Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës.
Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.
Tag: vizitën
-

Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër, takon Kryetarin Benet Beci
-

Nga Turqia në Liban, Papa nis vizitën e parë jashtë Vatikanit, zgjedh vendet me shumicë besimtarësh myslimanë
Pope Leone XIV ka nisur sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Vatikanit, gjashtë muaj pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike.
Destinacioni i parë është Turqia, ku Papa do të marrë pjesë në përvjetorin historik të Këshillit të Nikeas, 1700 vjet pas zhvillimit të tij.
Në Iznik (Nicaea e lashtë), ai do të bashkohet me krerë të denominacioneve të tjera të krishtera për të dërguar mesazhe uniteti dhe shërimi të ndarjeve shekullore mes Lindjes dhe Perëndimit të krishterë.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Papa do të vizitojë edhe Xhaminë Blu në Stamboll, një qasje e qartë për të thelluar dialogun ndërfetar, ashtu si paraardhësit e tij, Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku.
Pavarësisht bombardimeve të fundit izraelite në Bejrut, Vatikani ka konfirmuar se planet për vizitën në Liban mbeten të pandryshuara. Aty, Papa Leone do të zhvillojë takime me udhëheqës fetarë dhe të rinj, duke dhënë një mesazh shprese për komunitetin e krishterë që përbën rreth një të tretën e popullsisë së vendit.
Kulmi i vizitës në Liban do të jetë në sheshin e portit të Bejrutit, aty ku në vitin 2020 humbën jetën mbi 200 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë.
Në gjashtë muajt e parë të marrjes së detyrës së shenjtë, Papa Leone është perceptuar si i matur dhe i kujdesshëm, duke kërkuar të ruajë ekuilibrin mes progresistëve dhe tradicionalistëve brenda Kishës Katolike. Ai ka mbajtur qëndrime të qarta për çështjet humanitare, sidomos për emigrantët, por ka shmangur vokalitetin politik të Papa Françeskut.
Në takimet me Presidentin Erdogan dhe drejtuesit libanezë, pritet që Papa të shprehet edhe për konfliktet në rajon, ndërsa konferenca e zakonshme me gazetarët do të mbahet në kthim drejt Romës.
Gjatë vizitës në Turqi, Papa do të flasë publikisht në anglisht, me një theks të dallueshëm Çikagoan, ndërsa në Liban do të përdorë edhe frëngjishten.Top Channel
-

Kujdes+18/ ‘3-she me praktikantet, tani kam qejf të shkoj me ty’, mjeku në Tiranë i fut duart pacientes
Një qytetare i drejtohet fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të shqetësimeve shëndetësore, ku takon doktorin, i cili prezantohet si mjek dhe i mat tensionin. Ai e fton qytetaren të shkojë në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë.
Rasti flagrant u publikua në ‘Stop’ në Tv Klan lidhet me mjekun e Qendrës Shëndetësore nr.10, Sinan M.
ytetarja -Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…
Dr. Sinan M-Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!
Qytetarja-Po ma bëre…!
Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.
Dr. Sinan M-Po mate tensionin njëherë!
Qytetarja-Ok!
Dr. Sinan M-Sa?
Farmacisti-12, 8 e gjysmë.
Dr. Sinan M-Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?
Qytetarja-U bë nja dy, tre ditë.
Dr. Sinan M-Ju jeni gocë, jeni e martuar?
Qytetarja-Jam e ve.
Dr. Sinan M-S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?
Qytetarja-Nga L***!
Dr. Sinan M-10 me 7 e ke të ulët.
Qytetarja-Është i ulët?
Dr. Sinan M-Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë këshu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske këshu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Nëqoftëse do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Nëqoftëse ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx
Qytetarja-Doktor?
Dr. Sinan M-Sinani. Nji Sinan ka këtu.
Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.
Dr. Sinan M-Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?
Qytetarja-Do i bëj, se…
Dr. Sinan M-Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?
Qytetarja-XX!
Dr. Sinan M-XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?
Qytetarja-Po! Po!
Dr. Sinan M-Prapë sot?
Qytetarja-Po në punë, nga puna u shkëputa.
Dr. Sinan M-Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?
Qytetarja-Të rregullta i kam pas.
Dr. Sinan M-Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?
Qytetarja-Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.
Dr. Sinan M-Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!
Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur.
Qytetarja-Doktor!
Dr. Sinan M-Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…
Qytetarja-Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…
Dr. Sinan M-Kishe marrë…?
Qytetarja-Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!
Dr. Sinan M-Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.
Dr. Sinan M-Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?
Qytetarja-U bënë vite.
Dr. Sinan M-Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.
Qytetarja-Doktor! Të lutem! Prit!
Dr. Sinan M-Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.
Qytetarja-Po ndoshta nga sikleti tani.
Dr. Sinan M-Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!
Qytetarja-Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!
Dr. Sinan M-Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…
Qytetarja-Po prit!Më lësho dorën!
Dr. Sinan M-Ke ndonjë lidhje?
Qytetarja-Ncuq!
Dr. Sinan M-Nuk ke?
Qytetarja-Jo!
Dr. Sinan M-Sa u skuqe më… Ç’pate?
Qytetarja-Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.
Dr. Sinan M-Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!
Qytetarja-Po sot?
Dr. Sinan M-Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë.
Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.
Dr. Sinan M-Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës.
Dr.Sinan M-Ishin nja dy goca, të betohem, ishin shumë të reja. Ishin praktikante. Unë vetëm, ato të dyja. Po ju?
Dr.Sinan M-Praktikante. Po shumë mirë, ça viti jeni?-i thashë unë. A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti…
Pacientja-Të zuri halli ty, doktor?
Dr.Sinan M-Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe, dmth. Tani u qetësove, që t’i mas prapë të rrahurat?
Qytetarja-Hë, s’ka gjë e jemi mirë. Tani do shtrihem unë të vizitohem aty, apo ti tashi…?
Dr. Sinan M-A t’i heq pak kartelat?
Qytetarja-Jo! Jo! Tani, o doktor, tashi..!
Dr. Sinan M-Po mirë! Ulu pak, se s’ka nai gjë!
Qytetarja-Tani, këtu jemi në zyrë.
Dr. Sinan M-Zyrë vari lesht’, se zyrë shteti!
Qytetarja-Qendër shëndetësore!
Dr. Sinan M-Po ça qendër leshi?! Vetëm këtu, andej kemi këta… I kemi të monitorume.
Qytetarja-Tani të flasim për vizitën, se për vizitën erdha!
Dr. Sinan M-Unë dhe t’u afrova, për vizitën.
Qytetarja-Po ti m’u afrove, por ajo nuk është vizitë. Jo! Jo! Të lutem! Jo! Jo! Doktor! Jo!
Dr. Sinan M-Po më shtyn kështu!
Qytetarja-Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Normal, që po të shtyj. Normal, që po të shtyj. Hë, se dëgjohemi jashtë!
Dr. Sinan M-Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa… vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje.
Qytetarja-Jo! Jo! Doktor, të lutem!
Doktori -Mirë!
Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale.
Dr. Sinan M-Mos ke qejf ndonjë kështu, gotë?
Qytetarja-Ça gote?
Dr. Sinan M-Pimë ndonjë duhan dhe pak raki!
Qytetarja-Eh, ç’na stresove doktor!
Dr. Sinan M-Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!
Qytetarja-Vij për vizitë e më thotë doktori, ‘dua të shkoj me ty’…
Dr. Sinan M-S’e ke bezdi ta heq pak. Zhvishu doktor! Ja, sa t’i fus çelësin derës! Do ta ngresh çikë?
Qytetarja-Jo! Unë piva, s’pi dot më. Jo! Jo! S’pi dot më!
Dr. Sinan M-Hë moj, se s’është ndonjë gjë ça…
Qytetarja-Nejse, se sot ke pi një çikë ti…
Dr. Sinan M-Jo! Piva, se të prita ty, me thonë të drejtën.
Qytetarja-O doktor! Të lutem! O doktor! Të lutem! Të lutem! Se po e mora situatën në dorë, do zhvishesh aty, ku je pastaj!
Dr. Sinan M-Normal, që do zhvishem!
Qytetarja-Jo! Jo! Ik te vendi jot! Dil, dil te vendi jot! Jo! Jo! Jo, jo, jo, jo, jo mor doktor..! Seriozisht e more?
Dr. Sinan M-Jo ti…
Qytetarja-Jo, jo doktor! Doktor, jo! Të lutem! Jo,jo,jo..!
Dr. Sinan M-Mirë! Ka ndonjë gjë? S’ka ndonjë gjë!
Doktor Sinani thotë se ka patur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer raport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.
Dr. Sinan M-Megjithatë dëgjo! Unë mendoj këshu!
Qytetarja- Hë!
Dr. Sinan M-Më mirë ta bëjmë! Mos e zgjat kot, sepse është më e këndshme ta bëjmë, se mos ta bëjmë!
Qytetarja-O doktor!
Dr. Sinan M-S’ka gjë edhe ato do i bëjmë. Megjithatë, tani unë ta kërkova. Tani më thuaj po, jo!
Qytetarja-Jo doktor, se s’kam ardhur për atë punë!
Dr. Sinan M-Jo sot moj! Hahahahha..! Hajt ta mat dhe njëherë tensionin! Fati im është, që të njofta! Pse ma çoi Zoti!
Qytetarja-Jo! Jo!
Dr. Sinan M-Jam i keq!
Qytetarja-I keq? Të lutem! Doktor të lutem! Tani më lësho, se më…! Tani, të lutem! A po e mat, apo s’po e mat tensionin tashi? Do ma heqësh këtë?
Dr. Sinan M-Po ti e din, që në fund hiqet ai…/tvklan.al
-

Donald Trump mbyll vizitën në Lindjen e Mesme
Bota E Hënë, 13 Tetor 2025 21:23
Presidenti amerikan Donald Trump mbylli vizitën në Lindjen e Mesme, që u finalizua me firmosjen në Egjipt të Marrëveshjes së Paqes për Gazën, duke i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Trump përshëndeti shkurtimisht kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë, por nuk u ndal për të folur për gazetarët para se të hipte në avion, siç bën zakonisht. Presidenti amerikan do të kthehet në Uashington. -

Rama shmang vizitën në SHBA, dërgon Begajn në OKB
Kryeministri Edi Rama ka shmangur vizitën e tij në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ndonëse në vitet e fundit prej 2019-ës dhe deri më sot, Edi Rama ka mënjanuar përfaqësimin e Shqipërisë në nivel Presidenti, duke shkuar si drejtues i ekzekutivit, pas 6 vitesh, ka shmangur pjesëmarrjen në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Bajram Begaj, I cili njofton se do të kryesojë delegacionin shqiptar për ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
Për herë të fundit, Shqipëria në nivel Presidenti është përfaqësuar në vitin 2018 nga Ilir Meta, e prej asaj kohë drejtues i delegacionit ka qenë vetë Edi Rama. edhe në vitin 2023, kur Begaj udhëtoi së bashku me Edi Ramën në Asamblenë e OKB-së, ishte ky i fundit drejtues delegacioni duke moderuar edhe mbledhjen Këshillit të Sigurimit. Nuk dihen motivet se përse kryeministri shqiptar shmangu pjesëmarrjen në këtë samit, ku veç qëndrimeve në mbledhje me rëndësi të veçantë janë takimet me liderët e botës, dhe zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, burime pranë qeverisë në mënyrë konfidenciale kanë bërë me dije se kryeministri po lobon për një vizitë në SHBA, për një konferencë dhe takime me personazhe të botës së teknologjisë dhe informacionit.
-

Takime emocionuese/ Presidentja Osmani nis vizitën në SHBA, me mërgatën shqiptare në Waterbury
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut.
Në një fotogaleri të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe dashurinë e palëkundur që diaspora ruan për vendlindjen:
“Filluam vizitën në SHBA me një takim të përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen” -

Presidentja Vjosa Osmani nis vizitën në SHBA me takime emocionuese me mërgatën shqiptare në Waterbury
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut. Në një fotogaleri të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe dashurinë e palëkundur që diaspora ruan për vendlindjen:
“Filluam vizitën në SHBA me një takim të përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen”Takimi, i organizuar me mbështetjen e Shoqatës “Hasan Prishtina”, u shndërrua në një moment reflektimi dhe bashkimi, ku u theksua roli i pazëvendësueshëm i diasporës shqiptare në historinë e Kosovës – nga mbështetja për UÇK-në, te kontributi për pavarësinë dhe shtetndërtimin.
Reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale ishin të shumta dhe të ngrohta. Komente si:
“Rrofshi sa malet ju shqiptar atdhetar atje!”
“Ju që na mbani miqësinë e përhershme me shpëtimtaren e vendit tonë Amerikën, respekt dhe nderë gjithmonë Presidentja jonë e dashtun Vjosa Osmani”
“Diaspora duhet të jetë pjesë e proceseve shtetformuese në Kosovë, duke pasur deputetët e saj në parlament.”
Ky takim vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, ku mesazhet e unitetit dhe përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta janë më të rëndësishme se kurrë. Presidentja Osmani, përmes këtij takimi, ka përcjellë një mesazh të qartë: diaspora është pjesë e pandarë e rrugëtimit të Kosovës, dhe miqësia me Amerikën mbetet një gur themeli i paçmueshëm për të ardhmen e vendit.
Ky fillim i vizitës në SHBA nuk është thjesht një ndalesë – është një përqafim i historisë, një rikujtim i rrënjëve dhe një premtim për të ardhmen.
AV/KJ -

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, kanë përfunduar vizitën zyrtare në Britani të Madhe.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë përfundoi vizitën 2-ditore, me një axhendë të ngjeshur takimesh.
Së bashku me anëtarët e lartë të stafit të Presidentit, Donald dhe Melania Trump u nisën drejt SHBA-së.
Takimi i fundit për Trump në Britani ishte ai me Kryeministrin Keir Starmer, teksa të dy bashkë dolën në një konferencë për shtyp. -

Protesta në Londër për vizitën e Trump: Tirani erdhi për çaj…
Vizita e dytë shtetërore e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar debate të mëdha në opinionin publik londinez. Shumë e konsiderojnë këtë vizitë si një akt të domosdoshëm diplomacie, por jo të gjithë e mirëpresin atë.
Në qendër të vëmendjes ishin edhe protestat. Policia konfirmoi arrestimin e katër personave, pasi projektuan imazhe të Trump-it dhe Jeffrey Epstein në kullën e Kalasë së Windsorit.
Londinezët ndahen në dy kategori: ka nga ata që e mbështesin Trump, ndërsa të tjerë janë kritikë.
“Mendoj se bën një punë të mirë për atë që bën. Po përpiqet ta bëjë Amerikën përsëri të madhe dhe kemi nevojë për dikë të tillë në Angli. Jam i lumtur që është këtu. Nuk e kuptoj përse bëhen protestat, vërtet.”
“Më pëlqen Donald Trump. Mendoj se ai ka parime të mira. Të paktën ai po përpiqet të ndalojë luftërat. Mendoj se ka pasur shumë vuajtje dhe shumë njerëz po vdesin. Unë besoj se të gjithë duhet të jetojmë në paqe dhe dashuri.”
Por jo të gjithë e kanë këtë mendim. Një pjesë e londinezëve e përshkruajnë vizitën e tij si një “situatë të keqe”.
“Sinqerisht, mendoj se është diçka e paprecedentë. Për dikë që është sjellë si ai, që nuk ka respekt për sundimin e ligjit, të ketë një vizitë shtetërore të paprecedentë dhe të shpërblehet në këtë mënyrë.”
Në rrugët e Windsor, dhjetëra londinezë u mblodhën kundër vizitës së Trump. Me pankarta në duar “Tirani erdhi për çaj” dhe “Demokracia VDES ndërsa Trump GËNJEN!”, protestuesit shprehen se paqëndrueshmëria e Presidentit amerikan po shkakton trazira në botë. -

Deputeti britanik jep dorëheqjen pas vizitës në Qipron e Veriut
Deputeti i Partisë Laburiste dhe i dërguari i tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Turqi, Afzal Khan, ka dhënë dorëheqjen pas kritikave të shumta për vizitën e tij në veriun e Qipros së pushtuar nga Turqia më 8 gusht.
Khan tha se udhëtimi ishte për arsye personale, pasi po vizitonte familjen dhe po merrte një diplomë nderi nga një universitet, por gjatë qëndrimit u takua edhe me udhëheqësin turk qipriot, Ersin Tatar.
Ky veprim shkaktoi reagime të ashpra si nga qeveria qipriote, ashtu edhe nga autoritetet britanike. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Republikës së Qipros e cilësoi vizitën si “absolutisht të dënueshme dhe të papranueshme”, ndërsa Ministria e Jashtme britanike theksoi se z. Khan e kishte bërë vizitën në “kapacitet personal”.
Pas presionit, ai njoftoi dorëheqjen të premten, duke i shkruar një letër kryeministrit Keir Starmer se tërheqja ishte “më e mira për të mos shpërqendruar qeverinë nga puna e saj e vështirë për marrëveshje tregtare”.
Ministria e Jashtme e Qipros e përshëndeti vendimin, duke e quajtur “një zhvillim të rëndësishëm në këtë kohë të ndjeshme”. Vizita e Khan ndodhi vetëm një muaj pasi Qiproja shënoi 51-vjetorin e pushtimit ushtarak turk, i cili çoi në ndarjen e ishullit në vitin 1974. Aktualisht, vetëm Turqia e njeh Qipron Turke dhe mban 35 mijë trupa në veri, ndërsa përpjekjet për ribashkim vazhdojnë, megjithëse bisedimet e fundit në Nju Jork nuk prodhuan rezultat.