Tag: vjeçari

  • ARRESTOHET NJË HAJDUT NË SARANDË – VIDEO

    ARRESTOHET NJË HAJDUT NË SARANDË – VIDEO

    Vihet në pranga 29-vjeçari që vidhte para nga çantat e lëna në automjete.
    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 29 vjeç, banues në Berat.
     

     
    Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër.
     

     
    29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Sarandës.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Bie në prangat e policisë 32-vjeçari/ Vodhën me dhunë celularin e një shtetase, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Bie në prangat e policisë 32-vjeçari/ Vodhën me dhunë celularin e një shtetase, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të rastit.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një 31-vjeçari se në lagjen “5 Maj”, dy shtetas i kishin marrë me dhunë aparatin celular, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
    Në vijim të veprimeve operacionale u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. B., 32 vjeç, banues në Elbasan; si dhe shpallja në kërkim e autorit tjetër shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
    Këta 2 shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, të datës 19.06.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari, në lagjen “5 Maj”. Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit.

  • EMRI/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular

    EMRI/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular

    Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në  pranga një 32-vjeçar i cili ka vjedhur një aparat celular në  bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në  kërkim.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një 31-vjeçari se në lagjen “5 Maj”, dy shtetas i kishin marrë me dhunë aparatin celular, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të rastit.

    Në vijim të veprimeve operacionale u bë lokalizimi, kapja dhe  arrestimi  i shtetasit K. B., 32 vjeç, banues në Elbasan; si dhe shpallja në kërkim e autorit tjetër shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

    Këta 2 shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, të datës 19.06.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari, në lagjen “5 Maj”.

    Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit.

  • Aksident i rëndë/ 46-vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme nga përplasja me motoçikletë (Emri)

    Aksident i rëndë/ 46-vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme nga përplasja me motoçikletë (Emri)

    Viktima është identifikuar si Leonard Uruci. Një aksident i rënë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetë një 46-vjeçar shqiptar. 46-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një makinë në Milano në rrugën Pisanello rreth orës 21:00. 46-vjeçari, duke drejtuar një Ducati po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena.
    Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit.
    Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara. Aksidenti i rënë u regjistrua më 18 qershor. Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital fatkeqësisht shqiptari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

  • Qëlloi me armë drejt banesës së 30-vjeçarit/ Shpallet në kërkim autori , ja dyshimet e para

    Qëlloi me armë drejt banesës së 30-vjeçarit/ Shpallet në kërkim autori , ja dyshimet e para

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025. Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt banesës së një 30-vjeçari. Ishte 30 vjeçari që njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.
    Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.
    “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit 30-vjeç, vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Të shtëna më armë në Mirditë/ Qëlloi drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori

    Të shtëna më armë në Mirditë/ Qëlloi drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori

    Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt banesës së një 30-vjeçari.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025.

    Ishte 30 vjeçari që njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

    Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

    “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit 30-vjeç, vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Të shtëna më armë në Mirditë! 51-vjeçari qëllon drejt banesës së ish-kunatit të tij

    Të shtëna më armë në Mirditë! 51-vjeçari qëllon drejt banesës së ish-kunatit të tij

    FOTO ILUSTRUESE

    MIRDITË-Njoftimi i policisë:
    Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar
    Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
    Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.
    Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.
    Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.
    Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident i rëndë në Milano, humb jetën 46-vjeçari shqiptar

    Aksident i rëndë në Milano, humb jetën 46-vjeçari shqiptar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano më 18 qershor mes një makine dhe një motoçiklete. Si pasojë, 46-vjeçari shqiptar, Leonard Uruci, i cili udhëtonte me motoçikletë humbi jetën për shkak të përplasjes.

    Përplasja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, 18 qershor, në rrugën Pisanello rreth orës 21:00. Ekipet e emergjencës mbërritën mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe Uruci u dërgua në spital, ku ndërro jetë pak më vonë.
    Dinamika

    Sipas një rindërtimi fillestar, motoçiklisti, duke drejtuar një Ducati, po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena. Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit. Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara./vizionplus.tv

  • Bastisi 10 mijë euro në studion ligjore të avokatit dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë/ Të akuzuar edhe çifti i bashkëshortëve 

    Bastisi 10 mijë euro në studion ligjore të avokatit dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë/ Të akuzuar edhe çifti i bashkëshortëve 

    Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së një shumë të konsiderueshme valute në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, ngjarje e ndodhur 2 vjet më parë. Në pranga ra 42-vjeçari Elton Lika, që mbante edhe identitetin Fatjon Lika.
    “Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 mijë euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia ditën e sotme (20 qershor).
    Tre personat janë shpallur në kërkim prej datws 3 shtator 2023, pasi dyshohet se më datë 28 gusht në një zyrë avokatie në Tiranë kanë vjedhur një shume parash prej 9 mijë euro (në komunikatën e sotme shënohet rreth 10 mijë euro). Në kërkim u shpallën në atë kohë Elton (Fatjon) Lika, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe.
    Përveç shumës së parave që kishin marrë tek zyra e avokatisë, policia sekuestroi edhe 21 mijë euro të tjera që u gjetën në banesën e Armalind Rrokajt dhe që dyshohej se ishin po të vjedhura.

  • U largua dje nga shtëpia, gjendet i pajetë në kanal 84-vjeçari nga Peqini

    U largua dje nga shtëpia, gjendet i pajetë në kanal 84-vjeçari nga Peqini

    Një 84-vjeçar nga Peqini, i cili ishte larguar një ditë më parë nga shtëpia është gjetur i pajetë në kanalin vaditës pranë shtëpisë.
    Ditën e djeshme, 38-vjeçari I.D, banues në fshatin Fatishe, Peqni kallëzoi në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa në mëngjes.
    Shtetasi N. D., 84 vjeç vuante nga skleroza.
    Pas kallëzimit, policia ushtroi kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.
    Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.