Kryeministri Edi Rama, mirëpriti vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael-Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë teksa ka publikuar pamje nga atmosfera mikpritëse vlerëson se fluturimi do të forcojë lidhjen mes dy popujve.
“Mirë se vini në Shqipëri. Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohërave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”, shkruan Rama krahas pamjeve.
Linja Izrael-Shqipëri do të operojë tri herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite. Kjo linjë pritet të sjellë rritje të ndjeshme të turizmit, të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.
Tag: vizitorët
-

“Mirë se vini në Shqipëri”/ Kryeministri Rama, mirëpret vizitorët e parë të linjës Izrael-Shqipëri
-

Edi Rama, mikpret vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri
“Mirë se vini në Shqipëri!
Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohrave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”- shkruan kryeministri në postimin e tij. -

Rama mirëpret vizitorët e fluturimit të parë të linjës Izrael-Shqipëri: Forcojmë marrëdhënien
Kryeministri Edi Rama mirëpriti mbrëmjen e kësaj të mërkure (2 prill) vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael-Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë teksa ka publikuar pamje nga atmosfera mikpritëse vlerëson se fluturimi do të forcojë lidhjen mes dy popujve.
“Mirë se vini në Shqipëri. Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohërave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”, shkruan Rama krahas pamjeve.
Linja Izrael-Shqipëri do të operojë tri herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite.
Kjo linjë pritet të sjellë rritje të ndjeshme të turizmit, të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve. -

Rihapet për vizitorët pas punimeve restauruese Muzeu Etnografik i Elbasanit
Pas një mbylljeje prej gati pesë muajsh për shkak të punimeve restauruese, Muzeu Etnografik i Elbasanit ka hapur sërish dyert për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky muze i njohur ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit i cili ofron një pasqyrë të thellë në traditat dhe zakonet e hershme elbasanase.Punimet restauruese në të u fokusuan kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe elementeve të tjerë strukturalë me qëllim ruajtjen e identitetit origjinal të godinës.
Sipas Drejtorit të Qendrës së Artit dhe Kulturës, Kliton Kapaj, ky projekt ka sjellë një transformim të plotë të muzeut, duke i dhënë qytetit një vlerë të shtuar historike dhe turistike. Ai theksoi gjithashtu se hapja e muzeve të tjera në qytet, veçanërisht në lagjen Kala, do të pasuronte ofertën turistike të Elbasanit.Shtëpia e Sejdinasve e shpallur Monument Kulture i Kategorisë I më 15 janar 1963 është një ndër godinat më të veçanta arkitektonike në trevën e Elbasanit. Me rikonstruksionin e fundit, muzeu ka rifituar shkëlqimin e tij duke ofruar një ambient më atraktiv për vizitorët. Drejtoria e Qendrës së Artit dhe Kulturës ka punuar gjithashtu në transformimin e stendave dhe dizajnit të brendshëm për të pasuruar përvojën e vizitorëve dhe për të promovuar më tej trashëgiminë kulturore të qytetit.Ky rikonstruksion është i pari i këtij lloji që nga hapja e muzeut në vitin 1986 duke u shndërruar në një pikë referimi për ata që dëshirojnë të njohin thellësisht historinë dhe kulturën e Elbasanit.
Vizitorët mund të shijojnë ekspozita që pasqyrojnë jetesën tradicionale, zanatet, veshjet popullore dhe objekte të tjera të rëndësishme që flasin për identitetin e qytetit.Për më tepër ,Muzeu Etnografik i Elbasanit është pjesë e rrjetit të muzeve që promovojnë turizmin kulturor në Shqipëri duke ofruar guida dhe informacione për vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë thellë trashëgiminë kulturore të qytetit. Për ata që planifikojnë një vizitë, muzeu sipas autoriteteve është i hapur nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 17:00.