Tag: vizituar

  • Nën masa të rrepta sigurie, Ramazan Rraja lë përkohësisht qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

    Nën masa të rrepta sigurie, Ramazan Rraja lë përkohësisht qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

    Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rrajë, ka lënë ditën e sotme qelinë për një përiudhë kohorë më pak se një orë. 

    Rrajës i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të vizituar nënën e tij, e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai është shoqëruar në banesën ku ndodhet nëna e tij në Fushë Krujë me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të tij atje. 

    Rraja po hetohet si person i dyshuar i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 30-vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës në prill të 2023. 

    Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

  • Destinacionet më të mira për të vizituar në shtator 2025

    Destinacionet më të mira për të vizituar në shtator 2025

    Shtatori është koha ideale për udhëtime, me mot të butë, më pak turma dhe destinacione të jashtëzakonshme për çdo shije, nga kultura në Azinë Qendrore te plazhet e qeta në Mesdhe apo aventurat në natyrë.Isle Royale, Michigan, SHBAParku më pak i vizituar në SHBA, i arritshëm vetëm me avion amfib apo traget. Shtatori ofron mot të ngrohtë për ecje, kajak dhe kamping në ishujt e egër të Lake Superior, në një mjedis të pasur me drerë, lundërza dhe ujqër.Riviera jugperëndimore e TurqisëPas pushimeve verore, bregdeti turk bëhet më i qetë, por ende i ngrohtë. Plazhet si Patara dhe Çıralı, qytetet antike dhe vendpushimet autentike si Kızkalesi ofrojnë një përzierje të relaksit me historinë.NamibiaShtatori është ideal për safari: mot i thatë, bimësi më e pakët dhe kafshë që mblidhen pranë burimeve të ujit. Parku Kombëtar Etosha është perfekt për safari, mjafton të parkosh pranë një liqeni dhe të presësh spektaklin natyror.GuajanaNjë vend i egër me ujëvara madhështore si Kaieteur, pyje tropikale, fauna të rrallë dhe kulturë indigjene. Shtatori është muaj i thatë, me xhungla të gjelbëruara dhe kushte ideale për eksplorim.Dublin, IrlandëMoti i butë i shtatorit sjell më pak turistë dhe më shumë ngjarje kulturore, përfshirë Festivalin Fringe. Kryeqyteti irlandez ofron një përzierje të pub-eve tradicionale dhe muzeve të klasit botëror.Malet Altai, MongoliFestivalet tradicionale të gjuetarëve me shqiponja në Ulgii dhe Altai janë një eksperiencë unike. Vizitorët mund të eksplorojnë parqe kombëtare, të hipin në kuaj dhe të flenë në jurta tradicionale.Nova Scotia, KanadaKjo provincë bregdetare ofron ushqim deti të freskët, verëra artizanale dhe fruta sezonale si mollë e boronica. Shtatori është koha më e mirë për një tur gastronomik mes vreshtave dhe fshatrave piktoreske.Deti i Kuq, JordaniTemperaturat fillojnë të bien, por kushtet për zhytje janë të shkëlqyera. Me mbi 510 lloje peshqish dhe më shumë se 30 vende zhytjeje, përfshirë anijen e mbytur Cedar Pride, kjo zonë është parajsë për adhuruesit e detit.Zelanda e ReNë fillim të pranverës, me pak turistë dhe natyrë të gjelbëruar, udhëtimi me tren është mënyra më e mirë për të parë peizazhe të mrekullueshme.Katalonja, SpanjëJashtë Barcelonës së mbipopulluar, natyra katalanase është e pasur dhe e ruajtur. Shtatori ofron mot të butë për aktivitete në natyrë: kajak në Grykën Mont-rebei, rafting në lumin Noguera, ose ecje në Parkun Aigüestortes.Nëse po kërkoni aventurë, qetësi apo kulturë këtë shtator, këto dhjetë destinacione premtojnë udhëtime të paharrueshme. / Lonely PlanetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Drejtori i QSUT, Spaho takon nga afër pacientët në Shërbimin Onkologjik

    Drejtori i QSUT, Spaho takon nga afër pacientët në Shërbimin Onkologjik

    Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Florenc Spaho ka vizituar sot ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar drejtpërdrejt me pacientët.
    Spaho ka vizituar shërbimin onkologjik për t’u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Vetë pacientët në shërbime të tjera kanë konfirmuar me herët se drejtori i përgjithshëm Spaho ka vizituar thuajse çdo shërbim të QSUT për të prekur nga afër çdo problematikë në shërbime.

    Spaho që prej marrjes së detyrës ka theksuar se fokusi i shërbimit është pacienti dhe trajtimi dinjitoz i tyre.

  • “Do të nisesha me gjithë dëshirë por…”/ Kur Ahmet Zogu refuzonte ftesën e Ruzveltit për të vizituar Amerikën, gazetari publikon letrën e rrallë

    Gazetari i njohur Ilir Ikonomi ka rikthyer në vëmendjen e publikut shqiptar ftesën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Ruzvelt i kishte dërguar Mbretit Zog për të vizituar Amerikën. Por nga ana e tij, Mbreti Zog e kishte refuzoi me mirësjellje këtë ftesë.

    Statusi i plotë:

    NJË FTESË PËR TË VIZITUAR AMERIKËN

    Në vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, i dërgoi Mbretit Zog një ftesë për të vizituar Amerikën. Zogu refuzoi me mirësjellje, siç lexohet edhe në këtë letër që i ktheu presidentit amerikan:

    “Adhurimi që ushqej për vendin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos për Shkëlqesinë Tuaj, do të më bënte të nisesha me gjithë dëshirë për në Amerikë, por punët e shtetit kërkojnë në këtë moment praninë time në vendin tim. Me kënaqësi të madhe do të nxitoja të përfitoj nga ftesa mjaft bujare e Shkëlqesisë Suaj në rastin e parë që do të më paraqitej.”

    Një udhëtim vajtje-ardhje në Amerikë zgjaste rreth një muaj, pa llogaritur kohën e qëndrimit. Me gjasë, Mbreti Zog druhej se një mungesë e tij e gjatë në Shqipëri mund ta shtynte Musolinin ta rrëzonte nga pushteti. Italia fashiste kishte dhënë prova se ishte gati t’i bënte puçin. Gjithashtu, mbreti nuk e dinte se si do të pritej nga shqiptarët e Amerikës.

    Në vitin 1938, Zogu dërgoi tri nga motrat e tij për të vizituar Amerikën. Më 4 mars ato u pritën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. “Princeshat pinë çaj me zonjën Ruzvelt dhe në dhomë hyri Presidenti për t’i takuar në shenjë respekti,” shkruan gazeta Ëashington Times.

    Në Boston të shtetit Masaçusets, ku shqiptarët formonin koloninë më të madhe, motrat e mbretit u pritën me një entusiazëm që i befasoi gazetarët. Vizita shënoi pajtimin përfundimtar të Mbretit Zog me Fan Nolin, të cilët më shumë se një dekadë më parë e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje.

    Sa ishte në pushtet, Mbreti Zog nuk mundi ta vizitojë Amerikën, edhe pse ftesa e Presidentit Ruzvelt mbeti në fuqi.

  • Rama ndan pamje të pasurive turistike të Dropullit: Nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por udhëtime kulturore!

    Rama ndan pamje të pasurive turistike të Dropullit: Nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por udhëtime kulturore!

    Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë bukuritë natyrore të vendit nëpër rrjetet sociale.

    Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë foto nga Dropullit, ku shprehet se nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë.
    “Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, shprehet Rama.
    Më herët sot, ai postoi pamje nga vendet turistike të qytetit të Shkodrës.

    Top Channel

  • Rama: Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore

    Rama: Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Dropulli, ku shkruan se pasuritë turistike nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore. ”Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”,-shkruan Rama.

  • “Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

    “Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

    Përmes një video, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje disa përshtypje nga turistët e huaj për qytetin turistik të Durrësit.
    Konkretisht në një postim në rrjetet sociale, Rama publikon opinionet e disa turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Durrësin, të cilët shprehen shumë të kënaqur nga ky qytet.
    Turistët vijnë nga vende të ndryshme, ku ka nga ato që vijnë për të disatën herë në vendin tonë, madje kanë sjellë edhe njerëz të tjerë për të vizituar qytetin.
    “Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për tu vizituar”, shprehet një turist.
    “Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristikat si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës na akant bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe do të rikthehemi me njerëz të tjerë”, thotë një tjetër turist.
    “Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë, megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thekson një turiste.

  • VIDEO/ “Qytet me histori mahnitëse”, Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

    VIDEO/ “Qytet me histori mahnitëse”, Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

    Kryeministri, Edi Rama, ka sjellë në vëmendje disa përshtypje nga turistët e huaj për qytetin turistik të Durrësit.
    Rama në një video të postuar në rrjetet sociale, ka treguar disa turistë të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Durrësin, të cilët shprehen shumë të kënaqur nga ky qytet.
    Turistët vijnë nga vende të ndryshme, ku ka nga ato që vijnë për të disatën herë në vendin tonë, madje kanë sjellë edhe njerëz të tjerë për të vizituar qytetin.
    “Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për tu vizituar”, shprehet një turist.
    “Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristikat si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës na akant bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe do të rikthehemi me njerëz të tjerë”, thotë një tjetër turist.
    “Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë, megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thekson një turiste.

  • Marco Rubio vjen në Tiranë! Ambasadori Bushati: Pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë

    Marco Rubio vjen në Tiranë! Ambasadori Bushati: Pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë

    Marco Rubio

    SHBA- Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA, Marco Rubio ka pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ambasadori bëri me dije se ka marrë një “premtim” për të vizituar Tiranës, por ende nuk ka një datë.
    POSTIMI I ERVIN BUSHATIT:

    Secretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye: Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo. E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”. Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”. 4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë./ZËRI