili menjëherë dha alarmin. Në vendngjarje kanë intervenuar karabinierët e kompanisë së Casaranos dhe njësia hetimore e Lecces.
    Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga kjo tragjedi familjare.

    Top Channel

  • Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh 32-vjeçari

    Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh 32-vjeçari

    Foto ilustruese

    TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga Franci Canajn, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri. I riu ishte shpallur në kërkim që prej muajit prill dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në rrugën e Dibrës ku një konflikt banal për parkimin degjeneroi në përdorimin e armës.
    32-vjeçari Franci Canaj, pas një konflikti për motive të dobëta me 29-vjeçarin Gerald Hoxha, i cili punonte si taksist, nxori armën dhe qëlloi në drejtim të tij. Taksisti u plagos në këmbë./ZËRI

  • Arrestohet vrasësi i senatores në SHBA, 57-vjeçari mbante armë me vete dhe në makinë

    Arrestohet vrasësi i senatores në SHBA, 57-vjeçari mbante armë me vete dhe në makinë

    Kërkimi dy ditor për vrasësin e ligjvënëses së Minnesotës Melisa Horman dhe bashkëshortin e saj Mark përfundoi të dielën me arrestimin e Vance Luther Boelter, 57-vjeçarit i cili është autori i dyshuar i krimit sipas Policisë.
    Autoritetet thanë se 57-vjeçari ishte i armatosur në momentin e arrestimit, por nuk pati përplasje të armatosur me policinë kur u prangos në një zone rurale në Minepolis. Guvernatori I I Minesotës Tim Walz deklaroi sërish se ky ishte një atentat politik i paramenduar.
    Sipas autoriteteve, Boelter qëlloi për vdekje çiftin Hortman në shtëpinë e tyre të shtunën, ndërsa ishte i veshur si oficer policie dhe lëvizte me një automjet tip fuoristradë të pajisur me drita policie. Ai gjithashtu plagosi rëndë senatorin shtetëror John Hoffman dhe gruan e tij Yvette, në një sulm të dytë vetëm pak kilometra më larg . Hoffman, i goditur me nëntë plumba, ndodhet në spital dhe sipas autoriteteve dhe gjendja e tij paraqitet stabël.,
    Pas sulmeve të së shtunës , autoritetet gjetën në automjetin e Boelter tre kallashnikov automatike AK-47, një armë zjarri 9 mm dhe një listë me emra dhe adresa të zyrtarëve të tjerë publikë. Kjo shtoi dyshimet për një komplot më të gjerë me sfond politik.
    Boelter kishte paraqitur veten si ekspert sigurie me përvojë në Gaza dhe Afrikë dhe kishte lidhje me organizata ungjillore, sipas të dhënave publike dhe profileve online të shqyrtuara nga Associated Press.
    Pas arratisjes së tij të shtunën në mëngjes, policia nisi ndjekjen më të madhe në historinë e shtetit të Minnesotës, duke përfshirë më shumë se 20 ekipe SWAT, avionë vëzhgues dhe qindra forca policore nga nivele të ndryshme.
    Mbi Vance Boelter 57 vjeç janë ngritur dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tentative për vrasje, akuza të cilat si dënim maksimal kanë 40 vite burg secila. Hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes po vijojnë.

  • Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

    Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

    Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dy të rinjve në Britaninë e Madhe nga një 34-vjeçar shqiptar.

    Mëngjesin e 3 shtatorit të vitit 2023, Emiljano Kasaj përplasi për vdekje një këmbësor, Leo Moran dhe një çiklist Joel Carriedo. Kësaj i cili ishte emigrant ilegal, ka qenë në masën ‘liri me kusht’ në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë.
    Në mars të këtij viti, Kasaj u deklarua fajtor për një akuzë për ‘vrasje të mbetur në tentativë’ dhe dy akuza për ‘ vrasje të paqëllimshme’.
    Në seancën gjyqësore që u mbajt sot, u shfaqën pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku Kasaj, i cili drejtonte një automjet ‘Mercedes Benz’ është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.
    Mediat britanike raportojnë se 34-vjeçari, është diagnostikuar me një psikozë paranojake të lidhur me skizofreninë.
    “Ai i tha psikiatrit mbrojtës se, pasi kishte lënë shkollën, kishte punuar në një larje makinash dhe më pas kishte udhëtuar për në Athinë për të gjetur punë. Ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar rreth dy vjet para veprave penale dhe ishte vendosur në Coventry”, shkruajnë mediat britanike.
    Në gusht të 2022, ai u arrestua pasi kishte mbërritur në Angli ilegalisht. Më 7 tetor po të të njëjtit vit, ai u lirua me kusht në mënyrë që më pas të regjistrohej në Qendrën e Imigracionit në Solihull, por që nuk u paraqit më.
    Në seancën e mbajtur sot, u paraqitën prova se Kasaj vuan nga një sëmundje e rëndë mendore e cila mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i kanabisit apo kokainës para se t’i merrte jetën dy shtetasve britanikë.

    Top Channel

  • Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

    Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

    Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të hënë.

    Sipas njoftimit zyrtar, 24-vjeçari transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
    “Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”,  një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.  

     Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira,  me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.             
    Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. 
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

  • E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

    E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

    Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në fshatin Shumicë të Tropojës, ku një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

    Sipas burimeve paraprake nga policia, rreth orës 14:40, shtetasi K. N. u gjet i pajetë nga familjarët. Dyshimet e para janë se ai i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.
    Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • Dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan në sy të fëmijës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

    Dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan në sy të fëmijës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar në fshatin Pezë Helmes. Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, të identifikuar me inicialet A.B., i cili dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në praninë e fëmijës së mitur të çiftit. Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë gjahu të cilën 37-vjeçari e mbante pa leje.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    DVP Tiranë
    Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohen ngjarje kriminale në një familje. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës. Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.
    Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI