Tag: vizionit

  • 26 vjeçari kandidat për kryetar bashkie: Koha të ecim drejt vizionit të ri

    26 vjeçari kandidat për kryetar bashkie: Koha të ecim drejt vizionit të ri

    Gabriel Guma është zyrtarisht kandidati i PD-së për bashkinë e Tepelenën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor. Ai është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën.
    Postimi i plotë

    I bllokuar në emocione njerëzore. Në rrugën që më çoi drejt idealit, falënderues frymës që më rriti, njerëzve që më integruan, atyre që më përkrahën dhe atyre që më befasuan duke më besuar.

    Falë jush, sot eci me bindjen se idealet nuk janë vetëm fjalë, por rruga ku bashkohemi për të njëjtin qëllim. “Arti i së ardhmes, ndërtohet kur të gjitha ngjyrat bëhen bashkë.”

    Me bindje dhe përkushtim, e marr këtë përgjegjësi nën siglën e Partisë Demokratike.
    Është koha të ecim të gjithë bashkë, drejt Vizionit të Ri për Tepelenën.
    I juaji, Gabriel Duma.

  • U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

    U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

    Aktivistja e shoqërisë civile, dhe një nga emrat më të komentuar si kandidate e PD-së për bashkinë Tiranë, Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë të bukur të gjithë situatën. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.
    ”Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.
    Nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte? ”Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta. ”Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”.

  • Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

    Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

    Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë e bukur përfolja e emrit të saj si një nga kandidatet e mundshme për bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.
    “Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.
    Por nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte?
    “Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta.
    “Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”, tha ajo.

  • Kryeministri Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Shkodër, hap drejt vizionit “Shqipëria 2030” në BE

    Kryeministri Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Shkodër, hap drejt vizionit “Shqipëria 2030” në BE

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vijimin e procesit të çlirimit të hapësirave publike në Shkodër, një nismë që po zbatohet paralelisht edhe në disa qytete të tjera të vendit.
    Sipas Ramës, kjo ndërhyrje është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon transformimin e hapësirave komunitare përmes bashkëpunimit midis qeverisë, bashkive, sipërmarrjes dhe komunitetit.

    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se programi i ri është në funksion të rritjes së cilësisë së jetës dhe në kuadër të vizionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

    “Me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, ju uroj një ditë të qetë,” – shkroi Rama.