Tag: vizion

  • Gjergj Luca: Gjenialiteti i “Paketës së Maleve” është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar

    Gjergj Luca: Gjenialiteti i “Paketës së Maleve” është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar

    Nga Crans-Montana në Alpet shqiptare, një vizion i mundshëmNë një nga vendet më prestigjioze të turizmit alpin, në Crans-Montana të Zvicrës jugore, aty ku luksi, natyra dhe sporti shkrijnë kufijtë e imagjinatës njerëzore, sipërmarrësi i njohur shqiptar Gjergj Luca ndalet për një reflektim publik. Ai ndan me ndjekësit e tij një vështrim të kthjellët mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria për të ndërtuar vetveten mbi themele të natyrës, pasurisë dhe shpirtit sipërmarrës.

    “Shqipëria mund të jetë një Zvicër”, shprehet ai, duke parë përtej maleve të larta dhe luginave me gjelbërim të përjetshëm, përtej resortit që është bërë simbol i standardit elitar në turizëm. “Zoti na ka mbajtur me hatër,” vijon Luca, “por problemi jemi ne: ne që ndërtojmë shëmtuar, që urbanizojmë pa menduar, që menaxhojmë keq dhe pa vizion.”Në këtë kontekst, Luca e sheh “Paketën e Maleve”, iniciativën më të re të qeverisë shqiptare, si një hap konkret dhe të guximshëm, një politikë që synon jo vetëm zhvillimin ekonomik të zonave malore, por një kthesë kulturore dhe qytetare drejt një qasjeje të re ndaj territorit dhe të ardhmes.Miratuar në janar 2025, kjo paketë strategjike synon të gjallërojë zonat e thella malore përmes lehtësive fiskale, financiare dhe ligjore. Ajo fton investitorët, të rinjtë, emigrantët dhe dashamirët e natyrës për të kthyer vendlindjen në një model suksesi.Përfitimet janë të qarta dhe të menjëhershme:10 vjet përjashtim nga tatimet dhe TVSH-ja për 500 projektet e para.Garanci shtetërore deri në 70% për kreditë investuese, nga një fond i dedikuar 250 milionë euro.Legalizim i tokës në përdorim, edhe pa dokument pronësie, me mbështetjen e bashkive përmes procedurës së verifikimit të posedimit.Prioritet për agroturizmin, bujqësinë, artizanatin dhe çdo formë ndërmarrjeje që rikthen jetën në mal.Kjo nuk është thjesht një paketë ekonomike, është një politikë shprese, që synon të mbjellë mundësi në ato zona ku shpesh është kultivuar vetëm mërgimi, harresa dhe izolimi.Në mesazhin e tij, Luca e përkufizon këtë projekt si “qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar”, sepse jo vetëm që promovon prodhimin vendas dhe ruajtjen e traditës, por nxit një kthim emocional dhe praktik drejt vendlindjes.Ai i bën thirrje veçanërisht emigrantëve: “Tani që qeveria shqiptare ka hedhur themelet e një mbështetjeje reale, tani që investimi nuk është më një akt guximi, por një rrugë e lehtësuar ligjërisht dhe financiarisht, është koha të ndërtoni këtu. Kthehuni. Investoni. Lëreni gjurmën tuaj.”Luca nuk synon të idealizojë të huajën, përkundrazi, ai fton të përqafojmë bukurinë tonë me po atë standard që admirojmë te të tjerët. Nga Thethi te Valbona, nga Kelmendi te Postriba, nga Kolonja te Kurveleshi, Shqipëria ka panoramat, freskinë, historinë dhe shijen për të qenë jo një kopje e Zvicrës, por një Shqipëri e vërtetë, e re, e ngritur mbi madhështinë që natyra ia ka falur dhe që tani politika e mbështet.“Paketa e Maleve”, në thelb, është një shprehje e dashurisë për vendin. Është një ftesë për të ëndërruar në mënyrë kolektive, për të punuar me vizion dhe përkushtim, për të ndërtuar një të ardhme në trojet ku kanë nisur rrënjët tona. E në këtë frymë, fjala e Lucës kumbon si një kushtrim: “Të bëjmë atë që duhet. Të tregojmë se e meritojmë të shpërblehemi, ashtu siç na ka shpërblyer natyra dhe sot, edhe shteti.”Albert Vataj

  • Big Basta fituesi i Ferma VIP 2, finalja spektakolare mbajti të mbërthyer publkun pas ekranit të Vizion Plus

    Big Basta fituesi i Ferma VIP 2, finalja spektakolare mbajti të mbërthyer publkun pas ekranit të Vizion Plus

    Këngëtari i njohur Big Basta rrëmbeu fitoren e edicionit të dytë të Ferma Vip.

    Përballja e fundit ishte ajo me Anduelin, në një televotim vendimtar që u meritua pas të gjitha sfidave dhe sakrificave të kaluara gjatë këtyre tre muajve të qëndrimit në Fermë.
    Finalja e madhe u baraspeshua mes votave të publikut dhe sfidave, të cilat që në nisje të këtij formati kanë patur një rol vendimtar në fatin e rrugëtimit të fermerëve të këtij edicioni.

    Anduel Kovaçi ishte gjithashtu pretendent për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai skualifikoi Andrean pas një televotimi të hapur mes tre finalistëve të fundit të mbetur në garë.
    Një spektakël magjik, jashtë çdo parashikimi. Kështu mund të përshkruhet nata finale e “Ferma VIP 2”, e cila mbrëmjen e së premets ngjalli emocione të jashtëzakonshme në ekranin e Vizion Plus dhe Tring. Një mbrëmje që bashkoi ndjenja, surpriza, art dhe emocion të vërtetë.
    Secili prej finalistëve dha gjithçka në këto muaj izolimi, sfidash fizike dhe emocionale, por mbi të gjitha, dhuruan një version të vërtetë të vetes.
    Si në çdo finale të madhe, gjithçka nisi me tensionin e parë: një sfidë mes pesë finalistëve, ku dy më të dobëtit do të përballeshin në një televotim kokë më kokë. Sfida e cila nuk rezultoi shumë e suksesshme duke nxjerrë humbës Erandin dhe Big Mamën. Përballje kjo që i ndërpreu rrgëtimin Erandit. Dhe kështu, filloi rrugëtimi i largimeve drejt shpalljes së fituesit.
    Pas Erandit ishte Big Mama që nuk pati mundësinë të ishte edhe më afër çmimit të mash. Artistja pasi humbi sfidën u përball në një televotim kokë më kokë me Big Bastën.
    Verdikti i publikut i dha fund rrugëtimit të Big Mamës, duke e renditur si të katërtën mes pesë finalistëve. Ajo la pas emocione të forta dhe një rrugëtim që e konfirmoi si një nga figurat më të dashura për publikun.
    Ndërkohë, surprizat për finalistët nuk pushuan. Momente tepër prekëse mbushën këtë natë të veçantë. Njëri prej tyre ishte takimi i Erandit me motrën e tij, Irisin, e cila u bë pjesë e fermës për pak çaste, duke shkaktuar emocione të forta.
    Nga ana tjetër Big Mama u surprizua nga tre njerëz të saj të dashur: këngëtarja Adelina Tahiri, moderatori Labinot Gashi dhe miku i saj Meti. Një mesazh i bukur miqësie dhe ndjeshmërie, në një skenë ku emocionet e vërteta rrallëherë fshihen.
    Ndërkohë Big Basta përjetoi një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes, kur në fermë hynë katër legjenda të futbollit shqiptar për ta surprizuar bashkë me djalin e tij, Lianin.
    Kjo ishte finalja që përmbylli një sezon të pasur në ndjesi, ku arti, karakteri dhe loja u ndërthurën në një përvojë unike televizive. “Ferma VIP 2” nuk ishte thjesht një garë për çmimin. Ishte një udhëtim njerëzor. Një bashkëjetesë mes artistësh, personazhesh publike, e të rinjsh me ëndrra dhe vizion. Ishte një format që, përtej sfidave fizike dhe lojës strategjike, preku nota të thella njerëzore: nga miqësitë dhe përplasjet, tek ndjeshmëria dhe reflektimi.

  • “Mall për Fermën”, hiti që bashkon artin dhe emocionet e Ferma VIP!

    “Mall për Fermën”, hiti që bashkon artin dhe emocionet e Ferma VIP!

    Ferma VIP në Vizion Plus dhe Tring, këtë edicion të dytë pati konkurentë disa prej artistëve më të mirë të Shqipërisë, por dhe të rinj tejet të lalentuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

    Secili prej tyre tregoi karakterin, lojën, forcën, mentalitetin e tij, por në fund të gjithë bashkë bënë atë që dinë të bëjnë më mirë, të prodhojnë art, duke shprehur përmes melodisë, tingujve dhe fjalëve me këngë të gjithë përjetimin e trye në këtë eksperiencë fantastike të tyre në Ferma VIP.
    Një këngë e cila do të jetë HIT, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë shqiptarët që për 3 muaj me radhë kanë ndjekur hap pas hapi çdo sfidë, përplasje, të qeshur, emocion apo thashetheme brenda fermës më ta famshme të shqiptarisë në dy kanale të dedikuara në Tring çdo orë të ditës dhe për plot 24 net çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus.

    “Mall për Fermën”, kënga juaj, ndiqni ritmin …

  • Nis finalja e madhe e “Ferma Vip 2” në Vizion Plus! Pesë fermerë në garë për të “rrëmbyer” çmimin e madh

    Nis finalja e madhe e “Ferma Vip 2” në Vizion Plus! Pesë fermerë në garë për të “rrëmbyer” çmimin e madh

    Ka startuar finalja e spektaklit të shumëndjekur “Ferma VIP 2” në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus si dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.

    Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, me plot emocione dhe surpriza nën moderimin e Luana Vjollca dhe dy opinionistëve pikantë, Kastro dhe Zhaku.
    Vetëm pesë finalistë në garë për çmimin e madh. Kush do të triumfojë mes Big Mamës, Big Bastës, Erandit, Anduelit dhe Andres?

    Ata u përzgjodhën përmes një kombinimi votimi nga publiku dhe sfidash gjatë spektaklit.
    Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe publiku në fatin e 5 finalistëve në rrugën drejt fitores. Televotiomi i hapur prej së hënës mund të ndryshojë gjithçka.
    Gjatë rrugëtimit të Ferma VIP 2,  publiku u bë pjesë aktive e ngjarjeve, duke ndjekur nga afër zhvillimet, përplasjet, momentet e reflektimit dhe krijimin e lidhjeve të reja mes konkurrentëve.
    Edhe pse të pestë finalistët kanë arritur të fitojnë vëmendjen dhe mbështetjen e një publiku të gjerë, çmimi i madh do të shkojë vetëm te një prej tyre!
    Zbuloni mbrëmjen e sotme një finale të jashtëzakonshme dhe fituesin/en e “Ferma VIP 2 në Vizion Plus dhe në linkun e YouToube.

  • Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis gjysmëfinalja e “Ferma VIP 2”! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis gjysmëfinalja e spektaklit tuaj të preferuar Ferma VIP 2 në Vizion Plus.

    Një natë me emocione të bukura do t’a shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Erandi, Big Mama dhe Big Basta, janë në një garë të ashpër për të fituar çmimin e madh, pasi kanë siguruar një vend në finale.

    Megjithatë, gara për të prekur finalen nuk ka përfunduar për katër fermerët e tjerë të mbetur në lojë, Ylli, Andueli, Andrea, dhe Elinara.
    Këta dy të fundit sonte do të kenë një përballje të fundit, ku është publiku ai që përmes votës vendos se cili prej tyre do të ndërpresë përfundimisht mundësinë për të vijuar rrugëtimin deri më datë 20 qershor.
    Përjetoni emocionet e vërteta të gjysmëfinales së “Ferma Vip 2 në Vizion Plus dhe në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • Nis Ferma VIP, ethe për finalistin e tretë! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Nis Ferma VIP, ethe për finalistin e tretë! Spektakël dhe surpriza LIVE në Vizion Plus

    Ka nisur spektakli i gjithë shqiptarëve, Ferma VIP 2, në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus si dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.

    Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e nxehtë dhe plot surpriza, por dhe eliminime.
    Në këtë mbrëmje do të zgjidhet dhe finalisti i tretë i Ferma VIP 2, i cili të premten e ardhshme do të garojë për 100 mijë euro.

    Nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe dy opinionistëve pikantë, Kastro dhe Zhaku, ju ftojmë të ndiqni LIVE spektaklin e rekordeve në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring.
    Nëse nuk keni mundësi ta ndiqni nga ekrani, atëherë mund ta shihni LIVE në linkun e YouToube.

  • “Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

    “Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

    Partia Socialiste ditën e sotme shënon 34 vite nga “lindja e saj”.
    Që në mëngjes kryeministri Rama, ka çelur postimet në rrjetin social Facebook me urimin e tij.
    Edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku shkruan se:
    “Koha është gjykatësi më i drejtë në politikë. Pas 34 vitesh, Partia Socialiste qëndron jo vetëm si forcë politike, por si një vizion i qëndrueshëm për modernizimin dhe përparimin e Shqipërisë. Jo thjesht një pjesë e historisë, por arkitekte e së ardhmes”, shkruan Vengu.

  • Nis mbrëmja e 21 e “Femra VIP 2”! Debate dhe emocione të forta, çfarë do të ndodhë sonte?

    Nis mbrëmja e 21 e “Femra VIP 2”! Debate dhe emocione të forta, çfarë do të ndodhë sonte?

    Starton mbrëmja e 21 e spektaklit tuaj të preferuar në Vizion Plus, Ferma VIP 2.

    Një natë me emocione të bukura do t’a shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Pas shpalljes së Big Mamës si finalistja e parë e edicionit të 2-të, mbrëmjen e sotme është radha e një tjetër fermeri që do të vijojë drejt finales.

    Cili prej tyre do të jetë më i mbështetur nga publiku, teksa katër më pak të votuarit do të duhet të përballen  në një sfidë individuale.
    Ndërkohë mungesa e një kryefermeri te zgjedhur, ka sjellë përplasje mes fermerëve.
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv
     

  • Big Mama finalistja e parë, Nena eleminohet nga Ferma VIP, humbi sfidën me Yllin

    Big Mama finalistja e parë, Nena eleminohet nga Ferma VIP, humbi sfidën me Yllin

    Mbrëmja e 20-të e spektaklit “Ferma VIP 2” në Vizion Plus nisi me shumë emocione, nën moderimin e Luana Vjollcës dhe praninë e opinionistëve Zhaku dhe Kastro Zizo. Një natë plot tensione dhe surpriza, ku u shpall finalisti i parë dhe ndodhën ndryshime të rëndësishme në lojë.

    Big Mama ishte e zgjedhura e publikut si finaliste e parë e edicionit të dytë të Ferma VIP.
    Pas shpalljes së finalistes, një tjetër moment i nxehtë ishte ai i sfidës vendimtare për dy prej fermerëve më pak të votuar Nennës dhe Yllit.

    Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj. Por ndonëse përballja ishte mes dy djemve, ylli ishte ai që fitoi sfidën, duke eliminuar përgjithmonë Nennën nga gara.
    Ndonëse na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e madhe agai surprizoi edhe njëherë duke sjellë ndryshim të rregullave.
    Nga mbrëmja e së premtes nuk do të ketë më kryefermer dhe të gjithë fermerët do të punojnë bashkë dhe do të ndajnë punët mes tyre pa një udhëheqës të caktuar. Ky vendim ka ngritur pyetje në lidhje me mënyrën e organizimit të fermës dhe ka rritur tensionet mes konkurrentëve.
    Gjatë spektaklit nuk munguan as debatet, sfida e fundit e buxhetit, por dhe shumë rrëfime e emocione të bukura. Një televotim i hapur për fermerin që doni të mbani në fermë, do të përballë 4 më pak të votuarit sërish në sfidë të hënën e ardhshme.
    Nën ritmet e bukur atë muzikës dhe dy të ftuarve special Pajtim dhe Elisa Strugës u mbyll edhe kjo mbrëmje, ndërsa 24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.
    /vizionplus.tv

  • Mbrëmje vendimtare në Ferma VIP! Finalisti i parë dhe një eliminim, ndiqeni LIVE spektaklin në Vizion Plus

    Mbrëmje vendimtare në Ferma VIP! Finalisti i parë dhe një eliminim, ndiqeni LIVE spektaklin në Vizion Plus

    Starton mbrëmja e 20-të e spektaklit tuaj të preferuar në Vizion Plus, Ferma VIP 2.

    Një natë me emocione të bukura të shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Një televotim i hapur prej mbrëmjes së të hënës do të shpallë finalistin e parë të këtij edicioni të dytë.

    Po dy fermerët më pak të votuar që do të shkojnë në një sfidë kokë më kokë, kush do të jenë?
    Do të jetë sfida ajo që do të përcaktojë më pas fatin e fermerëve. Njëri prej 9 konkurrentëve të mbetur në lojë do të ndërpresë rrugëtimin e tij, duke humbur mundësinë e çmimit të madh.
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv