Tag: vizave

  • BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

    BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

    Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive themelore”, duke e vënë në dijeni se mosrespektimi i vazhdueshëm i rekomandimeve të Bashkimit Evropian mund të çojë në pezullimin e udhëtimit pa viza për qytetarët gjeorgjianë.

    Në një letër drejtuar ministres së Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve të Raportit të Shtatë për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2024.
    Raporti evidentoi shkelje nga ana e Gjeorgjisë, sidomos në lidhje me parimin e mosdiskriminimit dhe legjislacionin që bie ndesh me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

    Komisioni i bëri thirrje autoriteteve gjeorgjiane të shfuqizojnë Ligjin për “transparencën e ndikimit të huaj” dhe paketën legjislative për “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve”, si dhe të ndryshojnë strategjinë kombëtare për të drejtat e njeriut, për të garantuar plotësisht të drejtat e personave LGBTIQ. Rekomandime shtesë përfshijnë edhe ndryshimin e Ligjit për Byronë Kundër Korrupsionit për të garantuar pavarësinë efektive dhe neutralitetin politik të saj.
    Për shkak të mungesës së veprimit nga ana e autoriteteve gjeorgjiane, BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa konkretë.
    Në janar të vitit 2025, ajo pezulloi pjesërisht Marrëveshjen për Lehtësimin e Vizave dhe hoqi përjashtimin nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nga Gjeorgjia. Dymbëdhjetë shtete anëtare të BE-së tashmë kanë rikthyer kërkesat për viza për këto kategori, dhe pritet që të tjerat të ndjekin të njëjtën rrugë, sipas letrës.
    Komisioni theksoi angazhimin e tij për të ruajtur marrëdhënie të forta dhe të bazuara në vlera me Gjeorgjinë, ndërsa i kërkoi qeverisë të raportojë për zbatimin e rekomandimeve deri në fund të muajit gusht.
    “Besojmë se autoritetet gjeorgjiane do të përgjigjen në mënyrë konstruktive dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbatuar plotësisht rekomandimet e Komisionit”, thuhet në letër, duke paralajmëruar se mospërmbushja e vazhdueshme mund të çojë në aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave, sipas nenit 8 të Rregullores së rishikuar për Vizat.
    Kryeministri i qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze, e ka cilësuar deklaratën e BE-së për mundësinë e anulimit të liberalizimit të vizave si “shantazh” dhe “kërcënim”.
    “Shoqëria duhet të gjykojë vetë se cilat janë qëllimet e zyrtarëve të caktuar evropianë, përfshirë ata të lëvizjes kombëtare kolektive, të cilët duan të rikthejnë në pushtet njerëzit që ndërtuan regjimin e përgjakshëm… Në sytë e shoqërisë gjeorgjiane, besimi në burokracinë evropiane dhe, fatkeqësisht, edhe në vetë Bashkimin Evropian, është tronditur seriozisht.”
    “Duhet bërë gjithçka për ta kthyer këtë proces. Për këtë, para së gjithash, disa zyrtarë të caktuar evropianë duhet të heqin dorë nga ideja se ata që ndërtuan regjimin e përgjakshëm në Gjeorgji duhet të rikthehen në pushtet”, deklaroi Kobakhidze.
    Liderët e partisë Ëndrra Gjeorgjiane i lidhin kritikat e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij me të ashtuquajturin “deep state”, duke theksuar se “ashtu siç ka nevojë Gjeorgjia për Evropën, edhe Bashkimi Evropian ka po aq nevojë për Gjeorgjinë”.
    Diskutimet për rishikimin e bazës së udhëtimit pa viza me Gjeorgjinë nisën në BE që në vitin 2023, ndërsa një pjesë e punës u përfundua në vitin 2024.
    Për më tepër, tash e disa muaj, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nga Gjeorgjia kanë nevojë për vizë për të hyrë në disa shtete të BE-së.
    Gjeorgjisë iu mundësua udhëtimi pa viza më 28 mars 2017, si rezultat i përmbushjes së kushteve të Planit të Veprimit./REL

  • Trafiku i drogës, Amerika me politikë të re për kufizimin e vizave, sekretari Rubio tregon kush preket

    Trafiku i drogës, Amerika me politikë të re për kufizimin e vizave, sekretari Rubio tregon kush preket

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e personave të huaj të përfshirë në trafikun e drogës.
    Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.

    Po ashtu, në njoftim thuhet se kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç.
    Deklaratë për shtyp
    Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 % e amerikanëve thuhet se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara mesatarisht patën mbi 220 vdekje nga mbidoza çdo ditë.
    Sot, po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë që do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 për Vendosjen e Sanksioneve ndaj Personave të Huaj të Përfshirë në Tregtinë Globale të Paligjshme të Drogës (EO 14059).
    Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, duke përfshirë sanksionet sipas EO 14059 dhe pamundësitë për viza sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë si një pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të paligjshme.
    Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.

  • “Politikë e re në SHBA për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes të të sanksionuarve”, Rubio: Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme

    “Politikë e re në SHBA për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes të të sanksionuarve”, Rubio: Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio.

    Ai shprehet do në SHBA do të ndërmerret një politikë e re për të penguar hyrjen e drogave vdekjeprurëse.
    Sipas Rubios kjo përfshin kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar nga SHBA.
    “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar fentanilin dhe drogat e tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbi kufizimet e reja të vizave.
    “Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjeve për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 për qind e amerikanëve thuhet se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara regjistruan mesatarisht mbi 220 vdekje nga mbidozat çdo ditë. Sot, unë po shpall një politikë të re kufizimi vizash sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që do të zbatohet ndaj anëtarëve të familjes dhe personave të afërt personalisht apo në marrëdhënie biznesi me individë që janë sanksionuar në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14059, i cili vendos sanksione ndaj personave të huaj të përfshirë në tregtinë globale të paligjshme të drogës (U.E. 14059).
    Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, përfshirë sanksionet sipas U.E. 14059 dhe ndalimet për viza në bazë të seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve për viza për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt personalë dhe të biznesit, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu do të shërbejë si një masë ndaluese ndaj veprimtarive të paligjshme të vazhdueshme.
    Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë”, ka thënë Rubio në deklaratën e plotë.

    Top Channel

  • Trafiku i drogës, Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

    Trafiku i drogës, Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

    Politikë e re e kufizimit të vizave për të penguar dhe shkatërruar fluksin e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme në Shtetet e Bashkuara
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e personave të huaj të përfshirë në trafikun e drogës.
    Përmes një njoftimi, Departamenti i Shtetit ka ndarë mesazhin e Rubios, ku thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.
    Po ashtu, në njoftim thuhet se kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç, shkruan A2 CNN.
    “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, tha mes të tjerash Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbi kufizimet e reja të vizave.
    Deklaratë për shtyp e Marco Rubio, Sekretar i Shtetit:
    Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 % e amerikanëve thuhet se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara mesatarisht patën mbi 220 vdekje nga mbidoza çdo ditë. Sot, po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë që do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 për Vendosjen e Sanksioneve ndaj Personave të Huaj të Përfshirë në Tregtinë Globale të Paligjshme të Drogës (EO 14059).
    Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, duke përfshirë sanksionet sipas EO 14059 dhe pamundësitë për viza sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë si një pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të paligjshme.
    Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.

  • Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

    Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

    Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ‘është një nder për SHBA që ka studentët ndërkombëtarë kinezë’, pavarësisht njoftimit për heqjen e vizave.

    “Studentët kinezë po vijnë. S’ka asnjë problem. Është nder për ne që i kemi. Sinqerisht, duam të kemi studentë të huaj, por duam që ata të kontrollohen.” u shpreh republikani kur u pyet nëse po lejon student kinezë të hyjnë në SHBA.
    Deklarata e Trump vjen vetëm disa ditë pasi sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi se SHBA-të do të revokojnë “në mënyrë agresive” vizat e studentëve kinezë që studiojnë në universitetet amerikane.
    Po ashtu kujtojmë se pak orë më parë Trump telefonoi homologun e tij të Kinës, Xi Jinping.
     

    Top Channel

  • Si do realizohet premtimi për heqjen e vizave me SHBA dhe Britaninë? Lulzim Basha tregon rrugën në 2984

    Si do realizohet premtimi për heqjen e vizave me SHBA dhe Britaninë? Lulzim Basha tregon rrugën në 2984

    Lulzim Basha i cili udhëheq koalicionin EuroAtlantik në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në emisionin e Albano Bogdo në Vizion Plus.
    Basha u pyet nga moderatori lidhur me premtimet e tij për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
    Nga studio e 2984, ai ka treguar rrugën e këtij premtimi, duke iu referuar përvojës së tij si ish-ministër dhe bashkëpunimit të mëhershëm me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave.

    Pjesë nga intervista:
    Albano Bogdo: Ke premtuar që do heqësh vizat me Britaninë dhe Amerikën, si do e realizosh këtë, ma thuaj konkretisht?
    Lulzim Basha: Të intereson?
    Albano Bogdo: Më intereson, si jo.
    Lulzim Basha: Para 15 vitesh kam qenë ministër i Brendshëm, dhe ekzaktësisht e njëjta gjë. Ma kujtoi një qytetar që ishte tek Xhamlliku. Më tha “Unë kam qenë një nga ata që nuk besoja që do hiqeshin vizat.” Masivisht, edhe sondazhet, 80% thonin nuk hiqen vizat. Edi Rama thoshte “Kush do ua heqë vizat ju, Luli?” Vizat u hoqën. Pse u hoqën vizat? Sepse kur ke vullnet dhe bën detyrat, edhe partneri të përgjigjet, në këtë rast Bashkimi Evropian.
    Dy ishin detyrat, lufta kundër korrupsionit, që ishte detyrë politike, dhe kriteret teknike. Na vunë dy herë më shumë kushte se Serbisë dhe Bosnjës,  150 kushte. Jo vetëm që i plotësova të 150 kushtet, por bëra edhe më shumë sesa na kërkuan. Po ju them që, ashtu siç hoqëm vizat me Bashkimin Evropian, ashtu do të punojmë për të hequr vizat me SHBA dhe Britaninë e Madhe.
    Kam mbi 1 vit e gjysmë që e them këtë, jo para një muaji. Dhe unë jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet politike dhe jo vetëm të këtyre dy vendeve. E di rrugën se si hiqen vizat.Pa diskutim kërkon vullnet politik, luftë kundër korrupsionit, kërkon që ata “7 herë 7 baras me 313” të mos dalin nga aty. Vota për numrin 5 që të dalin shokët. Vota për numrin 4 që të mos dalin, por të shkojnë dhe ata të tjerët aty. Siç i hoqëm me BE, do t’i heqim edhe me SHBA dhe Britaninë.
    /vizionplus.tv

  • Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për takimet e vizave, ja si do të funksionojë shërbimi i ri për aplikantët

    Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për takimet e vizave, ja si do të funksionojë shërbimi i ri për aplikantët

    Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.
    Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

     

     

    Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

     

  • Sistem i ri për takimet e vizave, Ambasada Amerikane zbulon detajet

    Sistem i ri për takimet e vizave, Ambasada Amerikane zbulon detajet

    Ambasada e ShBA në Tiranë bë me dije se do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.
    Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.Njoftimi i ambasadës amerikane:
    “Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.”

  • Vendimi i Brukselit për azilkërkuesit nga Kosova

    Vendimi i Brukselit për azilkërkuesit nga Kosova

    Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.
    Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende të tjera të përshpejtohen procedurat për kthimin e tyre në vendlindje, sepse i cilëson ato si vende të sigurta.
    Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit Evropian ta aprovojnë këtë propozim ose jo për shtatë vendet – Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin dhe Indinë – nga të cilat vitin e kaluar aplikuan gjithsej 200 mijë njerëz për azil.
    Pikërisht vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova u rrit dukshëm në krahasim me vitet paraprake.
    Çfarë ndikoi në këtë rritje?
    Nga 1 janari i vitit 2024, pas shumë viteve pritje, kosovarët kanë mundur të udhëtojnë nëpër 29 vendet anëtarë të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtarë të BE-së, pa pasur nevojë për vizë.
    Ky liberalizim i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.
    Parimisht, udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Por, qysh para liberalizimit, organizata të shumta kishin paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.
    Dhe, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së (Eurostat) tregojnë se pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur.
    Edhe pse jo në nivelet për të cilat kishin paralajmëruar shumë organizata joqeveritare, trendi i rritjes së kërkesave të azilkërkuesve po vazhdon edhe këtë vit.
    Njëjtë si në vitet paraprake, Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndjekur pas nga Gjermania.
    Edhe Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat për marrjen e vizës së punës janë lehtësuar, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona dhe numri është më i vogël.
    Në mesin e azilkërkuesve nga Kosova në BE, më së shumti ka të rinj nën moshën 18-vjeçare dhe burra. Megjithatë, në vitet e fundit, dallimi në numrin e azilkërkuesve gra dhe burra është zvogëluar.
    Pas liberalizimit të vizave, është rritur edhe numri i kosovarëve që detyrohen të kthehen në Kosovë, si pjesë e marrëveshjeve për ripranimin e qytetarëve që u refuzohen kërkesat për azil apo kapen duke qëndruar ilegalisht.
    Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë kthyer gati sa gjysma e të gjithë të ripranuarve gjatë vitit 2023, pra para liberalizimit.
    Shumica e tyre kthehen nga vende të Bashkimit Evropian.
    Cilat mund të jenë pasojat?
    Përveç përfshirjes në listën e vendeve ku BE-ja synon t’i kthejë në procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit, trendi i aplikimeve më të mëdha rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.
    Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.
    Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:
    Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.
    Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.
    Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.
    Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra të rënda penale.
    Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive.
    Megjithatë, këtë vit BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që ky mekanizëm të ashpërsohet në atë mënyrë që të jetë më e lehtë për ta kthyer regjimin e vizave për 61 vende, ku përfshihet edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./ REL

  • BE-ja kërkon kthim më të shpejtë të kosovarëve: Çfarë tregojnë shifrat e azilit?

    BE-ja kërkon kthim më të shpejtë të kosovarëve: Çfarë tregojnë shifrat e azilit?

    Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende të tjera të përshpejtohen procedurat për kthimin e tyre në vendlindje, sepse i cilëson ato si vende të sigurta.Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit Evropian ta aprovojnë këtë propozim ose jo për shtatë vendet – Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin dhe Indinë – nga të cilat vitin e kaluar aplikuan gjithsej 200 mijë njerëz për azil.Pikërisht vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova u rrit dukshëm në krahasim me vitet paraprake.Çfarë ndikoi në këtë rritje?Nga 1 janari i vitit 2024, pas shumë viteve pritje, kosovarët kanë mundur të udhëtojnë nëpër 29 vendet anëtarë të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtarë të BE-së, pa pasur nevojë për vizë.Ky liberalizim i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.Parimisht, udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Por, qysh para liberalizimit, organizata të shumta kishin paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.Dhe, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së (Eurostat) tregojnë se pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur.Edhe pse jo në nivelet për të cilat kishin paralajmëruar shumë organizata joqeveritare, trendi i rritjes së kërkesave të azilkërkuesve po vazhdon edhe këtë vit.Njëjtë si në vitet paraprake, Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndjekur pas nga Gjermania.Edhe Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat për marrjen e vizës së punës janë lehtësuar, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona dhe numri është më i vogël.Në mesin e azilkërkuesve nga Kosova në BE, më së shumti ka të rinj nën moshën 18-vjeçare dhe burra. Megjithatë, në vitet e fundit, dallimi në numrin e azilkërkuesve gra dhe burra është zvogëluar.Pas liberalizimit të vizave, është rritur edhe numri i kosovarëve që detyrohen të kthehen në Kosovë, si pjesë e marrëveshjeve për ripranimin e qytetarëve që u refuzohen kërkesat për azil apo kapen duke qëndruar ilegalisht.Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë kthyer gati sa gjysma e të gjithë të ripranuarve gjatë vitit 2023, pra para liberalizimit.Shumica e tyre kthehen nga vende të Bashkimit Evropian.Cilat mund të jenë pasojat?Përveç përfshirjes në listën e vendeve ku BE-ja synon t’i kthejë në procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit, trendi i aplikimeve më të mëdha rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra të rënda penale.Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive.Megjithatë, këtë vit BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që ky mekanizëm të ashpërsohet në atë mënyrë që të jetë më e lehtë për ta kthyer regjimin e vizave për 61 vende, ku përfshihet edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./ REL