Tag: vizitorët

  • Aplikacion për “jetën” artistike, vizitorët në Durrës kanë interes të lartë edhe për turizmin e aventurës

    Aplikacion për “jetën” artistike, vizitorët në Durrës kanë interes të lartë edhe për turizmin e aventurës

    Durrësi këtë verë nuk ofron vetëm turizmin detar, por edhe një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike dhe argëtuese që zgjasin gjatë gjithë sezonit turistik.Bashkia e Durrësit sjell për vizitorët evente me vlera të larta kulturore dhe artistike, duke e kthyer qytetin në një skenë verore të gjallë.

    Krahas turizmit detar dhe atij kulturor, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen edhe turizmi i aventurës, që u ofron vizitorëve eksperienca të veçanta.
    Me mbi 3000 vite histori, Durrësi mbetet destinacioni që bashkon detin, trashëgiminë e pasur kulturore me ritmin modern të jetës dhe argëtimit.

    /vizionplus.tv

  • Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

    Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga një ditë e zakonshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku duket se vizitorët janë të shumtë në numër.

    PAA është nga sitet tona kulturore më të vizituara. Çdo ditë janë me qindra vizitorët vendas dhe të kombësive të ndryshme që shijojnë ato çka ofron ky park arkeologjik. Sipas statistikave, nga të huajt kryesojnë vizitorët nga Evropa Perëndimore.

    Apolonia është një ndër parqet arkeologjike që pret një numër relativisht të lartë vizitorësh gjatë një viti. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në PAA u tejkalua shifra prej 58 mijë vizitorësh.

    Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj./atsh/

  • Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

    Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

    Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar hapjen për vizitorët të dy prej mozaikëve të tij më të çmuar: mozaikut të Termës Romake dhe atij të Gjimnazit. Të dy mozaikët do të jenë të ekspozuar për publikun deri më 15 gusht, pas së cilës do të mbulohen sërish për t’u mbrojtur.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, administrata e Parkut fton qytetarët dhe turistët të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të parë nga afër dy vepra të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat qëndrojnë të mbuluara me rërë pjesën tjetër të vitit, për shkak të faktorëve natyrorë si niveli i lartë i ujit në liqenin pranë.Butrinti mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe arkeologjike në Shqipëri, i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1992. Vizitat në park kanë shënuar rritje këtë vit, duke reflektuar interesin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj për pasurinë historike dhe natyrore që ofron kjo qendër antike.Trashëgimia kulturore e Butrintit është vlerësuar ndër vite si një pasuri kombëtare e jashtëzakonshme. Qysh në vitin 1948, qyteti antik u shpall Monument Kulture, ndërsa në vitin 1981 edhe zona e pyllëzuar përreth tij u përfshi në të njëjtën kategori, për shkak të rëndësisë mjedisore dhe arkeologjike.Mozaikët e hapur këtë muaj përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të artit dhe historisë së qytetërimeve që kanë kaluar nëpër Butrint, dhe për vizitorët përbëjnë një mundësi të rrallë për të përjetuar drejtpërdrejt trashëgiminë shekullore të këtij vendi magjepsës. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar hapjen për vizitorët të dy prej mozaikëve të tij më të çmuar: mozaikut të Termës Romake dhe atij të Gjimnazit. Të dy mozaikët do të jenë të ekspozuar për publikun deri më 15 gusht, pas së cilës do të mbulohen sërish për t’u mbrojtur.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, administrata e Parkut fton qytetarët dhe turistët të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të parë nga afër dy vepra të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat qëndrojnë të mbuluara me rërë pjesën tjetër të vitit, për shkak të faktorëve natyrorë si niveli i lartë i ujit në liqenin pranë.Butrinti mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe arkeologjike në Shqipëri, i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1992. Vizitat në park kanë shënuar rritje këtë vit, duke reflektuar interesin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj për pasurinë historike dhe natyrore që ofron kjo qendër antike.Trashëgimia kulturore e Butrintit është vlerësuar ndër vite si një pasuri kombëtare e jashtëzakonshme. Qysh në vitin 1948, qyteti antik u shpall Monument Kulture, ndërsa në vitin 1981 edhe zona e pyllëzuar përreth tij u përfshi në të njëjtën kategori, për shkak të rëndësisë mjedisore dhe arkeologjike.Mozaikët e hapur këtë muaj përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të artit dhe historisë së qytetërimeve që kanë kaluar nëpër Butrint, dhe për vizitorët përbëjnë një mundësi të rrallë për të përjetuar drejtpërdrejt trashëgiminë shekullore të këtij vendi magjepsës.

  • Kuriozitet: Ky vend ndaloi selfiet për të ruajtur traditat dhe kulturën

    Kuriozitet: Ky vend ndaloi selfiet për të ruajtur traditat dhe kulturën

    Në kombin më të madh të Afrikës, banorët e pesë qyteteve të lashta po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Ata po mundohen të ruajnë me çdo kusht kulturën vendase nga ndikimet e huaja që mund të sjellin turistët, duke iu ndaluar atyre madje edhe selfiet.

    E shtrirë midis Marokut dhe Tunizisë dhe përballë Evropës, Algjeria është kombi më i madh i Afrikës dhe i 10-ti më i madh në botë. Peizazhet e larmishme të vargmaleve të larta malore, shkretëtirave dhe rrënojave të lashta romake e bëjnë këtë vend mbresëlënës. Rreth katër e pesta e vendit mbulohet nga shkretëtira e Saharasë dhe duna të tëra rëre.

    Pak algjerianë jetojnë në një terren të tillë armiqësor, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në pesë qytete të fortifikuara, të ngritura në skajet e Saharasë. Të njohura si Pentapolis, këto qytete u ndërtuan përgjatë Wadi M’zab, një shtrat lumi pjesërisht i thatë. Që në shekullin e VIII, mozabitët – një popull gjysmënomad – arritën të përshtateshin në një terren shumë të vështirë, duke i dhënë jetë një pjese të shkretëtirës. Kjo është arsyeja pse njerëzit e vlerësojnë kulturën e tyre.

    Jeta nuk ka ndryshuar që nga shekulli XI

    Përveç energjisë elektrike që erdhi në fund të viteve 1950, jeta e përditshme në qendrat historike ka ndryshuar pak që nga themelimi i qyteteve dhe kjo është zgjedhje e vet banorëve. Gratë ashtu si dikur kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi brenda oborreve me mure të larta, ndaj të huajt duhet të vijnë gjithmonë pas namazit të pasdites, kur gratë nuk dalin më jashtë.

    Tregtia lejohet brenda sheshit qendror të qytetit, por reklamat moderne janë të ndaluara në mënyrë që qyteti të ruajë pamjen e tij origjinale të shekullit të 11-të. Shumë banorë ende zgjedhin veshjet tradicionale. Ndër të tjera, diçka që ka mbetur e pandryshuar, edhe për shkak të rrethanave, është ndëshkimi i çdokujt që merr më shumë sasi uji nga pjesa që i takon.

    Vizitorët duhet të zbatojnë rregulla strikte

    Sipas një rregulloreje të përgjithshme, të gjithë vizitorët, përfshirë algjerianët, mund të hyjnë në pesë qytetet e fortifikuara vetëm të shoqëruar nga një udhërrëfyes vendas. Duhani ka qenë prej kohësh i ndaluar në qendrat historike për arsye fetare. Gjithashtu, në vende të tilla konsiderohen të ndaluara, edhe selfie-t, veshjet e pahijshme dhe përdorimi i celularëve.

    “Ne jemi njerëz shumë miqësorë dhe vizitorët janë shumë të mirëpritur, por ne kërkojmë me mirësi që ata të respektojnë mënyrën tonë të jetesës. Në fund të fundit, këtu është shtëpia jonë, jo një postim në Instagram. Ne nuk duam që M’Zab të kthehet në një lloj Disneyland të Saharasë”, pohojnë vendasit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LEGJENDA E DHIMBSHME E DAVID LANG/ ISHTE DUKE ECUR NË ARË PAPRITMAS “E PËRPIU TOKA”

  • TTW: Shqipëria tërheq turistët e huaj në kërkim të përvojave autentike dhe unike

    TTW: Shqipëria tërheq turistët e huaj në kërkim të përvojave autentike dhe unike

    Ndërsa qytetet kryesore turistike si Venecia, Barcelona dhe Athina vazhdojnë të përballen me protesta nga vendasit e zhgënjyer nga ndikimet negative të turizmit masiv, duke përfshirë rritjen e qirave, ndotjen dhe mbipopullimin – një ndryshim në peizazhin e udhëtimeve është duke u zhvilluar, sipas “Travel and Tour World” (TTW).Gjithnjë e më shumë, turistët po kërkojnë destinacione më pak të njohura dhe më të qeta që ofrojnë të njëjtën bukuri dhe pasuri kulturore pa barrën e turizmit masiv.Destinacioni që ka tërhequr një vëmendje të konsiderueshme, vitet e fundit është Shqipëria.Kjo perlë në Evropën Juglindore po përjeton një rritje të popullaritetit, veçanërisht midis vizitorëve të etur për një përvojë autentike.Dikur e e panjohur, Shqipëria tani po vlerësohet nga blogerët e udhëtimeve dhe platformat ndërkombëtare – si një destinacion që duhet vizituar me patjetër.Kombinimi i bukurisë natyrore, çmimeve të përballueshme dhe atmosferës mikpritëse të vendit po e shndërron atë – në një alternativë popullore për turistët e lodhur nga turmat e mëdha dhe kostot e larta të destinacioneve më tradicionale evropiane.Peizazhet natyrore të Shqipërisë luajnë një rol të madh. Nga plazhet e saj të pastra përgjatë deteve Jon dhe Adriatik deri te malet dhe luginat e saj të gjelbëra – Shqipëria ofron një gamë të larmishme mjedisesh si për adhuruesit e natyrës ashtu edhe për kërkuesit e aventurave.Riviera Shqiptare, me ujërat e saj të pastra ngjyrë bruz, qytetet bregdetare dhe shtigjet piktoreske të ecjes, është një atraksion i spikatur.Vizitorët mund të eksplorojnë shumë plazhe të pacenuara të vendit, dhe shpesh jo të mbipopulluara krahasuar me destinacionet e tjera bregdetare të Mesdheut.Ndryshe nga qendrat turistike të njohura që shpesh janë të populluara me vizitorë, Shqipëria ofron një përvojë më të qetë dhe autentike që u lejon vizitorëve të njihen me historinë e pasur të vendit, kulturën e gjallë dhe traditat lokale.Qytetet e Shqipërisë, si kryeqyteti, Tirana dhe qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gjirokastra, janë shtëpi të vendeve historike dhe monumenteve që shfaqin të kaluarën interesante të vendit.Në Tiranë, vizitorët mund të shëtisin nëpër rrugët shumëngjyrëshe të veshura me arkitekturë të epokës sovjetike, ndërsa rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës, kështjellat e lashta dhe shtëpitë tradicionale prej guri ofrojnë një pamje të ndikimit osman në vend. Një nga faktorët më të rëndësishëm që nxit rritjen e popullaritetit të Shqipërisë është përballueshmëria e saj.Krahasuar me destinacione të shumta evropiane, Shqipëria krenohet me një kosto jetese dukshëm më të ulët, duke e bërë atë një zgjedhje shumë tërheqëse për turistët me buxhet të kufizuar.Nga akomodimet e lira deri te ushqimet e përballueshme në restorantet lokale, vizitorët mund të përjetojnë pushime me cilësi të lartë pa shpenzuar shumë.Kjo përballueshmëri e ka bërë Shqipërinë veçanërisht tërheqëse për turistët e rinj dhe nomadët digjitalë, të cilët kërkojnë një alternativë më të përballueshme kundrejt destinacioneve turistike më të shtrenjta në Evropën Perëndimore.Përveç bukurisë natyrore dhe përballueshmërisë, Shqipëria po fiton reputacionin si një destinacion që ofron një përvojë të vërtetë dhe autentike.Vizitorët përshëndeten nga vendasit mikpritës, të cilët janë të etur të ndajnë traditat e pasura dhe trashëgiminë kulturore të atdheut të tyre.Qoftë duke provuar kuzhinën e shijshme lokale, e cila përfshin pjata – si byreku dhe ushqimet e freskëta të detit, apo duke marrë pjesë në tradita të lashta si vallet dhe muzika popullore, turistët po zbulojnë se Shqipëria ofron një nivel autenticiteti që shpesh është i vështirë për t’u gjetur në destinacionet turistike më të komercializuara.Vendi është gjithashtu në mes të përmirësimeve të rëndësishme në infrastrukturë, duke rritur më tej atraktivitetin e tij për vizitorët ndërkombëtarë.Qeveria shqiptare ka punuar për të përmirësuar infrastrukturën e saj turistike, duke përfshirë zgjerimin e aeroporteve, zhvillimin e hoteleve moderne dhe përmirësimet në rrjetet e transportit. Kjo ua bën më të lehtë turistëve të eksplorojnë vendin.Këto përmirësime, të kombinuara me reputacionin në rritje të Shqipërisë si një perlë e fshehur, e pozicionojnë atë si një destinacion me potencial të madh për rritje të vazhdueshme në tregun global të turizmit.Për vizitorët që kërkojnë një përvojë më të qetë dhe më të relaksuar, bregdeti shqiptar është kthyer në një mundësi gjithnjë e më popullore.Ndërsa destinacione të tjera mesdhetare si Greqia dhe Italia janë të njohura për mbipopullimin e tyre, qytetet bregdetare të Shqipërisë mbeten relativisht të qeta, duke ofruar një arratisje të qetë nga zhurma e vendeve turistike.Dhërmiu, Jala dhe Ksamili po bëhen të njohura në mesin e turistëve që kërkojnë plazhe të bukura, ujëra kristalore dhe atmosferë lokale të qetë.Me peizazhet e saj mahnitëse, kulturën e pasur dhe infrastrukturën në rritje, Shqipëria po bëhet shpejt një destinacion kryesor për turistët që kërkojnë një përvojë evropiane më autentike dhe të përballueshme.

  • Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin piktoresk të Linit, në brigjet e Liqenit të Ohrit

    Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin piktoresk të Linit, në brigjet e Liqenit të Ohrit

    Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lini hapet për vizitorët – një thesar i lashtë që ndriçon historinë shqiptare
    Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin piktoresk të Linit, në brigjet e Liqenit të Ohrit, është tashmë i hapur për vizitorët, duke sjellë në vëmendje një nga pasuritë më të rralla të trashëgimisë kulturore shqiptare. Ky zbulim arkeologjik, që daton në shekujt V-VI pas Krishtit, konsiderohet një nga mozaikët më të vjetër dhe më të ruajtur në vendin tonë.

    I përbërë nga motive gjeometrike, simbole të hershme të krishterimit dhe elementë zbukurues të realizuar me mjeshtëri, mozaiku dëshmon për një zhvillim të hershëm kulturor dhe fetar në zonën e Linit. Rihapja e tij për publikun është jo vetëm një moment i rëndësishëm për arkeologjinë shqiptare, por edhe një shtysë e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor në rajonin e Pogradecit.
    Institucionet përkatëse kanë bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për ruajtjen dhe ekspozimin e mozaikut, ndërsa vizitorët kanë tashmë mundësinë të eksplorojnë nga afër këtë pasuri të lashtë që ndriçon lidhjet mes artit, historisë dhe besimit në shekuj.
    Bazilika dhe mozaiku i saj përbëjnë një nga atraksionet më të veçanta në Shqipëri, duke e kthyer Linin në një destinacion të domosdoshëm për të gjithë ata që duan të zbulojnë rrënjët e qytetërimit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

  • Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

    Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

    Muaji qershor ka sjellë një rritje të dukshme të interesit të vizitorëve të shumtë për thesaret historike të Durrësit.
    Turistët vijnë të organizuar në grupe por edhe në mënyrë individuale, duke e vlerësuar Durrësin si një destinacion kulturor dhe historik, jo vetëm si qytet bregdetar.
    “Jam nga Kanadaja, kam ardhur të vizitoj Durrësin për historinë dhe arkitekturën e lashtë.”
    “Hera e parë që vij këtu dhe është shumë bukur. Po kalojmë pushimet këtu. Kemi shkuar në plazh, shetitje nëpër qytet dhe është bukur.”
    Sipas të dhënave nga Qendra Muzeore në Durrës, ndër atraksionet më të vizituara nga vendasit dhe të huajt janë Amfiteatri Antik dhe Torra Veneciane.
    “Pa diskutim që në Torrën Veneciane tërheq, përveç faktit që është monument vetë Kulla Veneciane, që është mjaft tërheqëse për vizitorët, por edhe projeksioni që tregon historikun e qytetit të Durrësit dhe programet multidimensionale që ka brenda në Kullën Veneciane. Në Kullën Veneciane ne kemi programe të ndryshme që zgjasin. Për shembull, kemi projeksionin që zgjat rreth 15 minuta, më pas, nëse kanë dëshirë, mund të skanojnë audio-guidën që e kanë në pesë gjuhë dhe vijojnë më pas me një shëtitje lart, në tarracën e Kullës Veneciane,” tha Ina Ajazi, specialiste, Qendra Muzeore Durrës.
    Vizitorët më të shumtë vijnë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika.
    “Ne kemi vizitorë të ndryshëm nga vende të ndryshme, por vizitorët që kanë më shumë interes për ta njohur më shumë Shqipërinë janë vizitorët e Evropës Perëndimore dhe nga Amerika. Ata kanë më shumë interes që ta dëgjojnë historikun e qytetit dhe të vizitojnë më shumë monumentet.”
    Të dhënat tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, mbi 20 mijë turistë kanë vizituar monumentet ikonike të qytetit, Amfiteatrin dhe Torrën Veneciane, duke shfaqur një interes në rritje për trashëgiminë e pasur të Durrësit antik.
    Klan News

  • Protesta në Barcelonë kundër turizmit, qytetarët qëllojnë me pistoleta uji vizitorët: Shkoni në shtëpi

    Protesta në Barcelonë kundër turizmit, qytetarët qëllojnë me pistoleta uji vizitorët: Shkoni në shtëpi

    pamje nga protesta

    SPANJË-Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve në Evropën Jugore të dielën për të demonstruar kundër mbiturizmit. Vizitorët e ulur në kafenetë e rrugës u spërkatën me pistoleta uji dhe një dyqan rrobash luksoze u ngjit me afishe që i deklaronin turistët që ishin mbyllur brenda si të padëshiruar.
    Demonstrata u organizua nga një grup prej më shumë se 100 organizatash lokale, të udhëhequra nga Assemblea de Barris pel Decreixement Turístic (Asambleja e Lagjes për Zgjerimin e Turizmit). ‘Assemblea de Barris pel Decreixement Turístic’ thotë se këta vizitorë rrisin çmimet dhe bëjnë presion mbi shërbimet publike, ndërkohë që fitimet nga industria e turizmit shpërndahen në mënyrë të padrejtë dhe rrisin pabarazinë sociale.
    Turizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Spanjën dhe Barcelona është një destinacion kryesor për vizitorët. Por turmat po rriten aq shpejt sa shumë vendas ankohen se po detyrohen të largohen nga qytetet e tyre.
    Turizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Spanjën dhe Barcelona është një destinacion kryesor për vizitorët – vetëm vitin e kaluar, 15 milionë njerëz vizituan qytetin. Nën presionin e protestave, autoritetet në Barcelonë kanë ndërmarrë tashmë hapin radikal të njoftimit të një ndalimi të plotë të qirave afatshkurtra për turistët nga viti 2028. 

  • Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

    Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

    Fieri, Divjaka dhe Pogradeci kanë çelur sezonin turistik veror, duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të zonave që e presin qershorin gati.
    “Festa e Valëve” ishte motoja në Fier, aty ku në bregdetin e Derëzezës, u mblodhën dhjetëra pjesëmarrës, të cilët ndoqën nga afër koncertin e larmishëm artistik me këngë e valle.
    Rëra e pastër dhe deti i cekët janë arsyet që turistët vizitojnë Darëzezën.
    “Më pëlqen shumë Shqipëria, njerëzit janë shumë mikpritës dhe të ngrohtë. Mendoj që këtu do të pensionohem dhe do të jetoj deri në fund të jetës”, tha një pushues.
    Kryebashkiaku Armando Subashi, është shpresëplotë se këtë sezon veror vizitorët do dyfishohen.
    Subashi pohon se 40% e sipërfaqes së rërës do të shfrytëzohet si hapësirë publike, ndërkohë që vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Një traditë feste është kthyer edhe hapja zyrtare e sezonit turistik në Divjakë.
    Divjaka vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistë të shumtë përveç plazhit dhe rërës së pasur me jod ofron edhe natyrën e egër të Parkut Kombëtar dhe ecjet përgjatë pyllit me pisha.
    Sipas kryetarit të Bashkisë Divjakë, pritet dyfishim i turistëve krahasuar në një vit më parë, ndërsa janë menduar një sërë lehtësish për vizitorët.
    Aktivitete të larmishme artistike kulturore dhe sportive janë planifikuar edhe në Pogradec, aty ku nuk mungojnë të huajt si dhe vizitorët vendas.
     “Unë vij nga Austria, në fakt jemi për të dytin vit radhazi në Shqipëri. Është  një vend i mrekullueshëm, sidomos liqeni është fantastik. Na pëlqejnë malet që e rrethojnë qytetin dhe vet qyteti është shume i bukur, madje sot është një festival dhe ne po e shijojmë shumë”, tha një turist.
    “Është një shtet shumë i bukur dhe në të vërtet na pëlqen mirësia e njerëzve këtu. Kemi provuar ushqimin dhe çdo gjë është shume e bukur. Ne do të qëndrojmë në Pogradec për dy ditë”, u shpreh një tjetër pushues.
    Strukturat akomoduese në Pogradec dhe rrethina janë të rezervuara deri në vjeshtë,ndërsa pritet fluks ne rritje i vizitorëve të huaj. Bashkëpunimi mes operatorëve turistikë të juglindjes, por edhe me ata në Ohër dhe Strugë,pritet të sjellë impakt në rritjen e numrit të vizitorëve.
    Pjesa më e madhe e hapësirave të plazheve publike, të cilat dominojnë në raport me ato private, do të menaxhohen nga bashkia, e cila do të vendosë çadra falas për pushuesit.
    TV Klan

  • Hamami mesjetar në Durrës! Hap dyert pas dekadash objekti mesjetar i trashëgimisë kulturore që u restaurua me mbështetjen e BE

    Hamami mesjetar në Durrës! Hap dyert pas dekadash objekti mesjetar i trashëgimisë kulturore që u restaurua me mbështetjen e BE

    Pas shumë dekadash qëndrimi mbyllur, Hamami Mesjetar i Durrësit hap për herë të parë dyert për vizitorët vendas e të huaj.

    Ky objekt i trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë u restaurua vjeshtën e kaluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projektit EU4Culture.
    “Hapja e Hamamit për vizitorët është një ngjarje e rëndësishme për qytetin. Ky është një investim i rëndësishëm pas tërmetit të vitit 2019 dhe me këtë objekt plotësojmë një pjesë të munguar të mozaikut historik të Durrësit”-shprehet Alban Ramohitaj, Drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.
    Me një arkitekturë të veçantë, Hamami vjen si një vlerë e shtuar për turizmin kulturor në qytetin bregdetar. Ndërkohë, edhe Muzeu Arkeologjik i Durrësit pritet të hapet së shpejti, por ende nuk ka një datë përfundimtare për çeljen e tij.
    “Muzeu Arkeologjik do të hapet shumë shpejt. Për herë të parë do të jenë të hapura të tre katet e tij, gjë që nuk ka ndodhur më parë.”
    Me një histori 3-mijëvjeçare, Durrësi ofron për vizitorët një trashëgimi të pasur kulturore. Përveç Amfiteatrit Antik dhe Torrës Veneciane, tashmë edhe Hamami Mesjetar i shtohet listës së objekteve të hapura për publikun. Në ambient të hapur vijon të jetë i shikueshëm edhe Forumi Bizantin, dëshmi të gjalla të qytetërimeve që kanë lënë gjurmë në qytetin antik.

    Top Channel