“Vizita” me në skenë aktorët e teatrit “Migjeni” këtë dhjetor po shfaqet në skenat e teatrove në Itali. “Vizita” me tekst nga Fabio Pisano që u soll në skenë regjisori italian Davide Iodice është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme”. “Vizita” është rezultat bashkëpunimi ndërkombëtar (Shkodër- Sardegna, me mbështetje italiane), dhe ka arritur t’i ekspozojë aktorët dhe teatrin shqiptar në skena jashtë vendit. Këtë dhjetor artistët me këtë shfaqje ishin në Teatri Puccini – Firence; Teatri Trianon Viviani – Napoli; Teatri Massimo – Cagliari, ku do të vijojnë në ditët në vijim dhe në tjera skena. Më 27 tetor të vitit 2023 ishte premiera e shfaqjes “Vizita” me regji të Davide Iodice në tetarin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Ndërsa më 1 nëntor këtë vit shfaqja ishte pjesëmarrëse dhe në Lenghis Festival në Gorizia, Itali.
“Vizita” që shënoi premierën në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shfaq edhe në skenën e Tiranës, por ka qenë më parë edhe në Itali, ku vijon sërish një tur artistik, por është shfaqur edhe në Prizren në Kosovë apo dhe në Bosnje. “Vizita” ishte në skenë edhe në MITEM FESTIVAL, Budapest Hungari. Me regji të italianit Davide Iodice, muzika është nga Lino Cannavacciolo, ndërsa teksti nga Fabio Pisano është përkthyer nga Zija Vukaj. Aktorë janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. Ndihmës regjisor në vepër është Jozef Shiroka dhe kostruksionet skenografike dhe kostumet Divni Gushta.
Tag: vizita
-

Nga Shkodra në Itali, “Vizita” në skenat italiane këtë dhjetor
-

Video/ Vizita në Stamboll, Papa Leo hyn në Xhaminë Blu
Xhamia e famshme Blu, ikonike në Stamboll dhe në të gjithë botën islame mirëpriti këtë të shtunë, Papa Leo XIV, lideri i 1.5 miliardë katolikëve.
Papa u ndal në Xhaminë Blu gjatë vizitës së tij në Stamboll, ndërsa udhëtimi i tij ka në foksu paqen dhe bashkimin mes vendeve dhe besimeve fetare.
-

Putin do të vizitojë Indinë për herë të parë që nga fillimi i luftës
Kremlini njoftoi se Vladimir Putin do të vizitojë Indinë javën e ardhshme me ftesë të kryeministrit Narendra Modi.
Do të jetë vizita e parë e udhëheqësit rus në vend që nga viti 2021.
Kremlini thotë se vizita, që zgjat nga 4-5 dhjetori, “është me rëndësi të madhe, pasi ofron një mundësi për të diskutuar të gjithë fushëveprimin e gjerë të partneritetit strategjik të veçantë dhe të privilegjuar Rusi-Indi”.Putin do të takohet me Modin dhe presidentin indian Droupadi Murmu, dhe pritet të bëhet një deklaratë e përbashkët.
Ministria e Jashtme e Indisë shton në një deklaratë se udhëtimi do t’u japë Nju Delhit dhe Moskës një shans për të “shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe globale me interes të ndërsjellë”.
-

Zelensky në Madrid, takim me Mbretin Felipe VI dhe udhëheqësit politikë spanjollë
Bota E Martë, 18 Nëntor 2025 13:33
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë takimesh zyrtare në Madrid, në kuadër të vizitës së tij të tretë zyrtare në Spanjë. Kreu i shtetit ukrainas u takua më herët me presidenten e parlamentit spanjoll, Francina Armengol, si dhe me presidentin e Senatit, Pedro Rollán.
Vizita nisi në ndërtesën e Congreso de los Diputados, Dhomën e Ulët të parlamentit, ku Zelensky u prit nga drejtuesit institucionalë dhe diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e Madridit ndaj Kievit. Më pas, ai zhvilloi takime me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes.Gjatë pasdites, Zelensky pritet të pritet zyrtarisht nga Mbreti Felipe VI i Spanjës, si dhe nga kryeministri Pedro Sánchez në Pallatin Mbretëror. Ndërsa nuk priten nënshkrime marrëveshjesh të reja gjatë kësaj vizite, ajo konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik për të konsoliduar mbështetjen spanjolle ndaj Ukrainës.
Qeveria në Madrid deklaroi se vizita e Zelensky është një mundësi për të rikonfirmuar pozicionin e palëkundur të Spanjës në mbështetje të Ukrainës.
“Në kuadër të luftës kundër Rusisë, vizita e Zelensky do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e Spanjës ndaj Ukrainës në të gjitha fushat,” nënvizohet në deklaratë.
Kryeministri Pedro Sánchez dhe presidenti ukrainas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.
Edhe ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, deklaroi se mbështetja e Madridit mbetet e pandryshueshme: “Angazhimi i Spanjës ndaj Ukrainës është afatgjatë. Ne mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe mbrojtjen e popullit ukrainas për aq kohë sa kjo luftë të vazhdojë,” theksoi ai.
Vizita në Spanjë vjen një ditë pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi midis Zelensky dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Paris, marrëveshje që i lejon Ukrainës të blejë pajisje ushtarake me vlerë miliarda euro nga Franca, përfshirë dhjetëra avionë luftarakë “Rafale”, sisteme të mbrojtjes ajrore, bomba dhe dronë.
Në një mesazh në platformën X përpara mbërritjes në Madrid, Zelensky u shpreh se shpreson që vizita në Spanjë të çojë në rritjen e mbështetjes për Ukrainën, me synimin për të mbrojtur jetët e civilëve dhe për të sjellë më afër fundin e luftës.
Ai shtoi se pas Spanjës, udhëtimi i tij perëndimor do të vijojë me një vizitë në Turqi për bisedime dypalëshe. -

Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie, çfarë do t’i kërkojë presidenti ukrainas Athinës zyrtare?
Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.
Në axhendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023.
Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje.
Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me Presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me Kryetarin e Parlamentit Nikitas Kaklamanis.
Energjia është tema më e nxehtë e diskutimit në këto takime, megjithëse Volodymyr Zelensky do të ngrejë edhe çështje të mbrojtjes, një çështje në të cilën Greqia e ka bërë të qartë se nuk mund të ndihmojë.
“Po lidhim një marrëveshje me Greqinë, në sektorin e energjisë, për të maksimizuar mundësitë për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, si për këtë dimër ashtu edhe në planin strategjik, në planin afatgjatë. Marrëveshjet me vende të ndryshme evropiane, nga Norvegjia në Greqi, do të sigurojnë garanci për furnizimin me gaz natyror të vendit tonë. I falënderoj të gjithë partnerët që po ndihmojnë”, tha ai Zelensky më herët. -

Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie dhe me orare ‘sekrete’, çfarë do t’i kërkojë Presidenti ukrainas Athinës zyrtare?
Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.
Në axhendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023.
Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje.
Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me Presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me Kryetarin e Parlamentit Nikitas Kaklamanis.
Energjia është tema më e nxehtë e diskutimit në këto takime, megjithëse Volodymyr Zelensky do të ngrejë edhe çështje të mbrojtjes, një çështje në të cilën Greqia e ka bërë të qartë se nuk mund të ndihmojë.
“Po lidhim një marrëveshje me Greqinë, në sektorin e energjisë, për të maksimizuar mundësitë për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, si për këtë dimër ashtu edhe në planin strategjik, në planin afatgjatë. Marrëveshjet me vende të ndryshme evropiane, nga Norvegjia në Greqi, do të sigurojnë garanci për furnizimin me gaz natyror të vendit tonë. I falënderoj të gjithë partnerët që po ndihmojnë”, tha ai Zelensky më herët.Top Channel
-

“Vizita” nga Davide Iodice dhe aktorët e teatrit “Migjeni” pas “Lenghis Festival” vijon turin në skenat italiane
Nga Julia Vrapi
Shfaqja teatrore “Vizita këtë sezon artistik vijon turin në skenat italiane. “Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme dhe u vendos në skenë nga regjisori italian Davide Iodice me interpretimin e trupës së aktorëve të teatrit “Migjeni”, duke shënuar dhe premierën në tetor 2023. Zyrtarisht kjo shfaqje ka hyrë në vitin e tretë të jetës saj artistike dhe do të jetë këtë mbrëmje në Lenghis Festival në Gorizia, Itali, për të vijuar më pas dhe në teatro të tjerë. Kjo bëhet me dije nga teatri “Migjeni” i qytetit të Shkodrës që thotë se pjesëmarrja në festival i paraprin turit në skenat e tjera italiane . “Më 27 tetor 2023 do ishte premiera e shfaqjes “Vizita” me regji të Davide Iodice. Zyrtarisht kjo shfaqje ka hyrë në vitin e tretë të jetës saj artistike. Më 1 nëntor 2025 në orën 20.30, do jemi pjesëmarrës në Lenghis Festival në Gorizia, Itali”, shprehet teatri “Migjeni”. Në vijim shfaqja teatrore “Vizita” do të jetë më 2 dhjetor në Teatro Puccini Firenze; 5 dhjetor në Teatro Trianon, Napoli; 7 dhjetor Teatro Massimo, Cagliari; 9 dhjetor Teatro Eliseo, Nuoro dhe 11 dhjetor Teatro la Ribalta-Kunst der Vielfalt në Bolzano. “Vizita” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shfaq në skenën e Tiranës, por ka vijuar edhe nëpër skenat e tjera teatrore jashtë vendit. Ka qenë më parë në Itali, ku vijon sërish një tur artistik, por është shfaqur edhe në Prizren në Kosovë apo dhe në Bosnje. “Vizita” ishte në skenë edhe në MITEM FESTIVAL, Budapest Hungari. Me regji të italianit Davide Iodice, muzikë Lino Cannavacciolo, tekst të Fabio Pisano (shqipëruar nga Zija Vukaj) u vlerësua me tre çmime si “Shfaqja më e mirë”, “Muzika më e mirë” dhe “Skenografia më e mirë” edhe në festivalin teatror “Moisiu”, që u mbajt në muajin nëntor të vitit 2023. Në Festivalin e Teatrit MESS, Sarajevë u vlerësua me çmimin e kritikës dhe medias “Oslobodenje ”.
Bashkëpunimi për shfaqjen në skenë
Shfaqja “Vizita” erdhi në skenë më parë nga bashkëpunimi mes teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës dhe Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Aktorët në këtë shfaqje teatrore janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. Ndihmës regjisor në vepër është Jozef Shiroka dhe kostruksionet skenografike dhe kostumet Divni Gushta. Regjisori Davide Iodice që e solli këtë vepër më parë premierë në skenën e qytetit të Shkodrës ka një aktivitet të pasur artistik, por veç veprës “Vizita” në skenën tonë teatrore kanë qenë dhe të tjera shfaqje me regji prej tij. Ai është diplomuar për regji në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” në Romë me maestro Andrea Camilleri. Teatri i tij është objekt i botimeve në libra dhe revista të specializuara kombëtare dhe ndërkombëtare. -

Zyrtari i lartë i SHBA refuzon takimin me Berishën dhe Ramën, takim special në SPAK me Dumanin dhe Brahon
Rigels Seliman
Vizita e një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e opinionit politik dhe diplomatik. Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mark Fleming, zhvilloi dje një sërë takimesh me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues politikë, por nuk pranoi të takohej me kryeministrin Edi Rama apo me kryetarin e opozitës, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Detajet
Burime diplomatike bëjnë me dije se vizita e Fleming kishte karakter të qartë institucional dhe lidhej me mbështetjen e reformës në drejtësi dhe rakordimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në qendër të agjendës së tij ishte një takim special me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe me prokurorin e posaçëm Klodian Braho. Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari amerikan u takua gjithashtu me ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në vijim të agjendës, Fleming zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të opozitës, ku morën pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku, për të dëgjuar qëndrimet e tyre mbi procesin e integrimit europian dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Vizita e tij zhvillohet në një moment kritik për politikën shqiptare, teksa SPAK po heton figura të nivelit të lartë të pushtetit, përfshirë ministra, ish-ministra dhe drejtues të rëndësishëm publikë. Mungesa e takimeve me liderët politikë Rama dhe Berisha interpretohet si një mesazh i qartë i Washingtonit se mbështetja amerikane për Shqipërinë kalon përmes institucioneve të drejtësisë dhe jo përmes individëve të komprometuar politikisht.
Sinjalet e SHBA
Kujtojmë se ardhja e Donald Trump në pushtet ka sjellë një ndryshim drastik në qëndrimin e ambasadës së SHBA në raport me qeverinë shqiptare. Asnjë urim për zgjedhje. Asnjë urim për qeverinë e re. Sinjale të fuqishme të injorimit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Një situatë e jashtëzakonshme midis dy shteteve që fillon me nivelin e ulët të përfaqësimit deri te kërcënimet për psikopatët e Sorosit dhe kartelet e drogës nga Donald Trump. Takimi fundit i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë më 1 tetor, kur Nancy VanHorn, u takua me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Takimi u zhvillua, sipas burimeve diplomatike, në prani të shefit të stacionit të CIA për Tiranën ditën që kreu i shtetit do të firmoste dekretin për zgjedhjet e reja në Tiranë, duke njohur de facto shkarkimin e Veliajt në kundërshtim me kushtetutën. Futja në lojë e një funksionari të shërbimeve sekrete amerikane në takimin e presidencës është një rast i rrallë që tregon se marrëdhëniet me qeverisjen shqiptare janë futur në ngërç. Mesazhi që është përcjellë ka të bëjë me situatën e ngarkuar kriminale me uzurpimin e shtetit nga bandat e drogës dhe korrupsioni, i evidentuar qartazi në raportin e DASH.
-

Izraeli ndalon “Kryqin e Kuq” të takojë të burgosurit palestinez, ministri i Mbrojtjes: Vizita te tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi sot se i ka ndaluar Kryqit të Kuq të vizitojë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite.
Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Katz “nënshkroi një dekret që ndalon përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të ndaluarit sipas ligjit mbi ndalimin e luftëtarëve të paligjshëm”.
“Vizita të tilla “do të rrezikonin sigurinë kombëtare”, shtoi ai.
Koncepti i një “luftëtari të paligjshëm” u fut në ligjin izraelit në vitin 2002. Ligji lejon ndalimin e pacaktuar të njerëzve të tillë, pa akuza, në burgjet ushtarake.
Ndalimi i shpallur nga Katz ruan status quo-në që ishte në fuqi para fillimit të luftës në Rripin e Gazës, pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023. Dje, Izraeli akuzoi Hamasin për “inskenimin” e zbulimit të një trupi para përfaqësuesve të KNKK-së, e cila ndërmjetëson lirimin e pengjeve dhe të burgosurve.
Kryqi i Kryqit të Kuq (ICRC) i tha AFP-së se “nuk ka më qasje te të burgosurit palestinezë që nga 7 tetori 2023” dhe theksoi se qëllimi i këtyre vizitave ishte “thjesht humanitar”.
Shumë organizata joqeveritare raportuan se edhe para se të lëshohej dekreti, avokatët po përballeshin me vështirësi dhe vonesa kur do të vizitonin të burgosurit palestinezë. Shërbimi i burgjeve pretendon se këto vizita mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste palestineze dhe anasjelltas.
Dekreti i Katz u lëshua vetëm disa orë para se të fillonte një gjyq në Gjykatën Supreme të Izraelit për këtë çështje. Në shkurt 2024, organizatat joqeveritare kishin ngritur një padi duke kërkuar të lejonin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të vizitonin palestinezët e mbajtur nga ushtria izraelite ose shërbimi i burgjeve.
Gjatë seancës dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i shtetit, Ron Rosenberg, tha se ishte vendosur të lejohej dhënia e informacionit Kryqit të Kuq, por vetëm mbi emrat dhe vendndodhjet e këtyre palestinezëve, me kusht që ata të mos kenë lidhje me Gazën dhe Hamasin. Masa do të zbatohet “në ditët në vijim”, tha ai.
“Shqetësimet aktuale të sigurisë na pengojnë të miratojmë aksesin derisa të gjithë pengjet të jenë kthyer”, shtoi avokati, duke theksuar se “Kryqi i Kuq nuk është i vetmi mjet që të paraburgosurit të kontaktojnë me botën e jashtme”.
Sipas ACRI-t (Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael), në fillim të tetorit, në burgjet izraelite kishte 2,673 të burgosur, të klasifikuar si “luftëtarë të paligjshëm”.
Qindra prej tyre u liruan më 13 tetor, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.Top Channel
